E enjte, 01.05.2025, 01:26 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Pushtet që kallzon vet!

E diele, 22.11.2015, 03:43 PM


NJË PUSHTET QË KALLZON VET !

Nga Dedë Preqi

Vërtetë duket diçka e pa imagjinuar në shoqërinë demokratike të Kosovës. Sa bëmë shtetin  dhe filluam ti hapim sytë, po përjetojmë një politikë që po e shëmton demokracinë e këtij vendi. Pikërisht përmes kësaj politike arrijmë te politika dhe logjika e konfrontimeve, të cilat po e cënojnë paqën e këtij vendi.

Ndërkaq, pas pavarësisë së Kosovës, pas një ecje normale dhe rrugëve institucionale, në kohën e fundit dhe gjatë qeverisjes aktuale, po bëhët vetëzbulimi i një politike të re, e cila as që është e zonja të bëjë politikë të jashtme dhe as politikë të brendshme, por si model e ka të drejtën që ia jep vetëvetës për t’u lavdëruar për mos sukseset e veta.

E për tu vënë në shërbim të kësaj doktrine, duhej të ndiqet filozofia e tyre, e cila është e instaluar pothuaj në gjitha  pozitat që kanë krijuar një pushtet, të cilët regrutojnë edhe shumë pasardhës të tyre, për të forcuar pushtetin me korrupsion dhe krim të organizuar, duke e  mbajtur nën kontrollë këtë lloj qeverie me forcat e veta.

Pikërisht nga këto arsye, do ta quanim të pa frytshëm vizionin e një politike të tillë, sepse populli i Kosovës gjindet në një kolaps dhe situatë kritike, si në aspektin politik, poashtu dhe ekonomik, e cila lidhet nga dy çështje, e para si çështje nacionale, që nuk na lejohet të luajmë me themelet e shtetit të Kosovës dhe e dyta, dëshmon pozitën fyese për shqiptarët, të cilët, në sytë e tjerëve nuk dimë të mbajmë shtet.

Problemet që po i paraqet opozita, kundër Asosacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nuk janë vetëm si çështje opozitare dhe privilegj i tyre, kur nyja e kësaj çështje lidhet me natyrën nacionale, e që zgjidhja e këtij ekuacioni, kërkohet brenda kontekstit të vlerave universale dhe kombëtare.

Prandaj, qeveria e Kosovës duhet ta pranoj nxitimin e saj,  për të zhvilluar marrëdhënie fqinjësore me Serbinë, të cilat marrëveshje duken si normale, por në realitet, dikur më vonë do ti kushtojë Kosovës me të madhe, sepse e vërteta është e hidhur, kur krijimi i këtij sindromi të Asosacionit të Komunave serbe, vazhdon me peticion për ndryshime tjera, apo sikur me modelin e Bosnjes.

Dikush thotë se,  ka të drejtë pozita, dikush thotë se, ka të drejtë opozita, mirëpo akoma Kuvendi i Kosovës, si Instutcioni më i lartë i vendit, nuk ka mundur të gjejë një fjalor të përbashkët dhe për të krijuar kushte pune dhe pajtueshmëri  në mes këtyre subjekteve politike, të cilat kanë prodhuar konflikte të tilla, që qojnë deri te protestat e njëpasnjishme.

Veprimet e protestuesve në përkrahje të opozitës nuk janë të thjeshta, ato janë shumë të tepruara dhe shumë brutale, të cilat kanë shkakëtuar një kaos të madh në kryeqytet, si edhe janë bërë  dëmtime të shumta në Institucionin e Kuvendit dhe shkatërrime tjera materiale, që duhet llogaritur edhe dëmët njerëzore, të cilat janë më të kushtueshme.

Këto ngjarje në Kosovë, ishohin edhe të tjerët,sigurisht me syrin kritik, duke dhënë  edhe sugjerimet e tyre,  por asnjëri nuk mundet ti vlerësojë më mirë se vetë qytetari i Kosovës, i cili po vuan aq shumë, deri sa nuk po mundet të jap shpjegime për gjithë situatën e padëshiruar në vend, e cila është për çdo kritikë dhe e padurueshme.

Kush i ka fajet për gjendjen e tillë,  kush po manipulon me popullin dhe kush ka të drejtë  në këto mospajtime, dhe kush e kush, nuk po ndalen pytjet, vetëm se,  fjalë boshe, të cilat të neverisin shpirtin dhe mendjen, thotë populli.  Na mbytën me retorika të thata, me të cilat qytetari i Kosovës u ngop dhe po ngopët sëcilën ditë e më shumë.

Të gjithë e dimë se me dhunë asnjë çështje nuk zgjidhet dhe nuk mund të realizohet, mirëpo edhe dhunën ta imponon dikush dhe ta mbjellë dikush te dera, atëherë është vështirë të gjendesh në situata të tilla, edhe pse thuhet se,  „dhuna  njerëzit i molis, por i egërson, dhe në rrugët e saj historike e nacionale ua shton vitalitetin dhe vullnetin“.

Asnjëherë mbi këto troje nuk është bërë politikë më e turpshme, ndoshta vetëm në kohën enveriste, kur Kosova, po sa  arriti ta  avansojë  femrën e vet, rrolin dhe pozitën e saj, ky pushtet e zbriti dhe e uli prestigjin e femrave, duke i arrestuar dhe burgosë, sikur që është rasti i deputetës  së AAK, Donika Kada-Bujupi.

E gjithë kjo, në fund të fundit, është më shumë se një marrëzi, se sa një zbatim ligjor, sepse zonja Donika Kada dhe të tjerët kanë bukë me ngrënë sa të duan në shtëpiat e veta, por ajo me shokë dhe shoqe të tjera, e rrezikuan edhe jetën për të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe tokën kosovare.

Për ta bërë sot një vepër të mirë, nuk mjafton vetëm fjala, por duhet prekur trurin dhe duhet punuar shumë, sepse pas kësaj që po ndodh në Kosovë, s’mbetët pa pësuar  jo vetëm truri, por  edhe trupi, edhe pse ndonjëherë i pafajshëm, por që mbanë kokën e vet dhe bindjet e veta.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx