E diele, 16.06.2024, 05:59 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka?: Varfëria që qesh nga egoja

E marte, 19.04.2016, 09:00 PM


VARFËRIA QË QESH NGA EGOJA...!

Nga Afrim Caka?

Sot pushtetarët pasurohen, pasurohen gjithnjë e më shpejtë. Solidariteti ynë është gjithnjë më i rrallë. Jemi dëshmitar të një eurozioni të shpejtuar moral. Megjithëse jemi sunduar prej një qeverie të korruptuar.

Ju pyesni: “Ç’është varfëria?”

Edhe unë themë: Ç’është varfëria? Sepse unë kam aq shumë frikë nga varfëria? Sepse varfëria ndihet si varfëri e padurueshme? Nuk mjafton të thuhet:

“Lumë populli varfur sepse atyre u takon mbretëria e zotit”.

Ndoshta, mos është më mirë të saktësohet se ky popull nuk e meritin varfërinë e kësaj qeverie. Varfëria vazhdon të rritet, “të bekuarit e qeveris” rriten vazhdimisht. Në fakt mbretëria e këtij populli është kaq shumë e mbipopulluar “me të varfur” saqë është kaq shumë e lehtë edhe po ti dergojmë ndonjë planet tjetër, edhe atje do të krijojmë varfëri. Të varfurit nuk lindën në varfëri, pra nuk kanë asgjë për t’i afruar të pasurit. Dhe në të njejtën kohë, i varfuri ka humbur kontaktet me pushtetin dhe orjentohet nga mashtrimet e ca hoxhallarëve që ti futen radikalizmit fetar islam! Ky religjion ushtron një tërheqje të veçantë mbi të varfrit në prapaskena e komplote. Këta persona jetojnë praktikisht në një gjendje të pavetëdijës: duke i mbyllur ëndrrat e veta brenda katër mureve të xhamisë. Po hyjmë në një botë të errësirës, në një fazë të re të njeriut shqiptar.

Varfëria vazhdon të rritet me hapa gjigante. Në një vend dikur moti kishte industri dhe arsim të shëndosh. Si është e mundur kjo që një fabrik të shkatrrohet dhe të mbesin njëmijë punëtorë të papunë? A do të demaskohet. Ky lloj ambicie është antinjerëzore dhe antishqiptare. Popullsia shqiptare në Dardani ka filluar të bjerë në numër. Falë shpërnguljeve drejtë perëndimit!?

Pasuria ekziston, por njerëzit që u pasuruan shumë shpejtë nuk ndihen të pasur; përkundrazi , ndihen jashtëzakonisht të varfur sepse nuk ngopën duke grabitur. Shpesh kemi vënë re këtë paradoks:

“vetëm kur je i pasur materjalisht, ti kujtohesh për kontrastin për varfërin mendore e shpirtërore nga pangopësia!”.

Jam plotësisht kundër varfërisë, kur një vend bëhet i varfër, kur një popull bëhet i varfër, humb kontaktin me çdo mendim me çdo perpjekje shpirtërore. Sa herë që një vend bëhet i varfur dhe korrupsioni lulzon, ai shtetë dhe ai popull bëhet i pavetëdijshëm përvarfërinë e tij shpirtërore e kombëtare. Ja pse ndërmjet individëve të varfur mund të përceptosh një lloj kënaqësie të hajdutëve, kjo sëmundje nuk mund ndeshet te njerëzit e ndershëm e atdhetar. Kur Dardania ishte e pasur, shumë shqiptarë ishin të interesuar që vendi ynë të ecë drejte vendeve të punës: në fakt ishin të interesuar të gjithë të varfurit. Pastaj vendi u bë i varfër, kështu nuk u zhduk çdo lloj kontrasti ndërmjet të pasurve dhe të varfërve. Por varfëria nuk ka diçka me ate shpirtërore, por me veprimet jashtligjëshme të njerzëve. Varfëritë e tilla, madje shkaktojnë edhe migrime të mëdha.

E gjithë kjo kishte të bëntë, në radhë të parë, me shtresat e gjera të varfënjakëve, kurse elita shqiptare, ajo që kishte marrë pjesë në pushtetin klanor, i dinte të gjitha labirintet e prapaskenat e tij se si duhet të varfërohet popullata e gjorë, ashtu siç e njihte, madje nganjëherë më tepër se ç’duhej, intrigat e politikës moderne sesi duhet varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Por ishte pikrisht një pjesë e kësaj elite qeveritarësh apo hoxhallarësh të shoqëruar edhe nga imamët hynë në lojën politike e fetare në Dardani me anë të mashtrimit, varfërisë e korrupsionit në dëmë të saj, duke thelluar kështu edhe më shumë ndarjen midis shqiptarëve naiv të pasur e të varfur të këtij shteti!

I varfuri dhe i pasuri varen nga njëri tjetri; i pasuri nuk mund të ekzistojë pa të varfrin. Sot kemi mundesin për të realizuar, prodhojmë kaq shumë gjëra ushqimore sa për të eliminuar ekzistencën e varfërisë. Mjerisht kjo qeveri dhe ca hoxhallarë e imam fetar bëjnë të kundërtën. Para së gjithash, egoizmi bën pjesë në natyrën e tyre; këtë duhet ta pranojnë. Dhe të pasurit kanë mbijetuar në saje të egoizmit të tyre. Shumë hoxhallarë i kanë shfrytëzuar këto oportunitete, duke maskuar veprimet e tyre prapa emrave imam e hoxhallarë. Në thelb, realiteti i të varfrve është gjithnjë i njejti, ai që ka qenë gjatë sundimit të kësaj qeverie, nuk ka ndryshuar aspak. Sa kanë deshir të pasurit të jetojnë në errësirë, sepse drita i verbon! Drita i frikëson, sepse ajo të lejon të shohësh të tjerët dhe vetvetën, në lakuriqësinë e qenies së tyre.

Jo rrallëherë në jetën politike dhe ekonomike të vendit tonë arsytohet mbi logjika të karakterit tërësishtë injorantë ndaj varfërisë, për të dalë nga kriza duhen politika ekonomike të përshtatëshme, duhen ligje të rrepta sociale, duhen programe të rrepta sociale. Të gjitha këto janë të drejta, por në të vërtetë këto politika në vendin tonë mungojnë përshkakë situatave korruptive dhe radikalizmit fetar nëpër xhami e mejtepe.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora