E hene, 14.10.2024, 09:08 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: U vramë për një ''demokraci autoritare''

E enjte, 03.12.2015, 10:00 PM


U VRAMË DHE U PREMË PËR NJË “DEMKRACI AUTORITARE”

Nga Afrim Caka

Si dukët koha ka harruar të lërë gjurmët e saja.

Nuk kisha ndër mënd të shkruaj kaq shkurtë, por, si dukët, pata kohë të shkruaj gjatë. Duket se nuk është thënë kot që fati i popullit shqiptarë ka dalë nga dyert e tragjedive të mëdha.

Kurrë dhe asnjëherë, asnjë publicist dhe as ndonjë gjeni i letrave shqipe, historian a psikolog, psikiatër ose ndonjë rezhiser filmash apo tryezë mendjesh të ndritura të nxjerrë të vërtetën e plotë të kësaj qeverie. O Skënder Hyseni! Zbute zemërimin për bijtë e tokën tuaj... Zbute zemërimin ndaj kryetarit të kësaj komune, zbute zemërimin ndaj vetëranve të UÇK-ës... Ky ministër i shpallur i “madh”, Skënder dhuna, dha urdhër, i pa të gjitha, por, në vend që mendja e t’j të kthjellohet prej kësaj dhune që pa, iu errën më keq. E pa me sy të kundërtën: harbimin e së keqës, atë që e çoi qeverinë drejt ndëshkimit duke mbyllur çdo shteg mëshire ndaj qytetarëve shqiptar, zotëroi dhunë dhe përgjakjen e demonstruesve të qetë. Kjo dëshmonte se ky farë ministri e dinte ëndrrën serbe, por vazhdonte të ishte syçelët ndaj kërcënimit, dhunës policore ndaj demonstruesve. Si asnjëherë më parë, perandorisë Hashim-Isa do t’i duheshin çmitizuesit. E kthyer në turk apo serb dhe tepër të afërt me mohuesit e sotëm vendas.

Policia duhet ta ruajë shtetin e jo pushtetin! Për hir të pushtetit këta janë gati të shesin edhe shpirtrat e tyre.

Policia duhet ta ruajë popullin DHE t’i shërbej atij!

Ndërsa, u shpërngulën 200.000 mijë shqiptarë drejtë përendimit!

Ende nuk jemi të vetdijshëm për veprimët tona, pasi pasardhsit tanë do ti shohin veprimet tona, për katastrofën tonë politikë. Anarkizmi qeveritar është gjithashtu ideologji. Anarkizmi qeveritar thjesht thotë se opozita nuk na duhet, se kjo është një ndër fatkeqësitë më të mëdha.

Kjo është gënjeshtër! Që shteti na qenka populli. Shteti ynë është prej të gjithë përbindëshave.

Ai gënjen gjakftohtë: dhe ja çfarë gënjeshtre del nga goja e tij:

“Unë jam shteti, unë jam ky popull!”. Shteti nuk është popull. Shteti është vetëm shërbetor dhe ai duhet të veprojë si shërbetor i popullit.

Një shtet juridik që krijon kodin moral e ligjor të stabilitetit kombëtar, respekton institucionet demokratike e vlerat e opozitës dhe të shqërisë civile, ndërsa në kushtetutën kombëtare saksionon integritetin hapësinor e etik dhe detyrimin për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave kombëtare. Tani edhe sundimi 640 vjeçar na del i mirpriur! Të rënat, sharjet, fyerjet, vasjet, gjenocidet, djegiet, ç’kombtarizimin, burgosjet shqiptarëve dhe shpërngulja në masë drejtë përendimit dhe sa ironike nuk i patëm numëruar të gjitha këto gjatë gjithë kohës sa e kishim vetëdijen...

Veç desha të di, si Gjakovar. Po ju pyes: - Përse e ndrruat gjuhen dhe gjakun? Përgjigju pyetjes sime. Jy kërkoj si frymë, si Gjakovar dhe si shqiptarë që jamë. Neso jo! Atëherë, çoni gjer në fund marraveshjet me popin Daçiç e Vuçiç? E aq më tepër, fantazit e juaja me Malazezin e shkjaun. A? Ajo mamografi e juaja dhe e dhunës e shpjegon qartë vdekjen e Kosovës, besa edhe të gjithë shqiptarëve.

Skënder Hyseni përmendu nga amullia ndryshe e keqja shqiptare nuk ndalet… Ndërsa ka mbetur pa shpjegim të plotë tërbimi i tij dhe i policëve kundër qytetarëve që mbrojnë shtetin, po aq është vështirë t’i gjendej shkaku i mllefit të këtij ministri të ri. Ky i fundit kishte zgjedhur pikërisht për vdekjen e këtij shteti. Dhe kjo nuk është metaforë. Dredhi më tinzare nuk ishte parë ndonjëherë pas shkjaut në mendimin e një Skënderi, në mendimin e një “shqiptari”. Hiqet sikur sikur e mbron popullin (cilin popull, ate shkja spo shqiptarë) vajton dhe helmon shqiptarët. Një motorizim i tillë do të çonte herët a vonë drejt shkatërrimit të këtij shteti.

Kjo fotografi është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët dhe qeverinë tonë. Por shumë shpejt u tërbova nga pamja e neveritshme që pashë. Fillova të ndihesha gati për të vepruar në facebook. E pabesueshme, mendova. Policët erdhën. Një zbrazëti në trurin e tyre. Ç’ishte kjo thirrje për të “rrahur”. Më dukej që ato britma kishin të bënin për shqiptarët. Por ngjanin të kobshme.

O Perëndi, ruaje popullun!!!

Ende pa u fashitur zhurma e turkut dhe ajo e shkjaut, një murmurimë e pafundme zotroj kudo më 28 nëntor me demolime zyresh, rrahje, burgosje deputetësh e përgjakje:

“Ç’ishte kjo marrëzi policore!”.

Njërezit, si të përmendur nga një amulli e dërmitje, bënin pyetjet:

“Si ndodhi e pse duhej të ndodhte!”.

Pyetjet gëlonin gjithashtu dhe fajin e shkarkonin tjetër kundë. Fajsoheshin, në radhë të parë, firmëtarët, intelektualët dhe policia, që heshtja e tyre ngjante aq befasuese sa dhe vetë ndodhia e urdhërdhënësit. Sipas urdhëruesëve disa herë, e gjithë kjo xanxë, ky turpë është për çmitizimin e atdheut dhe është një përpjekjeje më të madhe, rikthimin në Dardanis në frymën e bolshevizmit sllav e cila do të ndillte vetëm vdekje.

Këtë dhurat e përpunuan e bluanin diktatorët e vdekur të vjetër e të rinjë Hasha e Isa, politikanë odash e kafenesh.

Zoti ju marroftë, nëse keni fytyrë!

S’më ka shkuar donjëherë në mend se një ditë mund të përfundojnë deputetët e parlamentit burg. Kam menduar se vetëm kriminelët, hajdutët shkojnë në burg. Nuk kam ditur se burgu qenka në duar të kriminelëve, të cilët po vendoskan në të kundërshtarët e tyre.

Dhe kjo brezin policorë e bën tragjik, por edhe jo brez historik. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve të tij është Ideali ynë. Besoj se këtij ideali do t’i shërbejmë si duhet në qoftë se veprimtarinë tonë si policët, intelektualët dhe qeveritarët e përcaktojnë mençuria e ndershme, mospajtimi me deformimet dhe guximi krijues… Pse jo edhe të flijohet për atdhe nëse është nevoja… Por, këtë qeveritarët tanë se bënë dot… Ndërtuan një qeveri klanesh, qeveri kafiterish dhe mbi të gjitha “Parti - Shtet”.

Dukej sikur fati i Skënder Hysenit e kishte ruajtur për popullin një befasi të keqe: një shekull pas ikjes së osmanëve dhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas ikjes së serbo-malazezëve, testament turku dhe ai serb po kryhej më në fund: qeveria, kryepolici dhe ca policë, të kthyer në gjendje e një idiomë e tribush afrikane, koreane, rusiniane, në faktë kjo duhej të ishte rrënuar që moti.

Në galerin e errët të kësaj qeverie ka tri modele: Putini, Çaushesku, Rankoviçi, Millosheviqi dhe Ali Shukriu i shqiptarëve. I pari u bë symbol i injorancës e i krimit të organizuar. I dyti u shqua me egërsin e pashoqe ndaj popullit. I treti u shqua për anën e errët për shpërnguljen e shqiptarëve drejtë turqisë. I katërti u shqua për tradhëti dhe firmosje për vrasjen e shqiptarëve etj… Nuk është e vështirë të merret me mend se në këtë hierka të errët të zezë kjo zë vendin më të errët në historinë shqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora