Mendime
Kalosh Çeliku: Hyqymeti lepurin e zë me qerre
E marte, 19.04.2016, 08:25 PM
“HYQYMETI”
LEPURIN E ZË ME QERRE
NGA KALOSH ÇELIKU
Përditë më ndalin në rrugë: kalimtarë të rastit dhe rrufjanë. Intersohen ku banon Kalosh Çeliku me shtëpi. U përgjigjem: në Shqipëri. I hapin sytë dhe rrudhin krahët. Epo mirë, po ku gjëndet kjo Shqipëria?! Përsëri u përgjigjem: në Shqipëri.
Imzot, ende nuk e dini ku ndodhet Shqipëria?! Pyetje, që shekuj më parë ia ka bërë Fan Noli botës. Informata, që i ka në disponim, gati të thuash çdo banor në IRJ të Maqedonisë. I hurit e litarit. Mos i përmend punët e brendshme të policisë sekrete të shtetit “përbashkët”. Këmba-këmbës përcjellin çdo lëvizje artistike në rrugë e male.
Këlyshët e tyre me zgjebe herë pas here më ndërsehen pas shpine me një asht në gojë, nën shkrimet e mia publicistike me komentet e tyre teknefese, tërbohen dhe shpifin lloj-lloj marrëzirash edhe për mua si shkrimtar interesante, me plotë gojën më shpallin edhe Udbash. Informatë “ekskluzive” rrufjane, e paskan Dosjen time të cilën nuk e kam as unë e as e pati në dorë Komisioni Lustrues. Langaçi i Nënës Parti me bishtin nën këmbë, që deri dje i këndonte hymne Ali Ahmetit, sot i këndon Zaevit (“shpëtimtarit” të shqiptarëve. Nesër, me siguri Dudumit. Prostitutka politike, që i ndërron partitë politike si kurva burrat për çdo natë në Shtëpinë Publike.
Rrufjani i lindur brez pas brezi, den baba den rrufjan, edhe m’i paska parë lotët e derdhur rrëke mbi varrin e Shokut Tito?! Lotë, që nuk i kam derdhur mbi varrin e Babait, rrëzë Çukës. Duartrokitje, për partizanin bombahedhës nga istikamet politike antishqiptare. Pasardhësin e Boshko Buhos. E njihka dhe e lexon mes rreshtave autorin e këtij shkrimi, më mirë se ai vetëveten si shkrimtar. Mbarëprapë, vjellë jerm vtëmevete në mes të Ditës Madhe. Servili, që brez pas brezi ka pi tambël Njerke. Mendja e rren se di të shkarravis ndonjë rresht të hajrët në portalet partiake. E ka shitur veten për një librezë anëtarsimi tek partitë politike. Dje, në VMRO-DPMNE e BDI në pushtet për një torbë taxhi në grazhd, sot në LSDM - ën “opozitë”, që me dhunë nga rruga ëndrron të vijë në pushtet. E, jo me votën e popullit. Nateditë, plasi pas një vendi pune, në Qeveri. Teveqeli cullak me biberon në gojë, që ende nuk e di si zvarritës ferre, se: rrugës që kemi ecur Verë e Dimër, kemi lënë gjurmë aq të thella traktori si udhëtarë, sa që nuk i fshin dot sot e mot, asnjë borë e madhe. Stuhi afrikane.
Punemadhe. Humbje kohe është, sot të merresh me këtë lurek partiak, ende me kërthizën e paprerë nëpër këmbë. Përsëri, i përgjigjem Dudumit: Unë banoj në Tavernë. Ballë për ballë dy shtambave me verë nën Rrap: “Tivoli”, “Pirini” , “Rio” dhe “Gjino”. Hë për hë, në befasi mund të më zësh ”gafil” edhe përpara këmbëve të Olimbisë me fëmijë në bark, gji e prehër me një gotë raki rrushi mbi tavolinë. Problem finansiar me atë këngën popullore të Trio Zajazit: Në bahçe na ka ra bryma.
Shteti i “përbashkët demokratik” me vite më ka borxhe morale e materiale. Publikisht, e them: këlyshët e tij me zgjebe më fajsojnë se, unë nuk e kam dashur dhe nuk e dua këtë Shtet “demokratik”. E, unë nën Rrap vazhdoj të ngrej dolli me dy shtamba verë kokë më kokë me Miken. Dhe, u përgjigjem dudumëve para syve të botës: E kam dashur dhe e dua Shtetin Njerkë, por ai nuk më ka dashur kurrë dhe nuk më do edhe sot e kësaj dite si shqiptar. Unë, sipas Dudumit e kam dashur edhe Enver Hoxhën dhe shokun Tito?! Kurrë për ta si kryetar shteti, nuk kam shkruar asnjë varg, asnjë poezi. Problemi është se, Njerka përsëri të do ty si kopil livadhi, pjellë shqiptare që Vëllai Madh të la lurek tinëz natën pas porte. Trusakat, që gjoja nuk e ke dashur Enver Hoxhën e as shokun Tito, por dje Gruevskin dhe Ali Ahmetin, sot Zaevin (“shpëtimtarin” e shqiptarëve).
Populli shqiptar, moti e ka arritur kulminacionin artistik, e ka thënë në vepër: “Hyqymeti” kur do lepurin e zë me qerre...