E diele, 16.06.2024, 03:43 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Rilindje, Rilindje, Rilindje

E enjte, 21.04.2016, 08:22 PM


RILINDJE, RILINDJE, RILINDJE

NGA NEBI DRAGOTI

Kur nuk kuptohet drejt nga politika (bëhet me dashje ose padashje...), duhet ta përsëritësh këtë ide, duke e bërë këmbanë në veshët e shurdhër, në mendjet e fjetura të kësaj politike me sjellje skandaloze të vitit 2016. Përcaktimi i kësaj politike, se është llumë, se është çorbë është përcaktimi më i drejtë, më i pamohueshëm, dhe ia vlen për ta ilustruar edhe me shprehjen popullore: " Njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit". Kjo ka filluar të shfaqet edhe brenda alternativës qeverisëse me disa zëra kukuvajkash, qëllimerrëta, që dalin kundër Rilindjes. Dalin kundër Rilindjes, se nuk duan të punojnë, se nuk e kanë qejf realizimin e konceptit madhor të fjalës Rilindje, që, pa humbur kohë,  duhet mbjellur si filiz i ri në çdo qelizë jete të vendit. Që të arrihet kjo, duhet emërues i përbashkët mendimi politik, duhet kolegjialitet e unison veprimesh konkrete. kjo arrihet, kur ka mirëkuptim dhe kur sakrifikohet për të mirën e Atdheut, që ky Atdhe të ketë politikë efektive, sepse resurset, potencialin njerëzor, pozicionin gjeografik klimaterik e ka të shkëlqyer.Keq, keq, shumë keq është pozicionuar kjo politikë shterpe, që, veç vickla i hedhin alternativat njëra-tjetrës. Koncepti i drejtë dhe i shëndosh që ka Rilindja, duhet të futet e të ndryshojë me themel edhe në strukturat partiake, edhe në administratë, edhe në sistemin arsimor, dhe, në veçanti, në sistemin e drejtësisë. Veprimi i korrupsionit nuk ka ndalur, veç ka ndërruar formë, takt dhe ngjyrë, pra, është bërë më i rrafinuar dhe më i kamufluar. Pikërisht, vazhdon kështu, në sajë të kuadrit të korruptuar, që e ka bërë pjesë të vetën dhe objektiv kryesor korrupsionin. Duke pasë këtë objektiv, nuk bëhet punë në drejtësi. Ka burrokraci shkresash, vendimesh, dosjesh që kanë zënë myk e janë bërë "mal" me ujë. Ka radhë të gjata e sorollatje pa vend sa në një zyrë në një tjetër. Mjer ky popull  ç'heq ,sidomos, kur kërkon të drejtën e atë nuk e gjen. Për këtë çështje, preokuptimi nuk është i kristilazuar seriozisht në arenën e politikës shqiptare për t'i vënë shpatullat, për ta varrosur këtë të keqe politiko-sociale, që ka lëshuar kthetrat kudo. Orvajtjet e të majtës qeverisëse nuk kanë qënë të mjaftueshme dhe qindprëqind rezultative, megjithse, këtë detyrë vetëm kjo forcë e ka marrë për barrë, që të bëjë Shtet Ligjor, aq shumë të domosdoshëm, sidomos, për një shoqëri domosdoshmërisht demokratike. Në kontekst të shkrimit, sa sipër, politika e djathtë është minusi më i madhë, është politika llumë, që as do t'ia dijë për këtë plagë kanceroze që ka vendi ynë. E keqja e saj është: orvatet të hedhi baltë, rreh gjoksin duke gufuar premtime, fllucka sapuni, që janë veç mashtrim i paskrupulltë përpara elekoratit në përgjithësi. Gjithegjithë, e bën për të mbuluar zullumet që ka bërë. Kjo forcë nuk ka bërë analizë të arritjes së vendit në këtë gjëndje, sepse është vetë shkaktarja kryesore e qeverisjes në mënyrë të papërgjegjshme, kur qe në pushtet për tetë vjet. Po të ishte bërë me transparencë e ndërgjegje kjo analizë, tjetër qëndrim do të kishte kjo opozitë, që në vetvete reflekton çoroditje. Kjo forcë ka nevojë edhe për ndyshim kryekëput në strukturat drejtuese. Nuk e kam dëgjuar, nuk e kam parë të shkruar që djathtistët të punojnë për Rilindje. Për Rilindjen duhet të organizohet akoma më tepër e majta, por, në këtë proçes, duhet të tregohet edhe e kujdesshme që të mos dëmtojë shtresat e varfëra. Partia punon për popullin e vet. Rilindje do të thotë rregull, drejtësi. Rilindje do të thotë disiplinë për të rrokur rezultate në punë, që jep frute për të gjithë. Këto fundthënie të shkrimit shërbejnë edhe si teste ndër kohëra për çdo qeveri.

Duhet Rilindje, Rilindje, Rilindje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora