E merkure, 04.12.2024, 06:28 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Selam Hashim efendi…!

E enjte, 26.11.2015, 08:09 PM


KU JEMI E KU PO VEMI.

Nga Afrim Caka

Selam Hashim efendi…!

M’u kujtua një shprehje e Faik Konicës: “O Zot, më jep fuqi të mbaj gojën mbyllur kur nuk kam asgjë për të thënë”. Unë nuk munda të qëndroj pa folur dhe të hesht.

Për mijëra vite me radhë, ky popull, kjo tokë u lëndua dhe u coptua nga turqit, sllavët e grekët duke shqyer çdo pëllëmbë toke. I keni parë të gjitha këto dhe jeni bërë sikur nuk i shihnit. Përse e keni bërë këtë punë? Përse, përse...?

Sepse ju, si kryezotët e këtij populli, si dy ministra pa portofole me fjalët dhe me sjelljet tuaja jeni bërë pengesë e popullit, prandaj ju, ju jeni të gëzuar dhe shkijet fërkuan duart kur kanë parë se ju tradhtuat Kosovën. Se Ju bëtë pikërisht atë që ua keni lehtësuar dhe ua lehtësoni shkijeve politikën që do ta ngadalësojnë procesin e bashkimit kombëtar. Prandaj keni punuar jo në frymën e kombit që është pritur nga ju, jo në frymën e saj që ju ka caktuar historia, por keni punuar dhe vepruar ashtu siç nuk është dashur të punoni.

Ju me ikjen tuaj e lëtë Kosovën krahthatë! E lahtë krathatë në kohën kur më së shumti duhej që ta përkrahni, që të ishit afër, që të ishit ju që do të flijoheshit të parët dhe jo ta lëni vetëm popullin, dhe gjithë këtë i shikuat nga pallatet e Brukselit me stilolapsin e Aipohne në dorë.

Fjalë të rënda janë këto që ua them unë, o ministra!

Jam plotësisht i vetëdijshëm se është shkruar e folur mjaft për persnalitetët e pushtetarëve. CICERONI (oratori dhe shkrimtari i madh romak i shekullit të parë) në vepren e tij: Arti i të pleqëruarit, shprehet: “Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive, se ajo i mpak forcat duke e bërë trurin të dobët, se i zhvesh shqiptarët nga të nuhaturit për atdhe. A ju ka rastisur zotrinjë deputetë e juve qeveritarë ta lexoni këtë vepër? Lexoni se do ta kuptoni më mirë së ç’është atdheu.

Të gjithë deklarohemi se ne nuk deshirojmë të vdesim para se të pendohemi, ndërsa vdesim pa u penduar (largë çoftë tradhëtia ndaj atdheut). Populli ju zgjodhi po e vëren qartë si drita e diellit sa ka “uzdajë” te ju. Kur do të vini në moshën tonë do ta shihni se keni gabuar, se nuk e hapët gojën e të flisni për atdheun, për Bashkim Kombëtar, për shqiptarët e Preshevës, Maqedonisë e Malit të zi dhe për problemin ÇAMË. Gjatë fushatave parazgjedhore rrahët gjoks se... Nëse nuk je i butë, tregohu i butë. Në cirkun (parlamentin) tonë në të dyja anët, në diskutimet tuaja, nuk ka asgjë dite edhe për varfërinë dhe papunësinë që janë në nivelet më të larta në Evropë. Ju nuk debatoni me shifra, fakte, llogaritje se në ç’gjendje janë katandisur këta pensionistë e këta ta papunë, e këta të shpërngulur. Turpi i shkuar turpit! Ju. O qeveritarë e të tjerë që do të vinë, a e dini ç’i ndodhi një mbreti dukur? Morali i lartë luftarak dhe barku i mbushur e fitojnë luftën, jo ai (mbreti) që se hapi ha, barin e ushtrisë svet që ishte më e madhe më e armatosur, por se fitoi luftën kurrë. Edhe këta shumeë të rinj sot sikur ta kishin barkun e mbushur s’do bënin vetëvrasje nga papunësia e varfëria E SKAJSHME, NUK DO TA BRAKTISNIN VENDIN, s’është më: Ku i duket balta më e ëmbël se mjalta? Shihni sa shumë po na bie në sy: Shtëpia në shitje... Një shtetë lavdohet në rrugët e tij të mira, tjetri me ligjet e mira, i treti me njerëzit e mirë. Një shtet i mirë i ka të tria. U realizofshin shpejt këto këto te ne!

Mjaft më ky popull duroi dhe qëndroi. Ju e shikut këto me përçmim, u treguat mospërfillës ndaj këtij populli që rri e bënë sehir. Këta po vuajnë, janë në vështirësi dhe në siklet. SIKUR ZËRIN E TYRE TA DËGJOJË ZEMRA. Ky milet ka rënë në një trishtim të thellë dhe jemi shumë të zhgënjyer me këtë lloj njerëzish qeveritar e deputetë. Nuk u përdellyet fare për këtë popull. Gjatë këtyre 16 viteve hoqëm zitë e ullirit, humbëm të qeshurit dhe, kur kjo humbë, humbë dashuria për ATDHEUN.

Duam një qeveri normale e të bardhë e të përkorë, me pastërti pa hajdutri, korrupsion e tradhti. Nuk deshirojmë të nëpërkëmbet kjo krijesë dhe dhurat e Zotit. Të gjithë thonë: Koha po ecë, .Jo, jo, koha s’ecen, ajo vazhdon të mbesë, por ecni ju dhe pasurohuni çdo dite e më shumë...



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora