E hene, 29.04.2024, 06:16 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: Një epokë e re për shtypin e shkruar

E merkure, 06.04.2016, 07:01 PM


Një epokë e re për shtypin e shkruar.

Nga Gëzim Hoxha

Të dielën e kaluar gazeta britanike "The Indipendent" e botuar për herë të parë në tetor të vitit 1986, heq dorë nga printimi në letër. Në tridhjetë vjet, gazeta mbante pishtarin e lavdishëm të mendimit të lirë. Në fillim të prillit, kjo do të publikohet vetëm në faqen e saj "Indy" dhe do të vazhdojë jetën e saj vetëm në formën"dixhitale", siç thonë ata- ka cituar burime të vetë gazetës portali TELEOBS.

Arsyeja kryesore e këtij vendimi është ulja e gazetave të blera në 40000 kopje, ndërkohë që dhe shumë pena e kishin braktisur. Sot, websit-et tërheqin rreth 70 milionë vizitorë në muaj. Duket se shtypi i printuar në letër është i destinuar ta humbasë betejën me shtypin dixhital që ka pushtuar internetin sot.

Në mes të shkurtit, shpallja e vendimit për mos-printimin e saj në letër (duke përfshirë edhe atë të dielës, "The Independent") ka efektin e një rrufeje në një shtyp në krizë. Një goditje për 150 të punësuar në pasiguri rreth fatit të tyre.

Nëse e shikojmë shtypin e shkruar si një produkt të qënësishëm, ai përbën një gamë produkti të përbërë nga dy linja gazetat, revistat e printuara në letër dhe  nga ana tjetër kemi edhe portalet e tyre on-line. Po të vëresh me vëmendje pothuajse të gjitha i gjen në internet. Për më tepër, faqet më të vizituara, pushtohen çdo ditë e më shumë nga reklamat e firmave të ndryshme duke u kthyer në një burim tjetër të mirë të ardhurash. Me sa duket shefave të departamenteve të marketingut do t’i duhet të buxhetojnë gjithmonë e më shumë fonde për reklamimin e aktiviteteve të tyre në portale të ndryshme.

Kam mendimin se gazetat e printuara në letër janë tash një produkt që ndodhen në fazën e rënies në ciklin e jetës së tyre. Ndoshta edhe për disa vjet a disa dekada, pasja e një gazete në dorë do të jetë thjesht luks. “Relation aller Fürnemmen und gedenckwürdigen Historien” është gazeta e parë e botuar në botë nga viti 1605 në Strasburg nga Johann Carolus (1575?1634). Po si çdo gjë tjetër edhe historia 400 e ca vjçare e gazetave po vjen drejt fundit të saj. Kur them fund nënkuptoj vetëm transformimin e saj nga një produkt që mund të merrej në dorë e të shfletohej, në një format thjesht të shikueshëm, atë virtual. Po e njëjta gjë po ndodh edhe me librin.

Në pranverën e vitit të largët 1969 kur u instalua një kompjuter-rrjetë i cili i mundësonte funksionimin e kompjuterava të tjerë pjesëmarrës në të, pa një të tillë komandues, asnjë njeri nuk do ta mendonte se çfarë ndikimi do të kishte në jetët tona interneti. Gjithçka nisi si një garë mes dy superfuqive të asaj kohe, kur rusët hodhën në hapsirë satellitin e parë dhe donin ta përdornin atë për transmetimi e të dhënave dhe përmirësimin e komunikimit. Fill pas tij, SHBA-të të frikësuara semos rusët e përdornin këtë edhe për qëllime ushtarake ngritën një agjensi (ARPA) me qëllim studimin e mënyrave të komunikimit edhe në kushtet e një lufte atomike.

As Faul Baran, i cili u ngarkua nga qeveria amerikane të gjente një zgjidhje për trasmetimin e të dhënëva dhe mundësimin e komunikimit edhe në kushtet një lufte atomike. Gjërat duket se u përkeqsuan për këtë shtyp, sidomos pas daljes së FACEBOOK –ut nga Mark Zuckerberg më 2004, atë kohë një ish student I Havardit. Vetëm pas 5 vjetësh numri i atyre që vizitonin FACEBOOK –u arriti në 400 mln, sot duhet të jetë disa herë më i madh. Që atherë monopoli i gazetarisë u ç’bë, pasi çdo kush që dëshironte të thoshte diçka mund ta thoshte. Audienca ishte  e sigurt, në fillim miqtë dhe ata po të donin e shpërndanin atë e “lajmi” merrte dhenë.  Për më tepër nuk duhej të ishe gazetar ose të ishe I njohur. Vetë FACEBOOK –u të jep mundësinë të bëhesh i njohur. Rasti i Lek Plepit pseudonimi i një të riu, i cili u bë shumë  i njohur nga statuset e tij humoristike të postuara në këtë rrjet nuk është i vetmi.. Më duket se gazetaria nuk do të njihet pas disa vitesh si profesion. E njëjta gjë ndodhi edhe me atë të shoferit para disa vitesh, pasi një pjesë e mirë e popullsisë mësoi  si të ngiste një makinë.

E njëjta gjë ka për të ndodhur edhe me TV. Në fakt ajo po ndodh, vetëm se procesi është disi më e ngadaltë pasi media vizive ndodhet ende në fazën e maturimit për mua. Që nga viti 1950, televizioni ka qenë mediumi kryesor për informim e opinionit publik. Në vitin 2009, 78 % e familjeve në botë kishin në pronësi të paktën një televizor, një rritje prej 5 % mbi vitin 2003. Pak kush e di se  WRGB është televizioni më i vjetër në botë i themeluar më 13 janar 1928 si një stacion eksperimental, transmetuar nga fabrika General Electric në Schenectady, New York. Tani ka me mijëra kanale televizive në mbarë botën dhe një larmi progrmesh. Por koha që kalojnë para tij po paksohet dhe gjithmonë e më tepër njerëzit po zgjedhin portalet e ndryshme për tu informuar dhe internetin për tu argëtuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora