E premte, 02.05.2025, 01:01 AM (GMT+1)

Mendime

Kapiti: Kriminalizimi i shpifjes, kërcënim për lirinë

E shtune, 14.11.2015, 06:15 PM


Kriminalizimi i shpifjes, kërcënim për kritikën dhe lirinë.

Nga Skënder S. KAPITI

Projekt-ligji për kriminalizimin e shpifjes erdhi  si propozim i ndërmarrë nga qeveria dhe Kryeministri i Shqipërisë dhe që nuk është “Rilindje shqiptare” për demokracinë dhe patriotizmin por është një rilindje regresive si ajo e Putinit të Rusisë dhe ajo në Iran dhe në Korenë e Veriut.Si ka mundësi të inicohet një ligj i tillë, kur kryeministri kërkon denoncimin e zyrtarëve të korruptuar nga njëra anë , dhe nga tjetër kërkon mbrojtjen e mosdenocimin e korrupsionit të pushtetarëv me ligj të miratuar në parlament. Ky ligj kërcënon qytetarët dhe median e pavarur, opozitare dhe kritike që ato të heshtin dhe të mos kritikojnë e të mos denoncojnë korrupsionin dhe krimin, mashtrimet dhe gënjeshtrat e pushtetit. Kulmi arrin deri atje kur ky ligj  i kriminalizimit të shpifjes klasifikohet si “krim shtetëror”, që do të thotë se autoritetet dhe pushtetarët imunizohen nga e drejta për të mos u investiguar, monitoruar dhe për të mos u kritikuar nga askush për korrupsionin , vjedhjen dhe për papërgjegjshmërinë e tyre. Ndërsa në SHBA p.sh.zyrtarët dhe personat publikë gëzojnë shumë më pak mbrojtje ligjoren ndaj akuzave publike qofshin dhe ato të shpifjes se sa qytetarët privatë. Kundër këtij projekt-ligji reaguan ashpër dhe BIRN- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Përfaqësuesja e OSBE-së në Tiranë për median znj. Mijatovic pasi ky ligj e kriminalizon Fjalën e Lirë , dhe i bënë thirrje parlamentit që ta hedhin poshtë atë. Ndërsa kërkohet me këmbëngulje nga ndërkombëtarët dekriminalizimi i politikës , cuditërisht kërkohet mbrojtje ligjore, me anë të ligjit të kriminalizimit të shpifjes për autoritetet dhe pushtetarët e lartë të shtetit , për mos kritikë dhe mosdenoncim të korrupsionitt të tyre qoftë nga qytetarët, media dhe opozitarët. Kjo vjen si dhe një sfidë ndaj ndërkombëtarëve ku p.sh ambasadori amerikan kohë më parë shprehej se: Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar, për politikanët kriminelë dhe për një sistem ku të pasurit e blejnë drejtësinë, dhe me 13 Nëntor 2015 pyet se kush i trëmbet në Shqipëri reformës në drejtësi, dhe sipas tij janë: ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, dhe gjykatësit e prokurorët që marrin paratë tuaja. Po kështu dhe Zv/Ambasadori i OSBE në Tiranë,  po me 13 Nëntor 2013  shprehet se: korrupsioni i politikanëve dhe i gjyqtareve mund ta shkatërrojë Shqipërinë, dhe vazhdon duke thënë se duhet një kulturë e shtetit të së drejtës, dhe shteti i së drejtës fillon nga veprimi i cdo qytetari. Pra, kjo është një thirrje për ndërgjegjsim e veprim, e jo më si ky ligj që do të ishte një kërcënim e frikësim për publikun,  kritikën e fjalën e lirë mediatike. Mos vallë sikur të miratohej ky projekt-ligj i propozuar nga qeveria, edhe ndërkombëtarët do t’i penalizonte pse denoncojnë korrupsionin e autoriteteve dhe personaliteteve publikë të korruptuara të Shtetit shqiptar?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx