E enjte, 24.07.2025, 10:23 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ura me derë

E premte, 22.04.2016, 08:39 PM


URA ME DERË…

Nga Dedë Preqi

Mitrovica e Kosovës, dikur quhej edhe Mitrovica e Titos, do të thotë se edhe Tito në kohën e vet ia kishte vënë syrin këtij trolli dardan  dhe kishin simpati ndaj tij, apo ndoshta e kanë amanet prej shofenistave të tyre të parë dhe deri  te ata millosheviqian, që në vend të paqës  mbjellin urrejtje dhe në vend të parqeve me lule, mbjellin parqe me ferra, sikur që është ai i sotmi mbi urën e Ibrit, i cili po kundërmon erë urrejtje. Ka plot  thashethënme të ndryshme që flitet për pjesën  veriore të vendi dhe gjëja se,  vetë shqiptarët  e tradhëtuan vendin e vet, duke e ndarë Mitrovicën në dy pjesë, por kjo qështje e ka gjënezën shumë herët, e cila kërkon menquri dhe pjekuri politike për ta vënë këtë çështje në binarët e vet, për të mos ndodhur ajo më e keqja, të cilën nuk duhet ta kultivojmë.

Urat nuk paraqesin kufirin e ndarjeve, përkundrazi urat paraqesin bashkimin dhe harmoninë në mes njerëzve dhe marrëdhëniet me botën, vetëm në Mitrovicën tonë u zbulue diçka e pa imagjinueshme, të cilën dikush e përgaditi me „jerrnek“ këtë strategji, për ta bërë një mollë sherri. Fajin nuk mund t’ia hedhim kujdo, duke ditur se politika serbo-sllave për këto kurtha punon natën-ditën, të cilën e ndihmuan dhe aleatët e ngushtë të saj, sikur që ishte UNMIK-u, dhe të tjerët, për ta mbajtur peng veriun e Mitrovicës dhe për ta përvetësuar përmes Zajednicës.

Për këtë çështje  pjesa më e madhe e fajit i takon  edhe miopisë së lidershipit kosovar, posaqërisht komandantëve të luftës, të cilët pas përfundimit të luftës nuk u angazhuan për pastrimin e mbeturinave të okupatorit, por shumica e komandatëve ishte e  interesuar  të zaptojnë prona dhe gjësende tjera brenda shtetit të vet, të cilat sot po i kushtojnë shtetit të Kosovës shumë shtrenjtë.

Nuk mund të harrohet periudha e luftës së fundit, e cila ishte e tmershme, po aq edhe e rrezikshme për popullatën shqiptare, me ç’rast edhe pleq, gra e fëmijë i dëbuan nga trojet e veta shqiptare, e shumë prej tyre i masakruan dhe i zhduken  pa mëshirë, ku edhe sot e kësaj dite janë edhe 1666 veta të pagjetur. Pas luftës  së egër millosheviqiane një pjesë e popullit u kthye në Kosovë, por kurrsesi në shtëpiat dhe tokat e veta, fjala është për banorët shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës, të cilëve ua kishin zaptuar shtëpiat dhe pronat e tyre serbët e vendit dhe disa kolon që  kishin ardhur nga viset tjera të Serbisë.

Në mesin e atyre vrragëve që kishte lënë pas  lufta, megjithatë serbët e veriut nën udhëheqjen e politikës së Beogradit, urën e Ibrit e bënë pikë kufiri  me pjesën jugore ku banohej  me shumicën shqiptare, duke e bërë këtë urë të pakalueshme dhe për ti mbuluar të zezat e tyre, mbi urë vendosën bllogada me grumbuj gurësh dhe dheu, duke e bërë  kinse një „park i paqës“, që në realitet u bë „park i urrejtjes“.  Moria e shpjegimeve të tilla është e pa fundme, atë që e mendoi dhe planifikojë  politika serbo-sllave, atë edhe e realizoi për qëllimet e saj edhe pse me ndërmjetsimin e BE-së, u bënë disa marrëveshje në Bruksel, të cilat më shumë mbetën fjalë të shkruara në letër se ndonjë realizim dhe vepër.

Sipas marrëveshjes së Brukselit për heqjen e barikadave dhe rivitalizimin e urës së lumit Ibër,  17 tetori i vitit të kaluar të 2015, ishte datë vendimtare, që të zhvillohen disa punime dhe kjo urë për një kohë të shkurtër, apo në qershor të këtij viti të lëshohet në lëvizje për kalimin e njerëzve dhe automjetëve, por mos të thëmi se edhe kjo marrëveshje mund ta ketë fatin e marrëveshjeve tjera, sepse pothuaj se asgjë nuk po ndërtohet dhe as që zhvillohet ndonjë punim mbi këtë urë dhe për heqjen e barikadave në „parkun e paqës“. Askush nuk e ka marrë me mend se edhe pas 17 vitëve Mitrovica nuk do të bashkohet, dhe ndryshe nuk mund të arsytohen gjitha këto pësime shqiptare, për të cilat është vetë fajtore qeveria kosovare dhe Bashkësia Europiane, sëcilës nuk po i „hanë palla“  për zvarritjen e këtij procesi.

Në këtë rast sëcili ka të drejtë të hap dilema dhe të fajësojë politikën aktuale, e cila është bartëse e këtyre proceseve, por mos të thëmi se është edhe një turp për BE-në, e cila ishte ndërmjetësuese e këtyre marrëveshjeve, poashtu edhe iniciatore e këtyre projekteve. Edhe pse BE-ja, thotë se, zbatimi i marrëveshjeve u takon shqiptarëve dhe palës serbe, por,  nëse  bazohemi  në thënjët e tilla, apo duke pritë përgjegjën e kësaj pyetje, kurrë s’do të ndodh ndonjë marrëveshje e tillë pa prezencën dhe ndërmjetësimin e BE-së, apo ndonjë pale tjetër, sepse pala serbe është ajo e cila kërkon marrëveshje, por kurrë nuk e realizon atë, e cila në çdo moment është e gatshme të nxisë konflikte dhe  probleme, duke e fajësuar Kosovën dhe palën shqiptare, e cila është e pafuqishme e pa përgaditur, por e rryer me politikat e tilla konfliktuoze.

Dhe pikërisht në këtë mënyrë fshehet diçka irituese, jo vetëm në çështjen e urës së Ibrit, por në tërë çështjen që ka të bëjë me Trepçën dhe me thellësitë e saj. Një gjë e tillë nuk mundet të na bashkojë drejtë, duke ditur se dem baba- dem Mitrovica ka qenë dhe do të mbetët tokë e Kosovës, prandaj nuk na befason tragjika, por na befason politika dhe lojrat  e saj të rrezikshme, të cilat nuk e lënë të qetë këtë popull në trojet e veta. Në këtë pjesë të vendit nuk po përfillet vullneti i popullit shqiptarë shumicë të Kosovës, por privilegjet i takojnë  popullatës serbe, e cila synon ta përjashtojë shumicën, duke mos pranuar e respektuar  as ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Mesazhi do të ishte i qartë: Serbisë dhe tërë botës duhet dhënë përshtypjen e baraspeshës demografike të Kosovës, e cila nuk ka arsye të ndryshojë dhe të bëjë pazare në asnjë pëllëmbë të tokës së vet pa vullnetin e qytetarëve të saj. Dhe  i ashtuquajtur „parku i paqës“, të shdërrohet në realitet, sepse një konstrukt i tillë i kësaj logjike serbe, ky park është plotësisht i kundërt më atë që titullohet, i cili ka prapavija  politike dhe jashtë mundësive bindëse për të prodhuar paqë dhe stabilitet në mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë pjesë të vendit.

Poashtu, edhe Ura e Ibrit, të bëhët e lëvizshme dhe e lirë për gjithë qytetarët e saj, që të krijohen mundësitë dhe kushtet normale në mes popujve të vendit pa dallim etnie dhe kjo urë sikur urat tjera të mos përcaktohet si një „urë me derë“, poashtu,  ironinë dhe urrejtjen ndëretnike të kësaj molle sherri, ta shkrijmë në vetëdije të brendshme, e cila nuk qanë kokën e asnjërit për përkufizimet dhe kërcnimet e natyrave të ndryshme. Çdo lojë e tillë pason e pëson nga jeta, por është domodoshmëri shoqërore e historike që monstrat e niveleve të tilla ti zvogëlojmë e asgjësojmë dhe ti shdërrojmë në paqë dhe harmoni, për hir të asaj, që të gjithë popujt e këtij vendi të kemi dobi.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx