E shtune, 15.02.2025, 04:38 AM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Panama Papers po trondit botën

E enjte, 14.04.2016, 06:30 PM


Panama Papers po trondit botën

Një ditë më parë po thuajse të gjithë televizionet kishin në plan të parë skandalin  e Panama Pemper. Një nga emisionet më tërheqëse ishte ai I moderatorit Qafiku në Channel One. Në këtë debat ishin present gazetar që kanë ndjekur fenomenin e pastrimit të parave. Debadi ishte interesant dhe kishte mendime dhe gjykime të ndryshme. Drejtuesi  “Debati ne Channel One"-Roland Qafoku, hodhi  për debat idene ; cilat janë lidhjet e këtij skandali me Shqipërinë? A kanë teransferuar para personazhe të politikës shqiptare në këtë parajsë fiskale? “Panama Papers” ka tronditur mbarë botën sepse në të janë publikuar emra të mëdhenje të politikës botërore. Në debat u hodhën dyshime se, individë dhe emra me pushtet në të kaluarën dhe të tashmen nga Shqipëria, mundet të përfshihen në këtë skandal. Ismail Mullet është vetëm indicia e parë si emër konkret I cili deklarohet se është përfshirë ne skemat e  “Panama Pemper”, le të presim pak se cilët do të jenë figurat e radhës nga vëndi ynë, cilët do të jenë ata figura që do të bëjnë bujë në opinionin publik. Vërtetë “Panama Papers” ka tronditur botën, liderin britanik, atë rus, kryeministirn islandez e shumë të tjerë, por në Shqipërinë e varfër, kush do të jenë personat VIP që do të bëhën public si pjesë e ketij skndali të madh? Në “Panama Papers” është diskutuar gjatë përfshirja e firmës së markimit të karburanteve në Shqipëri. Në 2015 kompaninë GFI Albania ndryshoi kuotat e aksioneve të sajë në Shqipëri. Sipas informaconeve korekte, Autoriteti i Konkurencës nuk ka informacion të pasqyrave financiare të GFI, atëhere ku është përgjegjesia e isntitucioneve shtetërore?  Në firmat off-shore, nuk gjejmë dot të dhëna për xhirot dhe asnjë info të mëtejshme. Ligji s’na jep mundësi të kontrollojmë treguesit e tyre, jane shprehur titullarët e Autoritetit te Konkurencës. Fakti eshte se pas skandalit të  “Panama Papers” shqetësimi po thellohet për transferimin e aksioneve të kompanive të mëdhaja, dhe se duhet të kontrollohen transaksionet e tyre në mënyrën më korekte dhe më profesionale.

Gazetaret tek “Debati ne Channel One" thane se  per te shmangur këtë fenomen në vëndin tonë, duhet të forcohet  sistemi ligjor, që të forcohet kontrolli I kompanive të huaja që operojnë në vëndin tonë. Por ka edhe një shqetësim tjetër evident, I cili ka të bëjë me koncesionet që qeveria ka dhënë më parë por edhe tani për persona të panjohur. Pa dyshim, dhënia e shumë koncesioneve per kompani apo individe të panjohur të huaj, ka bërë dhe bën që të krijohen gropa të mëdha fiskale në vëndin sistemin tatimor. Metoda më efikase për të ndalur këto lloj kompanish që kanë hyrë në Shqipëri, është kontrolli shume profesinal dhe korrekt ndaj koncesionarëve, sepse pjesa dërmuese e investitorëve me kompanitë of-fshore, futen në ekonomi pikërisht nëpërmjet këtyre praktikave që tashmë u njiohën botërisht. Koha kërkon një legjislacion i ashpër, që të sanksionojë se çdo investitor i huaj, duhet fillimisht të paraqesë në mënyrë të detajuar bashkëpunëtorët dhe aksionerët e tyre, dhe të mos lejohen më asnjë  kompani të huaj apo vëndase që të mbajnë aninom aksionerët e sajë. Forcimi i kuadrit ligjor ndaj kompanive of-fshore që qarkullojnë në vend, është domosdoshmëri për të bllokuar trasferimet e parave jashtë Shqipërisë me metoda të dryshmë, apo me metoda mafioze. Sipas informacioneve të tanishme, kompanitë of-fshore në Shqipëri janë të huaja. Tashmë që edhe në Shqipëri plasi skandali I “Panama Papers”, duke investiguar shikojmë së dy vite më parë është miratuar një ligj që detyron kompanitë of-fshore të raportojnë transferimet e tyre në parajsat fiskale, por kompanitë që janë pjesë e kërij skandali nuk e kanë zbatuar këtë Ligj. Meqënëse priten emra të tjerë nga Shqipëria që janë përfshirë në këtë skandal, cfar presin organet ligjore që të vejnë përpara përgjegjesisë ligjore këta  kompani apo individe? Është thënë e stërthënë se investitorët e huaj janë të mirpritur që të investojnë në Shqipëri, por jo se Shqipëria është një mundësi e mirë për koncesionarët e huaj që finacat e tyre ti trasferojnë atje ku ata kanë interesa, duke krijuar një gropë të madhe fiskale në Shqipëri. Shumë koncesione të rëndësishme dhe strategjike u janë besuar të huajve, për të cilët nuk ka pasur shumë informacione paraprake. Ja pra, këta janë faktorët që ndikojnë në lulëzimin e parajsave fiskale. Para këtij skandali gjithë përfshirës-botëror, Qeveria Shqiptare do të ndërmarrë ndryshime ligjore për të detyruar kompanitë e huaja edhe ata vëndase që të tregojnë aksionerët e vërtetë, dhe për të zbardhur skemat off-shore.

Nje ditë më parë kjo iniciativë është paralajmëruar nga Ministri i Drejtësisë-Ylli Manjani, I cili deklaroi se, mendojme të vendosim rregulla të forta jo vetëm për kompanitë koncesionare, një pjesë e të cilave janë problematike dhe qeveria nuk ka asnjë informacioni, por dhe për të parandaluar shfytëzimin e skemave për pastrimin e parave dhe transferimin e kapitalit për t’i shpëtuar taksimit. Me tej Manjani tha se bazë për Ligjin e Ri, do të jetë projekligji që ka propozuar Qeveria Gjermane. Ai theksoi se puna për të verifikuar se në cilën pjesë të legjislacionit do të ndërhyhet, do të bëhet në bashkëpunim edhe me ekspertë të Ministrisë së Financave. Është koha për të folur për transparencë. Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim I të gjithë listës së aksionerëve. Le të presim, le të besojmë se në ditët që vijnë, Qeveria Shqiptare do të dale me këtë ligj te Ri, që një hërë e mirë ti thote ndal cdo biznesi për të abuzuar dhe për të bërë transaksione atju ku lulëzon parajsa fiskale.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency

8 Prill 2016



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora