E hene, 29.04.2024, 06:16 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Shqipëria Etnike s'është Shqipëri e madhe

E hene, 11.04.2016, 07:44 PM


SHQIPËRIA ETNIKE S’ËSHTË SHQIPËRI E MADHE

Nga Afrim Caka

Ajo që deputetin e ndan nga pozita që se duan Shqipërinë Etnike!

Populli duhet ta thotë një fjalë, sepse ajo duhet të zgjedhë Bashkimin Kombëtar mbi partinë.

“Nocionin Shqipëri e madhe është pjellë e propagandës serbe, maqedone e malazeze dhe asaj greke!”

Mu për këtë, përdorim i tij nga cilido politikan a veprimtar tjetër shqiptar është gabim i rëndë, për të mos thënë i pafalshëm. Se populli shqiptar është popull i ndarë, më tepër se gjysma e territorit etnik të të cilit ka mbetur jashtë kufijeve shtetërore të shtetit shqiptar, këtë e di gjithkush. Prandaj, mund të flitet vetëm për Dardanin etnike e kurrsesi për Shqipëri të madhe, siç prpagandojnë armiqtë shekullorë të Shqipërisë dhe të populli shqiptare.

Sa i përket çështjes së kufijve, mendojmë gjithashtu se nuk është kurrfarë mëkati e as tabuje përmendja dhe shtruarja e kësaj çështjeje, aq më tepër në këtë kontekst historik kur po ndryshon harta gjeopolitike e ballkanit dhe e Evropës. Na janë të njohura dokumentet e OKB-së e të KSBE-së, si edhe parimet e Aktit të Helsinikit, por nuk duhet të harrojmë kurrsesi se numri i shteteve të reja në Evropë është shtuar dukshëm në vitet e fundit.

Prandaj, pohimi se ne nuk kemi kërkuar, duhet të kërkojmë dhe do të kërkojmë ndryshimin e kufijve, duke shtuar madje me këtë rast jalën me dhunë, kjo do të ishte opcioni i drejtë dhe, sikurse pohimi i parë, bie ndesh me interesat e armiqëve tanë dhe me idenë themelore të Lëvizjes sonë Kombëtare. Shpjegimi nuk është i ndërlikuar, po të kihet parasysh ajo sëmundje e rëndë që i ra një zhgani shqiptarësh mjekërzinj në të gjitha trojet shqiptare, për t’u ngritur kundër popullit të tyre. U ngritën në emër të Turqisë, të “mungesës së nacionalizmit shqiptar” kujtojnë se janë turqë e flasin shqip, kujtojnë se, duke epërçmuar popullin e vet, janë më turqë se turqit e djeshëm, kur në të vërtetë, s’janë veç një mjerim i pafund, gjak humbur.

Çështja e Dardanisë dhe e shqiptarëve në ish-Jugosllavi nuk mund të shtrohet kurrsesi vetëm si çështje e të drejtave njerëzore, edhe pse shkelja e tyre në Presheëv, Medvegjë e Bujanocë, por edhe në Maqedoni e në Mal të Zi, është e paprecedencë në përmasa historike, etnike, juridike, politike, kulturore e të tjera. Zgjidhja e çështjes së kufijëve dhe e çështjes shqiptare në trojet e tyre nuk mund të reduktohet në sigurimin e të drejtave njerëzore e kombëtare aty ku janë, e as të zbritet në nivel të pakicës kombëtare. Shqiptarët në Maqedoni dhe në Mal të Zi e Serbi kërkojnë të jenë të lirë e sovranë dhe të vendosin vetë për fatin e tyre e jo të mbeten nën sovranitetin e të tjerëve, të shtypen e të shfarosen pa mëshirë prej pushtuesve serbë dhe shovinistëve të tjerë të Ballkanit.

Nga ana tjetër, Këshillatë Koordinuese të Partive Politike Shqiptare në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, duhet që të paraqesin opcionetë e tyre për bashkim kombëtar, si opcion të tretë – në raste të tilla duhet të ndryshohen kufijtë – duke shtruar kërkesën për bashkim me Shqipërinë, prandaj nuk mund të thuhet se ideja e Shqipërisë së Madhe, në të vertetë ideja e bashkimit edhe me Dardaninë dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare me Shqipërinë, për fatë të keq nuk përkrahet nga asnjë forcë serioze në Shqipëri e Dardani dhe me gjerë. Ky nuk është një kushtrima një ankth i kotë. Ajo varej mbi krye prej vitesh si një fatalitet. Së fundi, ai u vërtetua me bashkimine Gjermanisë, kur populli ynë i vetëm i Evropës, pas hebrenjve, u shkul me rrënjë nga toka e vetë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora