E hene, 29.04.2024, 06:18 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Presidenti i zorit

E diele, 10.04.2016, 02:59 PM


PRESIDENTJA  E „ Z“  IA DORËZOI POSTIN PRESIDENTIT TË „Z“

Nga Dedë Preqi

Nuk jemi mësuar të shohim  një përgaditje të tillë, apo një solemnitet madhështor me rastin e inaugurimit të  presidentit    vendit, por e mbajmë në mend se, me rastin e zgjedhjes së presidentit të parë të Kosovës, z.Ibrahim Rugova, pregaditjet ishin të thjeshta, por i gjithë populli ishte  i entuziazmuar dhe i hareshëm nga gëzimi, ndërsa në këtë rast të fundit ka pasur edhe njerëz të arrestuar nga policia e vendit, për shkak të pakënaqësive, apo të atyre që e kundërshtojnë inaugurimin e presidentit Thaçi.

Dhe për koiqidencë, në njërën anë të sheshit  Gjergj Kastrioti-Skënderbe, bëhët inaugurimi i Presidentit, ku janë të ftuarit nga vendet e ndryshme të rajonit dhe botës, ndërsa në anën tjetër janë të tjerët, apo më mirë me thënë, gjindet  populli, opozita e vendit, të cilët nuk janë të kënaqur me presidentin e ri dhe inaugurimet e tilla me një kosto të pa arsyeshme, dhe dëshprimet e tyre nuk  mëshehen e  ndalen edhe në këtë ditë presidenciale.

Pa kuptuar as vetë, apo ndoshta si pjesë e paramenduar e kësaj shfaqje dhe këtij plani presedencial, ky inkarnim i moderuar i strategjisë së presidentit të ri të Kosovës, është vetvetiu në mënyrën e tij, një vizion i kullës së tij presedenciale, i cili nuk i merr prasysh akuzat e cilit do dhe pas shumë goditjesh ciklike, që afron opozita,  me arsye dhe pa arsye, si dhe trazirat dhe gjendjen e popullit në mjerim.

Nga këto arsye, si mund ta quajmë vizionin e tillë të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, e para nuk përputhët si çështje e vullnetit të popullit, ndërsa e dyta përputhët si mënyrë antidemokratike e zgjedhjes  së presidentit të vendit. E gjithë kjo rrjedhë, nuk është vetëm çështje e nominimit të presidentit dhe obligimeve shtetërore, por zgjedhjet e tilla nuk mund të zgjidhen jashta kontekstit të vlerave universale të vetëvendosjes dhe demokracisë në një vend të lirë dhe demokratik, sikur që është edhe Kosova, edhe pse thuhet se e lejon Kushtetuta e vendit, e cila për fat të keq po keqpërdorët si „lodër“.

Betimi i presidentit të ri, apo përsëritja e fjalëve për zgjedhjen e problemeve kosovare, ndërtohet mbi disa postulaqe kyqe, të cilat do të promovoheshin  më herët, si  një shembëll konkret i jetës dhe mirëqenjes së qytetarëve të vendit dhe e ardhmja e tyre  më e mirë. Por, nëse populli është i zhgënjyer më herët, duke  lënë mbrapa një lajthitje dhe një humbje të energjisë krijuese e ndërtuese, sociale dhe politike të vendit,  pas  diçkaje që e përvetëson për nevoja përsonale dhe partiake, s’kish si të përfundonte ndryshe, apo më keq për popullin.  Dhe pastaj, populli e ka vështirë të besoj dhe  si mund t’i hapen dyert, të shpërthej me vullnet dhe të fuqizohet shtetëzimi i tij.

Pasimi i procesit të presidentëve të Kosovës, që pas ikjes së presidentit Rugova në amshim, e përjashton si diçka të logjikshme dhe të zakonshme, por gjithnjë bëhët si një lojë politike e pa këndshme, që ndikon rëndë sidomos edhe në proceset aktuale të jetës qytetare të vendit. Edhe paraardhsja e presidentit të ri, zonja Atifete Jahjaga, zgjedhja e saj ishte diçka e jashtëzakonshme, e cila u zbulue përmes zarfit, ndërsa tani zgjedhja e presidentit Thaçi, bëhët përmes „zorit“, apo ndryshe  përmes një forme politike, të cilën do ta quanim president  pa vullnetin e masës së popullit.

Në qoftëse besojmë në atë se është pikërisht vepra, ajo, që mund ta vlerësojë njeriun, atëherë deri me sot  vetëm presidenti Rugova e meritoi një post të tillë pa zhybla, dhe kjo çështje i demanton fuqishëm pozitën e gjithë atyre,  të cilët nuk e meritojnë dhe nuk e kanë votën e popullit për një funksion të tillë, i cili e ka në dorë fatin e një populli. Prandaj, kjo do të thotë se në Kosovë nuk kërkohet, as që mund të kenë sukses, politikat që zbatohen në emër të intersave parciale dhe politikave të diktatit, që për fat të keq  Kosovën e çliruar, njerëzit e tillë e mbajnë si pronësi të tyre.

Kosova njëherë dhe përgjithmonë duhet të lirohet nga anarkia e pushteteve që rrënojnë elementet e demokracisë dhe të një populli të regjur nga luftat dhe vuajtjet e vazhdueshme për liri dhe demokraci, i cili sot është i etur dhe i uritur ta shfrytëzojë dhe kultivojë  përspektivën e vet qytetare dhe jetën normale, apo  në të kundërtën dëshmon pozitën fyese të shqiptarëve, të cilët ngurrojnë të mbajnë shtet, një popull që ka kulturë dhe gjenezë të lashtë mija vjeqare.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora