E diele, 09.02.2025, 06:06 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

E merkure, 13.04.2016, 07:42 PM


JA PSE MUND DHE DUHEN ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË SHQIPËRI

Nga Skënder S. KAPITI

(Pj. e pare…)

Situata politike dhe juridike e rëndë në Shqipëri e krijuar nga kryeneqësia e politikës shqiptare që është bërë shqetesim edhe për aleatin tone SHBA si dhe BE ka krijuar përshtypjen   sikur e gjithë bota demokratike, politike dhe diplomatike është përqëndruar në Shqipëri, në këtë vënd të çudirave dhe të përrallave politike, mediatike dhe popullore për demokracinë, për integrimin, për korrupsionin, për dekriminalizimin e politikës, për reformën në drejtësi etj., në këtë vënd të vogël e të “çudirave”të mëdha ne Tokë, sikur të ishte  një vrimë e zezë e korrupsionit, që po tërheq edhe kureshtjen e opinionit të gjërë ndërkombëtar.

Por autoret dhe shkaktarët kryesorë, të kësaj gjëndje dhe te këtij imazhi të keq që vëndi ynë nuk po integrohet politikisht e demokratikisht së brëndshmi dhe së jashtmi është politika e partive dhe e politikanëve tanë, është politika e kriminalizuar, kundërkombëtare , tejet e korruptuar dhe konfliktuale; politikë që tregon se ajo është e painteresuar për Shqipërinë dhe shqiptarët por vetëm për interesa të ngushta personale. Se çfare personaliteti dhe dinjiteti kanë pasur dhe kanë politikanët shqiptarë shiko se sa ordinerë, mjeranë e halabakë  shndërrohen sapo ju ikën pushteti; kur lypin e kërkojnë votën dhe kur kanë nevojë  zhburrërohen dhe gjunjëzohen, pra aq poshtë bien duke mos pasur as pikën e turpit; dhe në pushtet kur vijnë trimërohen, poshtrohen dhe amoralizohen, depersonalizohen, korruptohen, tradhëtojnë,vjedhin dhe bëhen zullumqarët dhe mosmirënjohësit më të mëdhenj të shoqërisë. Më shumë e interesuar për progresin dhe integrimin e Shqipërisë janë OSBE, BE dhe sidomos SHBA  që prej vite e vitesh ato si  edhe shoqëria shqiptare po përballen me politikën dhe pushtetet e këqija dhe të korruptuara në Shqipëri.

Ambasadori Britanik u  thotë shqiptarëve: mos pranoni t’ju përfaqësojnë gangsterë në parlament. Eurodeputeti Kukan pohon se Parlamenti shqiptar më kujton kaubojt e Perëndimit të Egër. Eurodeputeti tjetër Knut Fleckenmejer thotë se reforma në drejtësi është më e rëndësishme se kriminalizimi i politikës. Ambasadorja e BE, Romana Vllahutin shprehet se krimi në politikën shqiptare është një problem tejet shqetësues. Për zgjedhjet e 21 Qershorit 2015 eurodeputeti Kukan shprehet për to: se nga politizimi sfidat politike ishin të shumta...duke u nisur nga politizimi i institucioneve shtetërore, përdorimi i burimeve shtetërore, nga akuzat për blerje votash, mungesa e transparencës së financimeve të fushatës etj. Të gjitha këto e çojnë eurodeputetin Kukan në përfundimin që zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të përshkruhen të lira dhe të ndershme. Pra, këto i bëjnë të besueshme dhe akuzat e OSBE në raportin e saj mbi kriminalizimin e politikës ku ekspozoi shumë parlamentarë shqiptarë me rekorde të tilla, ashtu siç dhe kemi dëgjuar nga ndërkombëtarët dhe më parë akuza dhe më të rënda.Më agresivi kunder OSBE ishte Berisha strategu i i kultivimit të manipulimit, vjedhjes dhe të pandershmërisë së zgjedhjeve demokratike prej nga ka buruar kriminalizimi i politikës dhe i drejtësisë shqiptare, pa lënë asnjë hap prapa as qeverinë e sotme ku shumë deputetë të saj kërkuan largimin e OSBE nga Shqipëria.

Sot kanë agravuar tre probleme kryesore të akumuluara prej 25 vitesh tranzicion që e kanë shqetësuar edhe BE dhe SHBA; është ajo që ka qënë gjithnje; varfëria dhe papunësia; është ai i reformës në drejtësi si reforma më e rëndësishme pas rënies së komunizmit siç e deklaroi  Ambasadori amerikan dhe ku tha edhe  se drejtësia shqiptare aktualisht është si ajo në Pakistan. Pa reformën në drejtësi nuk mund të ndëshkohen politikanët kriminelë të parlamentit dhe të pushtetit që e kanë kapur drejtësinë.

Dekriminalizimi i politikës është i vështirë dhe nuk e bën  me dëshirë dhe me vullnet kjo politikë vetëdekriminalizimin, dhe shenjat e provat u dukën në mospengimin nga politika  kandidimin e individëve me rekorde kriminale për kryebashkiakë dhe këshilltarë vendorë me gjithë këmbënguljen dhe presionin ndërkombëtar për zgjedhjet e 21 Qershorit 2015. Nëse politika dështon në reformën në drejtësi dhe në moszbatimin e saj, edhe poqese ajo miratohet në letër; dhe nëse politika dështon në vetëdekriminalizimin  gjë që i kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve dhe vulos mosintegrimin e vëndit në BE për një kohë të gjatë, atëhere zgjidhja janë zgjedhjet e parakoshme  gjë që nuk përbën hatanë apo qametin pasi edhe Greqia ka bërë për interesa publike e kombëtare disa zgjedhje të parakoshme, duhet të bëjë dhe Kosova, që edhe asaj po për të njëjtat arsye si të Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme aktualisht pasi de fakto edhe në Kosovë ka krizë politike, ka bërë dhe do të bëjnë edhe Maqedonia dhe Serbia. Dhe ka ikur koha e Berishes ku për hir vetëm të pushtetit të vet ka qenë gjithnjë gati ta rrënojë e falimentojë shtetin dhe të mos bënte zgjedhje të parakoshme gjë që e kemi parë në vitin ’97 si një rast të paprecedentë për botën demokratike, që vetëm pasi e falimentoi shtetin dhe e çoi vëndin buzë greminës së luftës civile pranoi të bënte zgjedhje të parakoshme.

Gjithnjë rolin kryesor për emancipimin demokratik dhe europian të Shqipërisë po e luan aleati ynë strategjik SHBA, me angazhimin sidomos të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu që edhe në një tryezë  me shoqerinë civile me dt. 16 09 2015  ai situaten në Shqipëri e krahasoi me atë të Pakistanit duke thënë se  ne shqetësohemi për gjykatat e korruptuara dhe për politikanët kriminelë dhe një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë, dhe vazhdoi më tej se: të dy kampet politike në Shqipëri kanë lidhje me krimin; dhe luftën kundër kriminelëve, trafikut të drogës dhe të zyrtarëve të korruptuar e quan luftë historike që mund ta mbështesë dhe SHBA. Po ashtu në të njëjtën ditë ambasadori i Shtetit Gjerman në Tiranë Hoffman bëri këtë apel: nëse nuk kryhet reforma tani do të humbasim dhjetë vjet kohë, dhe se shqiptarët nuk duhet ta humbasin këtë shans; dhe se çdo përparim i Shqipërisë në rrugën e Bashkimit Europian lidhet me këtë Reformë në Drejtësi. Edhe kancelarja Merkel është marrë me Reformën në Drejtësi; edhe BE po luan rol të rëndësishëm në këtë Reformë; edhe Asambleja e Këshillit të Europës me datë 01 10 2015 zhvilloi një seancë të posacme për korrupsionin alarmant në Shqipëri i përhapur në shumë nivele të shoqërisë shqiptare; edhe përfaqësuesit e KiE në këtë Asamble kërkuan arrestimin e personave të korruptuar, pasi nuk ka  në Shqipëri ndëshkime për korrupsionin brënda qeverisë, policisë, gjyqësorit dhe shërbimit të prokurorisë; dhe po ashtu KiE u shpreh se lidhjet korruptive mes gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve shqiptarë janë shumë të forta dhe prandaj duhet një reformë e thellë në Drejtësi dhe se kjo gjëndje në Shqipëri theksuan pjesmarrësit në këtë asamble të KiE-së po minon të ardhmen e vëndit. Dhe kështu pra edhe KiE është në një linjë me ato se çfarë rekomandojnë dhe konstatojnë për Shqipërinë dhe për Reformën në Drejtësi, korrupsionin e integrimin  edhe SHBA, BE dhe OSBE. Pra a nuk e vertetojnë këto fakte atë që unë shpreha në hyrjen e ketij shkrimi dhe titulli i tij se vetëm zgjedhjet e parakohshme e çlirojnë vëndin nga krimi e korrupsioni i politikës së kriminalizuar?

(Vazhdon....)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora