E marte, 04.06.2024, 04:58 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Nipi i Xhemajl Abrisë

E merkure, 27.04.2016, 07:16 PM


NIPI I XHEMAJL ABRISË…

Nga Dibran Demaku

E kisha njohur që në fëmijëri.Të gjithë e thërrisnin Smajl.Smajl Bahtiri.As sot e kësaj dite nuk e di nëse ishte ky emri i tij i vërtetë.Mbase në librin e të lindurve emri i tij ishte Ismail, por ja që të gjithë fshatarët e fshatit tim e thërrisnin me emrin Smajl.Mbase edhe ky shkurtim i emrit të tij tregonte se një të vërtetë për të:se ishte i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.Smajl Bahtiri.E Bahtiri ishte babai i tij.Ndërkaq  Bahtiri ishte i biri i Xhemajlit.I Xhemajl Seferit apo i Xhemajl Abrisë-Pleqnarit të Kosovës.

Smalj Bahtiri ishte simbol i mirësisë i burrërisë dhe menqurisë .Dhe mirësinë ,  burrërinë e menqurinë e kishte trashëguar nga gjyshi i tij-Xhemajl Abria.Si i tillë Smajl Bahtiri-Xhemajli do të nderohej e respektohej nga të gjithë bashkëfshatarët e fshatit të vetë, të rrethinës dhe më tej.Fjala e tij gjithmonë dhe gjithëherë zinte vend.Ai ishte burrë-katërqind dërhem-siç thuhej në popull.Ngado shkonte ishte simbol i pajtimit dhe i unitetit.Si dikur gjyshi i tij-Xhemajl Abria, edhe Smajl Bahtiri, në popull do të njihej si njeri i pleqërimeve dhe pajtimeve.Tërë jetën e vetë ia kishte kushtuar këtij misioni fisnik dhe kombëtar!Familje të tëra të fshatit të tij, të rrethinës dhe më gjërë i kishin shpëtuar plagës shekullore të hakmarrjes falë fjalës pajtuese të Smajlit.Familje të tëra i kishin shpëtuar territ të ngujimit dhe kishin shijuar  rrezet e ngrohta të diellit dhe të lirisë falë mirësisë, menqurisë dhe vendosmërisë së Smajlit!

Përveq kësaj Smajl Bahtiri-Xhemajli ishte kujdesur gjithmonë dhe gjithëherë që fisnikja dhe kombëtarja jonë të ruhej dhe të kultivohej në mendjet dhe në zemrat e bashkëfshatarëve të tij, të rrethinës dhe më tej.Ai ishte kujdesur gjithmonë që nëpër dasma dhe gazmende të ndryshme të ftoheshin këngëtarë e njerëz të penës e të pushkës, në mënyrë që popullit t`i jepeshin shembuj se si duhet qëndruar e luftuar për të mirën, fisniken dhe kombëtaren.Smajl Bahtiri edhe kur nuk kishte asnjë dasëm, do të ftonte këngëtarë të njohur popullor në kullën e tij të trashëguar nga i gjyshi-Xhemajl Abria, dhe aty do të kriste kënga folklorike e patriotike, për fshatarët e tij, të rrethinës e më tej, që do të ishin mysafirë të ftuar të tij.

Smajl Bahtiri-Xhemajlaj, nipi i Xhemajl Abrisë,  kishte dhënë koontribut të jashtëzakonshëm edhe në shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare të kohës së tij.Ai ngado kishte shkuar kishte ngritur zërin duke shtuar “se ne si komb do të përparojmë e do të fitojmë lirinë vetëm atëherë kur t`i japim lirinë femrës tonë, motrës tone!Dhe liri për femrën tonë, për motrën tone, është shkollimi dhe emancipimi i saj”!Kur të tjerët kishin hezituar apo kishin dyshuar në fjalët e tij, ai pra, Smajl Bahtiri-Xhemajlaj, për t`i bindur të gjithë ata që hezitonin apo dyshonin në fjalët e tij, kishte dërguar të bijën e tij në shkollë të mesme, dhe pas atij momenti nuk ishte penguar më asnjë vajzë e fshatit të tij dhe rrethinës që të vazhdonte shkollimin.

Të gjitha këto që u thanë më lartë për figurën e njohur popullore dhe kombëtare të Smajl Bahtrit, nipit të Xhemajl Abrisë ruhen dhe janë të freskëta në mendjet dhe në zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur atë.Përveq në mendje dhe në zemrat e atyre që e kanë njohur, figura e Smajl Bahtirit-Xhemajlajt, ruhet edhe në dokumentet e kohës së tij.Dhe ato dokumente janë fotografi e fakte ku shihet figura e tij gjatë fjalimeve të tij nëpër kulla e oda të ndryshme të Drenicës e më gjërë.Përveq kësaj figura e tij është përjetësuar edhe në fotografitë e shumta të tij, në mesin e këngëtarëve popullor të kombit, të atyre këngëtarëve që ai edhe kur nuk kishte dasmë apo ndonjë moment të gëzimit jetësor, i ftonte ata, pra këngëtarët popullor, që me këngët e tyre të mbanin gjallë ndjenjat kombëtare për liri dhe pavarësi.Sepse Smajl Bahtiri-Xhemajlaj ishte i bindur se Liria do të vinte se s`bën duke shtuar se “dielli një ditë do të agojë edhe për ne dhe ata që mundohen ,  atë, pra diellin, që ta mbulojnë me shoshë do të ikin një ditë me turp!”.

Këto radhë për Smajl Bahtirin-Xhemajlajn, përndryshe nipin e Xhemajl Abrisë,  i shkrova i nxitur nga shumë foto të tij në mesin e këngëtarëve të njohur popullor Sali e Feriz Krasniqi, në faqe interneti!Dhe derisa i shihja fotot e tij në mesin e këngëtarëve apo shahirëve popullor, Sali e Feriz Krasniqi, ndjeva një krenari të ligjëshme!...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora