E enjte, 01.05.2025, 04:51 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Intriga dhe lufta për pushtet

E premte, 16.10.2015, 07:42 PM


INTRIGA DHE LUFTA PËR PUSHTET

Nga Afrim Caka

Miqtë më këshillojnë të shkruaj. Më duhet të shkruaj!

Mendoj se gabimet e “grabitçarëve” s’janë të rastit. Ato kanë rrënjë të thella. Qysh ditën eparë të çlirimit, kur i ndanë postet, karriget, dyqane e fabrika, ishin disi të pakënaqur. Nuk jam një mendje me ta se si lakmojnë pushtetin duke e varfëruar popullin. Ju bëjë thirrje të gjithëve të dënojnë qëndrimin e tyre. Dhe të shtrengojmë radhët rreth popullit.

Të shkarkohen.

Rimohuesit e kombit.

Në burg! Në pranga!

Racë e neveritshme puthadorësh.

Atëherë, ç’farë presim?

O qeveritar trembju rebelimit të gjashtëmbëdhetvjeçarëve në pushtet! Nuk dihej se kjo fshetësi të jetë nënshkruar diku në skenat apo prapaskenat e pushtetit serb, por, që të jetë menduar, pa e pyetur popullin.

Pse kjo klasë politike sillet kështu? Nuk keni të drejtë ta përbuzni këtë popull.

Populli dhe qeveria, që të dy, janë të pandreqshëm! Populli në shpirtin e tij mbanë vetëm mirësi. Ndërsa qeveria mbanë ligësiratë e tyre. Është një fakt i hidhur! Këto janë vitet më të errëta të demokracisë sonë, pas luftës.

Me anë të kësaj letre, e para ajo që dua t’ju them, është: lëreni mënjanë intrigat dhe paragjykimet tuaja. Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të jeni dakord me armikun, kjo thjeshtë do të thotë: përpara se të jeni dakort apo të mos jeni dakort, jepjani shansen popullit që ta qartësojë mirë punën tuaj dhe të shprehet me referendum pikpamjen e tij. Të jenë të lirë ta pranojnë ose jo atë marraveshje tinzare.

Në qoftëse e dëgjoni popullin, atëherë është pothuajse e pamundur që të mos jeni i një mendjeje me të, sepse populli e thotë të vërtetën, megjithëse kjo e vërtetë shkon në kundërshtim me gënjeshtrat dhe intrigat e turmës qeveritare.

Unë do ta dëgjoja këshillën e popullit. Ata për fat të keq, JO!

Gjithë zemërimin e kemi me qeverinë! Tradhtia është një goditje e tillë, saqë ajo i shkatërron të gjitha gënjeshtrat. Ishte fjala për intriga, për të fshehtën tuaj... Atëherë jetoni jetën e qyqarllykut, përuljes. Dhe çfarë e mire ju vjenë nga servilizmi i zgjatur?

Duke e njohur, megjithatë, çmendurinë e qeverisë, këta menduan se kjo punë e tyre u dukej si zbavitje, por befas, midis përuljes, në trurin e sëmurë të tyre, lindëte dyshimi. Një greminë. Një humbje shprese e pafund. Në mos gaboj, thash me vete: “Tradhtitë nuk janë të rreme!”. Komplotet kunder popullit, shtetit vinin njëri pas tjetrit dhe, pas secilit prej tyre, gremina dhe tradhëtia thellohej. Njëri pas tjetrit, tradhtitë shfaqeshin midis mjegullës, të turbullta në fillim, pastaj më të hapura e më të shpeshta. Gënjeshtra e tyre zbriste si tymi i zi, përherë e më i dendur, mbi këtë popull. E mbulonte krejt Kosovën.

Kem parë tradhtira në ëndërr, e jo si këto të tonat. Edhe tardhëtia ka një kufi!

Ja, kështu duhet të ishte kjo udhë e jona! Kaq shumë na ka ulur kokën tirani? Midis nesh dhe tiranit, prangat, veç të tjerash, krijojnë midis nesh dhe tiranit një lidhje dhe një përzirje gjakrash. Dhe gjithë egërsia e tiranit, në një menyrë dhe, si shpërblim, ne fund merr turpin dhe tradhtinë. S’di ç’të them. Ç’është e vërteta:

“Poshtë tradhtorët”.

Një pjellë varri i pa hapur, që pjellë një hije nga thellësia e tokës!

Qortoja veten që nuk isha treguar më i vëmendshëm ndaj historive të kaluara. Mendova: “Të vritesh për lirin e të tjerëve, kur atëdheu yt është i pushtuar, nuk është as trimëri, as mençuri, por një mendjelehtësi!”.

Kjo mendjelehtësi na ka përcjellë gjatë historisë. Si mund t’ia shpjegojmë kësaj qeveri se, në Kosovë, zyrat e hetuesis, shtëpitë, rrugët e lagjet, ashtu si përherë pas ikjes së tyre kullojnë ende gjak?

Respekti nuk rrembehet por fitohet. Zemërimi bie ata që bënë pazare pa zotë shtëpije. Ç’qeveri? Shqiptare apo serbe? S’dihet. Ndoshta me të dyja. Ndoshta ka një marraveshje të fshehtë! Ora e ndarjes ndoshta. E gjërave të pathëna. Si mund të quhej qeveri një gjë e tillë? Ç’ndjenja mund të kemi për ta? Ndoshta padashur duhet të treguar lemërinë që ka përjetuar, ky popull. E çuditëshme, nuk po marrin vesh këta pis qeveritar. Dhe përtej shkjau e malazezi na përgatisin varret. E atje gjetkë edhe greku e turku. Ëndrra e ringjalljes, pa dyshim, kishte të bënte me zaptuesit. Pse jo! Sillni ndër mend, për të gjetur arsyen e luftëtarëve, të burgosurve, martirëve, shtëpitë e djegura dhe vajin e fëmijëve. Qysh nga takimi i fundit , mendja na shkonte te gjithçka që lidhej njëfarë tradhëtie. Sot ata vdiqën, por ata e lanë një histori.

Nuk e di nëse u rëndon në ndërgjegje, nëse u skuqet ndopak faqja shkaktarëve të kësaj tradhtie të shëmtuar?

Ne, a duhet të heshtim? A duhet t’i lejojmë vetes që t’i harrojmë emrat e tyre dhe të gjitha këto vepra të shëmtuara?

Gjithë të vrarët në Kosovë dhe në burgun e Dubravës janë si një lulkuqe mbi mur, dhe do të qëndrojnë pa u lëkundur si përmendore graniti në historinë e këtij populli martir. Këta burra – ose më mirë të themi – këta heronj kanë kryer sakrifica të mëdha në emër të lirisë. Gjaku i tyre ka rrjedhur si lumi në mbrojtje të këtij ideali të lavdishëm... lirisë!

Sot ata meritojnë një medalje të thjeshtë - fjalën dëshmor.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx