Mendime
Dibran Demaku: Bilbilët!
E hene, 12.10.2015, 06:31 PM
BILBILËT!...
Nga Dibran Demaku
Vite më parë kur ne shqiptarët e të dy anëve të kufirit takoheshim dhe njiheshim në mes vete, pas puthuajse një gjysem shekulli të ndarë me perde të hekurt , dhe atë jo në trojet tona etnike, por ne vende të ndryshme perendimore, një miku im nga Shqipëria më tregonte një barcoletë të kohës së Vëllzërisë së çelniktë Shqiptaro-Kineze, atëherë kur shqiptarët e ndodhur jashtë kufijëve adminsitrativë të shtetit shqiptar ishin quajtur miq, ndërkaq kinezët ishin quajtur vëllezër!Në kohën e lulëzimit të Vëllazërisë shqiptaro-kineze, kur këngëtari popullor, mbase i nxitur nga regjimi kishte kënduar edhe kështu:-„Kina e madhe popullore, bani provën bërthamore, dhe kishte vazhduar:-„Me kanë armik me treqind brina, e shkatërrojnë Shqipëria e Kina?!Në atë kohë të“ Vëllazërisë së çelniktë“ shqiptaro –kineze, kur Kina do ta ndihmonte Shqipërinë në zhvillimin ekonomik, siç tregonte miku im me barcoletën e tij, autoritetet shqiptare kishin kërkuar nga Kina tre milionë Bilbila(që ne në Kosovë u themi „dorëza“ për hapjen dhe mbylljen e dritareve.Por, do ti që mbase nga gabimi i përkthyesit shqiptar apo kinez(krejt njësoj), kinezët i kishin dërguar në Shqipëri tre milionë Bilbilë(që në dialektin kosovar të gjuhës shqipe quhen „Filikaqë).Autoritetet shqiptare, për mos ta zbehur „Vëllazërinë e çelniktë“, nuk kishin bërë zë, por tre milionë Bilbilët e ardhur nga Kina ia kishin shpërndarë popullit të „lumtur“ shqiptar, që sipas statistikave të atëherëshme kishte plotë tre milionë frymë!Dhe populli i „lumtur“ shqiptar ishte i kënaqur sepse për të parën herë në historinë e tij ishte furnizuar si i tërë, paqka që furnizimi ishte bërë me Bilbilë!Dhe sipas mikut shqiptar nga Shqipëria, ato ditë të ardhjes së Bilbilëve, si ndihmë nga populli „vëlla“ kinez, rrugëve e shesheve të vendit do të dëgjoje vetëm zë e zhurmë Bilbilësh, që u fryenin një popull i tërë!Veqse sipas mikut shqiptar, në tërë atë „histori bilbilësh“ kishte një fat:Si duket populli „vëlla“ kinez, edhe vëllazërinë e kishte me hile, sepse bilbilët e dërguar nuk ishin të kualitetit të mirë dhe vetëm pas tre-katër ditësh ata do të prisheshin, ndonjërit duke ju qarë gjuhëza, e ndonjëri duke u qarë përgjysëm!She krejt nëfund miku nga Shqipëria do të përfundonte barcoletën e tij me një konstatim të tijin:-„Mbase „Vëllezërit“ kinez kishin dërguar Bilbilë të kualitetit të lartë, por shqiptarët të entuziazmuar nga „ndihma vëllazërore“ u kishi fryrë shumë Bilbilëve, pa i lënëasnjë çast të pushonin?!“…
Kuvendi i Kosovës, për faqen tone të zezë, hiç më larg se dje u bë Arenë apo Cirk i Bilbilëve?!Nuk dihet në ishin prodhim kinez, apo nga ndonjë vend tjetër, sepse prodhim vendor nuk ishin, pasiqë vendi ynë nuk prodhon asgjë e lërë më të prodhojë Bilbilë, por, ne si vend dhe si popull mund të krenohemi se jemi në vendin e parë në botë, mbase edhe për libër të Ginisit në prodhimin e „Patriotëve“?!Nga do të hedhësh sytë do të shohësh vetëm“Patriotë“ që ose kanë bërë ose edhe sot e bëjnë „namin“ për atdheun! Dhe këtu , në logun e „Patriotizmit“ hyjnë që të gjithë, ata të pushtetit, qofshin të Pozitës apo të Opozitës?!Dhe sipas kësaj radhe në logun e“Patriotëve“ radhiten edhe simpatizantët e të dy krahëve politikë, të Pozitës dhe të Opozitës?!Veqse Pozita dhe Opozita në vendin tonë , pothuajse çdo herë ndodhen në pozita të kundërta:Secila për vete thotë se bën punë „Patriotike“ për vendin dhe në të mirë të tij, ndërkaq pala tjetër bën „trathti“ ndaj atdheut?!Dhe secila palë hargjon energji të jashtëzakonshme në kompromitimin e palës tjetër, në sy të popullit!Dje Opozita, në emër të „Patriotizmit“, e mbushi Sallën e Kuvendit të Kosovës me zhurma Bilbilësh, duke u fryer atyre, mbase me një forcë edhe më të madhe sesa shqiptarët e Shqipërisë në barcoletën e treguar më lartë.Zhurma e Bilbilëve(që sipas Albinit, Ramushit dhe Fatmirit, ata quheshin Filikaqë)jo që i shurdhuan veshët e deputetëve në Sallë të Kuvendit, por i shurdhuan edhe veshët e shikuesëve të shumtë para ekranit televizivë!Dhe krejt kjo zhurmë u bë në emër të „Patriotizmit“?!...
Por, meqë zhurma e Bilbilëve, nuk mjaftoi, ata pra Albini me shokë, në emër të „Patriotizmit“, në Sallën e Kuvendit ndezi bomba të gazit lotsjellës, dhe derisa shumë nga deputetët, qofshin të Pozitës apo të Opozites alivanoseshin, sepse ai i mallkuar gazlotësjellës nuk dinte të bënte dallimin e deputetëve të Pozitës nga ata të Opozitës, ai pra Albini endej nëpër sallë shumë krenar për „aktin“ e tij madhor?!Endej me krahët e ngritur si një Gjel në mesin e pulave?!...
Në emër të „Patriotizmit“ Albini me shokë i “zbuloi” edhe muralet në koridoret e Kuvendit, mbase me qëllimin e vetëm që në këtë mënyrë të nxiste deputetët nga radhët e minoriteteve, që mos të vinin më në Mbledhjet kuvendore?!...
Dje Bilbilët dhe gazi lotsjellës të të përdorur në Sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, nga ana e Opozitës, treguan krejt dhe lakuriq „Patriotizmin“ e tyre?!...Me këtë „cirk“ në Kuvendin e Kosovës, Opozita kosovare tregoi botërisht se lakmia për pushtet ua ka mbyllur sytë dhe mendjen, andaj sillen si aktorë cirku?!...
Në popull, për personat që bëjnë veprime të pamenduara përdoret edhe shprehja:-“Lëre, more , se ishte krejt Bilbil, ose:Lerëni , more, në punët e tyre sa ata ishin krejt Bilbilë!“…(Në këtë vorbullë nuk hyjnë krejt deputetët e opozitës, por vetëm ata më të „dalluarit“ që dje u shfaqën me Bilbilë në gojë dhe me bomba të gazit lotsjellës)!...
Asnjëherë nuk i dihet:Mbase në të ardhmen për këta "Bilbilë" do të tregohet ndonjë barcoletë si ajo për Bilbilët e kohës së "vëllazërisë së çelnikt" shqiptaro-kineze!...