E enjte, 03.10.2024, 12:15 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: At Antonio Bellushi

E enjte, 14.04.2016, 10:04 PM


Atë Antonio Bellushi : Kombi, janë rrënjët tona shpirtërore !

Nga Fahri Xharra

“Arbëresh je TI, mos e harro, shpirtin e mëmës TI në zemër trashëgo’. Tek i pari editorial i “Lidhjes” shkruante: “Ti arbëresh të lidhesh me kulturën e vendit, ti arbëresh nëse jeton te qyteti, të krijosh lidhje me katundin tënd ku janë varret e të parëve Tuaj! Të lidhesh me shqiptarët që janë në Shqipëri, me shqiptarët që janë në Kosovë. Pastaj lidhje me shqiptarët në Amerikë, Kanada e Australinë e largët. Është një fjalë, një program. Një lidhje shpirtërore. Për këtë bëra një studim. Çka do të thotë kombësi. Arbëreshët në vitin 1700 folën për kombin shqiptar. Ç’është kjo kombësi shqiptare për arbëreshët, kur Shqipëria nuk ekzistonte si shtet!Mrekulli atdhedashurie !”

Kombi, janë rrënjët tona shpirtërore, besimi ynë, gjuha jonë, zakonet zona, kujtimet tona. Gjithë kjo pasuri kulturore e shpirtërore krijon një komb, me të cilin Ti jeton, jeton ëndrrën dhe bashkëpunon, pa dallime, pa kufizime. Pra një Shqipëri etnike, ku çdo shqiptar është im vëlla. Për këtë arbëreshët kur përqafoheshin me njëri – tjetrin, thoshin, ‘ku je im vëlla, gjaku im i shprishur’. Kjo kishte një domethënie të madhe. Gjaku do me thënë identiteti, kombi.

“Identiteti ynë është një identitet i hapur, ne respektojmë edhe tjerat kultura. Pra, shpirti i arbërit është i butë, nga dhjetëra anë është shumë i urtë, shumë i hapur”, thotë Bellushi

Antonio Bellishi ka botuar 12 libra, “Antologjia arbëreshe” proza gojore, për veshjet, këngët arbëreshe dhe ju dedikohet shkollave. Ndërsa tjetra është Antologji arbëreshe, ku janë përfshirë këngët, lojërat për rininë, ninullat, etj. “Arbërorët – Arvanit. Një popull i padukshëm” – Kërkime etnografike në Helladhë/ Gli arbërori – Arvaniti – Un popolo invisibile/ Ricerche etnografiche nell’Ellade (1965 – 2000) – Testi e documenti di cultura orale raccolti in 37 paesi albanesi nelle regioni dellìAcaia, Corinzia, Argolide, Attica. Beozia e Locride/ Presentazione di: Prof. Agron Xhagolli di Tirana (Albania); Prof. Zymer Neziri di Prishtina (Kosova); Avv. Vangjel Ljapi di Mandra – Elefsina (Grecia), Editore Centro Ricerche G. Kastriota,

Frascineto 2004, pp. 350.

“Tekste dhe dokumente të kulturës gojore arbërore të mbledhura në 37 katunde arvanite. Në këto punime kemi këngë, vjersha dashurie, intervista me këta vëllezër arbëreshë, ku pimë një gotë me verë, nderohemi, gëzohemi. Janë pjesë të rëndësishme që vijnë nga këta vëllezër të pashkollë që asnjeri nuk i vlerësojë, e që për mua këta njerëz, janë krijues popullor, janë të mëdhenj. Këtu ka edhe fotografi të shumta, dhe ajo që është më e rëndësishmja, janë të shkruara me alfabet shqip. Edhe arbërorët e Greqisë i kanë disa botime për kulturën e tyre popullore gojore, por me alfabetin grek. Por, alfabeti grek nuk mund t’i pasqyrojnë gjithë bukuritë e këtyre tregimeve sepse është një alfabet i dobët.” i thotë   Ajete ZOGAJT , në intervistimin e saj

  Në jetën e një populli a të një bashkësie, sado të ketë pasur trysni gjuhësore, kulturore, fetare, ekonomike etj., gjithmonë gjenden disa shenja të fshehura thellë në gjenin e tij, të cilat reagojnë sa herë rrezikohet humbja e kufirit të fundit të identitetit kombëtar. Ato shfaqen zakonisht si kujtesë e strehuar thellë në ndërdijen e çdo individi dhe njëkohësisht mbrenda kolektivitetit, prandaj kuptohen si përbërës të etnolinguistikës, por në thelb do të duhej të studioheshin brenda psikolinguistikës - thotë     Belushi.

Kolec Troboini shkruan:    “ Andon Bellushi (Antonio Bellusci) Prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali). Diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”. Është nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.

Ky është qëllimi i misionit të Antonio Belushit, prift katolik i ritit bizantin nga Kolonia e arbëreshëve të Italisë, të cilin, sikur shprehej vetë ai, me arbëreshët e Italisë e lidh vendlindja e tij, me arvanitasit e Greqisë e lidh prejardhja patërore, me Shqipërinë e lidh prejardhja amëtare, ndërsa me Kosovën dhe viset shqiptare në ish-Jugosllavi e lidh ideja e shqiptarizmës, Atë Antonio Belushi është në mision të vazhdueshëm Zërin gjysëm të shurdhër të arbërorëve të harruar zërin e ninullave, të këngëve e të vajtimeve të vdekjes, e bëri të zëshëm dhe të dëgjuar edhe në Kosovë.

Referencat:

Andonio Velushi - Kolec Troboini

Arbëroret filluan të flasin, Myrvete&Begzad Baliu

Rrënja jonë mëmë – shqiptarizmi- Ajete Zogaj



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora