E shtune, 27.04.2024, 02:13 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Simbol sherri që nuk bashkon kurrë!

E hene, 19.10.2015, 08:00 PM


PARKU MBI  URË  SIMBOL SHERRI QË NUK BASHKON KURRË!

Nga Dedë Preqi

Një ngjarje e tillë e nxitë një insistim të herë pas hershëm dhe një vizion që sinjalizon  gjendje jo shpresëdhënëse për  ta shëruar  një plagë të rëndë, që lëngon më shumë se një shekull në mes dy popujve fqinjë, të cilët jetuan së bashku, por nuk kaluan vizionin e qartë, atë të fqinjësisë dhe miqësisë së mirë. E kaluara e nxitë ndjenjën e ankthit, por e tanishmja duhet të dallohet, sepse duhet të merr për bazë horizontin e vet të qartë për një të ardhme më të mirë, e cila duhet të jetë në përputhje  të plotë me të tanishmen gjegjëse të fiksuar në këtë zhvillim kohe dhe shekulli.

Vërehët shumë qartë se prirja për një hemogjenitet në prezentimin e fatit të dy popujve, që cilësohet nga intonimi dramatik dhe fatal i tyre, kryesisht nuk merr kahe të duhur të pajtimit dhe mirëkuptimit, por përqendrohet akoma në të kundërtën, duke u kthyer në shpresa të thyera, të zhgënjyer, të dëshpërruar, plot ankth dhe zemërim, nga autorët që ndjekin këtë linjë të turpshme, në vend të pendimit, e cila e forcon ndjenjën e urrejtjes në mes dy popujve, atij serb dhe shqiptarë, të cilët jetojnë në një shtet dhe në një vend të përbashkët.

Në këtë vazhdimësi kohe, e cila në një pikpamje zhvillohet përditë para syve tanë dhe botës së qytetëruar, një akt i shëmtuar, të cilën po e përcjell një dozë fatalizimi, duke ia imponuar tërë kuptimin e jetës normale,  mund të jetë edhe më tragjike për gjeneratat e reja  dhe të ardhmën e tyre,  si trashëgimtarë të çoroditur dhe me ndjenjën e pasigurisë , duke mos pasur një vizioni të çartë dhe të sinqertë e shpresëdhënës për një të ardhme më të mirë dhe pa brenga.

Boshti kryesor që përbënë nyjën e këtij relacioni të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, është i lidhur ngushtë me politikën e Beogradit, e cila në fakt nuk përputhët me të vërtetën dhe jetën e këtyre popujve, dhe ky raport nuk ndriqon marrëdhëniet dhe tiparët e mira në sigurinë dhe jetën e popujve të një vendi në kushte normale dhe stabile. Një dramacitet i tillë duket sidomos në kohën e fundit, kur këto ditë, Ura mbi lumin Ibër, ka qenë e planifikuar të lirohet dhe“Parku i paqës“, të zhbllokohet dhe të bëhët kjo urë kaluese dhe e lirë për gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Ndërkaq, edhe veprimet e i Bashkësisë Ndërkombëtare, në këtë rast, shumë pak janë të harmonishme dhe disponojnë  forcën e një bashkëpunimi, i cili do të mund të hidhte dritë të mjaftueshme në marrëdhëniet e dy popujve, duke mos arritë të plotësojë disa detyra  dhe  ato më elementare, sikur që është lëvizja e lirë qytetare, apo edhe simbolika e urës së Ibrit, një simbol i bashkimit, apo ndarjes së këtyre dy popujve. Ky qëndrim, është i njohur për opinionin shqiptarë dhe ndërkombëtarë, prandaj nuk do të përqëndrohemi  për  ti shpjeguar  rrënjët e fenomenit të tillë në këtë shoqëri, sepse tani më janë të njohura , por në historinë tonë në përgjithësi po përsëritët një trajtim i tillë, si një dukuri e shëmtuar njerëzore dhe shoqërore.

Motivet e gjithë kësaj drame janë shprehje e një aspekti  jo të drejtë shoqëror, që rrjedhën e kanë nga  koha e kaluar, e cila e ka shprehjen e lakmisë dhe paragjykimëve të vjetra, ndaj asaj mënyre dhe normave shoqërore, që nuk duhet të bëjë diferencimin  në mes popujve të vegjël dhe të mëdhenj, duke respektuar çdo qytetar në mënyrë të barabartë dhe si qenje njerëzore. Ky vizion i turbullt e ka ndjekur një kohë të gjatë popullin serb, të zhytur aq thellë në mitet e tyre parake, sa që nuk po i mjaftojnë akoma fuqitë dhe rrjedhat demokratike të kohës, për të shëruar këtë plagë dhe munotoni  të një moduli tragjik, që si përfundim sjellin  vetëm plasaritje ndëretnike dhe vazhdojnë defektin dhe sëmundjen e kësaj platforme të rrezikshme shoqërore dhe njerëzore.

Krahas kësaj gjendje, si paralele po e ndihmon edhe shteti  i pafuqishëm i Kosovës, i cili ka në krye të saj  njerëz të pa fuqishëm dhe të papërshtatshëm, që të sigurojnë bazën dhe të ardhmën e këtij vendi. Kjo divergjencë e shtetit të Kosovës, në fakt nuk mund ta zbues komponentin e këtij rrugëtimi të planit serb mbi Kosovën, i cili akoma predenton riokupimin e saj me këto lojra politike, por si një përfundim, Serbia provon edhe njëherë tjetër, që përmes „modelit europian“ me negociata, ta përvetësojë lojën e saj grabitëqare, duke e bërë veriun e Kosovës si pronë të vetën, apo në një mënyrë tjetër përmes „Zajednicës“, duke menduar se shqiptarët nuk e dinë këtë rrol, apo nuk e marrin me mend fundin e kësaj loje, siq ka përfunduar me modelin e Bosnjës.

Shteti i Kosovës dhe qeveria e saj duhet ta kuptojë fare mirë se çfarë përmbanë politika e Serbisë, e cila gjithherë paraqitet si diskutabile dhe në kundërshtim me idetë dhe parimet e Kosovës, prandaj në marrëveshjet e Brukselit, vendi i jonë duhet të ecën me hapa të sigurtë, sepse përveq të përgjithshmës, mund të pësojë edhe më shumë, nëse në këto marrëveshje duhet të humbë teritoret e veta, apo ti cungohet një pjesë e teritorit të saj. Në këtë rrafsh, bie në sy edhe Ura e Ibrit, e cila është bërë jo urë kaluese në këtë vend, por si një mollë e ndaluar dhe sherri, duke simbolizuar një ndarje teritoriale në mes popullit serb dhe atij shqiptarë, të cilët jetojnë në një shtet të përbashkët.

Pikërisht, në këtë pikë përqëndrimi, nuk paraqitet e sinqertë as Bashkësia Europiane dhe ajo Ndërkombëtare, të cilët e kanë siguruar një marrëveshje të tillë, që përmbanë mirëkuptim dhe sqarim të kësaj pike në fjalë, për pasur një stabilitet të qëndrueshëm mirëpo, kjo çështje i rrëshqet edhe këtyre, fjala është për faktorin e jashtëm, që shkakëton edhe një plasaritje në mes këtij raporti emocianal dhe nacional. Faktori i jashtëm ka ndikim të madh në zgjidhjen e këtij problemi, por faktori i brendshëm kosovar duhet të jetë aktiv dhe promotori i zgjidhjes së problemit, duke marrë detyra konkrete dhe vendime të harmonizura  me faktorin e brendshëm në marrëveshjet e veta me faktorin serb, në vendet e caktura, sikur në Bruksel, apo ndonjë vend tjetër, në praninë e njerëzve dhe ambientët ndërkombëtare.

Serbia edhe para faktorit ndërkombëtarë në mënyrë të qartë dhe të theksuar e bënë diferencimin e shqiptarëve, duke mos kërkuar falje për viktimat dhe duke mos pasur mirëkuptim për të pagjeturit e luftës dhe as që tregon sot ndonjë mirëkuptim për popullin e gjallë shqiptarë, atëherë çfarë duhet të ndërmirret në këtë rast me një kategori të tillë të qenjës njerëzore, apo vetë e kaluara e saj mitike mbetët si një faktor kryesor, që nuk e lejon ta kalojë kufirin e saj të hidhur dhe të shëmtuar të një populli, i cili do të mbetët gjithherë përgjegjës ndaj historisë dhe popullit shqiptarë.

Faktori serb duket fare qartë me veprimet e veta kundër çdo të arriture në Kosovë, e cila bënë lëvizje brenda  skemave dhe shiritit të kufizuar të shtetit të Kosovës, por ajo që e ndihmon këtë gjendje mjaftë të rëndë politike dhe ekonomike në vendin tonë, është pushteti dhe qeveria e brishtë e Kosovës, e cila është e pa aftë për të shpëtuar  nga grackat e Serbisë, që nënkupton një kriminele me shkathtësi të spikatura. Kosoves i duhen zgjedhje të reja në një ardhme të afërt dhe një instalim me politikaj dhe intelektual të rinj, të cilët dinë ta udhëheqin më mirë këtë shtet , për ta çjerrë këtë maskë naive dhe korruptive, që e degraduan dhe e gjunjëzuan këtë vend pa një pikë mëshire.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora