E shtune, 27.04.2024, 06:05 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: Veza e Kolombit

E enjte, 05.11.2015, 10:24 PM


VEZA E KOLOMBIT

Nga Gëzim Llojdia

1.

Protesta  e studentëve duhet parë  në disa këndvështrime të reja.Jemi shqiptarë dhe po tu hedhësh një sy medieve sociale vërehet ai fenomeni i njohur shqiptar  se të gjithë u kënaqën, që u qëllua  me vezë. Madje  sugjerimet shkonin deri më tej për ta zgjeruar rrethin e atyre, që duhen qëlluar me vezë. Pra sugjeroheshin,të zgjerohej gjeografia e dhunës   për deputetët duhej qëlluar më vezë e gjithfarë gurësh të tjerë. Protestat janë mjete demokratike të cilët duhen përkrahur për arsye  se ka dy vjet që kur qeveria e majtë po drejton këtë vend dhe protestat apo format e tjera të kundërshtimit janë të zbehura deri në inekzistent. Jo se gjërat,ekonomia e të tjera  po shkojnë mirë madje  rrënimi ekonomik është gati  i madhe,hendeku i varfërisë po rritet dhe taksat gjithashtu. Në dy vite shqiptarët kanë përjetuar një lloj  qeverisje e cila në parim mund të duket e mbarë  se po mbush vendin me reforma por në thelb nuk është e këtillë.

Rezultat dhe gjendje ekonomike janë tregues  që shkojnë drejt rënies. Dhe kjo është alarmante. Për të gjithë këto duhen të shqetësohen shqiptarët dhe të protestojnë .Po të shohësh në thelb disa reforma të qeverisë duken mjaftë të mira,mirëpo si u realizuan apo si po shkojnë gjerat të bëjnë të mendosh se nuk janë aq të mbara apo të mira siç priteshin.

A nuk kishte nevojë sistemi i OSSSE të reformohej. Sigurisht dhe një orë më parë,mirëpo burgjet treguan si degradohet sistemi dhe zbret në këtë farë niveli. Preji dritat dhe leri në errësirë  nëse ska paguar apo ka prishur linjat e kabullit, jo ta burgosësh me  rast e pa rast shqiptarët si me qenë serbë apo armik .Fushat e tjera kundër tregtarëve po zvogëlojnë tregun dhe po ulin të ardhurat. Po ti keni dëgjuar shprehjet’:”Më mirëpo e mbyll fare biznesin,se sja vlen me gjithë këto kontrolle dhe i kujt është dëmi në këtë mes?

Që duhej ulur informaliteti, kjo duhej bërë më parë dhe mirë mirëpo edhe këtu gabohet te rruga,që ndiqet edhe me kode penale për ti dërguar njerëzit në burg.

Mirëpo jo vetëm këto,  por rritja  e taksave   në çdo fushë po shtrenjton jetën.

A hapi ndonjë vend pune qeveria?Edhe për këtë duhet protestuar. Edhe për raste dhe shtrëngimet e tjera të panevojshme, që po u bëhen familje shqiptare janë  sebepe për të cilat duhet protestuar një orë e më parë,madje me vezë e mjete të tjera demokratike.

2.

Pse jemi kundër studentëve?

Ka njëzet vjet që arsimi shqiptarë po lëngon.

A nuk duhej bërë një ligj  për këtë sistem dështak, që prodhon diploma?

Përse jemi kundër studentëve  për ligjin e  arsimit të lartë?

1-Akoma duhet mbajtur ky sistem i dështuar arsimor  që këta studentë  thonë mos na e cenoni?

2-Sa vetë jeni ju që e kundërshtoni në këtë reformë dhe sa është numri i përgjithshëm i studentëve të universiteteve shqiptarë?

3-Me këtë ligj ekzistues  i bie, që pedagogët të shkojnë në burg (,rasti i fundit muaji tetor universiteti i Shkodrës, denoncimi i Fiks fare për pedagogun e juridikut)rastet e tjera me dosje të hapura të korrupsionit janë të mëdha. Duhet mbajtur ky sistem se e kërkoni ju?

4-A duhet mbajtur ajo administratë e madhe e fryrë, burokratike me rroga milionerësh për arsimin  sepse  e kërkoni ju të jeni kundër ligjit të ri?

5-A duhet mbajtur ky ligj ekzistues në këmbë,  që tregon se: asnjë universitet shtetëror nuk është i akredituar dhe gjendje skandaloze është tregues i asaj se çfarë bëhet sot në sistemin arsimor?

6-A duhet të qëndrojnë  në këmbë ky ligj i vjetër ku  rektorët  sot janë  kthyer në pronarët e vërtetë të universiteteve shtetërore të cilët  po shtojnë pasuri e kapital mbi varfërinë e shqiptarëve dhe mbi taksat e taksapaguesve shqiptarë. Doni një shembull ,200 studentë të ngelur  në një degë në Vlorë( nuk ja pres veshin kështu thonë fjalët), me 200 euro provimi i vjeshtës baras me 40 mijë euro fitim pedagogut nga puna e shtetit). Dhe ju thoni se duhet mbajtur në këmbë ky sistem dështak e korruptim dhe nuk e lejojmë të zbatohet ligji i ri,thoni ju.

7-A duhet të qëndrojnë në këmbë ligji i vjetër, që mbanë  në punë qindra vende pune me pedagogë pa diplomë doktorature, por sepse ka numër të madh studentësh.

8-A duhet të paguajmë ne taksa paguesit shqiptarë para për të mbajtur në këmbë një sistem të dështuar arsimor  që vijon prej 20 vjetësh ende,universitetet punojnë si në kohën e socializmit ,atëherë flitej edhe  për shkencë kur shkenca në  universitete është e ndarë dhe abadonuar nga sistemi aktual?Pra duhet mbajtur në këmbë ky sistem i vjetër,dështak që i rendit universitet shtetërore shqiptarë ndër më të fundit në Botë dhe shumë larg asa,j që aspirojnë e dëshirojnë shqiptarët për arsim e dituri?

Ja pse jemi kundër jush dhe do të jemi nëse ju bëheni njëmijë  ne dhjet mijë e qindmijë e milion  sepse arsimi në këtë vend duhet të ndryshojë dhe jo të  mbes në vend sepse ju apo ata që janë pas jush kërkojnë të mbajnë këtë gjendje amullie për ti përdorur universitete si vende pune për militant partiakë.

3.

Nëse doni të godisni godisni sistemin e vjetër të arsimit, që ka njëzet vjet që prodhon dështak.

Nëse doni të godisni, godisni formulat e reja të taksave që po na rëndojnë  jetesën cdo ditë.

Nëse doni të godisni godisni, gjyqtarët këta pasanikë të këtij vendi që groposën drejtësin deri në këtë farë feje.

Nëse doni të godisni, godisni ligjin e tokës që bëri këtë katrahurë.

Nëse doni........godisni ata që shtërmbërojnë etj etj .....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora