E enjte, 10.10.2024, 11:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Krasniqi: Masakra serbe në xhaminë e Pozharanit

E diele, 10.01.2016, 02:41 PM


Masakra serbe në xhaminë e Pozharanit

 

N’ fillim t’ vitit Dyzet e Pesë ,

Xhelatxhinjët  e pa besë ,

Mu në datë të 7 Janarit –

Banë masakër n’ tokë t’ shqiptarit !

 

Këta kasapët e serbijanit –

Mësynë xhaminë e Pozharanit !

N’ vend se ta festojnë “Bozhiqin” –

Me masakër këtë tokë ta fëlliqin !

 

N’ këtë masakër të paparë –

I tubuan 200 shqiptarë ,

I dërmuan me dajak ,

Shumë nga plagët u  curruan n’ gjak  !

 

Në këtë rrahje pa asnjë shkas –

Vdiqën 4 pozharanas !

Ma të  zgjedhurit e Pozharanit –

I dërguan në  Burg t’ Gjilanit !...

 

Prej shumë burrave që i kanë marrë –

17 s’ janë kthye të gjallë !

Kështu pa gjurmë vrisnin shqiptarët –

Nuk iu dihen kurrë as varret !...

 

Këtë brutalitet të paparë ,

Kundër fqinjëve t’ tyre shqiptarë –

E bënë  serbët  ardhacak ,

Për t’i  larë shqiptarët me gjak !

 

Në këtë plojë mbi pozharanas –

Ndihmuan sllavët maqedonas !

Brigada e XVII- të partizane –

Mbi shqiptarët e kësaj ane !

 

Kjo masakër e Pozharanit –

Trishtoi rrethin e Gjilanit !

Anamoravë e Karadak –

Pozharani u la me gjak !

 

Tregojnë njerëzit  dëshmitarë –

N’ Pozharan , serbët kanë ardhë ,

I kanë marrë 200 shqiptarë ,

I kanë lidhur me litarë !...

 

I kanë lidhë me litarë t’ shkreta –

Dorë për dore nga katër veta !

Djem të ri, burra e pleq –

Prej 17 der’  n’ 70 vjeç !...

 

N’ xhami t’ fshatit i kanë dërgua –

I kanë rrahë e  torturua !...

Kështu banë forcat ardhacake –

Tmerr e  rrahje shtazarake !...

 

Prinë n’ këto krime për “Bozhiq” –

Vukashin Kovaqeviq ,

Lluka Vlladushiq , Millan Jariq,

Dhe Çedomir Andrijasheviq  ...

 

Nga të rrahurat e maltretimit –

Britmat, gjëmat e  rënkimit ...

Vajet , krismat e dajakit –

Jehuan larg prej xhamisë s’ fshatit !

 

Për trishtimet në xhami që pati –

Ata i  qanin i gjithë fshati !...

Që nuk mundeshin n’ ndihmë me iu shkua –

Njerëzve t’ vet me iu ndihmua !

 

Nga  xhelatët  me i shpëtua –

Për pa i mbytë e torturua !...

Shumë do burra prej Pozharanit –

Na i  mbytën n’ Burg t’ Gjilanit !

 

Me dajak dhe shumë tortura ,

N’ xhami t’ fshatit janë mbytë këta burra :

Shaban  Alidema prej dorës s’ serbijanit –

Ishte Kryetar i Komunës s’ Pozharanit !...

 

Misin  Alidema , Ajet Fejzë Tërziqi ,

Që i masakruan mu për festë “Bozhiqi” !

Ahmet Mustafë Zuka , t’ cilët varret i kanë –

Në oborr t’ xhamisë n’ fshatin Pozharan !

 

24 burra    i zgjodhën  Pozharanit –

Nuk u kthyen t’ gjallë nga Burgu i Gjilanit !

I mbytën , i poqën për s’ gjalli nëpër furra –

S’ dihet ku i varrosën serbët ata burra ?!

 

 

Këtë këngë  elegjie po e përfundojmë –

Pozharanasit viktima  po i përkujtojmë !

Nëpër   vende  t’ ndryshme janë ekzekutua –

Nga serbët  kolonista t’ gjithë janë masakrua !...

 

Osman Alidema , Shefki Alidema ,

Ali Alidema , Tefik Alidema,

Osman  Alidema , Adem Alidema ,

Behxhet Alidema, Jonuz Alidema ...

 

Misin Alidema e Shaban Haliti ,

Ali Tafë Ramiqi e  Rifat Tërziqi ,

Ishte Latif Pira e Abaz Ramiqi ,

Ishte ai Sylë Syla  dhe  Bajram Tërziqi ...

 

Ish Rexhep Qerkezi , Ajet Fejzë Tërziqi  ,

Rexhep Ostërgllava, Tahir Dragobuzhda ,

Ahmet Mustafë Zuka edhe Isak Zuka –

Do t’ kujtohen prore , porsi Oso Kuka !

 

Gjilan, më 08.01.2016.  Demir Krasniqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora