E hene, 29.04.2024, 05:59 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Bisedë me zotin Ramadan Kryeziu

E hene, 11.04.2016, 06:33 PM


TERE  JETEN  KAM  BERE  PERPJEKJE    QE  TE   BEJ  VEPRA  TE  MIRA SE SA IA KAM ARRITUR  QELLIMIT LE  TE TREGOJ KOHA

Nga Ramiz DERMAKU

Fjala humanizëm  vie nga gjuha latine; ( humanitas- njerëzia. Humanizmi bazohet nga thirrja e cilësive botërore njerëzore veçanërisht arsyes, historisë së përbashkët, përvojës dhe besimit.

Të jesh njeri human bëmirës do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve. Zemra jote duhet të jetë e madhe dhe t’i nxënë të gjithë njerëzit, pa dallim feje, gjinie, etj. Për lexuesit e gazetës kombëtare”Bota sot” ne zhvilluam një bisedë të shkurtër me Zotin; Ramadan Kryeziu, pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Gjilan ? Zoti Ramadan Kryeziu (ose siq po e thërrasin nxënësat dhe studentët (axha Dan )rrjedh prej një familje të mesme fshatare  (Komuna e Dardanës - Roganë) por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare.Para  se të ju përgjgjem në pyetje , shokë gazetarë, së pari ju falenderohem Ju për vizitën që ma bëni mua. Unë për shkakë të gjendjes jo të mirë materiale e aq më tepër të asaj politike pasë kryerjes së shkollës së mesme - Drejtimi i metaleve,   kreva shërbimin ushtarak . Pasi gjendja materiale në familjen tonë keqësohej, unë pa dëshirën time por me insistimin e babëgjshit tim Zymer Rrudhani, unë do tia filloj punës në Shërbim Policor të Kosovës.  I  ndjeri babëgjyshi im, Zymeri mbante një familje. Ai që nga orët e herëshme të mëngjesit me një ( makinë pastronte grurin ( ndante të gjitha farat e egjërës, kokolit etj ). Tërë ditën bënte këtë punë, kur kishte. Ai çdo herë më thonte; Nipi im puno, vetëm puno.., dhe mos harro.., bënë  vetëm vepra të mira .., sepse kështu ka thënë Perendia, kështu po ju themë edhe unë. Dhe më besoni se tërë kohën sa kam qenë në punë, para çdo gëzimi por edhe hidhërimi ndalesha dhe mendoja çka më thonte babëgjyshi.., dhe falë atyre fjalëve unë arrita të mbijetojë.

Bota sot: Ju jeni dhurues i gjakut, ju lutem na trego se çka ju shtyri ?

Kryeziu: Po unë ceka edhe më parë se tërë jetën jamë orvatur të bëjë vepra të mira, por sa kamë arritur le ta vlerësojnë të tjerët pra edhe historia.

Xha Ramadan : Ju lutëm na tregoni se çka ju shtyri që ju të merrni një iniciativë të tillë..,të dhuroni gjakë, dhe kur ia keni filluar ?

Kryeziu: Por tu ndihmoja materialisht njerëzve në nevoj nuk kisha mundësi. Por një mbrëmje më kujtohet përmes RTP-ës kërkohej gjakë për një nënë e cila kishte humbur shumë gjakë, gjatë lindjes së dy fëmijëve, dhe kerkonte urgjentishtë gjakë, jeta e saj ishte në rrerzik. I emocionuar tej mase  me këtë rastë unë menjëherë vura kontakte me Qendrën e Tranfuzionit të Gjakut në Gjilan. Me të shpejtë mora veturën dhe shkova në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan, dhe i tregova mjekut shkakun e ardhjes në spital. Personeli mjekësor më priti shumë mirë, u shtrina në shtratë dhe pasë d ios a minutave u ng rita në këmbë të mija. Shumë herë më është falenderuar ajo nënë dhe familja e saj. Pra , xha Ramadanin  e njohin i madhë e i vogël në Gjilan e më gjerë Ramadan Kryeziun, pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Gjilan. Ai edhe pse I moshuar , 64 vjet akoma është aktivë. Edhe në këtë moshë të shtyrë, ai nuk “dorëzohet”, por njerëzve u bënë mirë. U dhuron gjak. Ai për deri më tani ka dhuruar mbi 12 Litra gjakë. Ajo që duhet cekur është se xha. Ramadani posedon grupin më të mirë të gjakut, pra grupin O. Grupi zero i jepë gjakë të gjtha grupeve tjera ( ABC ,ndersa merë vetëm prej grupit O .  Deri tani xha Ramadani vite, ka dhuruar 12 litra gjak. Kjo e bën që ai të jetë “krenar ”  dhe ti qytetit ku jeton. Prandaj, qytetarët atë e njohin si dhurues të gjakut, lëngut më të shtrenjtë të njeriut.

Edhe Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan, Ramadan Kryeziu e ka bërë si shtëpi të dytë të tij. Pse jo? Sa herë ankohet ndonjë qytetar se ka nevojë për gjak, Ramadani pa hezitim lajmërohet në mënyrë vullnetare dhe dhuron gjak.

Pra, është gjithmonë i gatshëm të dhurojë gjak për ata qytetarë që e kanë jetën në rrezik apo tjetër. ”Po, shton Ramadan Kryeziu, - unë posedoj mjaft gjak. Bile, sa herë kam dhënë gjak, e kam ndjerë vetëm më të relaksuar dhe më të lehtë. Jam mësuar të bëj mirë kur ka nevojë. Bile, tek unë nuk është bindja se kujt po i dhuroj, por ku ka nevojë pa dallim në njerëz. Po e ndjej vetën mirë kur po i ndihmoj akcilit njeri, i cili, pasi e ndihmoj, më falënderon shumë për këtë gjest timin human e njerëzor. Kjo është mundësia ime. S’ka më ndershëm e humane se ta shpëtosh njeriun kur është në rrezik jete”.

Ai thotë se, për këto vite, ka dhuruar 45 herë gjak. “Kjo është e vërtetë dhe jam krenar për këtë që bëj, sepse kam arritur t’i shpëtojë tri jetë njerëzish. Ishte rasti i një gruaje dhe dy binjakëve, ku, gjatë lindjes, gruaja ka pasur gjakderdhje. I kam dhuruar edhe një koleges sime, e cila mu ka falënderuar shumë. Por, kam dhuruar edhe sa e sa të tjerëve, të cilët s’po dua t`i zë me emër. Kryesore, kjo është mundësia ime”.

Ramadan Kryeziu, pjesëtar i Policisë së Kosovës në Gjilan, thotë se, të dhurosh gjak, do të thotë, ta shpëtosh një njeri apo t’ia zgjatësh jetën dikujt më shumë. “Nuk ka gjë më humane se ta shpëtosh njeriun kur është në rrezik kur i mungon gjaku apo ka gjakderdhje. Unë e besoj në vete dhe, kjo më ka shtyrë ta ndihmoj popullin tim, ai i cili ka nevojë për një pikë gjak”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora