Mendime
Nebi Dragoti: Të pastrojmë Shqipërinë
E premte, 11.12.2015, 08:26 PM
TË PASTROJMË SHQIPËRINË: SI, KU, PSE, PËRSE, KUSH?!
Nga Nebi Dragoti
Sot, sa është grishje politike fjalia: “Të pastrojmë Shqipërinë”, po e tillë është kjo, madje, akoma më e madhe, është dëshirë e gjithë popullit.Esenca e këtij realizimi është të dishë. Të kesh në vëmendje këtë motiv është gjëja më pozitive, aktualiteti i së cilës është në vazhdimësi për çdo kohë. Një nismë e tillë veprimi ka nevojë për konkretizim, nisiativë kjo e Qeverisë së Rilindjes. Veç, këtu, kjo nuk duhet shprehur të mbesë vetëm në fjalë siç bëhet në shumë raste. Fjala, kur nuk konkretizohet me punë, , nuk ka vlerë, qëndron në ajër dhe merr ngjyra mashtrimi.Janë parë në këtë tranzicion shumë premtime të bukura nga politika, por ato kanë mbetur ëndrra të parealizuara dhe, më pas, këtyre u ka humbur edhe filli nga harrimi për t’i kthyer në vepra për të mirën e përbashkët. Të ndash fjalën nga vepra, është humbje, , sorollatje për të humbur kohë, është krim filozofik, që i bëhet jetës.Të hedhësh fjalën komunikuese në publik është detyrë përgjegjësie për t’i qëndruar asaj deri në fund, sidomos, kur e bën politikani. Kjo ka vlerë kulture, serioziteti, pjekurie politike për të qënë lider i suksesshëm dhe për të merituar besimin që të jep populli. Politika e 2015-ës, në përgjithësi, ka tepër nevojë për vetëkorigjim, ka tepër nevojë të ndëgjojë zërin e masave. Këtë zë duhet ta marri në analizë, të evitojë gabimet e veta që bën, t’i korigjojë ato për të përmbushur misionin, që i ka vënë vetes përpara Atdheut. “Të pastrojmë Shqipërinë” është kryefjala më e domosdoshme, që është publikuar nga kryeministri E. Rama. Për realizimin në vepër të kësaj fjelie, duhet ta ketë në fokus çdo alternativë partiake, duhet, patjetër një front i përbashkët që të çojë këtë shtet në Rilindje. Po si ta pastrojmë? Është pyetja. Kërkohen metoda shumë herë më efektive. Kërkohet mirëkuptimi dhe ndihma edhe nga masat e gjëra për këtë problem. Pikë së pari duhet pastruar drejtësia. Si duket kjo ide mbetet vetëm dëshirë e shprehur vetëm nga kryeministri. Pse? Nuk aktivizohen në këtë drejtim drejtues të institucioneve të ndryshme, p.sh. kryeprokurorët, kryebashkiakët, kryetarët e komunave, drejtoritë e ministrive, të shkollave, kryetarët e gjykatave nëpër rrethe etj. Nuk shikojmë që të vihet uji në zjarr. Pra, ka qëndrim të vakët, indiferentizëm për të pastruar Shqipërinë nga të këqijat. Korrupsioni vazhdon gjithandej me forma të stërholluar, tepër të kamufluara. Mungon investigimi kundër kësaj të keqeje për ta vënë me shpatulla pas murit.Në spitale ka rënë heshtje sikur punët të shkojnë vaj…Atëherë duhet zgjidhur pyetja: “Kush do ta pastrojë Shqipërinë?” Në qoftëse “Të pastrojmë Shqipërinë “ e quajmë revolucion, duhet dhënë përgjigja: duhen ndezur motorrët e këtij revolucioni jetik mbarëkombëtar. Të dimë ku duhen ndezur së pari, të dimë pse, të dimë përse. Por…por si hap i parë, duhet filluar nga vetja, se kjo favorizon realizimin e çështjes. Politika drejtuese duhet të jetë shumë shumë e pastër dhe e sinqertë , kur ndërrmerr veprime dhe bën punë. Duhen ditur edhe metodat që duhen përdorur. Duhen kontrolluar edhe ç’ rezultat japin në jetë këto metoda që aktivizohen. Këto nuk mund t’i kryej vetëm një kryeministër, vetëm një parti. Partitë opozitare në këtë shqetësim që ka vendi nuk ndihen fare, veç sehirllëkut që mbajnë për këtë problem themelor. Ato i bien daulles vetëm për të ardhur në pushet, edhe në ndodhtë kjo, situatë rrumpalle do të ketë. Atëherë, ua bëjmë të gjithëve këtë pyetje: “Kush do ta bëjë pastrimin e Shqipërisë me plot halle? Ka halle ekonomike, halle sociale, halle politike. Duhet shtet ligjor, duhet Rilindje e vërtetë. Ky është ngërçi që ka Shqipëria sot.
Dhjetor, 2015.
HAIK SATIRIK
***
Politika të futet në arkivol,
kur nuk punon për popull,
kur për Atdheun nuk punon.
***
Shan drogaxhiu drogaxhin,
krimineli kriminelin shan…
Kurva s’e pranon që është kurvë…
***
Mallkuar dhe makimi e zëntë
politikën rrugaçe lumi e marrtë,
kur ndryshe thotë e ndryshe bën.
***
Jeta paska vrima shumë:
e mbyll një vrimë, tjetra hapet,
s’mbarohen hallet tek ti, tek unë.
***
Shëmti:parti, rriqra parti,
si ndërtesa boshe në ajër,
me lekët e kujt mbahen?
***
Degjeneron politika në korrupsion,
atëherë…duhet politikë e re…
Populli e bën rrotacionin.