E diele, 16.02.2025, 07:11 PM (GMT)

Mendime

Bardh Nëngurra: Cilët janë heronjtë e shqiptarëve

E diele, 11.10.2015, 08:40 PM


CILËT JANË HERONJËT E SHQIPTARVE DHE CILËT JANË HERONJËT TË  POPUJT TJERË

Nga Bardh M. Nengurra

Për mendësinë time kryeneqe dhe gjithmonë kritike dhe dëshpruese me kombin tim, me gjithçka qe shof dhe ndëgjojë fajin ma të madh e ka Baba im ( i baftë shpirti dritë në amshim ) i cili me kambëngulje me pat brymos me thanjet dhe vargjet e të Madhit Gjergj Fishta dhe edhe me thanjet e Faik Konicës.

Më kujtohet si sot kur i thosha ( per tu ba bisht porosive qe mi jepte detyrimisht per Fishten, per ta mesue permendesh Lahuten e ti ) , po babë a nuk ka gabue Fishta kur ka thanë se nuk asht ma shqiptarë, a nuk ka gabue Konica kur ka thanë se Shqipninë duhet ta ruej Zoti nga shqiptarët ?!

Jo biri im jo nuk kan gabue asnjeni sepse neve jemi popull per faqen e zezë, jemi popull pa fije truni të rradake, më thoshte plot bindje, por me keqardhje Baba im.

Më ka mbet merak qe nuk kisha kushtet të studjoj si student i rregullt se do studjoja me kënaqësi historinë ose letersinë e gjuhen shqipe. Megjithate gjithmonë kam lexue dhe konsiderojë veten si njohës bukur i mirë i historisë tonë kombëtare e edhe asaj europiane.

Nji pjesë te madhe te jetës e kam jetue në Lublanë të Sllovenisë dhe tash 28 vite në Norvegji. Pra tri të katertat e jetës i kam jetue jasht vendlindjës time , larg Atdheut.

Pata fatin të studjojë në gjuhën sllovene e ma vonë edhe në ate norvegjeze. Kjo më pajisi me njohuni per shumçka për këta dy popuj. Dhe ato njohuni që i mora per historinë dhe kulturën e tyne patjetër se i krahasojë me kulturën dhe historinë tonë shqiptare. Pra automatikisht gjithçka përkthehet në tru para se me e thanë apo me e shkrue. Dhe mjerisht asnjihere nuk shoh ngjajshmëni as me ma të voglin rast mes popujve skandinav, ati slloven dhe neve shqiptarë.

Do filloj me trajtimin e diçkaje qe asht temë bukur e nxehtë dhe që deri sot askush se ka trajtue.

Heronjët si kategori shoqnore dhe pjesë e secilit popull.

Kam hy në arkiva dhe kam kerkue dokumente per të mesue se cilet janë HERONJËT e Sllovenisë , të Norvegjisë dhe edhe të popujve tjerë europian.

Rezultati i kësaj perpjekjeje asht tmerrësishtë bindës per të u turpnue me veprimet tona neve shqiptarët , per tu bind se sa mjeran popull jemi neve per faktin se kend e kemi quejt, e quejm dhe do ta quejm HERO?!

SLLOVENIA

Sllovenet si popull asnjihere nuk kishin shtet deri me shkatrrimin e Jugosllavisë komuniste në fillim të viteve 1990 të shekullit 20. Mirpo ata kan pas identitetin dhe kulturën e vet qe ka dallue bukur shumë nga ajo sllave për të qen ma afër kulturave gjermane e italiane. Ka pas edhe ferkime me armë te popullit slloven me popujt komshi , por per qudi asnji nga ata luftëtar qe kan luftue nuk asht HERO në Slloveni. Ata nuk e kan per mburrje asnjenin prej tyne para botës. Ata para botës mburren me krijues e studjues slloven si me Franc Preshernin, Ivan Cankar, Nahtigal Rajko etj , dhe të tillet i kan simbole kombi. Thjeshtë sllovenet luftëtarve ju thonë vetem luftëtar dhe asgja ma shumë.

NORVEGJIA

Ka nji histori të gjatë të perpjekjeve të saja per tu definue si komb dhe per tu mvtenue nga bashkjetesa me danezët, dhe suedezet. Kan ba edhe lufta te tmerrshme mes veti keta popuj në të kaluemen, por Norvegjia ishte edhe viktimë e Luftës se Dytë Botnore me çrast ushtria fashiste e Hitlerit bani shumë shkatrrime dhe prapshti tjera në këte vend. Edhe sot e kësaj dite asht temë dhe rast social i trajtimit shoqnor problemi i ashtuqujtun TYSKE BARN ( FËMIJET GJERMAN ) qe jan produkt i dhunimeve te ushtarve gjerman ndaj femnave norvegjeze.

Ka me qindra luftëtar norvegjez qe kan luftue si luan per liri të vendit të vet dhe qe kan luftue pushtimin nazist. Për qudi asnjeni nga ata nuk asht i shpallun HERO i Norvegjisë !!!

Në atë luftë ka pas me dhjetra mija te vramë dhe asnjenit nuk i asht ngrit asfar lapidari kolosal i mermerit ashtu si asht veprue te na në at Kosovën e varfën dhe të mjer. Perkunder tanë pasunisë qe ka Norvegjia si shteti ma i pasun në botë megjithate ata jan shumë të thjeshtë dhe racional. Në Parlamentin norvegjez ka nji kthinë te veqantë ku asht nji tavolinë e madhe dhe në atë tavolinë ka nji libër poashtu te madh me fletë të holla te metalit ( mesingut ) dhe në ato fletë janë të gravuem emnat dhe mbiemnat si dhe datlindja dhe data e vrasjes të secilit norvegjez qe asht vra në Luftën e Dytë Botnore. Aty kushdo ka diçka nevojë shkon dhe i merr shenimet. Rrallë shumë ka edhe diku në vendlindje apo edhe në vendin e ramjes edhe ndonji pllakë simbolike per ndonjenin nga luftëtaret qe e çliruen Norvegjinë nga pushtimi nazifashist i Hitlerit. Kosova e vogël sa regjioni HEDMARK i Norvegjisë ka ma shumë metra katror mermere te varreve e permendoreve se sa ka tokë të lirë per shfrytzim. Për mu kjo asht paradoks dhe se kuptojë asnjihere pse?!

Në Norvegji HERONJË  nuk janë luftëtarët e sajë nëper shekuj, por janë studjuesit dhe zbuuesit, shkenctarët dhe hulumtuesit.

Heroi i sajë dhe ma i madhi asht ROALD AMUNDSEN që ka lind në Borg, lagje kjo e Sarpsborgut qytet ky 90 kilometra ne jug të Oslos në drejtim të Geteborgut të Suedisë. Ka lind me 1872. U ba i njohun si studjues i poleve, inovator dhe pioner i aviatikës. Qellimi i ti ishte të baj matjen e magnetizimit të tokës si dhe të observojë rrymat magnetike te polit verior dhe ti lokalizojë ato.

Ky niset për në ANTARKTIS dhe atje arrin me 14 dhetor 1911, pesë javë para anglezit Robert Falcom Scot.

Në vitin 1918 niset per në polin e veriut i pajisun me aparate per oqeanografi, meteorologji dhe magnetizëm të tokës. Ishte kjo ekspedita ma e pregaditun deri në atë kohë per nji ndermarrje të tillë. Kjo ekspeditë u pa si njena nga ma të randësishmet ndermarrje studjuesish ndër vite.

Hero tjetër i Norvegjisë asht FRITJOF NANSEN. Ky lindi në Aker afër Oslos në vitin 1861. Ishte studjues i natyrës, pushtues i poleve dhe diplomat. Në vitin 1888 kaloj ujdhesen e akullt GRENLAND me skija dhe ma vonë nga ketu u zbulue se mund të shkohet në Polin Verior. Kishte bindjen se akullnajat vijnë nga Sibiri dhe Deti Verior në Grenland. Dhe per ta vertetue këte ai ndertojë vet nji mjet me të cilin shpresonte të arrij në Polin e Veriut. Studjuesit e huje të poleve ishin skeptik me ndermarrjen që do bante Nansen , por Parlamenti i dha nji ndihëm për ekspeditën dhe ekspeditën e financuen edhe Mbreti dhe disa vullnetar privat. Në vitin 1893 niset me anijen FRAM ( që e kishte ndertue vet ) dhe ja arriti qellimit. Rrugës u mor me studjime dhe pas tri viteve u këthye me mendime të thukta per basenin e polit verior. Ekspeditat e mavonshme të bazueme në atë të Nansenit ban matje të randësishme per njohjen e klimës, rrymave detare dhe meteorologji.

Fritjof Nansen ishte edhe politikan e diplomat. Pas Luftës së parë Botnore punojë shumë per lirimin e robve të luftës dhe ndihmojë refugjatët. Ishte reprezentues i Norvegjisë në Lidhjen e Kombeve qe sot asht OKB-ja ku me 1921 u emnue Komisart i naltë per refugjat. Me 1922 fitojë çmimin Nobel për Paçe per angazhimet e ti në punët humanitare.

SHQIPËRIA-DARDANIA, Kush janë heronjët shqiptar?!

Heronjët shqiptar janë ata që mund të inspirojnë rapsodin analfabet apo gjysëmanalfabet per me i thurë vargje lirike me perplot hyperbollizëm, me shfrenim të tmerrshem të sulmeve ndaj kundërshtarve të ati heroj me çrast fjalori i shprehjeve shkon deri në banalitete dhe pastaj ato vargje me mburrje deshifrohen në kangë e cila kendohet në dy tela të çiftelisë dhe fillon kanga e cila kangë ka per qellim mbajtjen gjallë të krenarisë, të mburrjes, të aftësisë për triumf per trimninë, per luftën, per forcën fizike per të vra kundërshtarin, per ta mund ate e edhe per ta ironizue. Asnji popull si neve dhe si serbët nuk i ka heronjët vrasës ! Popujt të civilizimeve europrendimore luftëtarve nuk ju thonë HERO, apo HEROJI në gjuhen sllovene , HELTER në të gjitha gjuhët skandinave ( danisht, suedisht, norvegjisht dhe islandisht ). Këta popuj HERO i kan vetem njerzit e shkencës, studjuesit, zbuluesit dhe humanistët.

Neve kemi personalitetin pa dyshim ma të madh botnor në të gjitha kohnat per humanizëm, pra kemi të Lumnuemen Nana Tereze dhe ma shumë se gjysma e jonë e shajm, dhe gjysma e asaj gjysmes tjeter bajnë kujdes me fjalori, por thonë; ... çka ka ba ajo per neve ? Asgja, ka ba per gabelet e Kalkutës dhe pse të mburremi me te?! Dhe tash per krahasim neve si popull mburremi dhe me krenari e ndëgjojmë kangën e pakuptimt , me tekst banal, denigrues per vet neve si komb , kangën e dy puntorve sezonal në Zagreb të Kroacisë qe në vitet e 70-ta të shek. 20 hypin në tramvajë pa bileta dhe kur konduktori ju kerkon ti paguejn ata kundershtojnë, fillon fjalosja dhe edhe perleshja fizike dhe njeni nga keta nxjerr revolen dhe vret kondukterin i cili kryente punën e vetë të cilen punë e kishte bukë per femijë dhe familje. E tash injoranti analfabet në vend që ta gjykojë veprimin e pakuptimt dhe sadist të bashkatdhetarve të vet ai thur vargje dhe ato bahen kangë folkllor me çifteli per ti hymnizue vrasësit, per ti ba ata në nivel heronjësh dhe kjo kangë kendohet me mburrje nga secili kangëtar  shqiptar në secilin rast gazmor.

Kjo kangë percillet me rafale armësh derisa rapsodi e kendon, dhe kjo kangë ngritë moralin kombëtar të shqipfolsve mjeran.

Unë mendojë se pos GJERGJ KASTRIOTIT dhe PJETER BOGDANIT asnji personalitet tjetër nuk duhet të quhet HERO shqiptar. Gjergj Kastrioti sado qe ishte luftëtar që do thotë se ka vra kundërshtarët AI megjithate ishte edhe humanist sepse luftat e ti kishin qellim human, atë të mbrojtjes së popullit të vet dhe të gjithë popujve tjer europian nga invadimi dhe pushtimi barbar turk-osman pushtim ky qe ishte fatal sepse qellim kishte zhdukjen e kulturave, popujve dhe feve tjera. Vetëm Gjergj Kastrioti asht HERO ashtu si asht Vilhelm Tel të zvicërranët.

Neve kemi hero njeriun qe ka formue bandën e vetë me të cilen fillon plaçkitjen e njerzve dhe fshatrave të vet regjionit ku ai ka lind e rritë. Veprimet e ti i denojnë të gjithë bashkfshatarët dhe rrethi , por kur fillon ta ndjek pushteti per ta denue per veprimtarinë e ti dhe pasi pushteti ishte i ukupuesit serb neve vet atë njeri e shpallim trim e ndihmojmë te mshifet, i dergojmë bukë e veshmbathje, i dergojmë djem që të vriten bashk me te. Dhe me kohën ky njeri bahet i madh, ai me dhunë marton vajzën qe ishte e fejueme dhe as qe i han palla qe sipas traditës e fut familjen e vajzës ne borq me familjen e te fejuemit te sajë. Ky njeri njihere lufton kunder forcave të vojvodve të Serbisë, por asnjihere per far qellimi kombëtar gjithmonë per shkak te rrebelimeve te tia qe i bante. Ne në raste tjera ban aleancë me ata vojvodë. Në aleancë me vojvodën Kosta Simiq - Peqanac në luftën e parë botnore ky bandit zan rob në mes fshatrave Rakosh dhe Kërrninë ( rrethi i Istogut ) 300 ushtar austriak të cilet i merr dhe i dergon në Zveçan te ushtria franceze e cila ishte aleate e serbve në këte luftë të Serbisë kunder Austro - Hungarisë dhe francezët i pushkatojnë te gjithë. Ky ishte veprimi falemnderues ndaj Austrise e cila ka meritat ma të medhaja qe me 1913 edhe në arenën nderkombëtare u pranue Shqipnia si shtet. Po ky bandit vrau djalin e Sylejmon Vokshit, Beqir Vokshin, vrau edhe Zefin e Vogël per konflikt banal dhe neve e kemi hero kombi, i kemi thur lavde, i kemi thur kangë dhe e kemi ba te pavdekshem. Emni i këti heroi te shqiptarve asht Azem Bejta - Galica.

Neve kemi hero njeriun që merr para borq nga miqet e bashkfshatarët dhe ato nuk jua kethen kurr, dhe poqese dikush ja kerkon ai i kerrcnon me armë e disave (sipas deshmitarve të kohës dhe njohësve të mirë të ti ) edhe ju bie shpullë. E kerkojnë policia per këto veprime dhe per armëmbajtje pa leje , ai barikadohet dhe nis luftën me policinë me çrast vritët bashk me të atin dhe shtëpia i rrafshohet me tokë dhe tash pse ajo polici paska qen e pushtetit okupues jugosllav neve e ngritim në nivel heroi Tahir Mehen e Prekazit të Drenicës. Vrasësin e quejm hero e policët qe i sherbejn popullit per ta mbrojtë nga bandit dhe vagabond i quejm tradhëtar. Asnji popull tjetër se ka këtë ves primitiv , ves që në realitet dëshmon per shpirtin tonë qyqan dhe që per fat se jemi të tillë se perndryshe me pas vetem pak guxim do ishim sjellë si perbindësha kriminel. Masi nuk kemi guxim shfryhemi me kangë e prralla trimishë me te cilat banditët i bajm heronjë.

Në Kosovë kishte masakra te cilat i bajshin policia, forcat ushtarake e paramilitare serbe nga viti 1989 - 1999 dhe per ta dëshmue mjerimin tonë neve pas luftës dhe çlirimit të Kosovës i kemi ba me disa dhjetra heronjë, me qindra Gjeneral, e komandant lufte. Dhe me këto shpallje menjihere pas luftës miqët tan nderkombëtar habiteshin dhe qeshnin, dikur u mesuen me primitivizmat tonë dhe ma as qe ju bante pershtypje, por ka pas zana te personaliteteve botnore qe kan reague se si ka mundësi të shpallen heronjë njerez të cilet kan vra dhe kan ba vepra të pamira qe barazohen me vepra kriminele?!

Andaj mendoj se do kishim ba mirë ta ndryshojmë mendësinë tonë, ta ndryshojmë sepse me te dhe kështu çfar jemi neve po dëshmojmë se jo vetem se jemi në mendësinë primitive te mesjetës, por edhe të indoktrinuem me mendësi mizore talibaneske islamike. Nji mëndësi si neve e kan edhe serbet. Edha ata heronjë i kan kriminelet , ata qe kan ba vrasje dhe masakra ndaj popujve tjerë. Serbët e mjer në vend se me pas hero ndonji njeri serb që ka arrit diçka në shkencë apo në humanizëm, ata heronjë i pervetsojnë nga të tjeret e ma së shumti nga neve shqiptarët  sepse na i marrin dhe i shpallin të vetët njerzit qe neve i harrojm ose i perbuzim. Shembull për këte asht Nikolla Teslla që fotot e ti i veshun me kostum shqiptar, tirq, herrkë dhe kemishë të bardhë deshmojnë se ai ka qen shqiptar e jo serb. Neve e perbuzem e serbet e moren. Mirpo serbet shpallin hero; Dragosllav Mihajloviq-in, Ratko Mlladiq-in, Radovan Karagjiq-in etj katil vrasës te boshnjakve në Bosne dhe të shqiptarve në Kosovë.

Pse edhe neve shqiptarët po ndjekim të njejten metodë si shkijet ? ! Pse nuk po ndjekim metodat e sllovenve e norvegjezve. Ta shpallim Hero Gjergj Fishtën, Shtjefen Gjeqovin, Sami Frashërin, Hasan Prishtinën, Haxhi Zekën, Fan Nolin, etj etj nga e kalumja e jonë historike ndersa sot ta shpallim heroinë Nanen Tereze, Ismail Kadaren, Mark Krasniqin, Jahja Kokën etje studjues e Akademik me renome botnore shkrimtar e poet qe permes tyne na njohin edhe popujt e tjer. Ta nderpresim traditen që ta bajm hero vrasësin, ta bajm hero matrapazin e mashtruesin.

Mendoj se vetem kur do fillojmë të mburremi me studjues e krijues shqiptar para botes e civilizinmit botnor dhe te harrojm vrasësit dhe mashtruesit neve do ndihemi se kemi dinjitet dhe krenari kombëtare qe e respektojnë me perkulje edhe popujt e tjer. Perndryshe do mbetemi bashk me shkijet në nivelin e popullit me plot gjeni të shkences, artit e kulturës , por qe ata si njeh asnji shqiptar. Ndersa në anen tjeter do mbetemi popull me Heronjë vrasës e kriminel.

Do e vertetojmë atë thanjen qe e kemi si krenari:... ah aferim i koftë filanit po mirë ja kish pas shkerdhye nanen filanit, ose ah aferim i koftë filanit po rrast kish pas vjedh etj, etj.



(Vota: 17 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora