E diele, 28.04.2024, 05:14 AM (GMT+1)

Mendime

Zeqa: Infuzion për pushtetarët, iluzion për qytetarët!

E merkure, 04.11.2015, 09:01 PM


MSA-ja e improvizuar, infuzion për pushtetarët, iluzion për qytetarët !

Shkruan: Florim Zeqa

Qeveritarët kosovar, krizën parlamentare po mundohen ta mbajnë të “kamufluar” përmes seancave “solemne” dhe akteve të improvizuara, pa qenë në gjendje të ofrojnë asnjë zgjidhje për problemet kyqe të vendit.

Pas nënshkrimit më 27 tetor në Strasburg të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, dita e hënë e 2 nëntorit 2015, është dita e fillimit të një sprove të re për shtetin Kosovës. Pra, është sprovë e pozitës dhe opozitës njikohësisht.

Votimi i Listës serbe pro MSA-së dhe mosvotimi i opozitës (dalja nga kuvendi në momentin e votimit) flet mjaftueshëm për kualitetin e kësaj MSA-je dhe gjendjen në të cilën ndodhet shteti i Kosovës; mes dështimit dhe ecjës përpara !

Dy nenet e MSA-së (5 dhe 9), që e obligojnë Kosovën në mënyrë të njëanshme për përmbajtjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe neutarliteti BE-së ndaj Kosovës me fusnotë*, flasin qartë për "kualitetin" e kësaj marrveshje (kontrate ndërkombëtare) dhe obligimet që ka marrë Kosova !

Pas MSA-së gjysmake, liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit vazhdon të mbetët një ëndërr dhe një shpresë për dalje nga ferri i mjerimit social dhe politik nga  vendi i tyre.

Ska dyshim, se është në interes të shtetit të Kosovës, rrugëtimi drejtë integrimit në Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Mirëpo, me problemet socio-ekonomike, me një sistem të drejtësisë të degraduar, me bllokada politike dhe protesta në rrugë, Qeveria e Kosovës, e ka të vështirë, do të thoja të pamundur të bëjë hapa para drejt liberalizimit të vizave, e të mos flasim për rrugën e gjatë të antarësimit në BE.

Me njëherë pas miratimit të MSA-së në Kuvendin e Republikës  Kosovës, filluan edhe deklaratat e para të qeveritarëve kosovar për liberalizimin e vizave. Secili në mënyrën e vet, duke filluar prej "kryeministrit" Mustafa, zv. kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme z. Thaçi, ministrit për integrime europiane z. Qollaku, dhe të tjerëve me radhë,...të ngazllyer nga "suksesi" i arritur, përveq se e quajtën akt historik nënshkrimin e një MSA-je të improvizuar nga ndërkombëtarët, nxituan së premtuari (mbrenda vitit të ardhshëm)  levizjen e lirë për qytetarët e Kosovës !

MSA-ja, nuk erdhi në Kosovë si produkt i qeverisjes së mirë dhe as përmbushjes së obligimeve shtetërore, por erdhi si "infuzion" politik për mbajtjen në pushtet të një qeverie servile ndaj ndërkombëtarëve dhe jo kredibile ndaj qytetarëve të saj.

MSA-në, e quajta të improvizuar, për faktin e thjeshtë, se një MSA gjysmake, pa përfshirjen e afateve kohore, parashtrimin e kushteve strikte për qeverinë, jo vetëm që nuk e garanton liberalizimin e vizave, e vënë në pikëpyetje ecjën e Kosovës drejt antarësimit në BE, si etnitet i pa njohur nga Brukseli zyrtar !

Ashtu sikurse Brukseli, si sponzorizues i kësaj MSA-je gjysmake, edhe liderët tanë e dijnë fare mirë se, Kosova nuk i ka të përmbushura kushtet elementare për liberalizim të vizave, siq janë; zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja qytetare, luftimi i krimit dhe korrupsionit, depolitizimi apo dekriminalizimi i sistemit të drejtësisë, ngritja e nivelit të sigurisë për investitorët e jashtëm,...e deri të kontekstet pronësore me fqinjët (demarkacionin), e në veqanti problemi i hapur me fqiun verior-Serbinë, e cila, edhe 16 vjet pas lufte, përmes Asociacionit të komunave serbe (Zajednicën) po tenton të mbajë të pushtuar pjesën veriore të vendit dhe destabilizimin nga mbrenda të shtetit të Kosovës përmes komunave (enklavave) serbe.

Improvizmi i MSA-së, nuk i shërben të ardhmës së qytetarëve të vendit tonë, për më tepër u shërben pushtetarëve dhe grupeve të interesit që fshihen prapa lojërave dhe prapaskenave të tilla të pasinqerta.

Për çfarë liberalizimi bëhet fjalë, kur qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës akoma jetojnë si refugjat në pjesën jugore të qytetit dhe gjithandej Kosovës ?

Për çfarë sovraniteti të shtetit bëhet fjalë, kur barrikada mbi urën e lumit Ibër vetëm sa është përfocuar,...përderisa "Parku i paqës" në anën përtej lumit rritet dhe zhvillohet dita-ditës i papenguar nga askush !

Deklaratat e politikanëve (qeveritarëve) tanë; "së shpejti do të vie liberalizimi", pa qenë në gjendje të caktojnë ndonjë datë të caktuar, jo vetëm që nuk përkojnë me realitetin, janë hipokrizi e kulluar, përmes të cilës mundohen t'i mbulojnë dështimet e tyre në mbushjen e premtimeve zgjedhore; "hapjen e qindëramijëra vendeve të punës, levizjen e lirë dhe kthimin e të gjithë të shpërngulurëve në shtëpitë e tyre, zbardhjen e fatit të 1700 të pagjeturëve nga lufta e fundit, bërjen e shtetit me ushtri,...e shumë e shumë premtime të tjera, vargu i gjatë i të cilave, është i pamundur të përfshihet në një shkrim të vetëm autorial.

Populli, më nuk ju beson fjalëve boshe dhe premtimeve megalomane, kërkon veprime konkrete dhe rezultate të prekshme në të gjitha lëmitë e jetës, përfshirë edhe liberalizimin apo levizjen e lirë drejt vendeve të BE-së.

Hapi i parë, për qeveritarët kosovar mbetët dalja nga kriza parlamentare, nga kaosi instituacional, të cilin po mundohen ta mbajnë të "kamufluar" përmes  seancave "solemne" dhe akteve të improvizuara, pa qenë në gjendje të ofrojnë asnjë zgjdhje për problemet kyqe të vendit.

Megjithatë "shpresat" mbetën tek Gjykata Kushtetuese, a do të jetë ajo që do t'u hapë rrugë zgjidhjes së problemeve aktuale apo do ta thellojë më tepër krizën institucionale, mbetët të shifet në ditët në vazhdim. Deri atëherë, popullit i mbetët të ushqehet me daklarata dhe spekulime të llojeve të ndryshme, varësisht prej erërave politike.

Thënë ndryshe, MSA-ja e improvizuar, s'është gjë tjetër veqse infuzion për pushtetarët, dhe iluzion për qytetarët e vendit tonë !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora