Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Çdo dosje një libër antikomunist!
E premte, 05.06.2015, 07:12 PM
ÇDO DOSJE E NJË TË BURGOSUNIT POLITIK
ASHT NJË LIBER ANTIKOMUNIST !
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
ME SHKRUE TË VËRTETËN NUK ASHT KURRË VONË !
PROCES – VERBAL
Sot me 17 Maji 1949 merret në pyetje e pandehura Frida Sadedini, e cila deklaron:
Quhem Frida Sadedini e bija e Ahmetit, gjallë (ndodhet në burg) dhe e Martha Dodës në burg e dënueme me dhjetë vjet, jam e datlindjes 1914, lindur në Shkoder, banuese qysh nga 1922 në Tiranë, e pamartueme, e padënueme, me arsim të mesem (5 klasë gjimnaz). Ma perpara nuk jam marrë me ndonji punë, vetem tani 2 vitet e fundit kam sherbye si sherbëtore pranë konsullit Francës Giz, dhe tani së fundi pranë Domeng. Baba ka ushtruar profesionin doktor, nana nuk ka pas ushtrue ndonji profesion, shtresë e lartë.
Tri vjetët e para të shkollës fillore i kam ba në shtëpi, ku më jepte mësim nji mësuese gjermane privatisht, e cila quhej Ana, që mbiemni i saj nuk më kujtohet.
Në vjetin
1924 kam shkue në shkollë në Itali (
Aty nga viti 1927 ose 1928, jam kthye nga Italia per vakanca, pastaj jam kthye persëri në Itali, ku kam vazhdue mësimet në kolegjë deri në vitin 1929, në këte kohë kam ardhë per vakanca në Shqipni, ku sëmuhem (paratifo) etj. dhe simbas këshillave të doktorëve që thojshin per mue se duhet ndrrue klima (të largohem nga Italia), nana vendosë dhe më largon nga Italia në vitin 1929 dhe më dergon me vazhdue mësimet në Vienë (Austri).
Në Itali pata vazhdue mësimet deri në të dyten gjimnaz. Në Vienë hyna në kolegj që quhej Dame – Disian, në këte shkollë perdorej edhe gjuha frengjisht mbasi aty kishte murgesha franceze dhe per mue kjo ishte nji lehtësi mbasi unë e dijshe frengjishten. Më duket se gjatë shkollës që unë vazhdojshe shkollen në Vienë, nana merrte bursë per mue. Vjetin e parë kam mësue gjuhën. Kam qendrue në Vienë në shkollë deri në vjetin 1934, në këte kohë kthehem në Shqipëri per gjithnji dhe nuk kam vazhdue ma asnji shkollë.
Në shkollë kishe dëshirë dhe kam mësue ma teper letraturë – gjuhë.
Si gjuhë të huaja flas dhe shkruaj mirë italishten e gjermanishten. Dij gjithashtu të flas mirë dhe të shkruaj (me gabime) frengjisht. Frengjishten e kam mësue në familje mbasi baba e nana flitshin në shtëpi gjithnji frengjisht mbasi baba nuk e dinte shqipen.
Nga vjeti
1934 që u ktheva nga
Sa siper janë të verteta dhe i firmoj.
?18 Maji 1949; Hetimet vazhdojnë...deri në muejn Korrik 1950...15 muej Hetuesi !!
?Frida SADEDINI deklaron:
Gjatë luftës nuk kam ba pjesë n’ asnji Parti as organizatë politike.
Këtu në Tiranë rrethi jem shoqnor dhe që unë kam shoqni ose miqësi me ta janë:
Familja
Fuat Toptanit, Tirana me të bijen Dylfiqare, mesa Sanije...Me të bijat e Pjeter
Bumçit: Çilen, Albina e
Llesh
Ndojin nga Mirdita me djalin Gegen... Vinte tek na Skender Shkupi... Njoh në
Shkoder Sander, Patrik e Tonin Saraçin...Ida Melgushin...Aurel e Alfred
Ashikun...Këta i njoh qysh fëmijë...Luçije dhe Ana Kola që vinin nga Shkodra.
Kam në burg kushrij Dod Bardhokun dhe Luigjin...Kam njohë disa nga antarët e
misionit anglez në Tiranë ...Jacobs shefin e misionit amerikan... Majorin e
misionit Francez Visdorf... Mbasi iku misioni erdhi Legata franceze...Pico dhe
Henri Giz. Këto i njoh që në
Kam njoh
edhe Rrok Obotin...
***
?Ministria e P. Mbrendshme
Drejtoria e Sigurimit Shtetit
= Dega e
?Tiranë, 17 Qershor 1949.
Mbas një shkrese nga kapiten Skënder Vinçani... perpilohet:
?AKT – AKUZA:
Me 3 Janar 1950 i ka sjellë kësaj Gjykatë Proces Verbalet e mbajtura nga ana e Sigurimit të Shtetit kundër: Agostin Bonattit...Frida Sadedinit.... etj... Tiranë 6 Janar 1950...
Gjyqi u
formue prej: Kap. I Mustafa Iljazi Kryetar; Kap. I Shaban Hoxha Antar, Aspirant
Hilmi Haxhija Antar; Ndihmes Prokuror Ushtarak Kap. II Hilmi Telegrafi,
sekretar
U muar në pyetje F. Sadedini: Unë nuk dij gja per pushtetin, mirë kam rrojtur perpara dhe mirë po rroj tashti... Konsullit dhe të tjerëve u kam bërë nga nji çaj... Nuk më kujtohet që të kemi bisedue gja per Preng Pervizin, letrat i kanë ardhur konsullit, jo mue.
Francezët me mue nuk kanë bisedue kurr per shqiptarë... Ajo nuk pranon asnjë akuzë politike dhe se asht qenë në sherbim të spijunazhit francez...
?VENDIM:
“N’ EMEN TË POPULLIT”
Gjykata Ushtarake e Tiranës e formuar prej:
Kapiten I – Mustafa Iljazi, Kryetar, Kapiten I – Shaban Rexha, Anëtar; N/Toger Veli Lilaj, Anëtar. Nd. Prokurori i Ushtrisë Popullore Kap I – Hilmi Telegrafi dhe sekretar Reshter Nestan Ceka, sot me daten 6 Korrik 1950 dha këte
?Vendim: Në padinë penale të regjistruar nr. 117 Radhorit Themeltar të vitit 1950...:
1. Agostin Bonati, 2. Skender Konica, 3. Skender Shkupi, 4. FRIDA SADEDINI,
5. Adem Pilku, 6. Guljelm Rasku, 7. Simon Rasku, 8. Gjon Çefa, 9. Pader Paskal Gjadri, 10. Luçia Kola, 11. Gjysh Shkreli, 12 Elena Beçi, 13. Isuf Vrioni, 14. Kosta Meksi, 15. Rakip Strazimiri, 16. Lush Pogu, 17. Agop Kahanexhian, të arrestuar 1949...
?Në perfundim të gjykimit me dyer të mbyllura, asistuan Kap.I Vangjel Gjomeka dhe Kap.II Gaqo Stefo (Avokatë të Ministrisë së Mbrendshme)...Prokurori Kap.II Hilmi Telegrafi kerkon:...Per të pandehuren Frida Sadedini 20 vjet privim lirie e punë të detyruar.Humbjen e të drejtave civile per 5 vjet. E pandehura Frida nuk ka ba rekurs fare dhe nuk ka paraqitë asnjë kerkesë. Në fjalen e fundit e pandehura Frida Sadedini tha: Nuk kam qenë agjente në Legaten franceze. Kerkoj mëshirë. Tiranë, 23 Qershor 1950.
?Simbas nenit 3 dhe nr. 10 të
ligjit 372, datë
***
?Republika Popullore e Shqipërisë
Gjykata e Lartë Ushtarake
Nr. 233 Regj. Themel. Nr. 161 i Vendimit. Data 29 Korrik 1950.
N’ Emër të POPULLIT
?Gjykata e Lartë Ushtarake e formuar në Këshillë prej:
Kapiten I – Vangjel Kocanit Kryetar;
Kapiten I – Nonda Papuli Antar; Kapiten II – Hidaji Lagji Antar;
Duke qenë t’ asistuar Sekretar Reshter Kasem Murataj, dhe Nd. Prokurori Kapiten I
– Hilmi Telegrafi, me daten 29 Korrik 1950, shpallë këte Vendim:
?Frida SADEDINI dënohet me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar. Per 5 vjet humbjen e të drejtave civile elektorale. Konfiskimin e pasurisë së luajtëshme dhe të
paluajtëshme per të gjithë të dënuarit. U shpall me 8 Korrik 1950. (Vetem firmat)
Gjykata shenon: Së bashku me të dënuarit e sipërm edhe e dënuara Frida Sadedini,
bij e Ahmetit e Martha Dodës, ...Arrestuar me 17 Maji 1949, porse kjo nuk ka paraqitur rekurs ankimi. Vendimi i Gjykatës së faktit nuk paraqet ndonji të metë ligjore, prandaj ?Vendosi:
Ky vendim është i formës së prerë. Tiranë 29 Korrik 1950. (Vetem firmat)
Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake: Pasi dëgjoi referatin e Kap. I Vangjel Kocanit,
dhe pasi bisedoi gjerësisht çështjen, ligjëroi vendimin e Gjykatës Ushtarake Tiranë.
***
?Nga viti 1949 zj. Frida SADEDINI, vazhdoi me kenë e burgosun...E interrnueme...Prap e burgosun, e torturueme dhe gjithnjë e dënueme po, por edhe e diskriminueme per ma shumë se 45 vjetë, mbasi Frida Sadedini vazhdoi me kenë e dëbueme edhe mbas 1992.
Martha, ama e Fridës ishte mesa e Preng Pashës, kështu që lidhej me Markagjonët dhe Fisin Pervizi. Edhe kjo lidhje ishte shkak burgosje dhe interrnimi i Frida Sadedinit.
Ajo ishte një simbol i qendrueshmënisë së pathyeshme nder hetuesitë sllavokomuniste të shtetit terrorist të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, dhe organeve të tyne të diktaturës.
Këte Ajo
e tregoi edhe në Prill të 1968, kur Frida e shoqnueme me polici u pat sjellë
edhe në
Ishte hera e parë që njoha një Shqiptare të Maleve Heroike të Mirditës!
Ndoshta edhe një film per Te, sot asht i pabesueshem nga Rinia Shqiptare!
Në vitin
1992 e njoha zj. Frida Sadedini në
?Jo heshtje, Shqiptarë!
Figurat e Nanave dhe Motrave Shqiptare që vuejtën dhe u diskriminuen si pak gra e vajza të vendeve komuniste, në Shqipninë e Donika Kastriotit...
Nuk duhet ti mbulojmë me pluhun turpi...
Ato ishin e mbeten Heroina të Nderueme të Popullit Shqiptar!
?Dosja e sejciles prej