E diele, 06.10.2024, 04:31 AM (GMT+1)

Mendime

Bep Kuqani: Kujtime për Vllaznit Çuni

E marte, 27.10.2015, 08:00 PM


Kujtime për Vllaznit Çuni

Nga Bep Kuqani, New York

Shkas per këte shkrim u ba miku i jem Z. Tomë Mrijaj, i cili më viziton shpesh në këte institucion ku jam shtrue per mjekim intensive të perditshëm kunder parkinsonit, prostatës dhe tensionit të naltë.

Në viziten e fundit që më bani para afro dy javësh, më solli nji revistë të vjeter: “LAJMETARI i të MERGUEMIT”, organ i Blokut Kombtar Indipendent, i vjetit 14 numer 18, të botuem në Neë York, në Janar 1985.

Ishte e para herë që me binte në dorë nji revistë e këtij Bloku, ndaj e prita me shumë knaqsi e kuriozitet. Ajo që më bani nji pershtypje të veçantë ishte rubrika: “NEKROLOGJI” ku jepeshin rastet e vdekjeve të personaliteteve shqiptare midis dy numrave të kësaj reviste.

“NEKROLOGJIA” e këtij numri fillonte me vdekjen e Luftarit të Lirisë së Blokut Indipendent, të ndjerit KOLE ÇUNI; ku jepej me këte rastë edhe fjala e mbajtun nga Kapidani Ndue Gjomarkaj, i cili nder të tjera tha:

“Jemi mbledhë sot këtu, në këte shtëpi të permortëshme, me pershëndetë dhe me percjellë per në banesën e fundit KOLE ÇUNIN; LUFTARIN E LIRISË SE BLOKUT KOMBTAR INDIPENDENT, TË CILIN DISA E PATËN VELLA FISI, DISA TË TJERË MIK E DASHAMIRË E DISA SHOQ E BASHKPUNTOR VUAJTJESH E SAKRIFICASH…”.

Dhe Toma më tregoi se ka ndermend me shkrue diçka per këte hero që BLOKU e dergoi në mallet e MIRDITES me luftue kunder vendosjes së regjimit komunist atje; mandej më pyeti: A e ke njoftë ti shkrodranin KOLE ÇUNIN me origjinë dukagjinase?

Kjo ishte pyetja me të cilën Toma më ngacmoi që t’i pergjigjem me këte shkrim! Dhe jo vetëm kaq; por pikrisht sot me 12 Shtator erdhi më mori Toma dhe me çoi te vorret katolike të Nju Jorkut ku prehet KOLE ÇUNI, te i cili vendosem nji tube lule në shej nderimi dhe perkujtimi per jetën dhe vepren e Tij.

Dhe unë, iu pergjigja Tomës me kujtime të ndigjueme dhe të perjetueme personalisht:

Kokë Çuni, që u ba më vonë trimi I maleve, nji ndër luftëtarët e lirisë, nder guximtarët; që luftoi dhamb per dhamb kunder komunizmit në vitet 1945-46; kam pasë fatin me e njoftë qysh kur ishe i vogël, në klasë të parë dhe të dytë të shkollës fillore “Skenderbeg” me drejtor Zef Palin, që ma vonë u ba nji ndereksponentët krysor të Ballit Kombëtar dhe, mësues Kolë Jakovën, vëllanë e të madhit Tuk Jakova… Bahet fjalë këtu per vitet 1936-1937.

Nji nder bashkë-nxanësit e mi të të njejtes klasë ka qenë edhe Lazri ma i vogli nga të kater vllaznit: Kolës, Gacit dhe Rrokut… Lazri mund të ishte nji vjet ose dy ma i madh se unë; por me sa duket kishte mbetë në klasë të parë si persëritës. Ai kishte edhe nji veçanti tjeter: në njenen kambë kishte gjashtë gishta dhe kete e dijshin të gjithë fëmijt e shkollës fillore, të cilët e thirrshin shpesh në tallje “gjashtë-gishtësh”. Kishte nji natyrë të butë dhe ishte shumë i durueshem, sepse nuk i pergjigjej askujt kur e thirrshin ashtu… Shtëpinë e kishin në lagjen “Ballabane”, jo larg shtëpisë së mësuesit Kolë Jakova; edhe ata katër vllazen: Tuku, Kola, Frania e Filipi… tue kene se tre vllaznit e Lazrit këndojshin bukur, tre zanesh; unë shkojshe shpesh nder ‘ta me i ndigjue e ma kendue nga njiherë me ‘ta… Kola i binte shumë mirë edhe kitarrës me të cilen i shoqnonte kangët. Zanin e parë e bate Gaci që shquhej per atë za të bukur që pak kush e kishte; zanin e dytë e bante Rroku dhe të tretin Kola, që shquhej per nji vesh shumë të hollë muzike, si nji artist i vertetë.

Ishte knaqësi me e ndigjue atë “trio vokale”, sidomos gjatë mbramjeve verore kur ishin me pushime shkollore; se edhe Kola ishte student në klasat e nalta të gjimnazit të Jeziutve (në të shtaten ose të teten).

Natyrisht se unë si fëmi nuk kishem asnji kontakt shonor me Kolën dhe as me Gacin, per shkak të diferencave të madhe të moshave; Kola ishte 10-11 vjet ma i madh dhe Gaci 5 vjet. Afinitetin shoqnor e kishem ma shumë me Lazrin dhe shumë pak edhe me Rrokun.

Kolë Çuni me linte peshtypjen e nji njeriu të dijtun njilloj si mesuesit tone dhe më impononte nji respekt të veçantë edhe si kangtar dhe kitarrist si nji artist i vertetë… Kjo ka kenë njohja ime me vllaznit Çuni në moshen e fminisë.

Por kjo nuk zgjati shumë; erdhen vitet e ngjarjeve të vrullshme që na ndane; Pushtimi nga Italia fashiste; Lufta Nacional – Çlirimtare dhe vendosja e regjimit të E. Hoxhës; që unë në fillim e mendoja dhe e besoja NDRYSHE PUSHTETIN KOMUNIST: si NJI SHTET DEMOKRATIK, që do të garantonte lirinë dhe mirëqenien e të gjithë popullit dhe jo vendosjen e nji diktature ma të egren në Europe që do të shtypte dhe të vorfnonte deri nen minimumin e nivelit të jetesës së të gjithë popullit.

Kur i kujtoj sot ata vllazen, më ngulshon shpirti prej dhimbjes e prej mallit.

Per Kolen mora vesht në burg se në vitet 1945-1945 kishte zbarkue në mallet e Mirdites per të luftue kunder rregjimit të E.Hoxhës dhe pa dashtë me e hymnizue, - thone – se luftoj si trim me “flete” maleve të Mirdites, pa iu trembe suni, si antikomunist i vendosun.

Në saje të qendresës së ketyne herojve “Flamurtarë të Lirisë” dhe trima guximtarë të pa shoq si shkodrani me origjinë dukagjinase dhe të popullit të kesaj krahine të drejtueme nga dera e Kapidanit Gjon Mark Gjoni; Mirdita kje dhe mbeti kështjella e fundit që u pushtue nga komunizmi pothuejse 9 vjet mbas 29 Nandorit të vitit 1944, d.m.th. deri në vitin 1953.

Gjithashtu mora vesht se guximtari Kolë Çuni ka hy në burgun e Shkodres me leter njoftim dhe dokumenta fallco me takue vella Gacin të cilit i ka sjellë edhe nji kurë të plotë ilaçesh kunder turberkulozit nga e cila Gaci ishte preke dhe vuante gjatë periudhës së burgut.

Dhe së treti, po në burg, flitej se Kola me Bep (Zef) Luken në sap o festojshin në Kafen e Madhe natën e Vitit të Ri 1945 – 46 ku ndodhej edhe kryetari i deges së punëve të mbrendshme (emin s’ia mbaj mend); këta të dy po e pritshin jashtë kafes per t’a vra kur të delte jashtë; por nji urdhen që moren me radio, i detyroj të terhiqeshin se do të bahej nji raprezalje e madhe që do të SHKAKTONTE VIKTIMA TE PAFAJSHME.

Asht fakt se kur mbas disa ditësh drejtoria e burgut mori vesht se Gaci ishte takue me vllanë “diversant” në burg, e moren persëri dhe e çuen në birucat e degës së punëve të mbrendëshme, ku e mbajtën afro tre muaj; natyrisht në hetuesi e jo pa tortura: por shyqyr nuk i dhanë tjeter dnim.

Fati i zi i joni, solli rastin që të takohem persëri me Gacin; por kësaj radhe në burgun e madh të Shkodres, që komunistat e pagzuen me emnin “Burgu i Anmiqve Të Popullit”.

Gacin e paten vendosë në dhoen nr. 5, që ishte fare afër ËC-së burgut. Këtu, në këte dhomë të vogël, aferisht 5x3m ishin vendosë si sardelet në kuti plot 15 persona; nder të cilet mbaj mend edhe Tomë Sheldija, At Mark Harapi (vllai i At Anton Harapit) Ernest Perdoda etj. nji tjeter dhomë e vogël, ishte dhe ajo nr. 6, që ishte perball asaj nr. 5, ku mbaj mend se ishin edhe rreth 12 të denuem, nder të cilit ishin: Mergim Dani, Tomë Leci, Ramadan Sokoli, Gjon Ljarja, Luigj Kçira (që ma vonë u ba prift).

Gaci vazhdimisht këndonte; nuk e hiqte kangen nga goja, por me za të ulët që të mos e ndigjonte roja. Në të vertetë roja e ndigjonte fare mirë, por bajshin sikur nuk e ndigjojshin, sepse edhe atyne u pelqente me e ndigjue; megjithse ishte e ndalueme me kendue, Gacin nuk e futi ne burg asnji role. Ai dinte me shumicë gjithfar kangesh: mund të them të gjitha kangët shkodrane të kohës, nji shumicë kangësh italiane, spanjole, greke etj. nder ma të bukurat.

Në fillim të viit 1950, Gaci hartoi dhe kompozoi edhe nji kangë per ish të fejuemen të cilen e lejuen të ia kendonte në takim. E fejuemja, nji vajze fisnike e priti Gacin pese vjet edhe pse Gaci i thonte vazhdimisht: “kqyr e gjej ndonji fat tjeter se puna e ime ka mbarue) sepse ishte i denuem me 15 apo 20 vjet (nuk me kujtohet mire), por tue nga faljet dhe amnistite, I pat zbrite denimi perfundimisht ne 10 vjet.

Melodine e kanges ia pat shkrue ne pentagram muzikanti Ramadan Sokoli dhe fjalet e kanges ishin keto:

M’i ke faqet-o kuqe si gjaku

Me ty o vashe më ka xanë maraku

Mue marakun m’a kanë shtue,

Kaçurrelat e tu.

Natyra të fali bardh-o si bora,

Unë permbas teje jeten e bora

Te dy sytë m’i kanë verbue,

Kaçurelat e tu.

Por Gacin nuk e lane ma në burgun e Shkodrës: Pa mbushë dy muej mbasi u kthye nga hetuesi e dytë, e nisen në burgun e Burrelit nga frika se mos takohej prapë me “diversantin guximtar” Kolë Çunin. N’ate burg, Gacin e vendosen ne dhomen nr. 7 që mbahej si dhoma e të semurëve me T.B.C. N’atë dhome ai gjeti intelektualë të shquem, si: Gjergj Kokoshin, Xhevat Korçen, Arshi Pipen, Xhevat Kapeshticen etj.

Por Gacin kjo shumë pak e ngushllonte, sepse me intelektualë te shquem kishte kene edhe ne dhomen nr.5 te burgut ne Shkoer.

Këtu e ndjeu vehten sit ë humbun per arsye se nga të afermit e tij asnjeni nuk kishte mundësi me i shkue ne takim. Ndaj e kapi nji merzi e madhe; filloi me ran ë pesimizem; këndonte ma rrallë dhe mbas çdo kange, kur e mbaronte i binte shputë ballit dhe ofshante: “Ah Gac shkreta!”.

Megjithate vitet kalonin dhe sidomos, amnistia e vitit 1954 që ia zbriti dënimin në 10 vjet, në nji kohë kur Gaci i kishte mbushë dhe kalue dy0tre muej permbi 8 vjet dhe tash i kishin mbetë ma pak se 2 vjet; filloi t’i rikthehet alegria, të këndojë pak ma shpesh dhe në kujtim t ëish të fejuemes shkroi edhe nji kangë, me këto fjalë:

Synin e gojen,

Qafen e doren

Besa t’i due

Besabesi per mue

Faqet e kuqe

Lule burbuqe

Besa ti due

Besa-besë per mue

Ty kur të ndeshi

Pse më rin pa za

Çka e ke menden

Me mue me ba

Plasa i mjeri

Jam ba per seri

Ty tuj t’kerkue

Ty tuj t’krkue

S’di ku me t’gjetun

Pse m’ke lane vetun

Due me t’diftue

Due me t’diftue

Ty kur të ndeshi

Pse më rrin pa za

Çka e ke menden

Me mue me ba!

Kur i kishte mbete veç edhe nji vjete me plotsue denimin; Gaci shkroi edhe nji kange kushtue qytetit ma te dashtun per ‘te: “Shkodres”:

O Shkoder ilire

O Keshtjellë e lirisë

Zatetun nga malli per ty du me këndue

Sa bukur natyra mbi ty ka qendisë

O Shkoder nuk di me t’harrue

Me male madheshtore, gjelbërore rrethue

Rozafa deshmija e burrave tonë

Nuk din m’u perkulun gjithmonë ke qëndrue Rozafa, Rozafa e jonë O popull i Shkodres O i shtrejtë qytetar Per lirinë shqiptare e forta jehonë Ashtu si kje motit qyteti ma i parë O Shkoder do të jeshë pergjithmonë.

Meloditë e të dyja këtyne kangëve ia pat djedhë në pentagram muzikanti i njohun korçar Fotaq Filipeci, i cili aso kohe ndodhej në dhomen nr 10.

Tashma, me kalimin e ditëve, të javeve dhe të muejve; po avitej edhe “Dita e Lirisë”, dita e lirimit nga burgu. I kishin mbetë edhe vetem 3 muej që të plotësonte dënimin dhe Gaci filloi të qepte dhe inonte nji palë pantallona që i ishin hollue shumë vende-vende, por që ato ishin ma të mirat që i kishin mbetun per diten e lirimit. Po kështu filloi të pregadiste edhe nji xhaketë megjithse të vjeter, por që ishte ma e mira që kishte. Gjithe diten merrej me teshat: QEPTE, ARNONTE, INONTE ME KUJDESIN MA TE MADH QE TE DUKESHIN SA MA BUKUR, GJITHMONE TUE KENDUE LEHTË ME ATË ZA BILBILIT. Arshi Pipa (që ma vonë do t’i kushtonte nji poezi në librin e tij me titull “Libri i Burgut”) i fali nji nji këmishe relativisht të re, me jake të rregullt. I fallen gjithashtu (nuk di se kush) nji xhup (polover të bukur) dhe nji palë këpucë të mira.

Por…

Qe: nji mbramje, para se me fjetë, ndersa po i shtrinte pantallonat e laguna pak me ujë permbi dyshek dhe po i mbulonte me nji batanije që te flinte mbi ‘to që të hekuroseshin; kur befas e lëshoi nga dora batanijen, u ul ndejun dhe kapi kryet me shplakat e duerve tue ankue per nji dhimbje shume të forte ne krye:

(Sqaroj se qysh nga ky moment, e deri dha shpirt në duert e At Pjeter Meshkalles, që i ndjejti ditë e natë te kryet, tue e lute dhe tue e ndihmue me sa mundej; m’i tregue Xhavat Meta, se une nuk kam kene ne nji dhome me ‘te).

Kështu pra – tregon Xhevati – nga dhimbja e madhe, s’voinoi shume dhe humbi vetedijen dh era ne gjendje “komo”. Ndejt dy dite ne këte gjendje dhe në diten e trete dha shpirt; pa mujte me fol asnji fjale; pa mujt me lane asnji amanet… thone se kjo semundje quhej “menenxhit” dhe se ishte e pasherueshme.

Ah, GAC SHKRETA!; paska kene me të vertetë “GAC SHKRETA!”, pse ndrroj jetë në moshën 30 vjeçare (daten s’e mbaj mend), por muejin po: ishte mueji Mars i vitit 1956, në prak të Pranveres, kur jeta pertrihet e lulzon e gjithë natyra… “GAC SHKRETA” mbylli sytë pergjithmonë!

Në kjoftë se ka nji Njeri që meriton me e quejt “NDERI I KOMBIT”, ky asht nder të parët KOLË Çuni, Luftëtar i Lirisë, që luftoi heroikisht me armë kunder vendosjes së regjimit të Enver Hoxhës; që i dhimbsej në shpirt Shqipnia dhe populli shqiptar per vuejtjet e pershkrueshme që do te pesonte nen diktaturen komuniste, te cilen e kundershtoi ballperball me te gjitha forcat e tij kunder forcave te ndjekjes se sigurimit.

Do t’ishte në nderin e Presidentit dhania e atij titulli dhe sjellja e eshtnave te tij nga Nju Jorku ku prehet ne nji varr te thjeshte, në varrezat e deshmorëve te Kombit.

Me Rrokun, pata rastin të rishifem rreth tri vjet para takimit me të ndjerin Gac në burgun e Burrelit dhe pikrisht në vitin 1953 në kampin e Vlashukut dhe u shoqnuem vazhdimisht bashke, deri sa u transferova në Puntorinë Qendrore të Artizanatit të Ministrisë së Puneve të Mbrendeshme, në repartin e perkthimeve. Rroku ishte denue me 10 vjet burgim dhe pune të detyrueme per agjitacion e propagandë kunder pushtetit komunist… kishte 3 vjet deri n’atë kohë. Edhe Rroku këndonte bukur dhe i pelqente shume kanga e “Xhulias”, nji kancionetë italiane e perkthyeme në shqip, te cilen s’kishte natë që s’e kendonim. Rroku bante zanin e parendersa unë bajshe pjesën e baritonit dhe zanit të dyte, sepse kasha mesues ne korin e “Shoqnise Antoniane” te Françeskajve.

Ndersa per Lazrin nuk munda t’a takoj ma asnji herë qysh kur kena kene ne shkollen fillore “Skenderbeg”… kur në 2008-ten kjeç per here te fundit ne Shkoder, pyeta per ted he me treguene se ishte gjall, ishte martue, por jetonin ne nji vorfni të tejskajshme.

Kaq di per vllaznit Çuni. Ata u shkaterruen familjarisht dhe ekonomikisht.

Kola vdiq në Sh.B.A., Gaci në Burrel, ku mbeti edhe pa vorr dhe Rroku s’di se ku ndrroi jete.

Vetem Lazri di qe jetonte deri ne 2008-ten… Por s’di ma asgja si ka perfundue edhe ai.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora