Mendime
Bardh Nëngurra: Fishta, ministria nuk bashkëpunon!
E hene, 09.11.2015, 10:38 PM
MINISTRIA
E KULTURËS NË SHQIPNI NUK DON TË VEPROJË AS TË BASHKPUNOJË ME MERGIMTARËT PER
TA NDERTUE SHTËPINË E AT GJERGJ FISHTËS
Nga Bardh M. Nengurra
Me 02. 03. 2014 pasi pash nji TV reportazhë në cilen gjendje asht katandisë shtëpia e Gjergj Fishtës ashtu në shpejtësi bana nji shkrim ku apelova të mergimtarët të solidarizohen dhe të mbledhim fonde per ta sponsorizue së paku pjesërishtë ndertimin e asaj shtëpie. Pra apelova ta ndihmojmë qeverinë shqiptare të realizohet kjo vepër qe do ishte edhe nji satisfaksion dhe rehabilitim per masakren qe njenit nga bijtë ma të medhej të kombit ju ba nga rezhimi komunist i Enver Hoxhes. Shkrimin e dergova në revisten zemrashqiptare.net dhe posa u botue më vershuen telefonata dhe letra në adresën time nga disa shtete të botës me çrast mergimtar qe nuk di se kush ishin më premtuen se do ndihmojnë dhe kerkojshin se si dhe ku ti derdhin paratë.
I pari nga të gjithë mu lajmrue miku im Atdhetari Bajram Kabashi nga Gurrakoci , komuna e Istogut, gazetar me profesion dhe mergimtar në Oslo të Norvegjisë. Ky burr menjihere barti në llogarinë time bankare 1000 euro. Sado qe i thash të pret ta hapim nji llogari të posaqme per këte dhe të krijojm nji fond ai me padurim dhe i entuziazmuem se kjo veper do realizohet meqense dinte permendësh llogarinë time bankare menjihere i fut aty 1000 euro. Pas z. Kabashi më lajmrohet mergimtari tjeter nga SHBA-të i nderuari z. Prel Sinishtaj. I kembej me z. Sinishtaj disa letra ku ai nga pervoja e ti në ndertimin e shtëpisë së Dedë Gjon Lulit edhe më këshilloj se si të veproj dhe edhe ai mi premtoj 500 dollar amarikan personalisht, por garantoj se do mbledh shuma të medhaja atje në mesin e mergimtarve shqiptar. Ishte i sigurt se do mbledh disa dhjetra mija dollar. I treti ketu mu lajmrue djali im Petrit Hasanaj ( Nengurra ) i cili më garantoj se posa fillon projekti ai do e ndihmon me 10.000 euro. Unë pash se vetem nga këta tre shqiptar kam të sigurta diku rreth 40.000 euro andaj posa shkova në vendlindje në fund qershor 2014 shkova në Tiranë dhe kontaktova me zavendsministrin e kuklturës atje z. Zef Çuni të cilit paraprakisht i kisha dergue nji leter. Takimin e bam në restoranin ULQINI afer Hotel TIRANA. Prezent ishin: z. Salih Zogiani ( mik i imi qe e mora të me shoqrojë atje ), zonjusha Fatmira Biçaku administratore në Agjensinë e Konsumatorit në Tiranë, zonjusha Entela Binjaku redaktore dhe bashkpuntore e revistës ZSH, zonja Silvana Braçe moderatore e famshme e ekranit të TV -vë shqiptare, zonja Vitore Leka Stefa humaniste dhe aktiviste shqiptare dhe Akademik Pajazit Nushi të cilin pasi e pash se hyni në restorant e ftova te vie te neve dhe të na bashkangjitet per ta respektue. I ndjeri Akademik Pajazit Nushi u gëzue per së tepermi kur i spjegova se pse ishim aty dhe cili ishte qellimi i im të takoj zavendsministrin e Klutures të Shqipnisë z. Zef Çuni.
Mbresat qe mora nga shkodrani Zef Çuni atë natë aty me ban me qen i lumtun sepse pash se ai asht nji njeri i profesionit ( arqitekt në za ) dhe sjellja e ti me neve atë mbramje më dhan me kuptue se qellimi im pse isha aty do realizohet me sukses. Do i mbetesha borq lexuesit dhe edhe per faktin se nuk jam jofalemnderues andaj po e ceku se z- Zef Çuni mu dhe mikun tim Salih Zogianin të nesermen na ftoj ta shoqrojmë ate dhe delegacionin e ministrisë në perurimin e digjitalizimit të fotografive të Sotirit në Korçë perurim ky që u ba në SHTEPINË e ABC-së. Per nderë timen z. Zef Çuni shtroj edhe nji drekë madhështore në nji restorant rruges nga Korça per në Pogradec, qe me duket se ishte në Boboshticë kjo, por ska randesi vendi e randesishme ishte mikpritja dhe respekti. Mikrpritja e Zefit per mu dhe mikun tim z. Zogianin ishte fantastike. Edhe atë natë ndejtem në Tiranë dhe të nesermen u ketheva per Istog me plot gëzim dhe vullnet. Fillova ti kontaktoj edhe disa njerez tjer qe shpresoja se do e hapin kuleten. Gjithçka shkonte si ma mirë , mergimtarët ishin të gatshem. Mirpo ata atje në Ministri nuk leviznin. Pata disa leterkembime me z. Zef Çuni dhe ai gjithmonë premtonte se së shpejti do bahet projekti dhe do fillon me veprue konkretisht. Asgja nuk ndodhi as sot e kesaj dite andaj unë per mos me mbajt parat e vullnetmirve në llogarinë time bankare me 05.11. 2015 nxjerr nga llogaria 1000 euro dhe shkoj bashk me poetin Hysen Berisha dhe ja kethej z. Bajram Kabashi te cilin e takuem në vendin e ti të punës.
Me këte rast falemnderoj z. Prel Sinishtaj dhe djalin tim Petritin per vullnetin e tyne qe paten per ta ndihmue projektin si dhe të gjithë ata të tjer mergimtar qe premtuen se do ndihmojnë posa fillon projekti me veprime konkrete. Nuk po ndodh asgja dhe masi puna asht keshtu unë publiksht po deklarojë se nuk do pres me vite diçka qe po të ishte shteti i interesuem do duhej të perfundonte mbrenda javesh. U irritova tmerrësishtë kur lexova në portale dhe në facebook se si edhe biznismeni nga Kosova Sabri Novosella ka shpreh gaditshmeni ta ndertojë atë shtëpi. I shkrova z. Zef Çuni dhe ai me sigurojë se ajo shtëpi do ndertohet nga ministria dhe nga ndihmat qe i garantova unë, por asgja nuk levizi sado qe kaluen shumë muj.
Unë me keqardhje e them se terhiqem nga kjo ide dhe nga ky projekt qe as nuk filloj të bahet nga neglizhenca dhe mosperfillja dhe joserioziteti i kopetentve të shtetit shqiptar.