E diele, 16.06.2024, 04:46 AM (GMT+1)

Mendime

Promovimi i librit të Dea Halimit “Yjtë farfuritës”

E marte, 26.04.2016, 08:00 PM


Se shkolla “Elena Gjika”, është vatër e pa shuar dhe burim (krua) i pashtershëm i talenteve, këtë sot po e dëshmon edhe nxënësja e klasës së dytë Dea Halimi me librin e saj të parë të shkruar që kur ishte në klasë të parë.

Libri me tregime titullohet “Yjtë farfuritës”. Folja farfurit, do të thotë vezullon, shndrit, shkëlqen. Farfuritnin xhamat. Farfuriste deti. Farfurit hëna. Farfuritnin yjet.

E sot, në këtë ditë të shenjët të  7 Marsit – Ditës së Mësuesit, po farfurit e shkëlqen me librin “Yjtë farfuritës” Dea Halimi.

Shkëlqimi e rrezatimin, buzëqeshjen e dashurinë, ngrohtësinë e mirësinë,  dijen e diturinë, shkrimin e leximin ua falë të gjithë nxënësve , mësuesja Xake, që ishte udhërrëfim   për nxënësen e saj Dea.

Pra, si motivim, shembullor e frymëzim Dea e pati mësuesen, ndërsa si mbështetëse të fuqishme nënën. E dy janë nëpunësit kryesorë të shtetit: mësuesja dhe nëna. (Është një thënie e një mendimtari të ndritur).

Jo rastësisht, nuk u ndala në hyrje të fjalës sime te shpjegimi e sqarimi i fjalës apo fjalorit farfurit. Dea është një fëmijë i veçantë, ashtu siç është i veçantë dhe shumë i rrallë për moshën  libri i saj me tregime. Është kërkuese dhe  hulumtuese e përpiktë e “Fjalorit të gjuhës shqipe”.

Si bleta që mbledh e thith lule me lule nektarin saj, ashtu Dea vjel e mbledh çdo fjalë e shprehje për të përshtatur sa më mirë e sa më bukur, me kujdes e përpikëri  fjalët e fjalorin, shprehjet e sqarimet duke  i radhitur e lidhur me shkronjat e arta të alfabeti të gjuhës sonë të ëmbël që nga shkronja A e deri te shkronja ZH.

Secila shkronjë e secili tregim kanë porosi e këshillë, dhe , lidhën e gërshetohen aq bukur e natyrshëm njëra me tjetrën me rrëfim, shpjegim, sqarim e përmbajtje të qartë e të rrjedhshme prej tregimit të parë “Arka prej Abanozi” e deri te tregimi i fundit “Zhaka e xhuxhit”  (Fjala zhakë, do të thotë pellg me ujë të ndenjur).

Ndërsa,  tregimet e  Deas rrjedhin e rrjedhin të kthjellëta si loti, nga mendja  e ndritur dhe penda e saj e artë. Rrjedhje që do të rrjedhë rreke e  asnjëherë nuk do të  ketë të ndalur.

Dea e dashur, nga zemra të përgëzoj për këtë libër dhuratë që na dhurove  pikërisht sot, në këtë ditë të shëmtuar.

Të uroj shëndet, suksese e lumturi të përjetshme! Presim shumë nga ti!  Je emër që premton shumë!

Fatmir Krasniqi

Arsimtar, redaktor i librit



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora