E merkure, 11.12.2024, 04:37 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Cili ishte Emin Pasha i Prizrenit?

E marte, 22.03.2016, 07:50 PM


Cili ishte Emin Pasha i  Prizrenit?

Nga Fahri Xharra

More ç`na lodhet me këto figura të cila kombit tonë nuk i kanë sjellë asnjë të mirë ,por vetëm prapambetje , humbje të vetëdijes kombëtare dhe krijimin e njeriut të ri ,”shqiptarit “ të ri të zhytur në injorancën më të madhe .

Cili na ishte ky farë Emin Pasha për të cilin po interesohen edhe instancat më të larta të qeverisë turke që “trashigimia “ e tij kulturore që na e ka lënë nuk na nevojitet asgjë”tek e fundit  asgjë ; vetëm një krenari osmane dhe një gëzim të madh serb.

‘Gjatë periudhës osmane në Shqipëri, fisnikëria shqiptare ka qenë shtysë e zhvillimeve kulturore. Ajo ka ndërtuar dhe ka dhuruar një varg medresesh, bibliotekash, xhamish e teqesh, si dhe një varg objektesh ekonomike, tregtare e utilitare. Me të ardhurat që realizonin objektet ekonomike tregtare, mirëmbaheshin institucionet kulturore, arsimore e fetare dhe paguhej personeli që punonte në këto institucione. Të gjitha këto institucione e objekte tën dryshme, në këtë periudhë, janë ngritur fund e krye sipas sistemit të vakëfit. “  E kuptuam ? Si ta gjejmë veten në këto “ zhvillime kuturore “ të kohës e kishim varfërinë ekonomike dhe mendorore ; asgjë më shumë .

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Emin Pashës në Prizren, e cila është restauruar me financimin e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), njofton kumtesa ministrore, transmeton shtypi i datës 16,03.16

U tha se “kjo është një ditë e madhe për qytetarët e Prizrenit dhe të gjithë Kosovës, sepse po ripërtërihet njëri prej monumenteve shumë të rëndësishme të qytetit më te lashtë të Kosovës - xhamia e Emin Pashës.” Po , ku qëndron madhështia kombëtare shqiptare?

"Ngjarja ka rëndësi të shumëfishtë. “- u tha . “ Po e theksoj vetëm dy dimensione të veçanta të kësaj. E para është se kemi të bëjmë me ruajtjen dhe zgjatjen e qëndrueshmërisë ndaj kohës të njërit prej simboleve kulturore të Prizreni, i cili tash e tutje do t'iu shërbejë gjeneratave të ardhshme si faltore ndaj zotit të madhërishëm, por edhe si përkujtues i historisë sonë të begatshme kulturore".

E para , çka do të mësojnë gjeneratat e ardhshme të Prizrenit , çka pas kësaj ?

E dyta , e vërteta është si përkujtues i historisë osmane e aspak shqiptare.

(Xhamia e Emin Pashës daton nga shekulli XIX. Ajo është ndërtuar në vitin 1831 nga ana e Mehmed Emin Pashës. Mbi derën hyrëse të saj qëndron mbishkrimi në të cilin tregohet se "Kjo godinë është ngritur nga prizrenasi Mehmed Emin Pasha, i biri i Tahir Pashës . Punë e madhe i biri kujt ka qenë ??? )

(Emin Pasha vdiq në vitin 1843, gjersa gjendej në pozitën e mytesarifit (sanxhakbeut) të Prizrenit. Ai u varros në oborrin e xhamisë. Mbishkrimi i nishanit të varrit të tij, po ashtu është një vepër e jashtëzakonshme artistike, i ndërtuar nga mermeri i sjellë në atë kohë nga Shkupi. ) ??????????????

Cili ishte  dhe nga vinte Emin Pasha? Dinastia e mytesarrifëve të Prizrenit, RrotullajtKjo familje ishte me origjinë nga fshati Tejdrinë i Ujmishtit. Ata sunduan si mytesarrifë të Prizrenit nga viti 1747 deri në vitin 1843. I pari i kësaj familjeje Salih Zajmi kishte luftuar në luftën e Kretës dhe në vitin 1667 kishte marrë një titull nga sadriazami Fadil-Ahmet pashë Qypërliu.

Më pas nipi i tij Sali Pasha fitoi në vitin 1747 titullin Pashë dhe u emërua sanxhabe i Prizrenit. Në këtë pozitë ndenji deri në vitin 1750. Pas tij vjen djali i tij i parë Emrullah Pasha (qe vrarë nga pashai i Shkodrës më 1774) dhe djali i dytë Ismail Pasha (sanxhakbeg i Prizrenit në vitet 1774-1786).Më pas vjen djali i parë i Emrullahut, Tahir Pasha që sundoi nga 1786 deri në vitin 1795. Pastaj vjen djali i dytë i Emrullahut, Rustem Pasha që sundoi në periudhën 1795-1800.

Pastaj vijnë djemtë e Tahir Pashës, Said Pasha (periudha e sundimit 1805-1815), Mahmut Pasha, më i madhi i kësaj dinastie (periudha e sundimit 1819-1836), u vra nga Sulltani, dhe në fund vjen Emin Pasha i cili sundoi deri në vitin 1843 kur vdiq.

Rrotullajt bënë shumë ndërtime në Prizren, kryesisht me karakter fetar. Tahir Pasha ndërtoi një Medrese (1794) në Prizren, Mahmut Pasha ndërtoi 3 xhami (1828-1833), 1 medrese (1806-1831) dhe Kullën e Sahatit (1816), të gjitha këto në Prizren. Gjithashtu ai ndërtoi edhe Kullën e Sahatit në Rahovec (1791) dhe një tjetër në Mamushë (1815). Emin Pasha ka ndërtuar një xhami (1831) dhe një medrese (1855-1856), të dyja në Prizren.

E shihni Emin Pasha ishte nga  një rrenje servile shqiptare , e cila asnjë shkronjë për kombin nuk e ka dhënë. Ku janë shkollat , ku është arsimimi shqip ? Haram ,  arnautçe ,haram.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora