E shtune, 25.01.2025, 12:51 PM (GMT)

Mendime

Gëzim Llojdia: Përse u përmbyt Vlora?

E premte, 16.10.2015, 11:21 AM


NË EMËR TË ZOTI SHI-SI TA PËRBALLOJMË KJO ËSHTË PUNA JUAJ?

Nga Gëzim Llojdia

1.

Përmbytjet  janë refren i çdo stine shiu sidomos  në jug.Shiu, që bie   nuk është më ai shi, që bie në Tiranë si tregon ai vargëzimi poetik  dhe që të bënë romantik ,as shiu që troket në qelqet me butësi si i Kadaresë ,por stuhitë  e shiut, që këto vitet e fundit kanë, qenë të shpeshta tregojnë se nga ana astronomike fenomenet  në diell, çrregullimet magnetike të tokës,dhe fenomene, që duhet ti shpjegojnë meteorologët kanë ndikuar në vështirësimin e jetës së banoreve. Kemi kapërcyer   kaq vite c’prej vitit paranormal  ,në historinë e 60 vjetëve të fundit , kur në qytetin  detar shpërthyen ujërat dhe  fabrika e qumështit në lagjen :”Karabash”  u pushtua nga ujërat,ndërkaq vozat e  djathit    rrokulliseshin drejt rrugëve të qytetit bregdetar. Mirëpo c’prej do kohësh të atij sistemi u ndërtua kanali i sipërm, që do ti derdhte ujërat në lagunën e Nartës. Dhe pas gjithë kësaj  përmbytjet vazhduan në qytetin bregdetar.

2.

E shtuna në mesnatë ,përmbyti me 170 mm shi, brenda një ore, Vlorën.

Pasojat. Asnjë fotografi nuk e përshkruan dot gjendjen e përmbytjeve në qytetin e Vlorës. Kush e pësoi:Bizneset,banesat,pronarët,banorët pra të gjithë.Të gjithë u prekën nga kjo gjendje,ndërsa kombëtarja fitonte në Armeni pasdite e të dielës ,ujërat  qëndronin frikshëm ndër oborre,banesa,biznese. Për të mos harruar  fitoren, djemtë e qytetit dolën nëpër ujera me flamurin e kuq. Të hënën, gdhiheshim të ekzaltuar nga fitorja ndërsa qindra të mjerë, nën zë luteshin të iknin ujërat nga pronat,nga  banesat njëkatëshe. E marta solli këtë gjendje ujërat ikën ,por balta dhe lluca ishin pushtuesit e radhës,  si një litar që i vdekuri lë jashtë.

3.

Përse u përmbyt Vlora?

1-Stacioni i pompave  ka punuar me një pompë mangut për 24 orë. Një pompë e difektuar. Ujërat kapicë dhe mbeturinat në kanalin e hidrovorit. Vit për vit një histori përsëritet. Problemi hidrovorë nga defektet  dhe nga mos-kujdesa e njeriut si dhe nga vjetërsia  e pajisjeve. Kur zënë shirat litarë,  do Zoti dhe kujton përgjegjësit .Po andej nga hidrovori, c’bëhet? Hidrovori vallë ka punuar me një pompë,ra rrufeja. Këputi një pompë. Po përse rrufeja ra pikërisht aty dhe këtu e gjeti të binte?

4.

Ndërtimi i rrugës transballkanike ,më sak traseja e   kësaj rruge  është shkaktare që ujërat mbeten dhe flenë në gjysmën e qytetit. Nga niveli i ulët i ujërave,zonat që përmbyteshin para viteve 2000 ishin dy,Colja dhe Kume,pas ndërtimit të transballkanike, “gjeografia e përmbytjeve “ është rritur së të epërmi dhe qyteti tashmë  është i gjithi nën ujë. Kush e ndërtoi transballkaniken,  që të bllokonte krejt ujërat nga parku i mallrave te parku i tregtisë, gjithë zona sipër saj  tashmë është në hartën e përmbytjeve. Vlora nuk përmbytet më historikisht me Colen dhe Kumen,por janë përfshirë   lagjet Kushtrimi,28 Nëntori,29Nëntori,Pavarësia etj,pra një ndërtim që nuk ka llogaritur shkarkimin e ujërave ,të mëdha  që vërshojnë nga të gjithë anët.

3-Ndërtimet e paligjshme. Mjaftë firma ndërtimi prishën dhe zhvendosën tubacionet të cilat nuk tërheqin dot ujërat e shumta, që vërshojnë në qytet.

4-Firma  e pastrimit :”Duka” i ka vendosur kazanët e pastrimit larg nga pallatet ,ndërkohë  duke munguar edhe kultura qytetare dhe aksionet  vullnetare për pastrimin e pallateve,banorët i  hedhin  mbeturinat nëpër puseta, rrugë,sheshe,kanale,kur bota të gjobitë përse pështyn në tokë,një sasi e tillë mbeturinash bllokojnë kolektorët jo rrallë herë. A do ti afrojë firma e pastrimit kazanët e mbeturinave pranë pallateve  dhe qendrave të banimit apo do të vijojë me këtë histori.

5-A ishin në gatishmëri kanalet e ujërave të bardha në qytet ?

6-Përsëritet një histori. Ngushëllime nga katastrofa e përmbytjeve. Si në ceremonitë mortore. S’na erdhën pushtetarët! Në mos ata të pushtetit,këta  të opozitës, u lumçin këmbët a zgjidhën gjë?Edhe kur vijnë vizitorët  a zgjidhën gjë,baltën dhe llucën, mobiliet dhe gjithçka që shkatërruan ujërat ,a ua dhanë apo mjaftojnë shqiptarçe  me fjalët standarde:Të shkuara të harruara vëlla!Mirëpo kalendari shënon vjeshtë 2015,tetor dhe dimri s’ka trokitur ende. Stuhitë tjera s’kanë nisur si do ti përballojmë?Me urata dhe mashtrime apo si?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora