E diele, 16.06.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Vajza e llastuar

E hene, 25.04.2016, 08:00 PM


Dedë Preqi

VAJZA E LLASTUAR

(Cikël tregimi nga mërgimi)

Sa herë shkruhet diçka për mërgimtarët nuk është e tepërt, sepse ata janë pjesë e çmuashme e medaljes së punës dhe lirisë e pavarësisë së Kosovës. Dikur shumë herët ishin kohë të vështira, kur ëndërronim të jemi të lirë në vendin tonë,  duhej të iknim  gjëkundi ndoshta edhe për ta shpëtuar kokën. U larguam pa dëshirën tonë, atje largë atdheut dhe vendlindjes, por ja që tani, të ngarkuar me një bagazh të madh përjetimesh,  nuk janë të pakta ngjarjet që vargojmë dhe rrëfejmë për jetën mërgimtare dhe peripetitë e saj.

Shpesh herë  e pyesim  vetën, si kanë mundur mërgimtarët e hershëm të jetojnë pa familje dhe çfarë kuptimi ka jeta largë vendit tënd dhe largë frytëve tua, sikur që janë fëmijët  dhe të afërmit që të rrethojnë, mirëpo  kushtet çenkan  ato të cilat t’a  diktojnë rrugën e jetës dhe të  obligojnë, deshte apo nuk deshte t’u nënshtrohesh urdhërave të saj në përmbushjen e qëllimimëve dhe detyrave, apo të diçkahit me vlerë, duke i dhënë  vetës obligim që të përqafoshë  edhe të pamundurën.

Përveq atdheut, fëmijët dhe familja e ngushtë, janë pjesa më e ngrohtë e jetës, pa të cilët nuk mendohet jeta, sepse janë të vetmit në botë që i japin kuptim  ekzistencës dhe jetës normale. Sot kemi plot shembuj të mirë që na gëzojnë dhe na bëjnë të ndjehëmi krenar me pjesën e madhe të rinisë mërgimtare, të cilët janë lindur e rritur largë atdheut të tyre, por janë shembull i mirë i punës dhe sukseseve  të frytshme e pozitive, që na jep me kuptue se rroli i prindërve dhe këshillat e mira janë  indikatorët kryesor të arritjeve të tyre, dhe na bëjnë të lumtur të gjithëve.

Është kënaqësi e vërtetë kur kemi shembuj të mirë të fëmijëve tanë në mërgatë, të cilët përveq frymës edukative e atdhedashurisë që posedojnë, ata  kanë arritë të kryejnë edhe profesione e shkolla të rëndësishme, nga të cilat burojnë të ardhurat e tyre të frytshme për një jetë më të begatshme, poashtu, ata janë  të integruar në mënyrën më të mirë dhe të mundshme në vendet perëndimore, aty ku sot punojnë dhe jetojnë.

Mirëpo, a është befasuse, nëse kemi  edhe raste tilla të cilat nuk mundemi ti lëmë anash pa i përmendur, sepse në mesin e kësaj cilësie njerëzore mund të gjejmë edhe një përzierje  të së mirës me të keqën, e që ekziston në të gjitha qenjet njerëzore dhe depërton në thellësitë e jetës  e bëhët e dukshme. Prandaj, ne do të kapëmi për fijet e asaj pjese të tregimit, por ndoshta mund të gabojmë nëse paragjykojmë, apo e akuzojmë dikënd, pse ashtu ndodhi ?…

Sidoqoftë, gjeturia e të akceptuarit të rrëfimit nga Sadushi, është origjinale, por jo e këndshme, jo vetëm për rrëfyesin, por edhe të tjerët, sidomos  për origjinën e vajzës, e cila e ka preardhjen nga ai  fshat historik, që ka përjetuar masakra të tmershme gjatë luftës së fundit që shkakëtojë regjimi serb i Millosheviqit në Kosovë dhe po në atë vend, duke ekzekutuar 45 civil shqiptarë të pafajshëm, me ç’rast e ngriti në këmbë tërë Bashkësinë Ndërkombëtare dhe botën, përmes ambasadorit amerikan William Walker.

Djaloshin S. nga Peja e njoha rastësisht dhe e takova në Banknow të Luzernit, kur kisha nevojë të këshillohem për një kredit të vogël, me të cilin mbetëm miq dhe sa herë që botoja ndonjë shkrim në ndonjë portal dhe në gazetën Bota Sot, ai ishte i pari që më jepte ndonjë lajm dhe kritikë miqësore. Një ditë djaloshi më thirri në telefon dhe më tha të gjejmë kohë për një kafe, nëse është e mundshme sa më shpejtë, me një moto që nuk dispononte durim, i cili mëzi priste të mi thotë gjërat, të cilin e kishin kapluar dhe e mundonin nga një përshtypje e keqe, që kishte përjetuar gjatë një ahengu në vendpunimin e tij.

