Mendime
Bardh Nëngurra: Shqiptarët ma patriotë se gjermanët
E enjte, 17.12.2015, 10:04 PM
SHQIPTARËT MA PATRIOT SE GJARMANËT
Meqense na mbytën patriot e patriote shqipfolsa me kerkesën per BASHKIM KOMBËTAR po e baj këtë shkrim.
Nga Bardh M. Nengurra
Ju garantoj juve lexues e edhe atyne patriotve e patrioteve se unë jam dakord as ma pak e as ma shumë me idenë e Bashkimit Kombëtar por aq sa jeni juve qe na tmerruet me këtë togfjalësh të cilin po e perdorni vetem per nevoja dhe marketing tuejin personal, per marketing të interesave të partive të cilat ju ose i perkrahni, ose jeni pjesë e tyne direkt. Mirpo dallimi mes meje dhe juve asht se unë di se ka dallim mes dëshirës , pra asaj qe deshron njeriu të arrihet dhe të mundshmes, asaj qe mund të arrihet dhe dallimi ma i madh mes meje dhe jush asht se unë deshirën per bashkim kombëtar se shoh si diçka personale as nevojë per ta ngritë imazhin klanor apo partiak nga i cili klan patjeter do perfitojë unë dhe vetem unë ashtu sikur e shifni juve.
Askush deri sot ma shumë se sa Lideri historik i Dardanisë i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova nuk e ka dëshrue bashkimin kombëtar. Askush ma shumë se Princi i Fisit Krasniqe Akademik Mark Krasniqi se ka deshrue bashkimin kombëtar. Mirpo Ibrahim Rugova tue qen se e ka pas me zemer angazhimin e ti per të mirë të popullit të vet ka analizue situaten gjeopolitike dhe gjeostrategjike nderkombëtare dhe edhe interesat e faktorve nderkombëtar në rajonin ku jan trojet tona dhe ku jemi na si popull prej se asht krijue toka andaj Ai ka reduktue dëshiren e Ti natyrale dhe asht perqendrue të baj krejt çka mundet që të çlirohet Dardania dhe ta shpall shtet të mvetësishëm ate. Pre u angazhue dhe realizojë të mundshmën pasi ishte i vetdishem se nuk realizohet e dëshrushmja. Nuk realizohet sepse ka shumë pengesa , shumë faktor qe po u ngulë kambë vetem në atë te deshrueshmen rreziku asht të mos realizohet asgja fare.
Edhe Akademiku i jonë i Madh Mark Krasniqi poashtu si Ibrahim Rugova pa e hjek nga mendja si të drejtë dhe si diçka natyrale bashkimin kombëtar ka reduktue veprimet dhe askund nuk kan kërkue bashkim kombëtar të shqiptarve me çdo kusht por ka ba çmos të japin kontributin e vetë aq sa mundet që të funksionojë Dardania si shtet i lirë dhe i mvetsishëm. Prof. Mark Krasniqi megjithate kur pau se i erdhi fundi jetës së ti e la porosi te neve angazhimin per ta ba bashkimin kombëtar. Që do thotë se si platformë le të vazhdojë të jetojë në neve ideja e bashkimit kombëtar, por gjithmonë të veprohet per ta arrit të mundshmen.
Mirpo a kan diçka të ngjajshem ideja e Ibrahim Rugovës dhe e Mark Krasniqit për bashkim kombëtar dhe bashkim të trojeve tona etnike me këta " patriot " të të gjitha shtresave dhe në të gjitha trojet tona shqiptare dhe vendet ku ka shqiptar?! Jo nuk ka asnji ngjajshmëni. Nuk ka sepse retorika qe e ndegjojmë dhe e lexojmë tashma me dekada per bashkimin kombëtar të shqiptarve në Gadishullin Ilirik asht diçka qe dëshrohet , por që asnjihere nuk mund të arrihet , nuk arrihet asnjihere me metodat dhe format e kerkesave se si po i bajnë disa lider, disa intelektual, disa politikaj, disa individ të tjer qe shtyhen si në garë mes veti se cili e potencon ma mirë e ma trimnishtë ( thue se duhet ta ken frikë nga dikush ) idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarve. E thash se nuk mund të arrihet asnjihere dhe e perserisë se me metodat qe disa " patriot " po mendojnë ta arrijnë jo vetem se nuk do arrihet, por do humbim edhe këto dy shtete qe tashma i kemi.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë njihere e mirë se Europa e as askush tjetër nuk dëshron dhe as nuk do e lejon per asnji çmim destabilizim të rajonit, destabilizim të Europës pse e paska nji popull diku në jug të sajë i cili i thotë vetit shqiptar dhe i cili popull e ndin veten se padrejtësishtë asht nda në disa shtete dhe se tash duhet me i bashkue ata në nji shtet. Ka shumë popuj që janë të ndam në shumë shtete por jo shumë popuj kan pas fatin ti ken dy e ma shum shtete nderkombëtarishtë të pranueme si shtete të mvetësishme. Te tillë jan vetem gjermanët dhe neve shqiptarët. Sot në Europë ka dy shtete shqiptare të mvetësishme,e që jan Shqipnia e Dardania ( Kosova ) dhe sot në Europë ka tri shtete gjermane të mvetësishme qe janë Gjermania, Austria dhe Zvicrra. Mirpo dallimi me këta dy popuj asht i madh dhe dallimi ma i randsishëm asht se gjermanët respektojnë vendimet dhe marrveshtjet e ndryshme nderkombëtare edhe atëhere kur ato jan në disfavor dhe të këqija per ta. Austrisë si shkaktare e luftës së parë botnore pasi perfundojë lufta shtetet e mëdhaja si fuqi botnore per denim ja percaktuen fatin se ajo do jet shtet i mvetësishëm, por asnjihere nuk ka të drejtë të bashkohet me asnji shtet tjeter dhe gjermanët e Austrisë perqudi nuk vajtuen këtë ndalesë dhe te bahen patriot sikur bahen disa shqiptar me kerkue bashkim gjerman por ata me dinjitet të madh ja filluen punës dhe sa munden natë e ditë punojnë dhe ndertojnë shtetin e tyne per ta ba ate shtet superfuqi ekonomike, politike, kulturore, ushtarake etj, etj në botë. Dhe vërtetë Austria asht shtet i mrekullueshem dhe me nji mirqenje të lakmueshme per qytetarin. Pra në nji periudhë diku 110 vjeçare austriaket apo gjermanët e Austrisë nuk priten ndihma nga askush, nuk dolen rrugve me sulmue pushtetin e vet pse dikush nuk po e lejojka bashkimin e gjermanve, dhe as nuk u moren me ndertime të objekteve të kultit fetar ( kishave ), por ata ndertuen shtet , ndertuen institucione të shtetit dhe sot kan shtet per lakmi. Në Dardani nga paslufta nuk u ndertue shteti dhe të gjitha institucionet e shtetit qe i ndertojë bashkësia nderkombëtare permes UNMIKUT e ma vonë EULEX-it si dhe OSBE-së i shkatrruen bandat partiake të të gjitha partive pa dallim por ma së shumti ato dy kryesoret të dala nga LPK-ja qe po quhen parti të Krahut të Luftës. Dhe në Dardani nuk u ndertue asnji diçka profitable per ta hap nji vend pune per qytetarin, atje u ndertuen xhamija të cilat do të sherbejnë si shkolla per trushperlamje fetare islamike dhe me kohën ato u ban vendprodhueset ma të mëdhaja të ushtarve të ISIS-it.
Pas luftës së Dytë Botnore Gjermania u nda në dy pjesë nga aleancat botnore dhe per plotë gjysëm shekulli kufini mes dy Gjermanive ishte i pakalueshem edhe per turist nga njena anë në tjetren. Mirpo gjermanët nuk sunduen shtetin e tyne tue e zhvatë, tue e shkatrrue, ata sado qe mbi 90% e territorit të tyne ishte shkatrrue nga lufta e tmerrshme antifashiste ata arriten ta ndertojnë dhe ta sanojnë shkatrrimin, arriten të ndertojnë shtetin dhe e ban superfuqi jo vetem europiane, por edhe botnore si me ekonimi, si ushtarakisht dhe kulturalishtë andaj pikrisht nga Gjermania prendimore doli ideja e bashkimit të dy Gjermanive proces ky qe me sukses i priu kancelari Helmut Kol e i cili gjeti perkrahjen edhe të Presidentit amerikan Ronald Regan. Ma në fund edhe bashkimi ndodhi dhe sot kemi nji Gjermani natyrale të bashkueme dhe të zhvillueme si superfuqi botnore. Mirpo bashkimi i tyne ndodhi vetem kur erdhi momenti, me ramjen e komunizmit në Europë e edhe në ish Bashkimin Sovjetik.
Neve shqiptaret nuk nuhasim momente qe na konvenojnë, neve vajtojmë dhe kerkojmë diçka qe vetem truni i jonë mendon se duhet të jet ashtu. Mjerishtë pergjatë tanë historisë neve shqiptarve na kan ik momentet dhe kjo ka ndodhë gjithmonë per fajin tonë dhe kur na ka dal gjumi dhe kemi pa se iku shansi neve pastaj me vite vazhdojmë ta shajmë tan botën e ta akuzojmë se na paska faj ajo. Nuk e shohim fajin tonë asnjihere.
Gjermania pas hitleriane u obligue tu paguej damshperblme të luftës fashiste shteteve të shumta europiane dhe edhe sot e kësaj dite paguen kiste të atyne damshperblimeve, por edhe perkunder kësaj ajo asht ba fuqi botnore ekonomike. Asht ba sepse ata ndertojnë shtetin me punë dhe tue ndertue institucione shtetnore e jo sikur neve tue vajtue per bashkim kombëtar në nji anë e në anen tjeter tue shkatrrue vlera, tue rrenue isntitucione të shteti dhe tue rrenue shtetin qe e kemi.
Çka kan ba shqiptarët per ta ba shtetin, per ta ba shtetin natyral në kufi etnik deri sot dhe çka po bajnë per ta ba neser?
Shqiptarët se kan ba as lavrën e minit per ta ba Shqipninë shtet në fillim të shekullit 20-të dhe atë shtet e formojë me kambngulje dhe formë ultimative fuqia e kohes europiane Austro-Hungaria ama atë shtet në vend se ta ndertojnë e zhvillojnë dalin vet shqiptarët qe gjithmonë jan popull kryenqe dhe e sulmojnë atë shtet. Dihet fati i Ismail Qemalit, i Princ Vidit, dihet veprimtaria e Haxhi Qamilit që kerkonte baben sulltan, dihen angazhimet e Esat pashë Toptanit, , të krahinës së Mirditës qe vetshpallet shtet dhe kerkon mbrojtjen nga anmiku shekullor Jugosllavia e Nikolla Pashiqit. Dihen poashtu kunderthanjet dhe luftat mes Ahmet Zogut e të ashtuqujtunve demokrat të udhëhequn nga Fan Noli, Bajram Curri etj, etj. ma vonë me pushtimin fashist poashtu dihen kunderthanjet e shqiptarve mes veti, pra me nji fjalë asnjihere nuk u ban dy shqiptar bashk jo pse i pengojë dikush, por thjeshtë per faktin se shqiptarët kan nji mendësi sen aq sa ka shqiptar aq ka lider e kryetar dhe mjerisht per neve gjithkund ka vetem nji post per lider apo kryetar. Nuk ka asnji popull tjeter në botë si neve qe kerkojmë pushtetin jo per ta qeverisë shtetin, por per tu pasune per veti dhe posa marrim pushtetin nuk zgjedhim mënyra per ta zhvat e shtri per toke pasunin e shtetit. Per ta nëperkamb popullin shumë ma keq se secili pushtues qe i ka perjetue ky popull.
Pra nuk ka asnji dyshim se pas kapitullimit të Perandorisë Osmane shqiptarët per faje të veta mbeten pa shtet sepse ata ishin aq shumë të ndam dhe të pa organizuem sa që askush me të drejtë nuk i perfillë.
Ata ma shumë kan luftue njeni tjetrin se sa qe kan pas ide per shtet dhe bashkim të trojeve tona.
Edhe pas luftave Ballkanike dhe asaj të Parë e të Dytë Botnore rreshtimet tona strategjike në blloqet nderkombëtare ishin të gabueme dhe njikohësishtë ishin edhe fatale per zhvillim e ndertim të nji shteti normal qe do thotë edhe per zhvillim të nji populli dhe të kulturës së ti.
Dardania u çlirue falë levizjes së gjatë neper vite të grupacioneve të shumta shqiptare të cilat per fat në fillim të viteve 1990-ta të gjitha keto për të paren here bashkvepruen dhe u formue nji Levizje e pergjithshmë shqiptare në trojet e tyne të okupueme nga Jugosllavia që nga krijimi i kesaj krijese si shtet. Kjo levizje u qujt LDK dhe lideri i sajë Dr. Ibrahim Rugova si njohës i madh i kluturës së vet kombëtare, i historisë , i dokeve, zakoneve dhe traditave shqiptare bashkojë dhe udhëhoqi popullin e vetë drejtë finalizimit te aspiratave tona shekullore. Ky burr i Dardanisë ja arriti ti baj bashkveprimtar edhe kundershtarët e vetë , ja arriti ti baj miq edhe miqet shekullor të anmikut tonë Serbisë. Ajo qe as mund të imagjinohej ma parë me daljen e Ibrahim Rugovës në ball të popullit Franca dhe Anglia aleate neper shekuj të serbve u ban miq të shqiptarve dhe dolen kunder serbve.
Ndodhi mrekullia. Ibrahim Rugova shkoj te Papa Gjon Pali i Dytë në Vatikan, luti Atin e Shejt ta perkrah popullin shqiptarë. Nana Tereze poashtu kerkojë nga presidentet amerikan qe ta ruejn nga zhdukja popullin e sajë.
Dhe taman kur gjithçka fillojë të zhvillohet si duhet të formohen edhe organizma mbrojtës pelciti inati gjenetik shqiptar. Pse ai të jet meritori per shtetin e Dardanisë pasi mund te jem unë!? Kështu doli në sken grupi mendjelehtë i " patriotve shqiptar "qe me disa pushkë të vjetra dhe pushkë gjuetie si dhe aso të shituna pasi ishin vjedh nga depot e ushtrisë së shtetit shqiptar pas ngjarjeve të 1997-tës atje ja filluen pushken pushtuesit serb.
Pra diçka qe ishte ndertue nëper breza dhe qe vetem sa edhe nuk e kishte arrit cakun e qellimin u shkatrrue mbrenda nate nga vetë shqiptarët.
Ndodhi çka ndodhi dhe u çlirue Dardania. Iku Serbia me forcat e veta ushtarake por iken edhe serbet qe kishin prona e shtëpia në Dardani.
Çka ban " luftëtarët " " çlirimtarët", "gjeneralët " dhe " komandantet". Ata vrapuen dhe uzurpuen shtetin , pronat e pasunitë e shtetit e të popullit. Askush su kujdes me veprue me misionin nderkombëtar qe erdhi me detyrë ti ndertojë institucionet e shtetit qe do bahej. Dhe tash serbët pan shansin dhe u këthyen nga Serbia ku kishin ik në panik nga NATO dhe ushtria e sajë. Ama u këthyen ma të pregaditun se kurr dhe ndan pjesen veriore të Mirtovicës.
Mbrenda vendbanimeve dhe qyteteve gjithandej OJQ të shumta nga shtetet islame filluen të ndertojnë xhamija. Kapanamur -i gjerman ndertonte shtëpia të shkatrrueme ndersa OJQ-të nga Turqia dhe shtetet tjera islamike ndertojshin xhamija. Dhe ato xhamija ndertoheshin me strategjii. E para u ndertue në hymje te Sllatinës ku asht aeroporti i Prishtinës dhe ky ndertim u ba qe tu bie në sy nderkombëtarve, aleatve tanë gjatë udhtimeve të tyne në aeroport dhe ti hapet mundësia Serbisë tu thotë atyne ja per cilin popull na sulmuet e na bombarduet neve.
Unë quditem se çka asht kjo ide e bashkimit kombëtar?! Po sikur te ndertohen institucionet e shteteve shqiptare ; Shqipni - Dardani dhe sikur këto shtete të zhvillohen ekonomikisht dhe kulturalishtë kush i pengon këto shtete qe ato vendkalime kufitare mes tyne qe i kan të jen aty vetem si formalitete? ! Kush i pengon qytetarët e ketyne shteteve qe të ken kontakte, kembime dhe mardhanje mes vedi pa asnji problem?! Si mund të jet bashkimi ndryshe kur unë veres nga Istogu nji nga qytetet ma të skajshme veriprendimore të Dardanisë po u nisa me makinë nga aty në orën 07.00 të mengjesit në ora 10.00 do jem në plazhin e Golemit apo kudo tjeter në Durrës dhe rrethinë, do baj plazhë atje deri në ora 18.00 në mbramje dhe në ora 21.00 do jem në shtëpinë time në Istog. Unë them se pasi per fat të mirë Sali Berisha lider i shteti shqiptar pranojë kerkesen e Ibrahim Rugovës liderit të shtetit tjeter shqiptar Dardanisë të ndertohet Autostrada e Kombit veq asht ba bashkimi kombëtar.
Bashkimet mes njerzve nuk bahen me retorika e fjalamani patriotike por bahet me punë e vepra qe vertetë bashkojnë njerzit jo vetem të të njejtes etni por edhe mes etnive të ndryshme.
Pse juve disa lider opozitar partiak keqperdorni popullin tuej tue ja mbush mendjen se pozita e shtetit po pengon bashkimin kombëtar dhe po erdhet ju në pushtet do e bani atë bashkim?!
Juve bashk me disa të ashtuqujtun " intelektual patriot " si Rexhep Qosja në Dardani e Koço Danaj në Shqipni ngulni kambë se duhet dhe do bahet me çdo çmim bashkimi kombëtar.
Pse po baheni juve me at kaqikun e juej si të bubrrecit ma të zotët, ma patriot, ma atdhetar , se gjermanet?!
Juve po jini patriot bani çmos e bane mendësinë po mujtet per veti dhe per popullin ashtu si e kan gjermanët se per patriotizem tuejin askush nuk ju perfillë. Nuk ju perfillë sepse pos injorantve shqipfolsa dhe edhe atyne qe sherbejnë per anmiqët tan shekullor askush tjeter nuk dëshron të bahet ma i zoti se gjermanët të cilet dikur kishin kater shtete e sot kan tri dhe të trijat janë shtete stabile me mirqenje të mrekullueshme. Dhe qytetarit në kohën qe e jetojmë i duhet mirqenja, liria dhe siguria per jeten. Sa pare vlen nji shtet i bashkuem në të cilin qytetari jeton si sklav, ku jeta e ti ska vlerë, ku dallimi mes mirqenjes së politikanit dhe qytetarit asht tmerrësishtë e madhe.
Unë mendojë se pozitë e opozitë në të dyja shtetet tona duhet ta ndertojnë shtetin funksional , me ligje , me institucione , me të gjitha tjerat qe bajnë infrastrukturën e nji shteti dhe ato pastaj ta marrin perkujdesjen per pakicat tona qe i kemi në trojet e tona etnike në shtett fqinje. Dhe perkujdesjen per to mund ta bajm vetem kur do kemi shtete të zojat qe i respekton dikush. Shtetet qe neve i kemi dhe që të dyjat jan ba me ndihmen e jashtme i kemi cfilitë e leckosë tmerrsishtë neve të gjithë bashk andaj askush nuk ka respekt as per to e as per neve si popull.
Kush nuk do dëshronte të jetojë në Gjermani, në Zvicërr dhe në Austri? Ndersa nga Shqipnia dhe Dardania me pas ku shkojnë, ikun të gjithë qytetaret pikrisht per faktin se juve patriotet e paftyrë qe jeni në pushtet dhe juve opozitarve qe aspironi pushtetin jua keni ba shtetet ferr zjarri i të cilit po i percllon tmerrshem qytetaret e pafajshem.