E diele, 28.04.2024, 07:14 AM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Anatomia e Korrupsionit

E premte, 06.11.2015, 08:46 PM


Anatomia e Korrupsionit

Nga Viktor Mërkuri

Në bazë të Transparency International,” korrupsioni definohet si abuzimi i pushtetit të besuar, për përfitim personal. Niveli I korruspionit mund të klasifikohen si i madhë, I vogël dhe politik, në varësi nga shuma e parave të humbura ,dhe të sektorit ku ajo ndodhë. Korrupsioni gërryen strukturën e shoqërisë, minon besimin e njerëzve kundrejt sistemeve, institucioneve dhe liderave politikë dhe ekonomikë. Ajo mund ti kushtojë njerëzve lirinë e tyre, shëndetin, të ardhurat ,dhe nganjëherë jetën e tyre.”

Tradita e abuzimit me pushtetin politik për përfitime personale shkon prapa  në histori deri në antikitet, ashtu si edhe debati se nëse korrupsioni është një ves i nevojshëm kulturor për zhvillimin e një vendi apo një kancer që duhet të zhduket që një shoqëri të përparojë.

Gjatë 2-3 viteve të kaluara në vende të ndryshme mbarë botës, një numër i madhë skandalesh me thelbë korrupsionin janë ekspozuar. Fushata per inciativën anti-korrupsioni kishin nisur, hetime të thelluara u zhvilluan, dhe udhëheqës u rrëzuan mbi akuzat për korrupsion.

Kompania shtetërore kolosale Braziliane e vajit “Petrobras”, është në qendër të skandalit më të madh për korrupsion në historinë e vendit. Dhjetëra aksionerët e kompanisë sëbashku me disa politikanë si dhe presidentin brazilian Dilma Rousseff, janë nën hetime.

Në Guatemalë, një komision hetues i mbështetur nga SHBA-ja kundër korrupsionit detyroi dorëheqjen e presidentit Otto Perez Molina, ndërsa në Honduras, në një tjetër aksion kundër korrupsion të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, hetimi po gjunjëzon një prej familjeve më të pasura dhe të mbështetura politikisht të vendit.

Në Meksikë, Presidenti Enrique Pena Nieto është akuzuar rëndë për dhënien e tenderave të mëdha të kompanive  të cilat I kishin shitur atij disa shtëpi nën kushte tepër të favorshme, si edhe pas arratisjes nga burgu i trafikantit më famëkeq të vendit Joaquin "El Chapo" Guzman nga burgu federal.

Në Zyrih, një hetim i kryer nga SHBA dhe Svicra ka shkarkuar nën akuza për rryshfet dikur të paprekshmin Sepp Blatter, i cili kryesoi për vite me rradhë FIFA-në,  organin botërorë drejtues të futbollit. Në vende të tjera në Evropë, Kryeministri rumun Viktor Ponta mezi po qëndron tek karrigja e tij ndërkohë që gjyqi I tij nën akuza për evazion fiskal dhe pastrim parash po vazhdon.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është duke lëvizur çdo levë institucionale që mundet për të neutralizuar akuzat për korrupsion kundër vetes dhe djalit të tij, si dhe ndaj një grupi  prej ish-ministrave të tij ,para se ai të përballet me një opozite hakmarrëse në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në Moldavi  qeveria rrezikon dita ditës të bjerë për shkak të protestave masive të cilat vazhdojnë pas zhdukjes së më shumë se 1 miliard $ nga tri bankat më të mëdha të vendit.

Kryeministri malajzian Najib Razak po përballet me një seri votimesh  mosbesimi pas akuzave se nga fondi për zhvillimin e shtetit ai kishte depozituar 700 milionë $ në llogaritë e tij personale.

Ndërkohë që lista e gjatë vazhdon e vazhdon, shohim që tendenca është e dukshme: Anembanë globit, dhe në bazë të një sërë rrethanash, duket një vrull I zhvilluar për të shtypur korrupsionin në format e tij kryesore, dhe me sa duket , anëtarët e elitës politike dikur të imunizuar në shumë vende , tashmë duhet të rruajnë kokën me kujdes shumë më të madhë se më parë.

Por cilat janë rrënjët e korrupsioni?

Shumë kërkime shkencore kanë qenë të përkushtuara në arsyen se cila është ajo e cila drejton korrupsionin, çfarë zbut efektet e saj korrozive dhe çfarë roli (për mirë apo për keq) luan korrupsionit në zhvillimin ekonomik të një vendi.

Një qasje zhvillimore ekonomike do ti jepte emërimin "mallkimi i burimeve" e cila ndikon vendet që janë tepër të varura nga industria e nxjerjes së burimeve natyrore, kur sasi të mëdha të parave të marra nga firmat shtetërore , kanalizohen lehtësisht në xhepat e një elite të vogël politike.

Gjeopolitika ka treguar se vendet të cilat janë fizikisht të vështira për tu qeverisur, janë më të prirura ndaj rryshfetit dhe korrupasionit. Nëse një vend është i fragmentarizuar brenda karakteristikave të tij gjeografike,atëherë ndërtimi I një patronazhi me shumë gjasa do të jetë një praktikë e rrënjosur e qeverisë në fuqi dhe do të jetë e vështirë, nëse jo e pamundur, për tu çrrënjosur. Tranzicioni nga socializmi është një proces unik në histori. Kurrë më parë ,vende ish totalitare, janë përpjekur kaq shumë për një transformim kaq radikal në dy sektorët kryesorë si ai politik dhe ekonomik. Mbështetja e këtyre transformimeve ka qenë një grup kompleks i reformave të cilat kërkojnë ndërtimin e institucioneve themelore të shtetit, duke krijuar themelet e ekonomisë së tregut dhe transferimin e pasurisë nga shteti në sektorin privat në një shkallë të madhe.

Samuel Huntington, një analist i famshëm politik i cili vdiq në vitin 2008, do të theksonte se zbutja e korrupsionit dhe rritja e rendit politik bazohen tek institucionet. Nga pikëpamja e Huntington, stili i qeverisë (për shembull, një demokraci liberale), nuk është një parakusht për qeverisje efektive, por shkalla e qeverisë dhe kështu forca e institucioneve të saj do të hartojnë rrugën e një vendi drejt rritjes apo shkatërrimit. Huntington madje thotë se korrupsioni në disa raste mund të kompensojë sundimin e dobët të ligjit dhe siguron një rrugë alternative për zhvillim kur një vend bëhet i “fryer” me burokraci. Me fjalë të tjera, korrupsioni të paktën do të mbarrojë punën në vende ku kanalet formale të qeverisë thjesht nuk punojnë.

Si funksionin Anti-Korrupsioni?

Vendet të cilat përmendëm si : Turqia, Zvicra,Brazili, Meksika etj, secila ka përjetuar rritje ekonomike të madhe që nga fillimi i viteve 2000, dhe secila prej këtyre rasteve të zhvillimit ka qenë e njollosur rëndë nga korrupsioni. Indikatorët Botërorë të Qeverisjes lëshuar nga Banka Botërore përfshijë "kontrollin e korrupsionit", si një nga variablat kryesore për të matur qeverisjen e një vendi.

Bazuar nga një mbledhja e burimeve nga të cilat zhvillohen nivelet e korrupsionit në një vend, të tilla  si , nga perceptimi i korrupsionit nëpërmjet anketave të politikave anti-korrupsion dhe deri tek prokuroria e shteteve.

Indeksi i rendit zhvillohet nga 0 në 100, me numrin më të lartë të tregoj kontrollin më të fortë të korrupsionit dhe numrin më të vogël të tregoj kontrollin e dobët të korrupsionit.  Në raste të tjera fuqitë e mëdha të jashtme , të cilat ndikojnë shtetet më të vogla në periferi të tyre, janë në gjendje të inicjojnë përpjekjet për levizje anti-korrupsioni më shumë se vetë ciklet ekonomike të atij vendi.

Në Ukrainë, protestuesit të cilët përballuan të ftohtin në sheshin Maidan për javë të tëra me shpresën për rrëzimin e ish-presidentit Viktor Janukoviç nuk do tja kishin arritur qëllimit pa mbështetjën e disa fragmenteve perëndimore.

Nuk ka shpjegime të thjeshta ose të vetme të cilat vijnë nga shqyrtimi I shtytjes për korrupsion, dhe forcave që i kundërvihen abuzimit të pushtetit politik për përfitime personale. Në disa raste, iniciativat për anti-korrupsion nuk do të shkojnë më largë se një fushatë politike, vetëm për tu tretur brenda nja dy vitesh. Në raste të tjera, korrupsioni është kaq fenomen i zakonshëm sa që ndryshimet politike dhe ekonomike do të kenë kaq ndikime të vogla në renditjen e një vendi, sa as nuk do të merret parasysh.

Për disa vende, shpërthimi i fundit i skandaleve të rryshfeteve është produkt natyral i më shumë se një dekade të rritjes ekonomike të paparashikuar. Një prirje më pak e njohur, por që ndodhet tashmë në rritje tregon se si vende të cilat ndodhen nën hijen e fuqive të mëdha,shtyhen dhe tërheqen si pasojë e protestave me thelb anti-korrupsionin, si dhe hetimet për korrupsion, si pasojë e planeve më të gjera gjeopolitike.

Viktor Mërkuri

Petagog i të Drejtës Europiane

Ass. Avokat

Anëtar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora