E hene, 29.04.2024, 05:58 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Ndonje pune te madhe nuk bere

E marte, 12.04.2016, 07:30 PM


Ndonje pune te madhe nuk bere, por as nuk u korite...!

Nga Zejdush Kastrati

       Tashme , ish Presidentja,  Atifete Jahjaga,  per 5 vite,  (rrumbullak) si e para e shtetit, qe nga shume kush u quajt edhe " Pressidetja e zarfit", krahasuar,  me gjithe ish presidentet e deritashem, duhet te mbahet ne mend, por edhe dallohet dhe identifikohet si lidere e vetme,  qe nuk eshte e perfolur per afera korruptive, pastaj ishte nder lideret me te pranuara ne prezentimet dhe angazhimet nderkombetare, pastaj, refleksioni i saj ne raport me bllokadat qe percollen Kuvendin, qoft ne kohen e Vlan-it apo edhe tashme te Van-it, kane qene me relaksuese,  se,  sikur te ishte kushdo tjejeter,  president-e,  nga "bajlozet" e meparshem, por, gjithashtu,  eshte edhe ana tjeter qe duhet then troq, se ish Presidentja, gjate ketyre 5 viteve te kryetarllokut te saj,  nuk arriti te permiresoj imazhin e saj ne raport me audiencen, perkateisisht ne komunikimin medial,  erdhi, ishte dhe shkoi si personalitet qe nuk arriti ti mesoj apo permirsoj,  as fazat fillestare,  te komunikimit qe duhet bente si lidere...!!!

       Ish Presidentes duhet ti faturohen edhe shume leshime e dobesi tjera,  e qe jane parametra kryesor qe ia percakton kushtetuta,  siq jane : reforma zgjedhore,  reforma ne polici,  reforma ne gjyqesi,  transformim te FSK ne ushtri,  qe nuk u beri, pastaj, boshlleqet e medha ne sferen e diplomacise, emrimet politike ne Gjykaten Kushtetuese e se fundmi edhe ne diplomaci... jane deshtime qe veshtire do te harrohen , por edhe do te na kushtojne..

       Edhe pse ish presidentja nuk ishte vet e koruptuar, ajo duhet te "skuqet" sepse nuk e luftoi kete fenomen qe eshte kanceri i kesaj shoqerie, perkunder startit te mire,  ku edhe formoi nje komitet kombetar kunder korupcionit,  e qe u deshmua , se ishte vetem promovim medial.

      Ish Presidentja, mbahet mend,  se qe nga fillimi instaloi,  nje staf qe une e kam qujatur ne nje shkrim me heret "skeme sociale", i cili,  gjate ketij 5 vjeqari,  me shume u muar me interesa personale(me perjashtime te rralla) , qe nuk komunikonte here- here , as mes vedi, kishin kaprice e inate personale, kishte raste kur per Presidenten perqonin mesazhe se ajo eshte totalisht e paditur, por nuk mungonin informata qe rridhnin ne opinion,  edhe per ofendime qe ndodhnin ne drejtim te presidentes , qoft ne kabinetin e saj por edhe gjate udhetimeve jashte shtetit.

      Me provokoi qe te shtoj edhe dicka per fund. Pas nje informate qe rodhi sot,  ne media,  ku shkruante,  se me rastin e largimit nga Presidenca, pati emocione nga persona te caktuar nga kabineti i saj , dhe ne foto dukeshenin edhe disa persona qe vertet meritojne lakmi dhe lavdata, por mungonin ata qe mendoj se me se shumti e demtuan e bllokuna dhe perfituan nga pozitat qe mbanin,  e ne veqanti ne sferen e perfitimeve materiale, sepse te marresh,  vetem nga meditjet jashte vendit,  si staf i Presdientes,  per 5 vite,  mbi 5o mije e euro,  e te kesh rroge deri ne 2 mije euro, kurse ne anen tjeter te jesh mosemirnjohes e perbuzesh ,  per personin qe ne radhe te pare,  te ka besuar, ta ka mundesuar dhe te ka mbajtur deri ne fund, kjo mund te ndodh,  vetem ne Kosove, apo vetem tek ne shqiptaret.!!!!!

       Ish Presdiente, ndonje pune te madhe nuk bere per Kosoven, por edhe ndonje marre te madhe nuk ke len, andaj mire qe shkove, por duhet ta kuptosh qart,  se me siguri,  nuk ke problem te sistemohesh edhe ne ndonje pozite edhe me te fuqishme se sa ne kete qe kishe deri me tash,  por kurre politikane,  nuk ke me u ba...Vetem shnet....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora