E diele, 09.02.2025, 06:02 AM (GMT)

Mendime

Fehmi Kelmendi: Shteti me defekte

E hene, 12.10.2015, 06:37 PM


Shteti me defekte

Nga Fehmi Kelmendi

Aparati shtetëror me koncept konfuz posedon në vete plot defekte.  Ekipi konservativ - drejtuesit e shteit veprojnë  në kundërshtim me parimin demokratik ngase synimi i tyre me emotive politike lakmuese për të nxjerrë përfitime falë  pozitës  sollën vendin në atë gjendje ekonomike që popullata ta  braktiste atdheun në formë masovike. Anomalitë shoqërore janë bërë akte të kundërligjshme. Në rajonin që prore ka qenë dhe mbetet vatër trazirash ndëretnike nga faktorët destabilizues për shkaqe të pretendimeve territoriale qasja e zdhidhjes së problemeve nuk i përgjigjet rrethanave përkatëse. Nuk mund të pritet gjendje stabile dhe paqë të qëndrueshme prej idhtarëve besnikë të sistemit të përmbysur që orvaten të rrëmbejnë pushtetin me mjeshtri e me dredhi. Pasuria marramendëse e fituar në sajë të korrupsionit të shastisë. Autokracia me fuqi të pakufizuar politike, simbol i kaosit dhe anashkalimi i interesit kombëtar vërtetuan parashikimet e analistëve largpamës. Udhëheqja mafioze e kastës politike që nuk është liruar nga kllapat e sistemit feudal e pruri Kosovën në zgrip të shkatërrimit ekonomok. Të rrezikshëm janë dezerterët, defetistët dhe disidentët. Ata ngarendjn pas pushtetit  për t`u pasuruar dhe pengonjnë sajimin e gjendjes ekzistuese brenda një afati të caktuar kohor. Pos anomalive të tjera, pagëzimi artificial i Kosovës si vend multi etnik nuk i përgjigjet realitetit etnik. Si mund të quhet një vend me mbi 90 % shqiptarë, ndërsa me 7%  të pakicave të tjera konglomerat. Vështirë gjendet shteti ku ekziston një komb homogjen në Ballkan, madje edhe në botë. Gjatë formimit klaneve, fiseve, grupeve etnike, identiteteve dhe kombeve janë bërë përzierje të ndryshme fizike. Komb të pastër me prejardhje dhe gjak të njejtë thuaja se nuk ekziston fare. Prandaj edhe shtet kombëtarisht homogjen nuk ka. Gjithashtu mes kombit dhe popullit ka dallime. Kombi është më i pastër etnikisht krahas popullit. Politikanët demagogë manipulojnë me popullin. Udhëheqja kosovara me lejimin e asocionit të komunave serbe në Kosovë kapituloi para Serbisë, besa dhe me demarkacionin e kufirit u poshtrua  duke  i  bërë  lëshime  Malit të  Zi.  Edhe mediat kot thirren në demokraci dhe në parimin e së drejtës për lirinë e fjalës, të shprehjes së mendimit të lirë, por të mos përgjigjen fare para drejtësisë edhe kur të botohen shkrimet „ Për fas et nefas „ ndonëse ofendojnë,  fyejnë, denigrojnë,  gënjejnë,  sulmojnë,  akuzojnë, denoncojnë, shpifin e poshtrojnë pa fakte. Veprimet e tilla nuk kanë aspak të përbashkët me demokracinë por kanë të bëjnë me anarshinë dhe sallamadinë. Shemull eklatant kemi gazetën „ Bota Sot „ në të cilën përditë botohet mesazhi i magjistratit mashtrues Gazmend Male nga një faqe të plotë ku flitet kinse pacientët e tij falenderohen për shërim, faktikisht ai vetë shkruan në emër të tyre duke i përshkruar përshtypjet e tyre si mirënjohës për shërime të sëmundjeve të ndryshme, kurse shumëkush ankohet se asgjë nuk u kishte ndihmuar edhe pse për një vizitë të shkurtër merr nga 5000  euro për person. Ky çudibërës e mbienergjik mashtron  hallexhinjtë nëpërmjet artikujve të publikuara e të botuara në gazetën „ Bota Sot „ ngase Redaksia e saj  joshet me paratë e  sharlatanit, të vetëshpallur mjek popullor dhe merr në qafë me qindra mijëra njerëz të shkretë. Cudi si e lejon edhe shteti i Gjermanisë  këtë  gënjeshtar të mashtronte e të plaçkiste njerëzit e sëmurë kur dihet se sot medicina ka arritë në atë shkallë sa që nuk shpëton gati asnjë lloj sëmundjeje pa u shëruar. Pos veprimtarisë negative në disa aspekte,  e njejta gazetë përkrah mënyrën e zgjedhjeve të udhëheqësve të LDK-së. Mënyra e zdhedhjeve të kryetarit të LDK-së  bëhet  më centraliste se në komunizëm, zaten shumica e anëtarëve të Kryesisë së këtij subjekti politik kanë qenë anëtarë të LKJ,  pra konvertimi i tyre është bërë duke kaluar nga  LKJ në demokraci. Në Kuvendin e VI zgjedhor të LDK-së  të mbajtur më 9 dhjetor 2006  Fatmir Sejdiu e mundi Nexhat Dacin, i cili fillimisht ia uroi kundërshtarit fitoren,  por pastaj  formoi  partinë e re politike  me emërtim LDD. Në Kuvendin e VII zgjedhor të LDK-së    mbajtur me 7 nëntor 2010  Isa Mustafa e shtriu për tokë Fatmir Sejdiun. Në Kuvendin e VIII  zgjedhor të LDK-së  të mbajtur më 31 maj 2015  Isa Mustafa u zgjodh për kryetar me aklamacion pa kundërkanditat, e Vjosa Osmanin dhe  Donika  Gërvallën nuk i lejuan të hynin në sallë. Si  është e mundur që një pjesë  e konsideruar e anëtarëve të LDK-së  të cilët rrahin doksin se janë idhtarët  e  Dr. Ibrahim Rugovës lejuan të zgjedhet kryetar i këtij subjekti politik armiku i Dr. Ibrahim Rugova dhe të thirrej në emër të tij  për të arritur në piramiden e LDK-së.  Marrëzira që nuk mbahen në mend. A ke parë  e a ke dëgjuar : armiku i Dr. Ibrahim Rugovës të udhëheqë LDK-në  në emër    tij. Ku  janë  Ismet  Beqiri, Sabri Hamidi e shumë të tjerë ???  Vajzën e heroit Jufuf Gërvalla, Donika Gërvallën  mos me lejuar të marrë pjesë në Kuvendin e LDK-së  turp i madh e më zo më keq. Disa gazetarë po hanë m.. duke i paraqitur patriotët e devotshëm tradhtarë dhe vice versa. Propaganda e tyre brutale dhe sjelljet arrogante  për  ta arsyetuar veten se kinse janë patriotë lënë përshtypjen se kushedi se çfarë burra janë.  Si shpirtshitur mbrojnë spiunët e pushtuesit serbosllav kurse sulmojmë pa kursyer mjete ish të burgosur politikë shqiptarë të cilët i kanë denoncuar në organet e pushtetit okupues të Beogradit. Shumica  e politikanëve dhe gazetarëve kosovarë kanë biografi të fëlliqur aq sa që nuk mund ta pastrojnë dot, prandaj ata bëjnë çmos që të tregohen  atdhetarë    flaktë. A merret nëpër këmbë simboli  i rezistëncës shqiptare Adem Demaçi të cilin kolaboracionistët  e  Serbisë e quajnë  ç`është  më keq, madje dhe tradhtar. Kush është patriot e kush tradhtar fare mirë dihet. Elementi destruktiv dhe me biografi të rraskapitur po dominon ndër shqiptarët. Këta  po e shkaktojnë  krizën Parlamentare, Institucionale dhe politike në Kosovë. Koalicioni artificial PDK dhe LDK  gjindet në krizë të pashëruar. Siç duket, populli i habitur nuk është në gjendje  ta ndajë shapin prej sheqerit. Sikur ai    merrte situatën nën kontrollin e tij  mesiguri do të qërohen hesapet me armiqtë e atdheut. Vallë qysh po kanë fytyrë spiunët me dalë në skenë ashiqare dhe me u paraqit botërisht. Madje edhe shesin patriotizëm.

 

Ndërgjegjëja

 

Lotët e derdhur ndër shekuj, balsam për plagë

Zemrat të ngrira akull pushojnë sërrahuri

Aspiratat shpalosen, aromë  shëruese

Erërat fërfëllojnë, polemi  përtej detit

Kërshëritë kohore shpejt paralizohen

Satanët  fshehen nëpër gurra të lisave

Bishat e tërbuara katëbrinjshe gëlltisin

Dhe hanë  shpirtra  pa i përbirë fare.

Lindja dhe vdekja

Lindja e ditës është agimi

Vdekja e ditës është muzgu

Djajtë  thithin nektarin e luleve

Legjenda vrapon pas lëngut helmues

Energjia  buçet,  pasione  thahen

Fantazima zbërthen enigmën fajtore.

Kënga me vaj

I pangopuri duke ngrënë ngulfatet

Nuk jetohet i varfër e shpresëhumbur

As i privuar nga e drejta meritore

S`ka lumturi,  as  harmoni  pa liri

Me diktimin e normave njerëzore

Këndohet kënga dhe shpërthen vaji

Nyja e Gordit nuk zgjidhet me llafe

Si të kërkohet  trasea  e shpëtimit.

Krijesat e çoroditura  ngarendin

Duke kërkuar enkas  skajin e botës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora