E diele, 06.10.2024, 11:26 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Tregojnë “Çinarët”...

E premte, 23.10.2015, 08:45 PM


TREGOJNË  “ÇINARËT”...

Në 15 vjetorin e vdekjes së At Konrrad Gjolaj O.F.M.

Nga Fritz RADOVANI

?Dy Çinarët e Varrezave të Rrëmajit me emnin e tyne të vjeter Çinarët e Zef Zorbës, nuk janë ma të vjeter se qyteti i Shkodres, po dijnë ma shumë se Shkodra per Historinë e vet!

Një në tre elementët e qytetnimit ishin Varrezat e ndertueme fillimisht nga Ingj. Ludovik Zojzi (1910- 1943), ma fatkeq se viktimat e mbështetuna per Murin e Pendës së Kirit!

Mendja e Tij i dhuroi qytetarëve shkodranë një Kryeveper arti, po komunistët e Tiranës e vrane se nuk pranoi bashkpunimin me ta, se Ai “nuk i sherbej sllavëve komunista!”...

?At Konrrad Gjolaj O.F.M. (2 Janar 1918 – 20 Korrik 2000) Në Dhjetorin e vitit 1996 na la një veper të vertetë Atdhetare dhe historike me titullin “Çinarët”, botue në shtypshkrojen “Volaj” në Shkoder. Vepra i kushtohet: “Misionarit prej Breslaut, Mësuesit tonë në Velipojë, Don Alfons Trackit; dhe Shokut e Mikut të përjetshëm, Don Dedë Malaj. Ia kushton Autori”. Mbas dy faqeve me fotot e Tyne asht një Parathanje nga F. Radovani:

?“Dy fjalë...Lexoni çka shkruen ky Frat! ...Ky malësor i ashpër si coha e zhgunit, me një jetë ma të zymtë se boja e veshjes së Tij. Asht i vrazhdë si krepat e atyne majeve...

gjithmonë të rrethueme në litarë, tela, ferra e vargoj. Asht i thjeshtë, i kjartë, i paster, i dashtun e i gjetun si sandalet e Françeskanit t’ Asizit, me strajcën e “Bukës së Shna Ndout” në dorë, ndër burgje e kampe, për ma shumë se 17 vjet. Fisnik e besnik, por gjithmonë me thikë mbas shpine prej dorës së pabesë së Sigurimit Shtetit komunist, që s’ Ju nda një çast. Libri nuk shkruhej ndryshej, se fjalët e At Konrradit janë të daluna dhe të mbledhuna prej Stigmave të Martirëve, shokëve e miqve të Tij. Ato plagë nuk mbyllen ashtu si kujtojmë na! Ai jeton vetem me një shpresë... se beson tek Kryqi... e, FITON !

Ju të rinj kur t’a lexoni, mos u frigoni..! Kujdes..!

...KY SHEKULL TË MOS PERSËRITET KURRMA !   Fritz Radovani 11 Mars 1996.”

?Mbas pak ditësh i punova dhe kopertinen. Edhe pse nuk e njihshe makinen e shkrimit, njashtu me një gisht ia pata shkrue, ma shumë Ai tue më diktue. Kur iu desht e drejta e botimit nga një institucion apo shoqatë, filluene “vështirsitë” per botimin e Vepres.

Më pat tregue se “Shoqata At Gjergj Fishta” i kishte kerkue At Konrradit me fshi disa emna në liber, po Ky, nuk ishte kenë dakord... Ma në fund me 2 Janar 1997 u botue.

?Kopjen e parë ia kishte dhurue atë ditë At Daniel Gjeçaj, që kishte ardhë perherë të parë per vizitë në Shqipni qyshë se ishte arratisë. At Danieli porsa e kishte marrë kishte fillue me e lexue (me daten 2 Janar), e me daten 3 Janar, aty nga ora 11.00 p.dr., i kishte kerkue me u njoh me mue. Më dergoi fjalë At Konrradi me shkue kah dreka e asaj ditë dhe unë shkova. Porsa hyna mbrendë At Danieli me shumë perzemersi më toku koken simbas zakonit të Maleve, dhe më ftoi në tavolinë ku ishte edhe At Konrradi.

At Danieli më tregoi se e kishte lexue krejt Librin gjithë naten, dhe se kishte mbetë shumë i knaqun...Menjëherë kishte kerkue nga At Konrradi me më pergzue per Parathanjen e librit dhe kopertinen, dishka që per mue ishte e papritun dhe një vlersim i madh nga një Frat dijetar e shkenctar i vertetë! U impresionova aq shumë sa vetem në fund i kam thanë: “Ende nuk më besohet se kush asht tue folë...Ju falemnderës!”... Kalueme disa orë vetem ne të tre bashkë në sofren e At Konrradit!

?3 Janari 1997 ishte... Një ditë e paharrueshme per mue!

?Libri “Çinarët” asht një veper shumë e veçantë, por jo shumë e njohun! Asht punue që në ditët e para me u izolue per dy arsye: 1. Sasia e madhe e emnave të          agjentave që janë të shkruem aty shoqnue edhe me veprat e tyne në sherbim të sigurimit të shtetit, si dhe

2. Shkrimi i At Konrradit në dialektin Gegënisht, tue Ju permbajtë vertetësisë fakteve dhe ngjarjeve me një rreptësi pandryeshushmenie, na japin në dorë disa DOSJE të hapuna!

Ata “Dosje” fillojnë tek e At Konrradit, dhe vazhdojnë deri ku ka mbajtë nder mend!

?Kam parasyshë një moment: Kur takon në hetuesi në një rasë mikun e vet Don Dedë Malaj dhe i thotë “po na vrasin edhe ne Don Dedë?... Ai i pergjegjë: Jo, Konrrad... Kam krijue tek ata të sigurimit bindjen se ti nuk di asgja per veprimet e mija! I kam thanë se ka ma shumë se dhjetë vjetë që nuk flasim, mbasi per me ua mbushë mendjen u kam thanë se, At Konrradi asht idhnue me mue se i jam shpifë per dishka morale... Më kanë besue! Asht mirë me shpetue Ti, mbasi një ditë dikush duhet me tregue të verteten!...”

E kujtoj si tashti portretin e At Konrradit, me sy plot lot...Kur i kujtoheshin ata momente!

Kur asht ba rivorrimi i Eshtnave të Don Dedës, më tregonte se ma shumë e ka vajtue, se ka mujtë me folë kah ju kujtonin fjalët e Tia: “Dikush duhet me tregue të verteten!” dhe, këte të vertetë Don Deda, e shpresonte se një ditë do ta thonte At Konrradi.

?At Konrrad Gjolaj personifikonte Fratin e Asizit ashtu si edhe Malsorin e Veriut!

Si njenit ashtu edhe tjetrit ma mirë, dhe madje, edhe ta dijnë ma per nder “me i ra një plumb në lule të ballit, se me i thanë: Kjo që ke shkrue këtu, nuk asht e vertete!”

?Sot, kur flitet per “Letrarët e mbas viteve 1990” At Konrradi harrohet! Harrohet edhe At Anton Luli që pershkruen birucat e sigurimit... Harrohen disa si Imz. Frano Illija a Prof.  Simon Pepa, që ka tregue episode me vuejtjet e Klerikëve Katolik...Harrohet At Gjakomo Gardin italjan, Gjovalin Zezaj... Harrohet i Madhi Don Simon Jubani, dhe paturpësisht vepra e Tij me 4 e 11 Nandor 1990, as nuk zehet me gojë ashtusi Rin Monajka i 14 Janarit 1990, apo Pllum Pllumbaj i vramë në kufi...Harrohen Sindikatat...Harrohet “vaditja” e kokës “heroit” Hoxha para komitetit ekzekutiv në Shkoder me 13 Dhjetor 1990...

?Veprat e Tyne që sollen Demokracinë, i “dhurohen” sherbëtorëve të terroristit R. Alia!

E fatkeqsisht, ata që po i sherbejnë mashtruesve të rinisë dhe metamorfozës së autorëve të “realizmit socialit”, janë edhe “disa” nga të persekutuemit politik! Ky asht Turp!

?Duhet cilsue se fjala “Turp” fillon tek “titujt e paprekshem” të terroristëve E. Hoxha e Ramiz Alia, dhe vazhdon deri me “dekoratat” e agjentëve të mësheftë e të haptë në të gjitha përpjekjet e “dr. prof e akademikëve” per “ringjalljen” e komunizmit në Shqipni!

?Se ku fillon “Turpi” lexoni librin “Çinarët” të At Konrrad Gjolaj!

Ai që dishron me dijtë se ku vazhdon “Turpi” të lexojnë “Shifrat e të pushkatuemëve dhe të zhdukunve në kampet e shfarosjes komuniste nga viti 1944 e deri 1990...”!

?Asht mirë me numrue plumbat që ruhen në trupat e Çinarëve...

?Atëherë, do të kujtoheni se një ditë... do të “tregojnë Çinarët”!..



(Vota: 23 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora