Mendime
Agim Gashi: Pse po na dhunoni o turko-kosovarë?
E marte, 13.10.2015, 07:28 PM
PSE
PO NA DHUNONI O TURKO-KOSOVAR?
NGA AGIM GASHI
Në mëngjesin e djeshëm të dates 10.10.2015, nga Lipjani u nisa për në aeroportin turk të Prishtinës, me destinacion Gjermaninë. Rëndimi i tejskajshëm i pasagjerëve me shërbime të kqija dhe çmime enorme që nuk i gjen askund në botë, agjensitë shqiptare bëjnë lojra me udhtarët, si ishte rasti me 07.10.2015 kur e njejta kompani pra, anuloi fluturimin sepse nuk kishte pasagjer, por uljen e çmimeve nuk e bëri. Disa njerz i kisha aty që kishin humbur punën e tyre.
Dikush mund të na thotë, pse nuk po e quaj aeroportin me emrin „Adem Jashari“ me të cilin emër është i emruar ky aeroport, por unë ju tregoj se emri i Adem Jasharit nuk figuron në asnjë biletë dhe etiketë në aeroport, përpos atij Limak. Kur diçka e ke shitë vetë dhe parat i ke marr për vete, pse blersi turk Limak Çalik do të të shkruaj ty në gjuhen shqipe, apo edhe të ven emra njerzish shqiptar në etikaetat e tyre, ku ai veprion e punon në pronen e vetë? Fundja me dhunë sta mori. Vetë e ftuam dhe ia shitëm.
Problemi nuk ishte këtu, por te një anomali e keqe që po ndodh shpesh. Ndodhi edhe dje. Nisja duhet të ishte me orar në ora 05.35 minuta të mëngjesit.Nga anulimi i fluturimit të dates 07.10.2015, sot aeroplani ishte i mbushur. Kishte aty njerz të sëmurë, nëna me fëmijë, invalid në karroca dhe të gjithë ishim para hyrjes në areplan me numer 201.
Ora 05 e mëngjesit. Filluan me na lëshue të futemi në koridorin e ngushtë për ku shkohet drejt në aeroplan.
Isha ndër të parët që mbërriva në fundin e koridrit. Për fat të keq, dera ku shkohej edhe pak metra në eroplan, ishte e mbyllur bashkë me derën e aeroplanit. Të gjithë pasagjeret u grumbulluan në atë koridor ku përngjante në një maune-frigorifer të mbushur me refugjat nga Siria. Filluan dhimbjet e atyre që ishin të sëmurë, filloi vaji i bebeve dhe fëmijëve të vegjel, ndersa një fëmijë ia bënte nënës së tij: “Ich müchte zu hausen”! (Dua të shkoj në shtëpi)!
Disa pika lotë ishin pak me ma qetsua shpirtin nga thirrja e atij fëmiu shqiptar, që nga maltretimet që po na i bëjnë, nuk donte as në gjuhen shqipe të fliste, dhe mërgimin ta quante shtëpi të veten. Më pat thënë vajza ime njëherë: “Babi, atdhe duhet ta quajsh atë vend ku të dhurohen kushtet për jetë”. Shpesh pyetja veten, ku e kishte lexuar vajza ime këtë thënje ?!
Filluam të djersitemi, të bëhemi nervoz e të mosdurueshëm. Ishte rrezik që nga pasha e madhe e udhëtarëve, ai tunel-koridor të rrëzohej me pasoja tejet të rrezikshme për jetrat tona. Më shkoi mendja I rrëzimit të vinçvae në xhamitë e Mekes, ku për çdo person të vdekur, firma kishte paguar nga 200.000 euro. Për ne këtu sdo të pagunte askush asnjë cent.Do të shkonim si qeni n´rrush, dhe kryhet.
Po kush po ndien more për jetrat tona? Ata parat i kishin marrë, dhe ne ishim mall i hargjuar për ta. Pas gjysmë ore erdhi një grua e bukur, e lyer dhe e ngjyer që të na e hapë derën e të na thotë:-Vazhdoni!
Smunda me u durue dhe i thash:
-Kjo që po na e bëni është krim. Më shiqoi rrept dhe memzi lëshoi një fjalë: na falni.
Edhe hypja tani në aeroplan zgjati gjysmë ore. Thjesht me thënë, asnjëherë, asnjë aeroplan nga aeroporti turk i Sllatinës, nuk ka aterue pa probleme dhe në kohen e caktuar.
Kësaj pune i thuhet: “Edhe po më dhembë e edhe po ma kana”!
Kosova tani është më keq se që ishte në shtatë shekujt e fundit.
Konkurrencë sdo të ketë kurr në Kosovë. Ai që do të provonte, do të pësonte si pësuan disa.
Mbetemi që të na përcjellin pë megrim, disa nga ata që na hapen rrugët e mërgimit!
11.10.2015
Düren