E hene, 29.04.2024, 06:07 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Gafa e Edi Ramës

E hene, 11.04.2016, 06:49 PM


Kush mund ti cënojë marëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën?!!!

Marëdhëniet dhe miqësinë e Shqipërisë me SHBA-të, janë vulosur përjetësisht nga populli shqiptar, I cili sot egziston nga mbrotja që Amerika I ka bërë  Shqipërisë dhe shqipëtarëve 100 vite më parë. Ashtu si kur 100 vite më parë, ashtu edhe sot SHBA-të janë në mbrotje të interesave të Shqipërisë, dhe pa ndalim e ka ndihmuar dhe po e ndihmon në të gjitha drejtimet. Jo më kot shqiptarët për cdo problem, sytë I kanë nga Amerika. Edhe atje ku punët çalojnë, shqiptarët thonë, çfar bën Amerika që nuk ndërhyn? Ja pra, kjo është shpresa dhe besimi i shqiptarëve, sepse ne jemi të vujatur pa mase nga regjimi I eger sllavo komunist 50 vjecar, ne jemi shumë të lodhur nga 25 vitet e para të demokracisë në vënd, që do të thotë se SHBA-të kanë qënë shumë pranë shqiptarëve për cdo problem dhe kanë dhënë ndihmen e tyre të çmuar në të mirën e shqiptarëve. Demokratizimi I jetës politike, ekonomike, shoqërore te shqiptarëve, pa asnjë arësye solli zhgënjime të mëdhaja, sepse politikanët mafiozë sollën në Shqipëri krimin e organizuar, varfërinë, papunësinë, analfabetizmin dhe korrupsionin, të cilat kanë shoqëruar hap pas hapi shqiptarët në këtë çerek shekulli, e përsëri shqiptarët thonë, çfar bën Amerika që nuk I ndal këta pushtetarë që kanë pjellë kaq të këqia për këtë vënd? Pra, ashtu si të gjithë, edhe unë mendoj se Amerika  ka qënë Miku dhe avukati më I madh I shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, por Amerika ka qënë dhe është shumë e ingranuar dhe e shqetësuar edhe për zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore, fehtare, sociale e të tjera. Në këto rrethana, cdo qytetari I lind e drejta të shprehet lirisht duke këmbëngulur se “ marëdhëniet Shqipëri-Amerikë, askush nuk mund ti cënojë”, sepse janë shqiptarët që e kanë farkëtuar këtë miqësi strategjike të përjetshme me Amerikën.

Në ditët e fundit në disa medie është diskutuar shumë qëndrimi I Kryeministrit Rama në një  television në Kosovë, ku është shprehur se, “ mos e dhëntë Zoti që të Amerika të zgjedhe Donald Trump për president. Unë e kamë thënë hapur dhe pa problem atë që mendoj për Trump, dhe nuk e kamë fare problem që ta përsëris , as këtu e as kudo që të jetë, as në shqip e as në anglisht, që Trump është kërcënim për Amerikën, dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marëdhëniet shqiptaro-amerikane”-përfunoi Rama.

Në pamje të parë ky qëndrim I ashpër I Kryeministrit Rama ka ngjallur shumë diskutime dhe kritika, sepse nëse Rama e ka patur vërtetë serjozisht këtë qëndrim, kjo do të thotë skandal diplomatic dhe politik. Jo, unë nuk e besoj aspak se Rama e ka patur serjozisht këtë qëndrim, sigurisht nuk e ka patur as qëndrim zyrtar. Le të besojmë se Rama e ka patur me shaka, por impakti ne public realisht është negativ. Unë personalisht kamë dëshirë dhe një ëndër, që Amerika të ketë në krye të Shteti një president femër, dhe ëndra ime është për Hilari Klinton, e cila të imponon respect, vlerësime maksimale si politikane, dhe shprese, që do të thotë se  Amerika nuk e ka tabu që Shtetin më të fuqishëm në botë, ta drejtojë një femër me kaq shumë kurajo dhe integritet për ta patur zili  cilido politikan në USA. Shkrimi im “I Have a Dream” I cili ka shkuar dhe është publikuar edhe në Amerië, është vërtetë një dëshirë dhe ënder e imja dhe e shumë shqipatrëve, të cilën unë e kamë shprehur publikisht, por kjo nuk do të thotë se, nëse për në Shtëpinë e Bardhë, fati I ndrit miliarderit Donald Trump, unë me shumë sinqeritet do ta pranoj dhe do ta respektoj ashtu siç do të respektoja edhe Hilari Klinton.  Askush nga ne shqiptarët nuk ka arësye të shprehet me qëndrime të hekurta kur bëhet fjale për presidentin e Amerikës, sepse kjo shpreh  edhe miqësinë shqiptaro-amerikane. Askush nuk e ka shansin të diskutojë këto marëdhënie, sepse maredhëniet ndër shtetërore, aq me shumë si ato me Amerikën, nuk janë e drejtë ekskluzive e një politikani, e një zyrtaritë lartë, dhe as kooptence e një kryeministri sepse ajo kohë tashmë ka hikur përjetësiht. Këto marëdhënie tradicionale, janë farkëtuar vetëm dhe vetëm nga populli, kjo është e qartë si drita e diellit. Nga ana tjeter, nese Trump do të fitojë  Shtëpinë e Bardhë, nuk mendoj se Ai i ka të gjitha kooptencat që të ndryshojë kursin e marëdhenieve me vëndin tonë, nuk mendoj se lidërët amerikan kanë mendime që shikojnë shumë shkurt. Amerika shikon dhe ka plane afatgjatë për politikën e jshtme, e kësisoj, as presidenti cilido qoftë Ai, nuk mund të kthejë timon nga ai dëshiron, sepse politika në Amerikë drejtohet me ato mekanizma që nuk mund të ndryshojë me frymën e shenjtë. Ja pra, kjo është Amerika, prandaj është lidër në botë.

Kur të flasim për udhëheqësit tanë, duhet të kthehemi në retrospektivë, kur për 50 vite Hoxha e dënoi popullin me izolimin e hekurt se “Amerika na kishte halë” ne sy-kjo ishte paranoja e Hixhes, dhe në fund të fundi ishte populli që e vuajti atë izolim, duke ngelur vëndi më I prapambetur në Europë. Gabime të tilla janë bërë edhe në vitet e demokracisë, kur në moment dëshpërimi Amerikën e kanë etiketuar me lloj-lloj ngjyra mavi. Por, në këtë demokraci të brishtë, edhe pse Amerika u anatemua keq nga udhëheqësit e asaj kohe, Amerika përsëri nuk I la shqiptarët pas dore, por I qëndroi pranë dhe I ndihmoi edhe kundra dëshirës së asaj politike miope dhe mediokerr. Edha tani, nese Rama e ka patur serjozisht, gjë të cilën nuk e besoj, pa dyshim do të ishte gafa e radhes nga udheheqësit tanë, por sërish Amerika është ndër ne Shqiptarët, sepse kjo është zgjedhja e tyre. Në qendrimin tim si gazetar, dua të përsëris pyetjen, “kush mund ti cënojë maredhëniet e Shqipërise me Amerikën”?!!! Po të pyesisht cdo shqiptar, përgjigjja është fare e thjeshtë, askush, askush nuk mund ta cënojë miqësinë e shqiptarëve dhe marëdhëniet strategjike me Amerikën. Kjo është apsolutisht e qartë, sovrani kështu thotë, askush, askush dhe askush nuk mund të prish këtë miqësi.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency

9 Prill 2016



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora