E hene, 29.04.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Mendime

Shpëtim Beqiri: Përplasje midis civilizimit islam dhe perëndimit apo përplasje brenda civilizimit islam?

E premte, 20.11.2015, 10:19 PM


PERPLASJE MIDIS CIVILIZIMIT ISLAM DHE PERENDIMIT APO PERPLASJE BRENDA CIVILIZMIT ISLAM?

Nga Shpetim Beqiri

Ditë e premte datë 13 nëntor, e shënuar tashmë në mendjen e çdo francezi si dita me e zezë që pas luftës së dytë botërore, kjo ditë sikur krijon një lidhje të pavullnetshme të nënvetëdijës se numerologjia na paska shënjestruar edhe një herë për të na thënë që çdo gjë fshihet brenda numrave, për shkencëtarët është matematika, por kjo është një temë tjetër. Ishte një qëndrim i drejtë ai i mbarë botës e cila dënoi aktin e barbarizmit dhe të dhunës ndaj njerzëve të pafajshëm, ndaj atyre të rinjëve dhe të rejave që kishin dalë ditën e premte, ashtu siç veprohet zakonisht në  vendet evropiane për të kaluar një mbrëmje me shoqërinë. Eshtë goditur qyteti simbol i Evropës, dhe asgjë nuk justifikon një atentat të përmasave të tilla kundrejt njerzëve të pafajshëm. Eshtë e nevojshme që e gjithë bota duhet të jetë e bashkuar për të luftuar atë që quhet Jihadizmi Absolut, dhe në të njëjtën kohë të jetë e kujdesshme edhe në përdorimin e termave p.sh terrorizmi islamik është një term i papërshtatshëm gjithëpërfshirës. Islamizmi është teori që përfshin të gjitha institucionet politike, juridike, ekonomike që adoptojnë vendet islamike dhe nuk duhet bërë gabimi që terrorizmin ta klasifikojmë si një degë të këtyre teorive edhe pse shpesh herë mund të kenë si orientim etnocentrizmin dhe ksenofobinë, por edhe këto të fundit nuk mund të krahasohen me atë çka përfaqëson terrorizmi. Pra, do të ishte i gabuar përdorimi i termit Terrorizmi Islamik, do të ishte më e udhës përdromi i termit Terrorizëm Jihadist pasi përfshin vetëm një grup individësh. Pra, ajo çka i nevojtët perëndimit është mendimi i ftohtë dhe arsyetimi logjik për të kuptuar më mirë atë çka po ndodh në Lindjen e Mesme. Islamizmi nuk është vetëm një besim por edhe një ideologji e fortë. A është Perëndimi në luftë? Të gjitha institucionet Perëndimore përfshirë dhe median,  e cilësojnë këtë fakt duke u shprehur që jemi në luftë, vetë Papa është shprehur që jemi në luftën e tretë botërore. Meqë Perëndimi është në luftë kundër kujt po lufton? Një gjë është e sigurtë dhe e vërtetë; që lufta egziston edhe pse jo brenda Perëndimit, por, po bëjnë të pamundurën që të na i sjellin edhe në Evropë. Në fakt nësë shikojmë me kujdes, kjo nuk është një luftë e Perëndimit edhe pse është bashkautor  në kaosin e krijuar në Lindjen e Mesme. Lufta në LM rrënjët i ka që nga fillimi i viteve 80 nga teori të ndryshme radikale-fetare, të adoptuara për interesa të ndryshme politike dhe ekonomike nga vendet si Arabia Saudite, Turqia, Egjipti, Irani, mjafton të kujtojmë luftën Iran kundër Irakut, apo çështjën e Kurdistanit që për mediat është molla e ndaluar. Nuk duhet të harrojme faktorin Izrael si një përçues special për ndezjen e eshkës.  Në kontekstin gjeopolitik dhe gjeoekonomik, globalizimi bëri të mundur hapjen e oreksit të superfuqive botërore ndaj këtyre vendeve të Lindjes së Mesme që ishin në konflikt me njëri – tjetrin. Që nga fillimi i njerëzimit e deri më sot, Lindja e Mesme është prodhuese e historisë dhe në të njëjtën kohë konsumuese e saj.  Në këtë teatër të ashtuquajtur luftë, Perëndimi nuk është protagonisti kryesor, do të ishte më mirë nësë do thonim që është të qënit narcist i Perëndimit që e shtyn vetën të mendojë që është në qendër të gjithçkaje, gjithsesi, prania e shërbimit sekret amerikan ka qenë i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. Protagonistët e vërtetë janë muslimanët, dëshmi janë konfliktet e vazhdueshme midis Sunitëve dhe Bektashinjëve. Në kontekstin politik qëllimi i ISIS është të krijojë një shtet aty ku shtetet e mëparshme muslimane të krijuara nga Perëndimi kanë dështuar, të konsideruar si të “papaster”. Arma kryesore e ISIS në rrafshin teologjik është “feja e vërtetë” sipas interpretimit të ngushtë të Kuranit, Umma Muslimane është i vetmi përfaqësues i Islamit modern që vendos për fatet e tij. Sipas mësimëve teologjike islamike, sot po asistojme në atë që quhet fitna ; e përkthyer do të thotë ndarje në botën politike-fetare islamike. Gjithmonë në kontekstin teologjik ajo që sipas ISIS quhet “feja e vërtetë” mund të krahasohet me nazistët të cilët përdornin shenja dhe simbole pagane sikur të ishin të fesë kristiane, them ndarje/fitna sepse ISIS po terrorizon më shumë muslimanët sesa kristianët, pra dëmin më të madh po e bën brenda shtëpisë së vet.  Le të shikojmë përparimin që ka arritur ISIS në krahasim me Al-Qaida. Ndryshimin midis Al-Qaida dhe ISIS mund ta konstatojmë së pari në kërkesën që bëri Al Qaida për largimin e bazave ushtarake nga Arabia Saudite, Sudani dhe Afghanistani, së dyti  ajo nuk lëvizte lirshëm në territoret e Lindjës së Mesme pasi shtetet Islamike ruanin akoma një konsolidim poltik, ndërsa, aktualisht ISIS lëviz lirshëm brenda  territoreve islamike të cilat paraqesin një dobësi te madhe politike dhe fetare, në të njëjtën kohë  ISIS kërkon jo vetëm largimin e Perëndimit por njëherazi edhe të fitojë mendjen dhe zemrën e Umma në mënyrë që të krijojë shtetin e vet; i shtrirë gjeografikisht në Mesopotaminë e lashtë i formuar sipas modelit të Kalifatit. Nuk kemi të bëjmë me një përplasje midis Perëndimit dhe Lindjes, por jemi në praninë e një përplasje në thelb midis Lindjes dhe Lindjes, lufta për dominim midis Bektashinjëve dhe Sunitëve ka bërë që Lindja e Mesme të jetë gjithnjë e përçarë,  kemi edhe histori të tilla që Sunitët kanë vrarë 11 Imamët e Bektashinjëve. Pra, jemi në prezencën e një përplasje brenda një Civilizimi. Ajo që duhet bërë menjëherë është të ruhet bashkëjetesa shoqërore, një musliman që jeton në Paris apo në Romë nuk duhet të shikohet ndryshe, duhet ruajtur një klimë shoqërore pozitive; që do të thotë të mos biem pre e qellimit të ISIS i cili pikërisht, dëshiron futjen e urrejtjes dhe do uleshim në nivelin e tyre të barbarizmit. Do të ishte amatoriale, e pavetëdishme dhe e pafalshme për perëndimin të flaknin klimën shoqërore të arritur pas shumë përpjekjesh historike. Do të ishte e pafalshme sepse komunitetet islamike perëndimore do të binin pre e logjikës së ISIS dhe urrejtja do të ishte e pranishme në Perëndim. Eshtë urgjente zgjidhja politike në Siri, foleja ku formohen terroristët, është e nevojshme të ulen në tavolinë Asad bashkë me dy përfaqësuesit kryesorë të Lidjes së Mesme, Irani, Arabia Saudite, gjithashtu, Turqia dhe Amerika këtë radhë është e domosdoshme edhe prania e Rusisë. Duhet thënë së Perëndimi ka bërë gabim në LM sepse në fund të fundit, është po vetë Perëndimi që në mënyrë indirekte shet armët ISIS, po financimi? Sipas ekspertëve Shteti Islamik arrin të fitojë 3 milion euro në ditë nëpërmjet shitjes së naftës, por kush e blen? Ajo që duhet bërë si primare nuk është vetëm rritja e kontrollove dhe shtrëngimi i lirisë personale të njerzëve, por interceptimi i financimeve të ISIS, vetëm kështu mund të çrrënjoset. Dmth, nuk janë bombat ato qe eliminojne terroristët por mbyllja e rubinetit të financimve.  Në fakt Putin lëshoi një akuzë të rëndë kur tha që janë po vetë vendet e G20 që financojnë Shtetin Islamik. ISIS është një përçues shumë i mirë i informacioneve, manipulon dhe përdor mirë demagogjitë dhe propagandën në të gjitha rrjetet, qoftë shoqërore territoriale apo mediatike duke bërë të mundur rritjen e numrit të të rekrutuarve. Është e domosdoshme që perëndimi të futet në spiralen e foreign fighters dhe në atë kibernetike në mënyrë që të kuptohen levizjet e grupeve terroristike. Të thuash me të madhe “jemi në luftë” ashtu siç bënë të gjitha mediat e perëndimit përfshi politikën, të cilët u rreshtuan në unison me thirrjen jemi në luftë nuk bënë asgjë tjetër vetem se  luajtën dhe po vazhdojnë të luajnë lojën e ISIS, duke hedhur benzinë në zjarr. Siç thashë edhe më lart një ndër qëllimet e ISIS është pikërisht të bëj për vete islamikët e Evropës,  me synim zhvendosjen e luftës brenda në Evropë. Perëndimi deri dje tha që nuk do ulej në tavolinë me Asadin, tanimë është e vetmja zgjidhje për t’i dhënë zgjidhje konfliktit edhe pse sipas sondazheve ka gjasa që Asad do jetë sërish presidenti i Sirisë, por nga ana tjetër, nuk mungojnë zëra në Evropë që duhen dëgjuar edhe kërkesat e ISIS, me argumentimin se përfaqësojnë një ide, qëllim dhe territor, në këtë mënyrë do te ishte me i kontrollushëm. Në këtë kontekst, nuk do ishte e këshillueshme që Perëndimi dhe Rusia të kishin ndaj Sirisë plane të ndryshme pasi kjo do të favorizonte ata që janë në ndërtim e sipër të një shteti. Këtë na e tregon historia. Është urgjente që rebelët sirianë bashke me milicinë e Asadit dhe me aleatët e tyre të kuptojnë që kanë një armik të përbashkët ISIS, të ulen dhe të flasin. Shteti Islamik edhe pse duket e çuditshme, por në rrafshin e bisedimeve me armiqtë e tij është më i avantazhuar, pasi ai paraqitet te Umma Muslimane si “ndryshe” që do të thote: nuk është aleat me asnjë, është patriotik, është anti-neokolonialist, është anti-globalist, nuk është i përzier me interesat e perëndimit në Lindjen e Mesme, është tipik shtet islamik me besim musliman. Në këtë sens vendos në rrezik mbijetesën e interesave të të gjitha vendeve si Amerika, Rusia, Evropa, Irani, Arabia Saudti dhe Turqia. Qëllimi minimal dhe i menjëhershëm është që të arrihet një armëpushim, dhe të arrihet në një marrëveshje për të ardhmen e Sirisë, edhe pse duket e vështirë pasi Amerika insiston që nuk do të ulet në bisedime me Asadin. E vetmja zgjidhje që ekziston dhe që aktualisht nuk merret në konsideratë është një ndërhyrje tokësore ushtarake. Ekziston edhe një zgjidhje tjetër; Perëndimi të braktisë Lindjen e Mesme, por nga ana tjetër  historia na ka treguar që vakumi politik gjeneron gjithmonë përbindësha. Edhe nëse perëndimi braktis Lindjen e Mesme, ndoshta Evropa nuk do të kishte më viktma, por ekziston një probabilitet i madh që ato do te rriteshin ne LM. Për ta mbyllur; Perëndimi DUHET të ndryshojë ide duke mos e quajtur luftë apo Luftë e Tretë Botërore. Terma të tillë fusin panik dhe frikë në mbarë planetin. Dhe mbi të gjitha DUHET me patjetër që besimi Sunit të gjej gjuhën e përbashkët me besimin Bektashi për të rishkruar një histori të re politike-fetare në Lindjen e Mesme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora