Mendime
Afrim Caka: Nuk na duhet qeveria që kundërmon
E hene, 23.11.2015, 07:42 PM
NUK NA DUHET NJË QEVERI QË KUNDËRMON
Nga Afrim Caka
Ti Kosovë pse s’gëzon.
Pse nuk qeshë!
Policia nuk arriti t’ia lirojë rrugën “ministrit” Hoti për në veri, duke sajuar e duke arnuar episode e ndodhi tragjike! Në vend që kriminelët serb të dalin para drejtësis, ky far ministri mbulonë gjurmët e krimit, bën që jo vetëm episode e ndodhitë, por edhe portretet që ky stis, kjo injorancë e tij të kullojnë gjithnjë më shumë gjak.
Turp zoti minister!!!
Populli nuk duhet të jetë si ato statujat qeveritare, populli ka gjak e mishë!
Nga shkatrrimi i popullit deri tek copëzimi i atdheut!
Dardania jepte si diçka të dhimbëshme, por duke u përpjekur t’ia lë vulen fatalitetit. Megjithatë, ajo s’përjashtohej. Për disa Kosova do të copzohej. Qoftë për pezmin e hoxhallarëve, qoftë për pezmin e ndonjë qeveritari apo deputeti. Qoftë edhe kundër fatit të vetë shqiptarëve.
Kjo nuk ishte veçse një pjesë e tradhtisë, ajo e dukshmja. Përlitja vetë ishte më thellë sa nuk e kishim ndier, më e keqe se vete nata e zezë. Kjo errësirë kishte lidhje me energjinë penguese që nuk lejonte të zgjohej nga një sëmundja e përgjumjes. Kishte kohë që ishin dhënë të gjitha firmat sepse ishin toka Malazeze e Maqedone!? Këto firma të çmitizuesve kishin një energji tjetër, më e keqe se ajo katërshe zymtore dhe antishqiptare Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Turqi, kush do ti pengonte, por shqiptarët bënin sikur s’kishin energji, veçse para vetes mbi tavolinë mbanin ujë pusi. Shpjegimi ishte i thjeshtë:
“shkijet me dosje e dosje, qortime e mallkime, kurse ne me çmendurinë dhe verbërinë tonë ishim pengesa vetë!”.
Një energji e tillë nuk ishte e panjohur për ne. E keqja e Kosovës ishte në sasinë më të madhe. Shqiptarët që nuk e donin vetveten. Dardania vetëvrasëse. E keqja e Kosovës ishte në sasin e çmendurisë e kishte tepër të lartë. Më tepër se çdo kombë tjetër.
Pas spikamës katërshe sllave e turke, shfaqej analfabetizmi qeveritar, për zgjim të vonuar: Shqiptarët e Dardanis, për moskuptimin nuk e donin vetvetën. Veçqortimi ka qenë I përkorë, gati-gati përpjekja për të hëdhur baltë popullit, i pa kapshëm për veshin tonë. S’ishte veç një motorzim, rikthimin e shqiptarëve nën sundimin e vjetër. Të bezdisur nga një mizeri orjentale!
O Perëndi!, Duam nje Perëndi tjetër, të na kapë, të na tund e të na shkundë dhe tradhëtive e armiqësive ti japim fund. Të na shkundë e të na përmendë!
O sot, o kurrë!
Gjatë Rilindjes edhe sot dhe kësaj epoke, duhet të na mbështjellë një stoicizëm i ri. Ky stoicizëm i ri, do të guxoja të thoja, duhet të na përfaqëson me të vertetë në formen mendore, veshjen kombëtare dhe ate kulturore e historike të të gjithë shqiptarët.
Në cilën epokë ndodhemi? Sot mund ta thrrasim atë me një emër: flitet në fakt për epokën, epokën neoosmane apo ate sllave. Është një shprehje që na mundon çdo dit, një epok e rremë, e shpikur nga afroaziatikët dhe e përhapur nga Daçiçi dhe Erdogani, të cilët shkruan histori të rremë, duke i trajtuar shqiptarët, në shumë volume gënjeshtarsh që epoka mesjetare dhe ajo shqiptare, ajo e qeveritarëve tanë atë e kishin kaluar pak a shumë në heshtje. Në kohët e fundit qeveritarët ishin pjesë e saj, por kjo epok e sotit në tërësi është quajtur si një epokë e servilizmit, e përuljes dhe e tradhtisë.
Nëse pohojmë tani se shpirti qeveritar është ajo arsye që ndodhet kudo dhe që bashkon gjithçka “të vdekurit”, atëherë pyesim veten sesi vallë, kur na dhemb diçka, nuk kufizohemi të thrrasim “atdheu”, por më dhemb, pra kjo plagë në trurin tonë që nuk na shkakton dhembje shqiptarëve! Ja kjo është pra pika e lidhjes mes përceptimit dhe vuajtjes që nuk e ndiejm për kombin, historinë, shtetin dhe flamurin, e cila vlen edhe për gjuhën, fyerjet që na bëjnë qeveritaret dhe armiqtë.
Por, ajo që më shqetëson edhe më shumë është se, pas kësaj ngjarjeje apo të tjerave kësisoj, populli ynë do të vazhdojë të rrijë indiferent. Lloji më i rrezikshëm i njeriut është indifernti dhe amullia.
Kosova po coptohet!
Nuk është frika e ligjit ajo që e tërheq ministrin apo kryeministrin nga e keqja, nga tardhëtia, por vetëdijesimi dhe bindja e tyre morale mbi vlerën e atdheut, i cili edukohet ditë për ditë, duke i referuar arsyes së shëndoshë.
Mos ndoshta në horizontin e qeveritarëve mungon kuptimi i atdheut, apo ky horizontë është shumë i ngushtë për trurin e tyre, saqë vërtyti i tyret është kthyer në “antishqiptar” motivon gjuhën, historinë, kombin, mohimin e Kombit. Për një qeveri, kategoria e njerëzve apo institucioneve indiferente është rreziku më i madh që i kanoset dhe e lë peng të papjekurisë. Ku është vlera më e madhe që quhet shqiptar?
Kjo tabllo e zymtë, e cila mund të shtjellohet e përshkruhet edhe më gjerë e më thellë se kaq, e bën domosdoshmëri denoncimin e veprimtarive të zotrinjëve të zinj, njëherësh, për të rinjollosur Rilindasit e vjetër e të rinjë, duke thurë laved vetës së tyre! Qeveri e çmendur, të gjallë e të çmendur, gjithë të çmendur, të gjithë qeveritarët të vdekur për së gjalli…!!! Apo gjëma është e madhe e Mitrush Kutelit!
O Perëndi, duam një Perëndi tjetër, të na kapë, të na tund e të na shkund dhe tradhëtive e armiqësive që ti japim fund. Të na shkundë e të na përmendë!
Tek ne në Kosovë mungojnë edukime filozofike dhe antropo-filozofike si përshembull, “filozofia e së vërtetës”, “filozofia e komunikimit me popullin”, “filozofia e kreativitetit”, “filozofia e historise”, “filozofia e gjuhës”, “filozofia e identitetit,” “filozofia e edukatës,” ”filozofia e flamurit”, “filozofia e ligjit”, “filozofia e artit”, filozofia e atdhedashurisë”, etj etj.
Gjendja është më e rëndë, kemi një shoqëri pa mendim, një shoqëri që vegjeton dhe nuk ka asgjë ideale të shtyjë për ndryshim, për oponencë dhe kundërshtime të argumentuara dhe që njëherësh ofrojnë alternativa zgjidhjesh. Media në Kosovë ka frikë nga filozofia dhe merret me ngjarje terreni, ndaj shpesh ngjan më shumë me një tragjiko komedi… Kësi mësymje të dhunshme drejtë karrigeve dhe posteve qeveritare, e këso çoroditjesh politike lypset të na bëjë ne shqiptarëve t’i vëmë gishtin kokës e syve, u ngjanë atyre sëmundjeve të kombëshme.
Është një tjetër gjë të jeshë politikan! Politika e tyre është qesharake dhe këtu lindi edhe turpi. Politikani duhet të jetë bashkohorë dhe atdhetar, është dhe duhet të hapë vlera, kulturë dhe të bjerë fli për atdhe! Këta politikanë duhet të përfaqësonin një vlerë të spikatur intelektuale në gjirin e polpullit. QË duhen të jenë I përafërt me Naimin, Abdylin, Sylemanin, Fishtën, Konicën, Nolin etj e tje…