E diele, 16.06.2024, 07:25 AM (GMT+1)

Mendime

Peka: A ishin martirë desantët e 'Kompanisë 4000'

E marte, 26.04.2016, 08:00 PM


A ISHIN MARTIR TË LIRISË DESANTËT E “KOMPANISË 4000”?

Nga Sejdi Peka

Eshtë mjaft për t’u çuditur,  se 26 vite nga rënja e komunizmit, akoma nuk ka një qëndrim të drejtë, ndaj desantve të “kompanisë 4000”që zbarkuan në Shqipëri me një mision mjaft të vështirë, të rrëzonin regjimin komunist për t’i hapur rrugën vendosjës së demokracisë. Me një llogjikë të thjeshtë sikur të ishte realizuar përpjekja e tyre, populli shqiptarë nuk do të kishte vuajtur diktaturën komuniste edhe plot 40 vite të tjera të dhimbshme, të një persekutimi mizorë në kuadrin e luftës së klasave, të mungesës totale të lirisë, të pushkatimeve, burgosjeve, internimeve, të një varfërie deri në dhimbje për mbarë popullin. Sigurisht që ka patur intervenime të disa studjuesve dhe gazetarve me vullnet të mirë, që të paqyrojnë dhe të vlersojnë sakrificën e pa shëmbullt të  këtyre njerzve në emër të lirisë, por këta numurohën me gishtat e dorës, ndërkohë të tjerë të ashtuquajtur historian që vijnë nga katedra e Shkollës së Partisë dhe Instituti i Studimeve Marksiste, kan nxirë sa kan mundur duke injoruar përpjekjet e këtyre ushtarve të NATO-os, për clirimin e një populli të shtypur siç ishte populli shqiptarë. Për të bërë këtë vlersim, kërkohët në rradhë të parë , të analizohet qëllimi për të cilin u furmua “kompania 4000”, kush ishin rrethanat politike të kohës dhe kush ishin ato fuqi politike dhe ushtarake që e formuan këtë formacion ushtarak posaqërisht për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Në këtë kuadër më shumë vlerë janë hulumtimet e arkivave sekrete të Londrës dhe Washingtonit lidhur me organizimin e një kryengritje të armatosur për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, të pasqyruara nga Lordi Anglez Nikollas Bethel,  në librin e tijë “Trathëtia e madhe”. Me shumë interes dhe të besueshme janë edhe intervistat e Editorialit të gazetës Yllyria në New-York z.  Vehbi Bajrami,  me ish Komandantin e “Kompanisë 4000”Tomas Mangeli. Një punë mjaft të lavdërueshme ka bërë edhe studiusi i mirnjohurz. Kastriot Dërvishi me librin e tijë “kompania 4000 e Munihut, dosja e sigurimit”. Të gjitha të vertetat qëndrojnë në faktin se desantët që zbarkuan në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist të Hoxhës ishin ushtarë të NATO-os. Me 4 Prillë të vitit 1949 në Washington,  u formua Aleanca politike dhe ushtarake e Atlantikut të Veriut (NATO) ku merrnin pjesë 12 shtete të Europës Përendimore, Kanadasë dhe Amerikës. Kjo aleancë u formua për të ju kundërvënë ekspansionit komunist kundër vëndeve të tjera. Për udhëheqjën e kësaj aleance u ngarkua Sh. B. A. , një shtet me potenciale të konsiderueshme ekonomike dhe ushtarake. Më vonë kjo aleancë u zgjerua me Greqinë, Turqinë, Gjermaninë etj. Sot kjo Aleancw ushtarake dhe politike mw e fuqishmja nw historinw e kombeve ka 28 shtete antare nw mes tyre, falw pwrkrahjws amerikane wshtw edhe Shqipwria. Duket se Amerika kompensoj atw misionin e pa mundur tw “kompanisw 4000”. Parimi vendimtar i NATO-os është parimi i mbrojtjes së përbashkët,  “në roje të lirisë, trashëgimisë së përbashkët dhe civilizimit”. Duke parë këto veprime të “botës së lirë” kundër regjimeve komuniste të Europës Lindore, u lind nevoja që disa nga figurat e njohura të nacionalizmit shqiptarë të përndjekur nga regjimi komunist i Hoxhës, të bashkoheshin në qëllimin e përbashkët për çlirimin e Shqipërisë, duke kordinuar veprimet dhe kërkuar ndihmën e NATO-os të kryesuar nga Sh. B. A. Me 26 Gusht 1949, në një konferencë shtypi në Paris, Mitat Frashëri, Seit Kryeziu, Abaz Kupi, Xhafer Deva dhe Zef Pali, shpallën formimin e “Komitetit Shqipëria e Lirë”, që kishte për qëllim përdorimin e një plani aktiv për rrëzimin e regjimit kriminal komunist në Shqipëri dhe vendosjën e demokracisë, me ndihmën e aleatve të fuqive përëndimore, kryesisht të Anglo-Amerikanve. Në këtë kontekst, pak dit më vonë Radjo BBC Londrës i krijoj një hapsirë prej 15 minutash Kryetarit të këtijë Komiteti Mitat Frashërit, që të proklamonte në gjuhën shqipe dhe t’i drejtohej me një fjalim popullit shqiptar, duke prezantuar strategjinë dhe taktikat e “Komitetit Shqipëria e Lirë”, për rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjën e demokracisë në Shqipëri. -Në Korrik të vitit 1949,  OPC dhe CIA caktuan oficerin e tyre të operacionit për organizimin e forcave guerile. Ai ishte Majkëll Burke një veteran i OSS. Ai u nis për në Romë. Detyra e tijë ishte jo vetëm si oficer ndërmjetës midis CIA dhe OPC dhe “Komitetit Shqipëria e Lirë”, por edhe të mbikqyrte zgjedhjën dhe stërvitjën e njerzve që do të hynin në Shqipëri të armatosur”(shih Nikollas Bethel, Trathëtia e madhe, fq. 132). -Me 14 Shtator 1949 Departamenti Amerikan e Shtetit i paraqiti një raport tepër sekret Kshillit të Sigurimit Kombëtar prej 21 faqe, për drejtimet e politikës amerikane, për të reduktuar dhe eliminuar ndikimin dominant sovjetik në shtetet satelite ku në rrjeshtin e parë bënte pjesë Shqipëria. -(po aty Nikollas Bethel, fq. 117). Kordinimi i veprimeve ndërmjet “Komitetit Shqipëria e Lirë”dhe Anglo-Amerikanve duket shkaktoj alarm në shërbimet sekrete sovjetike. Me 3 Tetor 1949, në hotelin Lekstington në New-York,  u gjënd i vdekur në rrethanat e një helmimi të mundshëm, Kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë , Mitat Frashëri. Kjo vdekje vonoj për arsye  teknike, që plani Anglo-Amerikan për një ndërhyrje guerile të armatosur në Shqipëri, të pësonte vonesa në këtë drejtim-Kështu lindi ideja e krijimit të “Kompanisë 4000”, një njësi e përbërë nga 250 refugjat shqiptarë, me oficerë , togerë e kapter, por që do të stërviteshin nën komandën amerikane. -(po aty, fq. 135). Vëndin ku do të përqëndroheshin ushtarët, Burke e zgjodhi me kujdes që të mos diktohej nga zbulimi sovjetik dhe sigurimi shqiptarë. Kompania u vendos në periferi të Munyhut në Gjermaninë Përendimore, ishin disa gazerma dhe depo armatimi. Komandanti i kompanisë u emërua oficeri amerikan Tomas Mangeli , me origjinë shqiptare nga Dardha e Korcës, kjo me qëllim të një mirkuptimi më të mirë ndërmjet oficerve amerikan që drejtonin stërvitjën dhe ushtarve të “kompanisë  4000”. Lordi Anglez ka intervistuar disa nga desantët që zbarkuan në Shqipëri dhe mbetën gjallë nga ish sigurimi komunist në pa mundësi për t’i kapur ata nga trathëtia e spiunit rus Kim Filbi. Njëri prej tyre Halil Nerguti shpjegon se,  “Askujt nuk i shkonte mëndja që të refuzonte të dilte vullnetarë. Ai si edhe të gjithë refugjatët shqiptarë ushqenin një urrejtje të thellë kundër regjimit të Hoxhës dhe ishin gati për çdo gjë kundër tijë. Ne e dinim se ata mundet të hakmerreshin kundër familjeve tona. Ata pushkatuan vllaun tim Hysenin, ndërsa Babaj im vdiç në një kamp internimi. Nga këto veprime na u hapën sytë dhe dinim se çfar duhej të bënim. Ky ishte një vlersim realist, ndaj kishim shpresa të mbëdha. Për fat të keq ishim të trathëtuar. ”(po aty Trathëtia e madhe fq. 159). Nga ushtarët e “kompanisë 4000”në Tetorë të vitit 1950, me një urdhër të qëndrës së operacionit  për Shqipërinë, u përzgjodhën nga Komandanti amerikan i kompanisë Tomas Mangeli dhe oficerve të tjerë, 16 desantët e parë që do të zbarkonin në Shqipëri. Ata ishin:Adem Gjura, Qazim Hoxha, Halil Nerguti, Sali Daliu, Llesh Nikolla, Ram Begu, Iljas Toptani, Aga Daveri, Xhetan Daci, Ramadan Cena, Qemal Mara, Sadik Bega, Harun Traga, Myftar Planeja, Selim Daci, Rexh Berisha. Në  një natë Nëntori të atijë viti, një aeroplan e pilotuar nga pilot polak i hodhi me parashutë desantët në tokën e Atdheut të tyre që po lëngonte nga tirania komuniste. Por ata ishin të trathëtuar nga Kim Filbi, një spiun rus që ishte infiltruar në qëndrën e operacionit për Shqipërinë. Në këtë kohë në Shqipëri, ishin të aktivizuar lart më shumë se 2000 “instruktor”sovjetik, që dublonin të gjitha ministritë dhe institucionet e shtetit komunist shqiptarë. Të gjitha informacionet që transmentonte për Moskën Kim Filbi për orën dhe vëndin ku do të parashutonin desantët, u transnetoheshin oficerve sovjetik të atashuar në Ministrinë e Brëndëshme në Tiranë. Në këtë mënyrë forcat ushtarake dhe të sigurimit nuk e kishin të vështirë që desantët e “kompanisë 4000”t’i kapnin dhe t’i asgjesonin akoma pa filluar misionin e tyre. CIA dhe OPC, në këtë mënyrë ranë në kurthin e ngritur nga spiuni sovjetik Kim Filbi, zbulimi sovjetik dhe sigurimi shqiptarë. Për një kohë më shumë se dy vitesh, kontigjent të tjerë të ardhur nga “kompania 4000”me qëllim rrëzimin e regjimit komunist, u kapën dhe u asgjësuan. Dhjetra të tjerë që u kapën të gjallë, u torturuan në mënyrë më mizore në skutat e errta të ish sigurimit komunist në praninë dhe instruksionin e agjentve sovjetik të K. G. B. Ata dhe të afërmit e tyre u pushkatuan si “armiq të pushtetit popullorë dhe në shërbim të Anglo-Amerikanve”. Qindra familje, pleq, gra, fëmijë, u internuan në kampet e punës së detyruar në ta katër anët e vëndit. Duhët theksuar se shumë nga desantët e “kompanisë 4000”, u shpëtuan kthetrave të ish sigurimit dhe ushtrisë dhe pas një rezistence ndërmjet jetës dhe vdekjës, arritën të largohën nga Shqipëria edhe me ndihmën e familjeve antikomuniste që i strehuan dhe i mbajtën me buk ushtarët e lirisë. Duhet theksuar se i vetmi grup parashutistësh nga “kompania 4000”që zbarkuan në Has i përbërë nga , Miftar Planeja, Rexh Berisha, Halil Nerguti dhe Ramadan Cena, mundi t’i shpëtonte kurthit të ngritur nga ish sigurimi komunist, ushtria dhe policia e asaj kohe. Ata zbarkuan në Zahrisht dhe populli i Hasit, një popull antikomunist dhe i shquar për besë dhe burrëri, i mbajti dhe i strehoj ushtarët e lirisë. Ky grup ka operuar dhe ka shtrirë veprimtarinë e tijë për një kohë relativisht të gjatë në përpjekje për të ngritur dhe përgatitur një kryengritje të armatosur kundër regjimit komunist. Por ish sigurimi komunist, në vitin 1962, arriti që të zbulonte njerzit që i kishin mbajtur dhe strehuar ushtarët e lirisë. Pas më shumë se një viti torturash barbare që mëndja e njeriut nuk mundet që t’i imagjinojë, në birucat famkeqe të Kukësit dhe Tiranës, ata u nxorën ashtu të lodhur dhe të cfilitur duke dhënë shpirt në një gjygj ushtarak famkeq në Kukës me 20 Qeshor 1963, i kryesuar nga Kolonel Llambi Bolena dhe Prokuror Kapiten Sami Kapllani . Gazeta “Zëri i Popullit”e dt. 23 Qeshorë 1963, në shkrimin e sajë “Korrospondencë nga salla e gjygjit”me titull “Një grup agjentësh në shërbim të zbulimit amerikan dhe atijë jugosllav, morën dënimin e merituar”shkruan ndër të tjera po citoj: “Populli i Kukësit ndoqi me interesim gjygjin e zhvilluar kundër një rrjeti spiunësh dhe trathëtarësh në shërbim të imperializmit amerikan. Në bangon e të akuzuarve janë nga Domaj i Hasit armiqt e popullit Rexhep Demiri, Fasli Thaqi, Rasim Brahimi, Kadri Dina dhe Din Xheladini. Ky grup deri sa u kap nga forcat e sigurimit, ka mbajtur lidhje me të dërguarit e spiunazhit amarikan Myftar Planeja, Halil Nerguti, Ramadan Velia dhe Rexh Berisha , të cilët kan qenë të hedhur në Shqipëri me anën e ajrit, për të organizuar një kryengritje të armatosur në Shqipëri. Së bashku,  ata kan hartuar plane dhe kan ndarë detyrat për të punuar si agjentë të zbulimit amerikan, për rrëzimin e pushtetit popullor. Gjygji i shkallës së parë vendosi dënimin e tyre me vdekje. ”Një terror i barabarisë komuniste shpërtheu mbi popullsinë e familjet e pafajshme duke i  internuar në kampet e punës së detyruar në të katër anët e Shqipërisë. Nga ky grup i dënuar “në shërbim të imperializmit amerikan, vetëm njeri prej tyre jeton. Ai është Kadri Thaqi, që ka vuajtur 29 vjet burg në burgun e Burreli dhe të Spaçit. Të gjithë bashkvuajtësit që e kan njohur, flasin me pitet për këtë burrë qendrestarë të burgjeve të diktaturës. Asnjëri prej këtyre martirve nuk ka përfituar dëmshpërblimin e vuajtjeve të burgut dhe ata që u pushkatuan. Ata kishin në dënimin e tyre “nenin e terrorit”dhe Parlamenti shqiptarë nuk denjoj të bënte korigjimin e merituar. Këto janë paradokset e demokracisë në Shqipëri. Vallë kush më tepër se këta martir e meriton mirnjohjën e një populli të vuajtur në diktaturën komuniste?A ishin vallë desantët e “kompanisë 4000”ushtarët e NATO-os, martirët e lirisë?. Ka ardhur koha, që megjith presionin e të majtës ish komuniste që urren përpjekjet e këtyre martirve për rrëzimin e regjimit të baballarve të tyre, Presidenti i Republikës, duhët të inkurajojë Akademinë e Skencave, Institutin e Studimeve për Hetimin e  Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit,  historianët, studjuesit, gazetarët dhe intelektualët, që të vlersohen sakrificat sublime të këtyre dhjetra a qindra burrave të zgjedhur të kombit shqiptarë, që derdhën gjakun e dhanë jetën në altarin e lirisë. Askush më shumë se këta heronj nuk e meriton mirnjohjën e kombit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora