Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Daniel Gazulli - Njeriu i Vlerave...
E diele, 04.10.2015, 08:09 PM
DANIEL GAZULLI – NJERIU I VLERAVE...
V D E K J A
S’ asht
e vërtetë
që vdekja
vjen vetëm një herë.
Sa herë
ka trokitë ajo në derën time,
sa herë.
Dhe
gjithnjë diçka merr,
aq sa,
kur të
vijë për herë të fundit,
bosh
do të jenë muret.
(Nga D. Gazulli, 1994)
Nga Fritz RADOVANI
Vdekjet e
paprituna gjithmonë krijojnë një boshllek...jo vetem, nder familjarë, po edhe
nder miqë e dashamirë! Daniel Gazulli këte e ka lanë nder të gjithë!
Porsa,
kishe perfundue një artikull per të madhin Lukë Kaçaj, dhe sapo e nisa në adresen
e Danielit në internet...erdhi një mesazh: “Njoftojnë nga Italia se sot ka vdekë
nga një infarkt Daniel Gazulli...”! Ishte ora 12.20’ e mesnatës, pra, me oren e
Heret në mengjes,
u donte me u besue disa njoftimeve...Edhe pse, të pasigurta!
Ishte
mengjes i dates 12 Nandor 2012, kur gjeta një “artikull” (per një person që e
dijshe se Danieli e njeh...) dhe, i bana një mesazh: “Daniel, kam frikë se do të
kenë dalë nga mendja...këto ditë.
Në mesazh
që Danieli më pergjegji po me datën 12 Nandor 2012, më shkruente: “Mos na hap
barkun me té, se na u ba si Esat pasha! ...(ata) idiota!” Ishte disi i veçantë,
dhe pikrisht, humori i atij mesazhi nuk “më lejonte” me pranue vdekjen e Tij...mbas
mesnatës së asaj ditë. Biseda e fundit telefonike me Té, vazhdon me kenë pa u “fshijë”!
Edhe sot
mbas një viti, vazhdoj me e kujtue e mendoj; “mos jam i gabuem”!..
Korispondenca
me Danielin, bisedat telefonike dhe shkëmbimet e mendimeve me Té, ndoshta, më bane
me mendue se jemi afer, jo vetem me moshë, po edhe me shumë e shumë pikpamje të
perbashkëta që na bashkonin në piken e mirëkuptimit.
Shpeshë,
më shkruente: “Edhe pse e dij se nuk do
të jesh plotësisht dakort me mue, si edhe herë të tjera, unë do të shpreh
mendimin tim..!” Gjithmonë këte thanje e kam kuptue si hapje zemret dhe
sinqeritet të Tij! Këta dy veti në një komunikim të vazhdueshem në mardhanjet
tona, unë i vlersoj si një nga visaret ma të çmueshme ndermjet shokësh dhe miqësh.
Ishte Ai i pari që mi tha këto fjalë, të cilat hapën perden që mund të na
ndante si pasojë e distancës së largët, ose edhe e ndonjë keqkuptimi që lëshon
metastaza nder të tilla raste. Në shkembimet e para të mesazheve mërrijta me
kuptue mikun e vertetë dhe dashamirësin e persosun, me virtyte të brumosuna nga
edukata e Tij familjare dhe kultura e trashigueme nder Troje të Fisit.
Virtyti i
tolerancës tek Danieli, shpesh i shkapërcente caqet e durimit, aqsa i thojshe: “E
dij se nga kjo veti, tek Ti Daniel, perfitojnë...po, unë, nuk mund ta pranoj...”
Jo, ma
larg se të nesermen, më pergëzonte per qendresen time, dhe shtonte me humor: “T’
a kam lakmi, po nuk mund të imitoj në këte kambngulje...” Gjithshka mbyllej me
lëshime dhe dëshirë mirkuptime me të gjithë! Sigurisht, kjo nuk ishte nga
mungesa e guximit të Tij, po nga një rrugë që e kerkonte nder rrethanat e
krijueme nder Shqiptarë.
Po të analizojmë
krijmtarinë e Tij letrare, aty gjejmë shperthimin e Shpirtit të një Shqiptari të
plagosun nga plagët e pasherueshme të shoqnisë sonë të bastardhueme, që prej sa
kohe, nuk po gjenë as rrugdaleje dhe as sherim. Këshillon si Prind i mirë, dhe
kritikon si Mësues dashamirës, që sheh një shoqni të molisun nder vese e lakmi...
Thesari
kulturor i Tij në fushen e Gjuhës Shqipe, dhe perkushtimi i Tij në një nga
labirintet e rrezikshme ku asht ngujue “Gjuha Letrare Shqipe”, tue mos tolerue
asnjë diskutim per zhvillim dhe perparim të saj, ishte “kështjella” ku ishte
Flamurtarë dhe një nga studjuesit ma të perkushtuem per atë çeshtje, perderisa
me një kryeultësi modeste dhe pa asnjë zhurmë provokuese më tregoi, se kishte
perfundue “Kodifikimin e Gjuhës Gegënishte” dhe, se materialin e kishte të gatëshem
per diskutim dhe botim...
Dashje e
padashje u detyrova me i hjellë një veshtrim rrugës së vështirë dhe plot me
gremina të Gazullorëve, që nder shekuj punuen dhe gjithë kapitalin e vet
kulturorë ua lanë Shqiptarëve, të cilët, vetem i mbyten dhe i zhduken nder
prroska bashkë me të gjitha Ata vepra madhshtore e kulturore që u munduen me i
dhurue Atdheut të vet.
Danieli
ishte i fundit që njoha unë, por jo rranja e fundit e Gazullorëve, prej kah me
dashuni e padurim pres bulimin e një Pinjolli të Rinj, ashtu si ishte edhe
Danieli,... aso kohe kur e njoha unë, siç thohej dikur... në
Daniel
Gazulli ishte njeriu i vityteve dhe i letrave, ku edhe do të fitojë njëditë!
Shpirti i
Tij gjithshka e vishte me dashuninë vllaznore dhe të pakufishme, që rritej e
rritej në kenjen e Tij... deri në Pafundësi!..
E sot,
edhe unë, thërras derisa zani im të shkojë pranë Tij...