Mendime
Nëngurra: Cili asht qëllimi i opozitës në Dardani
E merkure, 09.12.2015, 09:36 PM
CILI ASHT QELLIMI I OPOZITËS NË DARDANI
Nga Bardh M. Nengurra
Quditëm se si qenkan njerzit. Kur shofin rrezikun per veten jan në gjendje me shkatrrue tan botën per ta shpetue prapanicën e vetë.
Ata qe kerkojnë shtet ligjor per qellime të veta me vetdije e shkelin ligjin dhe pastaj kundershtojnë organet ligjore nese i ndjekun pse e kan shkel!!!
Bllokimi i Parlamentit të Dardanisë nga opozita e bashkueme si asnjihere ma parë tashma asht i njoftun per tan opinionin shqiptar. Dhe perpos militantve dhe antarve me libreza dhe deputetve të partive opozitare askush nuk i mbështet as nuk pajtohet me metodat qe janë perdor e po perdoren per ta bllokue zhvillimin e seancave në Parlament.
Asht per tu habitë se si aty ku duhet të zbatohet ligji dhe ku duhet të respektohen rregulloret e punës aty në kontinuitet po ndodhin shkelje rregulloresh, shkelje ligji dhe rrezikim i shendetit dhe jetës së deputetve pa e pas asnji mundësi qe të ndërmirret diçka per ta parandalue së paku rrezikimin e shendetit të njerzve në sallën e Parlamentit.
Unë mendojë se Kadri Veseli Kryetar i Parlamentit të Dardanisë e ka fajin per të gjitha ngjarjet aty me gasin lotsjelles , me spraj te syve, me hudhjen e shisheve plot ujë në kokat e deputetve dhe rojeve sepse padyshim se Parlamenti ka rregullore që parashef mbrojtjen e punës, mbrojtjen e shendetit dhe integritetit të deputetve dhe unë baj pytjen pse Kadri Veseli asnjihere se perdori këtë mundësi dhe ta perdor formen ligjore për zhvillimet normale të punës.
Kemi pa sqena makabër me sjellje rrugaqe e primitive të individve të caktuem qe mjerisht kan voten nga populli dhe janë deputet në parlament. Kryeministri Isa Mustafa asht sulmue në foltore të parlamentit me vezë dhe Kadri Veseli jo vetem se nuk urdhnojë rojet të ndermarrin masa , por ai pengojë tue u zgervallë me at zanin e ti as mashkull as femen truprojet personale të kryeministrit Isa Mustafa qe mos të hyjn në sallë per ta mbrojtë kryeministrin. Albin Kurti hodhi gasin lotsjelles të paren here dhe ka mujt ta ket mshef pasi deri në at rast nuk ka pas nevojë per kontrollë te sofistikuem te deputetve para se të hyjnë në parlament, por pse Kadri Veseli nuk urdhnojë Kryesinë e Parlamentit ta mbajn nji mbledhje dhe nga aty të dergojnë kerkesen te Shefi i policisë së shtetit te z. Shpend Maxhuni që të hetohet deklarata e Albin Kurtit dhe e Glauk Konjufcës se gasin lotsjelles në sallë jua kan mundësue policia roje e Parlamentit. Si ka mundësi ta thotë vagabandi Albin Kurti bashk me at tjetrin teveqel Glauk Konjufcen se gasin e fusin mbrenda sa here të dojnë se këtë jua mundeson policia dhe per këtë mos të suspendohet as nji polic nga puna?!
Si ka mundësi qe në secilen seancë te radhes pas kësaj të pares qe permenda deputetet e opozitës futeshin në sallë te kuvendit me xhepat perplot bombole gasi lotsjellës?!
Pse deshtonte të gjitha heret kontrolli i tyne , dhe ata prap se prap futeshin mbrenda te armatosun me bombole gasi?!
Ketyne pyetjeve ju jap vet pergjigje. Deshtonte kontrolli sepse ai kontroll ishte vetem formalitet sa per sy e faqe. Dhe te tillë e kishte ba vet kryetari i Kuvendit shoku Kadri Veseli.
E kishte ba të tillë sepse Kadri Veseli bashk me lideret opozitar dhe shumicen e deputetve të partive të tyne kan vetem nji qellim. Ai qellim asht LDK-ja. Shkatrrimi i sajë.
Opozita komplet bashk me PDK-në edhe te vdekun i tmerrohen emnit të Ibrahim Rugovës. Dhe per ta ndalue e harrue ate dojnë ta shkatrrojnë komplet LDK-në. Mjetet qe jan perdor e po perdoren jan shumë perfide. Per qudi ka edhe shumë deputet të LDK-së si dhe aktivist e antar të vjeter te sajë qe shkaku i koalicionit qe bani Isa Mustafa me PDK-në e sulmojnë me të gjitha menyrat Isa Mustafen dhe quditem se si këtyne nuk po ju shkon mendja se ata nuk po sulmojnë Isa Mustafën por ma së shumti po sulmojnë vetë LDK-në partinë qe i kan sherbye dhe per te cilen kan dhan kontribut neper vite. As unë nuk e kam mirpritë as nuk isha dakord me koalicionin PDK-LDK. Mirpo megjithate më gëzoj nji fakt se per të paren here partia qe unë e due dhe i kontriboj qe 25 vite per të paren here mori mandatin per ta qeverisë vendin. Jam njeri me bindje institucionaliste, dhe me intereson vetem puna e institucionit. Sipas raportit të FMN-së ( fondi monetar nderkombëtar ) Dardania ishte per vitin 2015 vendi me ngritje ma të madhe ekonomike në rajon. Kjo dëshmon se kryeministri ka ba levizje pozitive bash aty ku popullit ma së shumti i duhet. Ngritja ekonomike sjell edhe vende pune, rregullon mirqenjen e qytetarit dhe vendit ma të varfen në Europë kjo i duhet. Isa Mustafa poashtu me kambngulje mbron qeverinë e vet dhe don me çdo çmim te ban Dardaninë shtet ligjor, të funksionoj ligji pa dallim dhe askush mos të jet mbi ligjin. Arrestimet e shumta të bandave të krimit të mafisë si dhe të militantve islamik e se fundit edhe të deputetve vulgar e rrugaq asht hapi i parë per dallim nga qeveritë e deritashme per kohën e të cilave krimi ka lulzue.
Per bindjen time krahasimet se pse policia nuk sulmojë ne veri serbet qe nuk e lejuen ministrin Avdullah Hoti të shkon në Leposaviq , por u treguen të shpejt në arrestimin e Albin Kurtit ne selinë e partisë së ti asht i kobshem. Mendojë se atja njerez jan aq truthatë sa aq din aq flasin. Po ti sulmonte policia e jonë serbet e veriut do ishte provokim qe do mund ta eskalonte situaten deri në luftë me Serbinë. Dhe vetem budalla se kupton se lufta me Serbinë neve na zhduk njihere e pergjithmonë sepse ma askush nuk ban luftë me te per të na shpetue neve sikur bani Amerika dhe NATO në vitin 1999. Dhe tash edhe situata çfar asht me refugjat, me luften e Sirisë dhe Irakut, pastaj inplikimi i Rusisë në ato lufta si dhe nxitja e sajë perkrahese qe i bahet Serbisë jan rrezik permanent per neve.
Andaj nese neve shqiptarët gjithmonë flasim se duhet të kemi shtet ligjor, pse tash kur u arrestuen disa deputet të opozitës neve e sulmojmë shtetin dhe nuk e lejojmë te filloj të bahet shtet ligjor?! Apo edhe këtu ajo mendësia e jonë tipike shqiptare. Shteti duhet me kan shtet me ligje të mira , por nese unë shkel ligjin mu nuk ban të me prek shteti.
Asht per tu quditë se si tek pasi u arrestuen Albin Kurti dhe deputete e deputet tjer qe perdoren dhunen dhe rrezikuen kolegt e vet në parlament ajo far gazetarucja e bukur si hanem haremi qe unë e quej Milaim Zeka femen, ajo Kimete Berisha doli me shkrimin se baba i shefit të policisë se Dardanisë z. Shpend Maxhuni paska pas qen UDB-ash. Shpend Maxhuni erdhi në atë post qe ka sot, qe nga koha kur u perplas policia e jonë me forcat serbe në vendkalimet kufitare në veri te Mitrovicës me çrast u pat vra polici Enver Zymeri. Dhe nga ajo kohë jan diku 4-5 vite. Ku ishte kjo far hanmi gazetaruce Kimete Berisha qe nuk e tha se po zgjidhet shef policie djali i nji UDB-ashi?! Pse kësaj i bjen ndermend ky fakt pikrisht tash.?! Tash kur policia e shtetit tonë si asnjihere ma parë u ba e zoja të mbroj shtetin , rendin, ligjin dhe qetsinë në shtet doli zbulimi se djali i nji ish UDB-ashi qenka shefi i policisë. Nuk kuptojë pse neve perdorim keso metoda kaq perfide dha kaq te liga. Po tek e fundit çka ka faj djali çka ka ba baba dhe e kunderta çka ka faj baba çka ban djali.
Unë mendojë se opozita konkretisht Albin Kurti me mjeshtri të rrallë ka manipulue në radhë te parë shumicen e veprimtarve të VV-së sepse jam i bindun se aty ka djem e vajza të ndershem e patriot, por jan vegla në doren e Albinit dhe veprojnë me bindjet se po bajn mirë e po deshmojnë patriotizem. Dhe aq ma shumë quditem se si ja doli Albin Kurti ta manipuloj AAK-në dhe ta baj Ramush Haradinaj truproje të veten nëper tubime proteste. Gjithandej shifen se si Albinit ja ruejn shpinën Ramush Haradinaj, Lahi Ibrahimaj dhe Rexhep Selimi bashk edhe me Daut Haradinaj. Me vjen mirë se populli ka kuptue se arsyet qe i parashtron opozita per veprimet e tyne nuk janë te qendrueshme dhe se nuk justifikojnë veprimet e opozitës në parlament.
Populli e din se per asociacionin e komunave serbe fajin e ka PDK-ja bashk me AAK-në, dhe edhe me NISMA dhe VV-në sepse antaret e ketyne partive qe në fillim nuk ishin militant partishë por njerez të luftës sikur ju pelqen ti quejm me nxitjen e dikujt ( të kujt e din ata vet ) i shkaktuen ngjarjet e vitit 2004. Këto ngjarje me të gjitha ato vandalizma qe i ban njerzit e luftës ju ndihmuen Beogradit dhe politikanve serb që ti drejtohen bashkësisë nderkombëtare me kerkesen se patjeter duhet të ket dicka në dorë Serbia atje në Dardani per tu ndie minoriteti serb i sigurt sepse ja e shifni se çka mund tju bajn shqiptarët atyne dhe objekteve të tyne te kultit. Pra ky elan dhe sulm " PATRIOTIK " i vitit 2004 u ba shkaku qe kishave dhe manastireve serbe ju dhan ne pronsi me qindra hektar tokë shoqnore me qellim te largimit të mundesisë së shqiptarve të afrohen pran kishave e manastireve. Këtë qashtje per ta jetësue u pat angazhue vet Veton Surroji me at bashkpartiakun e ti Ylber Hysen. Ndersa sot veton Surroji po sikur Rexhep Qosja e Adem Demaqi sa munden në prapavi nxisin opoziten ta kundershtojnë asociacionin e komunave serbe dhe bile ede emnin ja thonë serbisht ZAJEDNICA . Dhe nese neve vet ( jo populli por luftëtaret ) i kemi parapri formimit të nji institucioni per ti mbrojtë serbet dhe Brukselli vendos ta baj ate pse tash fajin e paska Isa Mustafa?! Pse e paska fajin perderisa ai gjatë ketyne zhvillimeve nuk ka qen as antar i LDK-së dhe nuk ka qen pjesë e strukturave shtetnore të Dardanisë!!
Qashtja e demarkacionit te kufinit asht poashtu vetem alibi per rrebelimin e pakrye të opozitës. Zhurem u pat ba edhe kur u ba demarkacioni me Maqedoninë dhe asnjihere si harroj ftyrat e fshatarve shqiptar të fshatit Debelde qe ankoheshin se ju kam mbet gjysma e ares , livadhit e prones andej kufinit. Pse nuk u treguen të zellshem edhe atëhere keta patriot opozitar? Pse ajo qashtje u hesht dhe se permend kush ma?! Nuk reagoj opozita në at kohë sepse nuk ishte rreziku nga GJYKATA SPECIALE dhe as nuk ishte qellimi i shkatrrimit të LDK-së sikur asht sot.
Pra per bindjen time tan kjo anarki , tan kjo dhunë, tanë kjo tollovi sot asht per te vetmin shkak se shumica e deputetve dhe politikanve po i tmerrohen Gjykatës Speciale. Andaj me e ba tollovi dhe me sjell vendin në zgjedhje të parakoshme shpresojnë se mund ti shpetojnë burgut.
Demarkacioni mes shteteve bahet me harta e ekspert e jo me tapi të torishtave të deleve apo lopve te cilat tapi i prezanton nji njeri jokompetent i pa njohuni . Dhe kush e ka emnue at njeri aty duhet ta mbaj pergjegjesinë e jo tash tja hudh fajin qeverisë e cila Drejtorin kadastral z. Murat Mehaj e gjet aty.
Isa Mustafa si kryeminister i vendit per demarkacion e ka thanë disa here se nese dikush i sjell fakte se asht humb vetem nji meter tokë e Dardanisë ai do e rikthej në shqyrtim qashtjen e demarkacionit te kufinit me Malin e Zi. Pse opozita nuk don ta diskutojë këtë qashtje ti parashtroj provat nese i ka dhe ta shef populli pastaj se cila asht alternativa e opozites per ato dy qashtje aq të perfoluna.
Populli e din se formimin e asociacionit te komunave serbe e ka mbeshtet AAK-ja , populli e din se nenkryetari i AAK-së njiherish ushtrues i detyres së Kryetarit z. Blerim Shala ka qen pjesë e ekipit shtetnor të Dardanisë gjatë bisedimeve per asociacionin e komunave serbe në Bruksell. Bile z. Blerim Shala ishte koordinatori i atyne bisedimeve.
Populli e mban mend Ramush Haradinaj se si qe nga shkallet e aeroplanit në Sllatinë kur u këthye nga burgu i Hagës e kerkoj postin e kryeministrit. Populli poashtu mban mend mirë se asht pikrisht Ramush Haradinaj ai qe mundësojë formimin e koalicionit PDK-LDK e se për këtë nuk asht fajtor aspak Isa Mustafa.
Kur Gjykata Kushtetuese refuzojë zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar Parlamenti shkaku se at post duhet ta merr partia ma e madhe, pra PDK-ja pse Ramush Haradinaj nuk u terhoq dhe me ja lejue Isa Mustafës ta merr postin e Kryeministrit si partia ma e madhe e aleances qe perpjekej të bahet mes LDK-AAK-NISMA dhe LVV?! Jo Ramush kauboji me vetem 7-8 ulse në parlament e donte postin e Kryeqeveritarit, postin e Kryeparlamentarit e merrte PDK-ja dhe kjo i binte qe LDK edhe pse partia e dytë me vota dhe ma a madhaj në koalicion të mbetej pa asnji post udhëheqes. Kjo e kendelli mirë Isa Mustafen dhe bani mirë qe bani koalicionin qe bani. Po te mbetej LDK pa asnji pozitë shtetnore do e tradhetonet Isa Mustafa votuesin e LDK-së sepse askush nuk jep voten dikujt qe e deshron ta ket në pushtet e ai pushtetin tja fal kundershtarit te shkoj bosh vota e votuesit. Por jo per mendësinë e disave ajo votë nuk paska vlerë sepse gjithçka duhet të shkojë bash si ju paska tek nji kauboji ( Ramush Haradinaj ) me kan kryeminister i perjetshem si Mareshali Tito e edhe si Enver Hoxha dikur.
Andaj mendoj unë se populli duhet ta tregoj urtësinë e vetë ketë here ma shumë se asnjihere ma parë, të mos del me protestue, mos me sulmue policinë tonë, mos me thye e shkatrrue rrugë e prona të shtetit tonë, me u angazhue me sjell para drejtësisë edhe at rrugaqin tjeter të VV-së Dardan Mulliqaj i cili linqoj zavendsministrin z. Shasivar Haxhijaj në mes te rruges dhe ja ban copa veturen qe ishte pronë e shtetit. Populli duhet ta ndihmoj policinë ti sjell para pergjegjesisë te gjithë ata qe kan nxjerr guret e rruges dhe trotuareve qak edhe të Permendores së Ibrahim Rugoves si dhe ata qe kan hudh gurë e kan vandalizue pronat shtenore e private. Nuk asht qellimi i opozitës moskrijimi i zajednices e as demarkacioni, qellimi i sajë asht mbrojtja nga Gjykata Speciale dhe shkatrrimi i LDK-së. Kush e don Atdheun nuk perkrah shkatrrimin e ti, nuk perkrah njerzit qe gjykata e prokuror me vite e dekada mirren me ta. Kush e don Atdheun e mirë të lakmueshem me jetue në te nuk ju bahet krah milionerve matrapaz politikaj të cilet kur kalojnë perskaj lypsve në rrugë kurr su shkon mendja me ju dhan 50 cent atyne. Kush e don Atdheun nuk i shkon mendja ta perkrah nji ish minister ( Fatmir Limaj ) tash lider partie opozitare qe keto ditë drejtësia po mirret me te per të saten here dhe po perflitet se nese vertetohet fajsia e ti mund ti han deri në 20 vjet burg. Ndihmoni shtetin o popull , ndihmone ta ndertoj shtetin ligjor. Kroacia e zuni dhe e denojë nji ish kryeminister të vetin pse neve mos te veprojmë si Kroacia?!