Mendime
Caka: Inteligjenca dhe perceptimi i Adem Grabovcit
E marte, 05.04.2016, 09:01 PM
INTELIGJENCA
DHE PERCEPTIMI I ADEM GRABOVCIT
Nga Afrim Caka
Për këtë Dardani shkuan në plumba e në bajoneta jo vetëm dhjetra e qindra e miljona shqiptarë, por u masakruan edhe nëpër burgjet serbe një popull i tërë Dardanësh…
E hodhët poshtë, mirëkuptimin e bashkëpunimin gjithëshqiptar para dhe pas luftës. E hodhët poshtë të drejtën legjitime të popullit shqiptar të Dardanisë për bashkim me Shqipërinë. Goditet pa ndërprerë nacionalizmin shqiptar që luftonë për një Shqiperi etnike e të bashkuar, nga zullumçaria e juaj është shkatrruar Dardania dhe e lidhet për t’a zvarritur më lehtë pas qerrës serbe.
Nëtë vërtetë, këta kanë nevojë për emërime e ofiqe në pushtet, që të shpiknin rregulla e telashe të reja rrugës së Hashim Thaçit për ta nënshtruar përfundimisht opozitën dhe shoqërinë shqiptare. Askush nuk mund të gjejë një përgjigje, përveçse naive apo djallëzore, se përse Dardania duhej që për shtatëmbëdhjetëvjetësha të tërë të vuante dhe të bënte një jet nën dhunë të egër, të ashpër, prej pushtetarëve për të cilin kishin dhënë jetën dhjetra e dhjetra mija shqiptarë.
“Shefi i shefafave të Prontos” nuk ka asnjë ndjeshmëri, sado të vogël, të ngrihej e të kujtohet për fatin e atyre që u flijun për këtë shtet që gjendet në agonin e vdekjes. Pra, as këtu s’ka asnjë sekondë dhimbje.
Kur i shkruaj këto rreshta, nuk mendoj kurrë që paqja e stabiliteti dhe mirkuptimi i sotëm, i arritur me aq mundim, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve, qofshinë ata politikanë, shefa apo hoxhallarë radikal… Problemet në Dardani janë shumë delikate. Ne jemi bindur tanimë, se epërsia e pushtetarëve është robërimi i të tjerëve, ky është qellimi në të cilën është drejtuar veprimtaria e uzurpuesve qeveritar e fetar.
Kjo qeveri ngjanë s’i ai karrocieri i verbër që sjellë dy qerre me drithë në fshatë!
Dy partitë në pushtet në bashkëpunim me zajednicën i masin gjërat me metrin e vjetër. Gjithmonë këto parti të tëra e mbështesin fitoret e veta zgjedhore me të shfaqurat e vetes, herë heshturazi e herë me britma e ulërima, si me qenë trashigimtarët e Ali Shukriut, Sinan Hasanit e të Rrahmonit të Morinës. Është fjala për dy partit që, brenda një harku kohor mjaftë të shkurtër u pasuruan aq shumë, në vend të rinovimit zgjodhën sërish për konkurim politik armën e vjetër famëmadhe, të haraqit e të korrupsionit, demagogjinë e proletarjatit stalinist:
“Kaluan nga mëmëdheu i LPK-ës” te “mëmëdheu sulltan Hashimit!”.
Duke e kthyer e gjithë administratën shtetërore në detyra partiake e të tjera të larta vendimarrëse që me siguri këta zerzop do ta kishin vendin në birucet e errëta të ndonjë burgu me mure të trasha. O Përendi! Si është e mundur që ulërima e zgjatur e Grabovcit në foltoren e parlamentit na shetë moral politik??? Djali i tij rrahë policë dhe sorrallatet me makina luksose e i armatosur me kallashnjikov. Sa paradoksale, quni i shefit boss! Gjëmimi i tij si prej bubullime shoqërohej nga jehu i zgjatur për ta lëkundur foltoren e tij! Opozita nuk u frikësua nga britmat e tij. Grabovci ndali të folurat e tij, të cilën gjithmonë e maste me orët e të folurit e jo me vlerën e saj që thoshte, pra, zakonisht deklaronte me mburrje të bëmat e tij.
Të them të drejtën e përcolla me vemendje, për shkak të pozës së tij, që fillon me ritmin e të folurit si gjel deti, i cili shumë herë ishte në kundërshtim të plotë me realitetin, për të vazhduar më zërin e çjerrë posaçërisht dhe mimikën, që i shërben si maskë engjëllore për fytyrën e djallit. Boll llomotite! Boll! Akupton ti a jo! ?’kërkëllet ky sorrë ziu? Populli nuk do ta bluajë, përbijë dushkun për gogla! Jo! O Grabovc, vendi juaj është atje përtej burgut, në buric.
A thua shqiptarët si Grabovci a janë ndarë nga e kaluara e tyre, posaqërisht nga periudha e Lëvizjes popullore markësiste? Fakti që vendi ynë nuk bën përpara, si dhe ec vetëm prapa, deri te coptimi i saj si në vitet e 1912-ës. Këta zymtanë e mbajnë të arrestuar kujtesën historike të popullit shqiptar. Kjo tabllo e zymtë, e cila mund të shtjellohet e përshkruhet edhe më gjërë e më thellë se kaq, e bën domosdoshmëri denoncimin e veprimtarisë së Grabovcit dhe shokëve të tij se zotriu i zi, këtij personazhi zymtan bashkohës PRONTO, që janë përveshur të shkuarave, për të akuzuar opozitën, njëherësh për të njollosur kontestusit opozitar, duke vijuar t’i thurë lavde vetës së tij, Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe “diktaturës së proletariatit e PDK-ës”, madje duke bërë apologjinë e tyre për të mbuluar, përmes togfjalëve, gjurmet e SHIKUT fam keq. Janë, pikësëpari, tekste e fjalime të rrëmbushura me gënjeshtra e kërcnime pa fund. Grabovcët dhe shokët e tij në vend që të mbulojnë gjurmët e të vërtetave dhe të portreteve të tyre ajo stis të kullojnë gjithnjë e më shumë kërcnime e gënjeshtra. Ai bënë një interpretim komedie, kryekëput prej injoranti, maradhënjëve me serbët e zajednicës duke sulmuar opozitarët e duke llomotitur për “krushqira e miqësira” me shkja e shkina, të cilat në një rast tjetër siç qe ai i krushqërisë dhe miqësisë me rojet e urës, me ndarsit e Mitrovicës deri këtu ju eci për së mbari?
Dikur moti në vitet ’80 i bashkoi në Stamboll të gjitha grupet e ashtuquajtura marksiste e leniniste të pushtetit të sotëm një konsull shqiptar, atëherë proletariati mbrriti pikën e egërsimit përsa i përket çorientimit të vlerave atdhetare e kombëtare në Dardani. Në një fshehtësi të papërfytyrueshme, përmes një përpunimi përnjëmend antikombëtar, duke rënë në kurthe intrigash dhe vrasjesh, që nuk filtronte dot më askush. Si shumë u shumëzuan këto të mallkuara sorra në këto shtatëmbëdhjetë vjetët e fundit. ?erdhet i ndërtuan nëpër strehë duke i glaxuar çdo kalimtar…
Me këtë rast, miqësia me shkja e me shërbëtorë të tyre nuk mund të errësojnë shërbëtoret e djeshëm të armikut shekullor dhe të racizmit serb. Verbëria ishte aq e madhe sa, kur një grup prontosh kosovarësh kishin ardhur në pushtet, nuk e quajnë më vetën “shqiptar” por me nje tjetër termë kishtar Kosovar! Rritja e tyre ne pushtet u dendësua, e populli u detyrua nga trysnia e tyre dhe zhvillimet politike klanore në Dardani, ishin vënë nën një kontroll të rreptë të të dy shërbimeve të fshehta PDK e LDK dhe në anën tjetër nga agjentët gjak prishur të UDB-së.
Sot Dardania gëlonë nga spiunët shqiptar.
Gjithçka zhvillohej para syve tanë. Gjithçka është prishur, gjithçka është pa ngjyrë. As dekompozimi i vdekjes nuk do të na përçudnonte më keq sa kaq. Nuk e di ç’më shtyu t’i shkruaja këto fjalë. Kjo fotografi e bac Grabovcit është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët...
Qëndrimi i Thaçit, Grabovcit, Xhavitit e Veselit ndaj Dardanis, që Grabovci rreket ta përshkruajë dhe ta kalojë me do fjali bastarde, është një nga shembujt më diabolikë të shërbimit tradhtar ndaj atdheut. Diskutimi i tij ishte që i shërbente Serbisë kundër Dardanisë. Në të këtilla raste Grabovcët dhe grupi i tij ndërtonin folenë e tyre në foklor qiftelish e çajtoresh, që në mes të saj hidhej edhe pilavi i “pavarësisë” me një “ushtri të fortë të shndërruar në një forcë tribush afrikane me shkja e shkina, turqë e maxhupë”, që “vendi e shqiponjave kthehet vend sorrash”….