E diele, 16.06.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Opozitarët kundër njëri-tjetrit

E hene, 25.04.2016, 07:49 PM


Opozita, dje e bashkuar, sot kundër njëri-tjetrit !

Shkruan Florim Zeqa

Liderët opozitar u ndanë, për të shpëtuar lëkurën e tyre

Se vërtetë në vendin tonë, nuk ka dhe nuk ka pas asnjëherë opozitë të bashkuar është dëshmuar disa herë përgjatë këtyre 17 viteve. Një gjest i pazakont kishte ndodhur edhe një vit më pas pas protestës së parë të opozitës së bashkuar VAN kundër pushtetit aktual,...ku të nesërmën pas protesës, ishte parë të takohet njëri nga liderët e opozitës me kryeministrin aktual në një kafene në qendër të Prishtinës duke pirë kafe dhe bërë llafe së bashku !

Për ata që i përcjellin shkrimet e mia, menjëherë pas kësaj ndodhie të pazakont, pata reaguar përmes shkrimit me titull; "Një kafe pas proteste, e idhët për opozitën" (21.04.2015).

Ky gjest i pazakont i njërit lider opozitar, tek opinioni i gjerë kishte krijuar përshtypjen se në vendin tonë nuk ka pozitë reale e as opozitë të fuqishme e as të vendosur për ndryshimin e kursit qeverisës në vend.

Në realitet, pozita faktike në vendin tonë akoma është në dorën e ndërkombëtarëve, në dorën e ministrave të shteteve të "QUINTIT" të akreditura në vendin tonë, të Brukselit dhe Washingtonit,...pa anashaluar ndikimin e  fuqishëm të Beogradit zyrtar në politikbërjen kosovare.

Liderët e shtetit të Kosovës, për më tepër u ngjajnë figurave të shahut në dorën e ndërkombëtarëve. Përveqse u mungon guximi i marrjes së vendimeve si lider të një shteti të pavarur,...çdo herë veshët i drejtojnë kah Brukseli dhe Beogradi, duke mos e dëgjuar asnjëherë zërin e qytetarëve të vet, duke u shndrruar në "zëdhënës" të Brukselit dhe zbatues të urdhërave të Beogradit !

Kjo po vjenë si rezultat i mungesës së një qeverisje të dalur nga vullneti i shumicës shqiptare në vend. Numrat në qeverisjen aktuale nuk e reflektojnë në mënyrë reale vullnetin e qytetarëve,...ngase në zgjedhjet e fundit parlamentare vullneti i shumicës në vend ishte për ndërprerjën e keqeverisjes e jo për vazhdimin e saj.

Mënyra e arritjes së koalicionit aktual qeverisës (PDK-LDK) e vërteton thënjën e mësipërme, se liderët tonë s'janë gjë tjetër vetën "figura shahu" në duart e ndërkombëtarëve.

Më e idhët se sa kafeja një ditë pas proteste e një viti më parë,...për Levizjen Vetëvendosje doli të jetë darka e fshehtë e liderëve opozitar me pushtetarët një vit më pas!

Deri të shpërbërja ciklike e koalicionit L-V-AN, erdhi jo shkaku i parimeve politike, por shkaku i egos për pushtet. Mbetja e koalicionit AN, apo siq po i thonë marrëveshja parazgjedhore mes këtyre dy subjekteve ndodhi jo për të fituar zgjedhjet, por shkaku i frikës së moskalimit të pragut zgjedhor si subjekte të ndara, për t'ju bashkangjitur më pas PDK-së,...me qëllimin e vetëm për largimin e LDK-së nga pushteti.

Një LDK e plagosur rëndë dhe katandisur keq nga koalicioni qeverisës me uzurpatorët e shtetit, nuk i ka mbetë gjë tjetër përpos përgatitjes së valigjeve  për një pushim të gjatë opozitar.

Siq po shifet, "oferta" e kryeparlamentarit për Opozitën e "bashkuar" paska qenë tepër joshëse dhe serioze, saqë i bëri liderët opozitar të largohen nga "kauzat" e bllokut opozitar, për t'i ngrënë më pas "qershiat e lagura", duke lënë popullatën të thyer dhe zhgënjyer shpirtërisht.

Akoma më keq, kur pas dy protestave të fundit masive të opozitës së bashkuar  në shesh, u dridhën në themel rrënjët e këtij pushteti antipopullor.

Me largimin e LDK-së nga pushteti realizohet objektivi kryesor dhe kauza e vërtetë e dy prej tri subjketeve politike që bllokuan për tetë muaj rresht punën e parlamentit të Kosovës.

Edhe pse, nuk është bërë asgjë publike për opinion, është e vetëkuptueshme se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ndodhin së largu në fillim të vjeshtës së ardhshme, jo për të ndryshuar për të mirë qeverisjen e vendit, por për të ruajtur kontinuitetin e keqqeverisjes në vend.

Kosova, shtet për gjynah të Zotit !

Milionerët e pushtetit dhe ata të opozitës pak gjë i dallon,...edhe milioner edhe pushtetar, edhe milioner edhe opozitar protestues,...së fundi edhe milioner edhe veteran,  të gjithë janë bërë të njëjtë në këtë vend.

Punë e madhe,  me hallet dhe problemet e popullit  nuk merret pozita e as opozita, këta të fundit popullin janë duke e përdorur vetëm për interesa personale të tyre; për rimarrjen e privilegjeve të humbura apo ambicieve për ardhje në pushtet.

Të vetmit që s'janë pajtuar asnjëherë deri më tani me veprimet e pushtetarëve vendor dhe ndërkombëtar janë aktivistët e Levizjes Vetëvendosje, që s'janë pajtuar asnjëhere me degradimet e shtetit të Kosovës, të ardhura si produkt i bisedimeve të Brukselit.

Andaj, të drejtën legjitime për të protesuar për gjithëçka dhe për çdo gjë e mbanë vetëm Levizja Vetëvendosje e cila në asnjë rrethanë nuk është larguar prej parimeve bazike të saj.

Mbase kështu, me këtë klasë kusarësh politik të veshur me petkun pushtetar dhe opozitar, të cilët po tregohen gjithnjë e më të pangopshëm për pushtet dhe privilegje nga shteti, do të mbetemi shtet për gjynah të zotit edhe për aq kohë sa nuk vetëdijësohet popullata e vendit, për ndryshime substanciale e jo kozmetike, siq po ndodhë nga zgjedhjet në zgjedhje.

Hyp njani (nga pushteti) e zbrit tjetri,...kap nëri grup (shtetin) e "ç'kap" tjetri,...me këtë logjikë jo vetëm se nuk do të arrijmë të ndërtojmë asnjëherë shtet, por e rrezikojmë seriozisht funksionalitetin dhe ekzistencën e tij !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora