Mendime
Gëzim Llojdia: Patate në Elbasan Arena?
E shtune, 10.10.2015, 06:05 PM
PO SIKUR TA MBJELLIM
PATATE “ELBASAN ARENËN”?
Nga Gëzim Llojdia
1.
Ngjau rreth 25 vjet më parë, ndoshta më tepër, kur Flamurtari i Vlorës humbte në Vlorë një ndeshje të pritshme për fitore me “17 Nëntorin “ e Tiranës.Vlonjatët ishin ankuar shpesh se Federata e futbollit nuk e do Flamuratin.Edhe atë të dielë në Vlorë, pritej fitorja,mirëpo skuadra vëndase e zhgëneju tifozërin e saj duke humbur 2:0.Tifozat vlonjat për tu hakëmarrë (kur ske c’ti bësh gomarit, i bie samarit) shkuan natën të pajisur me sharra dhe lopata dhe pren shtyllat e portave të stadiumit “Flamurtari” si dhe hapën ca gropa për ta mbjell fushën me patate.
Mbrëmë kur pashë atë humbje turpëruese dhe gjithë atë zhgënjim mu kujtua kjo histori që të bënë të vësh buzën në gazë.Cdo tja vlente fusha për ta mbjell patate se sport ,aha të zhgënjën rëndëshëm dhe të pret forcat.Cfarë ëndërronin shqiptarët,cfarë u dhuroi kombëtarja e tyre?
2.
Përs fituan serbët?Me këtë fitore vall Serbia kualifikohen?Absolutisht që jo.Atëhere,përse fituan kur nuk u duhej fitorja?.Ata luftuan gjithë kohën për prestigj dhe ja arritën brenda në Elbasan të tregojnë se edhe ndeshjen e parë e humbën për shkaqe të tjera.Pra ishte ballist Morina, që na dha fitoren në ndeshjen e parë.Kur je në qiell harron që duhet të jesh më këmbët në tokë.
3.
Cfarë ishet Shqipëria një ditë më parë?Festonim të lumtur për fitore imagjinare.Në rrugë dhe shesh,kudo me flamuj e makina .Një atmosferë e shkëlqyer patriotike.Si në 100 vjetorin e Pavarësisë ,ne që ishim në Vlorë e kemi të pashuara atë ngjarje.Rrugë dhe sheshe, që gjëmonin nga këngët patriotike.Flamujë dhe kuq e zi,hymne që thirreshin deri në qiell.Vetëm festë kuq e zi.Mirëpo disa orë më vonë e gjtihë kjo atmosferë dhe gjithë, ai mund shkoi dëm.
4.
Ata duhej të kishin fituar :
-për atë tifozeri që kishte ardhur nga SHBA,Evropa e gjetkë, kishin udhetuar e shpenzuar për të parë një fitore historike karshi një shkuadre kombetare që një vit më parë kishte ushtruar dhunë fizike karshi lojtarëve tanë,kundër një publiku serb që bëri c’deshi në stadiumin e vet,një vit më parë.
-për mijëra shqiptarë të tjerë në botë, që kishin ndezur TV për të parë fitoren historike.-për shpenzimet lumë, që derdhën shqiptarët kaq kohë që përgatiteshin me veshjet kombëtare,pa llogaritur biletat e udhëtimit e të tjera.
Po për atë kosovarë që vërshuan dy tre ditë më pparë drejt vendit amë për të parë një fitore historike,pra a nuk duhej fitorja?
5.
Rrapo Taho dy ditë më parë ishte shprehur se në Beograd fituam me flamur dhe zemër në kohën e komunizmit.Kjo kombëtare kur duhej të tregonte harroi gjithcka.As për flamuj nuk mendoi dhe as zemër nuk kishte dje në Elbasan.Një mbrojtje cop-copë,Cana Agolli,Basha të stërlodhur e të stërmunduar por edhe të plakur tashmë.
Berisha nga 4-5 gjuajtje në port ,dy u bënë gola,portieri ku ishte.Një mesfushë që luante lojë plazhi.Dhe një sulm që nuk dinte ctë bënte.Një skuadër që nuk luftonte kurr për topin e parë por që priste të humbiste kundërshtarin topin për ta marrë,një skuadër e dobët sigurisht.Dhe nëj trajner që nuk reagon mbase edhe ata që u futën përjashto Cikalleshin nuk u panë agjëkundi,që kur u bë goli i parë që u anullua dhe këtu duhet pyetur mos vall bëri gabim italiani që e anulloi se ndoshta mund të ishim në pozita loje.Kur pret një barazim dhe një mbyllje e turpshme.Dhe një tifozeri e lodhur sepse kishte harxhuar gjithë energjitë para ndeshjes bëri gjumën e madh në kulmin e saj.Një media dhe ca analistë që tërbuan politikën pra e kanë prishur me këshillat e tyre idiote të njëtën gjë bënë edhe për sportin ,mediat e gjithca vijojnë ende avazet të fitojmë në Armeni.Ja ku ishim dhe duhej kjo fitore këtu edhe për flamur ,por që këta djem nuk e e treguan .A nuk do të ketë ndonjë dorëheqje lojtarë dhe a mund të zvëndesohen të lodhurit dhe të moshuarit e e këtij ekipi se ndeshja nuk luhet për sytë e bukur, por për fitore.Përse serbët ja arraitën dhe ne jo?Kush është fajtorimos vall propoganda shtetrore për të siguruar qetësi dhe rregull ku të gjithë mbaheshin në këtë anë ndërsa për ndeshsjen ja kishim lënë Perëndisë dhe kur u futëm në fushë pamë se cfarë ishte sheshi dhe mejdani.Ky Duka, a nuk duhet të jap dorëheqje?Boll kaq vite në krye të federatës?Le të gjej trajnër e sportistë sepse për këtë paguhet.