Vendtakimin e kishim si çdo herë, në një restorant afër liqenit dhe pasi e muarëm nga një kafe me tëmbël, djaloshi nisi me rrëfimin e tij, jo të zakonshëm, sikur bisedat e mëhershme, që bisedonim edhe për sportin, por me përshtypjen e parë e vërejta se diçka e mundonte, sepse nuk dispononte durim për  të nisë me rrëfimin e tij, i cili menjëherë më pyeti, çka thua ti, nëse do të më vizitoje një ditë në burg?...  Unë qesha dhe i thash, me siguri se je lodhur nga puna dhe po kërkon pushim, ashtu në fillim mendova se po shagaret, sepse po sa ishte beqar shpeshherë kur bisedonim për vajzat shqiptare më thoshte, disa vajza shqiptare e meritojnë grabitjen edhe nëse do të dënohesha …

Po, po, do ta thëm një rrëfim shumë interesant, që veprimi dhe sjellja e një vajze shqiptare më ka bërë të mos ndihem ai që jam, besoj se edhe ti nuk do të pajtoheshe me gjestet e tilla, nëse i thua vetës shqiptarë. Në vendin e punës ku punoj unë, në një sallë ishte  organizuar një aheng i thjeshtë me pije të ndryshme, ku kishte edhe disa filiala tjera më të vogla me punëtorë të të gjitha kombëve të ndryshme. Që në fillim më bie në sy një vajzë shtat-hedhur dhe bukuria e saj i joshi dhe të tjerët, por me që janë të qarta ndjenjat tona shqiptare  e njoha se ajo i përketë kombit tim dhe e përshëndeta, duke e pyetur, nga cili vend vjeni, nga Kosova, e cila u përgjegj shkurt se vjen nga Reçaku dhe u largue me ngadalë nga shoqëria ime.

Nuk i bëri shumë përshtypje përshëndetja e ime edhe unë u shoqërova me shoqërinë time të punës, me të cilët i cakërronim gotat dhe bisedonim, duke improvizuar ndonjë lojë amatere me shakaja të rëndomta.  Dhe, duke qenë koshientë për atë që më ndodhi se,  pse ajo si një vajzë shqiptare dhe ishim ndër të gjithë ata punëtorë vetëm ne dy shqiptarë, si të mos e vëreja se kjo sjellje është në disfavorin tonë, dhe nuk ishte fjala për kurrfarë strategjie, por për çfarë qëllimesh merr përsipër ta luaj atë rrol ajo vajzë, e cila nuk vonoi shumë i shoqëroi disa meshkuj, që flisnin gjuhën serbe, sidomos kur u dehën dhe filluan me sha në gjuhën e tyre, sikur që e kanë traditë gjithherë.

Pasi u shterren disa shishe alkooli, aty filloi edhe loja e vallëzimi, ku dalloheshin ata të cilët e kishin kaluar limitin dhe një ndër ata ishte edhe ajo vajza shqiptare, e cila ishte e veshur me një fustan të shkurtër dhe në mënyrë provokative, duke vallëzuar dhe kënduar së bashku me tre serbët, të cilët e kishin rrethuar sikur ujqit delën dhe sëcili ia fuste duart vend e pa vend, duke shfryer  epshet e tyre me gjeste  shtazarake, vetëm se nuk kishin guxim  të kryejnë edhe atë  aktin e fundit…

Më beso, më thoshte bac, përsëri fillonte djaloshi të tregonte rrëfimin e tij, i cili ishte skuqur nga turpi që e kishte kapluar dhe vazhdoi…. Ah, sikur ta kisha pasë një automatik, nuk do të përmbahesha pa e zbrazur, duke ditur se çka kanë vepruar këta njerëz me shqiptarët, sa motra e nëna tona i kanë dhunuar, sa vëllezër na i kanë masakruar dhe lloji i njejtë po na e përkujton të kaluarën e popullit tonë dhe po vepron në ditët e sotme.

Pasi përfundoi ahengu, të cilin do ta urreja përherë, nuk dita se çka të ndërmarr më urgjente, e thirra numrin e ndihmës së shpejtë nga Kantonspitali, me ç’rast nuk vonuan shumë dhe erdhën e muarën vajzën e dehur dhe të lodhur, të cilën e kishin rrokur tre serbët për krihësh dhe donin ta futëshin në kerrin e tyre, për të shfryer  edhe ato epshet e fundit, që i kishin kursyer deri në ato momente për vajzën shqiptare.

Njëri prej tyre nga serbët më kërcënoi dhe deshi të më sulmonte, as që iu tremba dhe mbas disa përplasjeve të tyre erdhën disa njerëz të sigurimit, të cilët na larguan nga vendi i ngjarjes. Dhe pas një kohe të shkurtër të gjitha ia shpjegova shefit kryesor të Bankës, i cili heshti dhe nuk e zgjati bisedën, pasi që tha se, do të merr masa disiplinore me punëtorët e tillë. Dhe vazhdoi djaloshi, duke rrëfyer përfundimin e rrëfimit.

Nuk munda të mos shkoi deri në Kantospital, aty ku pas pak vajza shqiptare do të qetësohej dhe do të kthjellët nga alkooli, të cilën e gjejë duke fjetur. Mbas pak orësh, ajo zgjohet dhe hyra në dhomën e saj, ku merrte disa lëngje me ushqim dhe nuk kisha durim duke u zbrazur me një fjalor dhe ton jo normal.  - Besoj se tani jeni e vetëdishme se çfarë keni vepruar dhe nuk mundëm pa të përkujtuar rrënjët dhe preardhjen tënde, vendin dhe rrethin nga jeni, atëherë veprimet e juaja sot, janë të turpshme, të cilat e turpërojnë  gjakun e  gjithë martirëve të Reçakut dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ajo, vetëm heshti dhe filloj të qajë…



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora