E premte, 21.03.2025, 02:34 PM (GMT)

Mendime

Edgar Frashëri: Një gazetë – Dy standarte

E premte, 09.10.2015, 04:19 PM


Nje gazete – Dy standarte

Nga Edgar Frashëri

Edhe ne Shqiperi eshte ne fuqi nje ligj qe mbron te drejtat e autorit. Nuk kam ndermend te citoj numurin dhe daten ose ndonje nen te ketij ligji sepse ka vite qe eshte por po te gjykosh ne baze rastesh qofte edhe te vecanta, veren se ende nuk eshte bere norme as shoqerie as dhe profesjonale zbatimi i tij. Ndonese nuk eshte i vetmi ligj qe nuk zbatohet ne vendin tone, bile duhet thene se pergjithesisht pjesa dermuese e ligjeve ne fuqi nuk zbatohen, por kjo nuk do te thote se keshtu duhet ligjeruar paligjeshmeria. Ne nje shoqeri te civilizuar marredhenjet brenda shtetit ndermjet individeve apo grupeve me njeri tjetrin apo me institucjonet e shtetit, rregullohen me ligje qe vete shoqeria ka gjetur formen se si i ka miratuar. Pra shkelja e mos respektimi i te drejtave te autorit behet me lehtesine e papergjegjshmerine sa qe nese e permend kete detyrim ligjor, shkelesit apo dhunuesit ose bejne te shurdherin ose te marin inat. Duket sikur vendi yne eshte nje ishull i harruar nga bota ku vjedhja apo pervehtesimi, fallsifikimi, tregetimi apo shfrytezimi i paligjshem eshte menyre jetese, ne te gjitha nivelet e shoqerise pa perjashtim.  Qe ta ilustrosh kete fakt, do te duheshin faqe te tera te shkruara sepse pergjithesisht nuk ka send qe preket, degjohet, shijohet, shikohet, pra perceptohet te mos jete i fallsifikuar. Dhe u be kohe e gjate gati njezet vjecare qe kjo kulture eshte ulur kembe kryq dhe si e tille, ka marre statusin e normales. Megjithate....megjithate, ndonese nuk eshte hera e pare qe i qasem ketij fenomeni, duke kujtuar se ne vitin....... e kam trajtuar kete teme botuar ne shtyp me titullin ’ Cili eshte efekti i piraterise ne berjen e Shqiperise? ‘, kesaj here u ballafaqova me nje “hajdutllek” te nje niveli pak me te larte, qe me ben ti kthehem, aspak per ta personalizuar, por vetem per ta evidentuar sesi edhe ata qe rreshtohen ne anen e ligjit, veprojne me dy fytyra ose me dy standarte.

Para se te sjell ne keto reshta rastin ne fjale, do te kujtoj nje ndodhi qe nuk mund te kalonte pa lene gjurme. Vite me pare, nje artikull timin te botuar ne gazeten “Sot”,  e gjej te perkthyer ne gjuhen angleze ne nje seksion te “Financial Times”, ku dhe emri tim si autor citohej per te vene theksin ne permbajtjen e shkrimit. Fillimisht sedra u ngacmua, por pastaj e ktheva problemin nga ana qe po trajtoj dhe redaksia e gazetes u kap gafil. Nuk priste qe nga Shqiperia te vinte nje pyetje mbi shkeljen e te drejtes se autorit. Mbas nje ndjese te plote, me ofruan si demshperblim nje vit abonim online tek kjo gazete e fameshme. Nuk ka nevoje per koment.

Tre jave me pare si ne rastin e “Financial Times”, por kesaj rradhe nga nje gazete mjaft prestigjoze shqiptare me goxha tirazh qe pretendon se ben gazetari te paster (term specifik per ne vendin tone) e qe eshte ‘Panorama’, fare rastesisht, por fale internetit sepse gazeta eshte me versjon online, gjej te botuar nje artikull (1) mbi librin e botuar ne gjuhen shqipe te shkrimtareve angleze Jan & Cora Gordon, me titull te perkthyer ”Dy bredharake ne Shqiperi”. Meqenese librin e kam perkthyer dhe mbaj te drejten e “copyright”-it ne versionin shqip me autorizim te perfaqesuesit ligjor te autoreve ne Angli, nuk do te merrja mundimin ta quaja shkelje, sikur artikull shkruesi, pra vete gazeta, te mos kishte kopjuar germe per germe pjese te kapitujve per qellim te paster komercjal. Pa asnje qellim qe ta ndiqnja problemin ne rruge ligjore, i kujtoj autores se artikullit dhe Redaksise se gazetes se ne kete rast kane shkelur kushtet e ligjeruara ne faqen e librit ku shprehimisht thuhet: ©Edgar Frasheri 2014  Te gjitha te drejtat per kete botim ne gjuhen shqipe jane teresisht te zoteruara nga perkthyesi. Ndalohet cdo riprodhim, fotokopjim, pershtatje, shfrytezim, ose cdo forme tjeter qarkullimi tregtar, pjeserisht apo teresishtpa miratimin paraprak te perkthyesit.”  Fatkeqesisht deri me tani prej mbi nje muaj kohe, nga ana e kesaj gazete ka vetem heshtje. Eshte interesant se edhe vete gazeta e njeh fare mire ligjin ne fjale mbasi nuk ka harruar tiu kujtoje “dhunuesve” se ajo gezon “copyright”-in qe cuditerisht ne permbajtje nuk ka ndonje ndryshim esencjal nga ai i librit te permendur.

Citoj se ne fund te faqes kryesore te “Panorama online” shkruhet: © Kjo faqe kontrollohet dhe menexhohet nga gazeta Panorama. Te gjitha materjalet ne te, perfshire fotografite, jane te mbrojtura me copyright te Panorama-s. Materjalet ne kete faqe nuk mund te perdoren per qellime komercjale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar ne cfaredo menyre, pa lejen paraprake te Panorama-s. Shfrytezimi i materjaleve pa lejen e Grupit Panorama, eshte shkelje e te drejtave te autorit dhe prones intelektuale sipas dispozitave ne fuqi. Te gjithe shkelesit  e ketyre te drejtave do te ballfaqohen me ligjin. Te gjitha te drejtat Gazeta Panorama.”

Atehere natyrshem lind pyetja, se pse gazeta “Panorama” ka heshtur deri tani? Sipas mendimit tim dy jane arsyet: Ose ajo i druhet berjes publike te veprimit te saj antiligjor si ne rruge gjyqesore apo nepermjet informimt publik dhe kerkon te fitoje kohe me heshtje, ose eshte fare arrogante sic ndodh rendom tek ne, duke e vene veten ne anen e luanit dhe viktimen ne anen e miut, duke ditur qe sistemi i kerkimit te se drejtes dhe ankimimit ne Shqiperi ose eshte inekzistent ose eshte perdredhur nga luanet. Prandaj dhe kjo gazete e injoron “miun”. Por sado qe te perpiqet ajo nuk mund te arrije te behet “Financial Times” sepse edhe Shqiperia nuk eshte Mbreteria e Bashkuar. Kete ata e dijne mire sepse mbi keto parime e kane ngritur mbreterine e vet mediatike.

(1)  http://www.panorama.com.al/shqiperia-e-viteve-20-mes-varferise-dhe-ahengut/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx