E merkure, 08.05.2024, 04:37 AM (GMT+1)

Mendime

Bardh Nëngurra: Shqiptarët si peshqit

E enjte, 15.10.2015, 09:32 PM


SHQIPTARËT SPECIE NË NJI FAMILJE ME PESHQIT - SPECIE PA TRU

Nga Bardh M. Nengurra

Sipas shkencës të gjitha gjallesat e gjalla qe janë në tokë,  mbi te , mrenda saj dhe rreth saj kan tru por jan pa vetdije veprojnë me instikt. Jan dy lloje gjallesash qe jan ndryshe, njeriu ka tru dhe ka edhe vetdije ndersa peshqit nuk kan tru fare. Nese i referohemi historisë  po del se vetem shqiptaret si krjesa me dy kambë, dy vesh, dy sy, dy duer dhe që ecin vertikalisht dhe kan pamje njeriu , por jan si peshqit, bile edhe ma keq sepse ata trunin në realitet e kan , por vetem si masë mishi per me jua shtu peshen trupore por ai tru nuk funksionon fare dhe per fat të keq nuk kan as aftësinë e instiktit, pra janë ma keq se insektet dhe edhe ma keq se peshqit sepse e kan trunin, por të vdekun qe nuk ju funksionon fare.

Po bahen dy vite që kur ngërqi politik i shqiptarve në Kosovë  asht ba mish mash dhe asnji institucion i shtetit ( nese ka shtet fare ) nuk funksionon ose nuk lejohet të funksionojë.

Pasi perfunduen zgjedhjet e para dy viteve disa muje me radhë u bllokue formimi i qeverisë dhe at bllokim e bante partia qe kishte fitue  zgjedhjet, por që nuk kishte numrat per ta formue qeverinë. Te gjitha partitë tjera e " BOJKOTUEN "  PDK-në fituese dhe bajshin kontakte  per të ba aleanca mes veti qe ti japin fund qeverisjes së keqe e korruptive të PDK-së .

Zhagitjet e tilla zgjaten deri në merzitje dhe humbje te durimit qak edhe të diplomatve të shteteve mike qe kan perfaqësitë e veta në Kosovë dhe Ambasadorja e SHBA-ve Trejsi En Xhekobson e lodhun me poshtërsitë e liderve partiak të Kosovës doli fare nga takti dhe perdori nji fjalë qe si ngjan nji diplomati... mos e dhijë punën Hashim.... bile e pat than në gjuhen shqipe ketë .

Ma në fund u formue nji koalicion mes dy partive gjithmonë kundershtare mes veti mes LDK-së dhe PDK-së. Perseri plasi sherri dhe sherri tash plasi mes simpatizantve të ketyne partive dhe ma së shumti sulmohej LDK pse bani koalicion me PDK-në per tja zgjatë keqëqeverisjen Hashim Thaçit. Sulmohej LDK dhe lideri i sajë Isa Mustafa nga njerzit e vet partiak dhe që atëhere mendova të kundërshtojë ato deklarata të tyne me nji shkrim pasi edhe vet jam militant i LDK-së , por nuk e bana. Jua shihja të madhe ato ide " PATRIOTVE " të LDK-së që me trunin e tyne ose nuk kuptonin dhe nuk ishin në gjendje të reflektojnë me realitetin e ta pranojnë se asnji parti vetem nuk mund ta formojë qeverinë dhe patjeter duhet koalicion ose kishin trunin e thatë në kokë qe i afron të jen specie te familjes së peshqve. Dhe koalicioni nuk ka me kend tjetër të bahet pos me partitë qe jan parlamentare; PDK, LVV, AAK dhe NISMA. Dhe su binte ndermend atyne "patriotve " të LDK-së se te gjitha këto parti në program dhe në veprimtari të tyne plitike jan anmike të tmerrshme të LDK-së dhe se të gjitha keto bashkvepruen dhe bashkveprojnë per ta shue LDK-në fare. Nuk ju binte poashtu ndermend se e deshtem neve a nuk e deshtem Isa Mustafën ( personalisht nuk e kisha votue kurr per lider të LDK-së )megjithate ai ja arriti që per të paren here nga çlirimi i Kosovës që ta sjell LDK-në në postin e kryeqeverisjes së vendit. Ma shumë e kan sulmue Isa Mustafën disa kryeta degesh e nendegësh të LDK-së se sa e kan sulmue partitë qe ma par Isa Mustafa ishte në biseda per ta ba nji numer per ta qeverisë vendin në koalicion me to.

Ky ishte nji fakt se shqiptari ka tru vetem si masë mishi në kafkë per tja shtue peshen trupore.

Tash masi u formue qeveria padyshim ( sipas mendjes time ) të perkrahun dhe të nxitun nga ata " patriot" te LDK-së kundershtar me Isa Mustafën si dhe veprimtarët e SHIK-ut të PDK-së filluen ta tregojnë " PATRIOTIZMIN " e vet partitë opozitare LVV, AAK dhe NISMA. Këto parti ja filluen me akuza dhe mbeshtesin kundershtimet e tyne në ngjarjet qe ndodhen në Bruksell ku u bisedue dhe u nenshkrue marrveshja per krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe demarkacioni i kufinit me Malin e Zi.

Josinqeritetin dhe idiotizmin e liderve të partive opozitare e shoh te fakti se ata e din mirë se të gjitha këto marrveshje qe i ran hise tash Isa Mustafës ti nenshkruej jan rezultat i hershem i levizjeve " patriotike "  grupeve militante perkrahes dhe ithtare te stalinizmit të PPSH-së. Të cilat grupe sulmuen dhe penguen formimin e institucioneve të shtetit të Kosoves institucione këto qe me mund dhe sakrificë ( sepse Kosova ishte e okupueme nga Serbia ) perpiqej ti formonte LDK-ja dhe lideri i shqiptarve Ibrahim Rugova. Të gjitha veprimet qe i mori ky grup militant enverostalinsit sollen telashe aq shumë te bashkësia nderkombëtare e cila kishte premtue Ibrahim Rugovën se do ta sulmojnë Serbinë edhe ushtarakisht dhe do ta çlirojnë Kosovën sa që me urgjencë per ta pas situaten në kontrollë dhe per ta shpetue nji katastrofë njerzore, zhdukjen totale të 2 milion shqiptarve të Kosovës u thirr Konferenca e Rambujës. Aty në ato kthina të asaj Kështjelle u ban shumë marrveshje dhe ato vazhduen pastaj pas nderpremjes së bombardimeve të NATO-s në Kumanovë dhe në secilin rast tjeter dhe gjithmonë me Bashkësinë nderkombëtare si palë ndermejtsuese jo vetem mes Kosovës e Serbisë , por mjerisht ma shumëhere mes vet grupacioneve shqiptare qe me apo pa vetëdije shkatrronin ate qe tjetri e ndertonte.

Valles per shkatrrim te veprimeve institucionale i printe i ashtuqujtuni krahu i Luftës në Kosovë dhe ndihmoheshi në të gjitha mënyrat nga dy persona kontraverz nga Adem Demaqi dhe Rexhep Qosja si dhe nga Partia Socialiste e Shqipnisë perkatësishtë nga lider dhe njerez te Kryesisë së sajë. Në at krah dhe si komandant e gjeneral te vetshpallun ishin edhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj qe sot kundershtojnë shefin e tyne të dikurshem ( në mos edhe të tashem ) Hashim Thaqin. Albin Kurti i mesuem nga Adem Demaqi ka kundershtue nenshkrimin e Rambujesë, por ai pas pak burgoset dhe derisa ai fliste para kamerave te TV-së kunder shtetit serb ne oborrin e burgut në Pozharevc, nga burgu i Dubravës leshohet , por zhduket në menyrë misterioze Ukshin Hoti. Tash në koluare po perflitet Albini si njeri qe ka lidhje me zhdukjen e Ukshin Hotit.

Pra shteti i Kosovës i okupuem nga falanga serbe , shtet qe e shpallen deputetet e sajë me 02. korrik 1990. dhe me deklaraten Kushtetuese me 7 shtator te po ati viti ma shumë luftohej nga militantet e LPK-së enverostaliniste se sa nga vet pushtuesi serb.

Pikrishtë kjo perplasje e grupacioneve shqipfolse që kundershtonin deri edhe me linqime liderin e Popullit tashma të deshmuem dhe edhe nderkombëtarishtë të pranuem si President i Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën sollen deri te friga se nese Kosova nuk kontrollohet nga forca ushtarake te NATO-s dhe nuk administrohet nga nji trupë speciale e OKB-së do pelset luftë mes klaneve shqiptare atje andaj në Kosovë u fut KFOR si forcë mbrojtëse dhe UNMIK si trup qe do administron Kosovën derisa aty krijohen organet e forta shtetnore të vet Kosovës. Jam shumë i sigurt se sikur mos tishin analizat e nderkomtarve per rrezikun e nji lufte klanore vëllavërasëse mes shqiptarve nuk do sillnin aty as KFOR-in e as UNMIKUN. Nuk do e sillshin sepse Serbia asnjihere nuk do guxonte ma ta sulmon Kosovën , pra jemi neve shkak pse nderkombëtaret erdhen dhe jan edhe sot aty dhe mirë qe jan sepse po iken do zhdukemi mes veti neve.

Pra faji pse kjo ndodhi asht i këtyne LPK-istve , i këtyne mafiozve dhe hajnave autodidakt me shkollime, me diploma falco dhe me tru kriminel. Këto grupe truthata kriminele per ta marr pushtetin asnjihere nuk lan gja pa ba, as pa pranue nga kushdo qoftë me të vetmin kusht qe pushtetin ta ken ata e mos ta ket Ibrahim Rugova.

Në zgjedhjet e vitit 2004 për ta ruejt qetësinë dhe per ti ndertue institucionet e shtetit Ibrahim Rugova ja dha postin e kryeqeveritarit Ramush Haradinajt partia e të cilit AAK kishte fitue vetem 8 vende në parlament. Pra LDK sakrifikojë shumë që nga formimi i saj me 23 dhetor 1989 per ta ndertue shtetin me institucionet e ti. Ndërsa grupacionet e tjera enverostaliniste qe formuen parti politike të gjitha herave shkatrruen gjithçka mujten per ta marr pushtetin vetë dhe per ta zhvat pamëshirshem djersen e popullit per ta shkatrrue shtetin.

Titullova shkrimin dhe krahasova shqiptarët me peshkun per faktin se ata po dëshmohen se jan pa tru. Shqiptari ka tru dhe e perdor ate vetem per egon e ti, ndersa per të mira sublime e të pergjithshme ati i flen truni.

Nuk besojë të ket shqiptar në Kosovë qe si din keto qe i shkrova ma naltë dhe se besojë se ka shqiptar qe nuk pajtohet me mu me këto fjalë. Mirpo a nuk asht e quditshme se si ky popull me tru si masë mishi per ta shtue peshen e trupit asnjihere se zgjon trunin dhe nuk e perdor ate në momente kur duhet ta perdor! ?

Jemi dëshmitar të poshtërsive dhe rrugaqërisë qe po bajnë e ashtuqujtuna opozitë në Parlamentin e Kosovës. Quditem se si ka asi truthatë qe perkrahin veprimet e kulturës dhe sjelljes karpatiane me sllavometoda qe i ban krimineli dhe shpiuni serb Albin Kurti, qe i flet Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj qe të dy keta bashkfajtor pse bashkësia nderkombëtare per shumçka vendos në disfavorin e Kosovës . Pra bashkfajtor se qe ne vitet 1997-1999 kan pengue krijimin e forcave të mirfillta ushtarake të Kosovës per tu paraqit vetë me disa grupe hajnash e banditësh qe me veprimet e tyne vetem se kan nxitë Serbinë të sulmon fshatra dhe të masakroj civil shqiptar në emen te arsyes se po kerkon ushtarët e UÇK-së. Po keta Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj edhe pas luftës ishin rrebel dhe kundershtar secili me menyren e vet të krijimit të institucioneve shtetnore të Kosoves. Nuk asht e rastësishme pse policia nderkombëtare e UNMIKUT arrestoj dhe dhe i ven para drejtësisë keta dy komandant të vetshpallun dhe Gjeneral te vetzgjedhun. Per mue keta asnjihere nuk jan të pafajshem perderisa ata blen lirinë me shuma marramendese parash ndersa ushtaret e tyne u denuen me shumë vite burg . Dihet se per veprimet qe bahen në lufta asnjihere nuk kan faj ushtaret , por faj kan komanduesit. Gjykata nderkombëtare per krime lufte e Hages me rastin Haradinaj dhe Lima u ba prrallë dhe per mu se ka asnji vlerë.

Edhe këto fakte i din populli shqiptar dhe perseri del e voton njerzit si keta dy, del e proteston per ti perkrah dhe si kam ta quj ndryshe unë shqiptarin tash pos ta quej specie truthatë apo pa tru fare si peshku.

Sot kjo bandë sulmon Isa Mustafën,  asnjihere se shoh ketë si sulm ndaj z. Mustafa si person apo si lider shteti. Unë këto sulme i shoh si veprimtari e koordinueme mes të gjithve kunder LDK-së , veprime të poshtra që te vetmin qellim kan per ta shkatrrue totalisht LDK-në.

Isa Mustafa nuk i ka kontribue me asgja ngjarjeve të sotshme në arenen nderkombëtare qe po ndodhin per Kosovën dhe rreth Kosovës. Ai ka shumëçka qe duhet me dhan llogari por ate duhet ta jep vetem para partisë të ciles i prin tash pa pik merite per kohen kur Isa Mustafa ka qen minister i financave në qeverinë Bujar Bukoshi , ndersa pse sot u formuen asociacioni i komunave serbe apo ZAJEDNICA  sikur e quejn rrugaqët e SAMOSTALLNOSTIT ( vetvendosjes ), pse u ba si u ba demarkacioni i kufinit me Malin e Zi Isa Mustafa se ka asnji faj as pergjegjesi. Ati vetem se i ra hise ti nenshkruej ato marrveshje te cilat i kan ba para ti Hashim Thaçi e kompania e PDK-se por kur ai i ka ba ato në torishten e vetë te LPK-istve ka pas edhe Ramush Haradinaj e edhe Fatmir Limen.

Unë plotësishtë pajtohem se me demarkacionin po humben shumë hektar bjeshkë të Kosovës, bile anet e Zhlebit dhe bjeshkve te kufinit nga ana e Rozhajes i di mirë sepse nga atje i kam rranjet dhe edhe kam hise apo prona bjeshkesh e kullosash. Mirpo pse po mendoni ju se kufijt mes shtetesh vendosen në bazë te disa kolibave ( stane  apo dbane ) qe i kan marue qobanet e deleve e te lopëve në ato anë per ti shfrytzue si kullosa. Ramush Haradinaj e din ketë , e nese nuk e din asht total analfabet dhe nuk ka pse andrron postin e kryeministrit. Ati ma shumë i dhemb shpirti sepse ka shkue atje në ato bjeshkë dhe ka fillue me nderute ( e ka para perfundimit ) nji KULLË, KESHTJELLË  sepse pak ju duken ato qe i ka ndertue në Gllogjan dhe ato shtëpi qe i ka gjithandej Prishtinës dhe qyteteve tjera e besa flitet se ka edhe në bregdetin shqiptar, por ju desht edhe nji kullë në bjeshket e Alpeve Shqiptare thue se token aty ja ka lan baba Elmi trashegim. Kjo asht arsyeja pse ai flet e proteston per demarkacioni e jo pse i han palla per të tjeret qe aty vertetë po humbin sepse pronat e tyne qe i kan me tapi po ju mbeten në territorin shtetnor te Malit të Zi.

Sipas logjikës shqipfolëse Kosova dhe Shqipnia paskan të drejtë ti kerkoj Norvegjisë nji formë demarkacioni sepse këtu pothuej të gjithë shqiptarët shtetas norvegjez kan shtëpia apo banesa të vetat pronë private me tapi. Sikur tishin tapitë argument per demarkacion kufinjesh ndershtetnor bota do ishte panderpre në luftë. Këte duhet me kuptue neve shqiptaret njihere e mirë.

Kufinjët e shteteve caktohen me nji ligj nderkombëtar ku si vendkufini merren lumenj, maja të bjeshkve, shpatije dhe shkembinjë , pra vendosen kufij natyral. Dhe Mali i Zi ka qen shtet edhe para se Serbia te jet shtet, malazezet kan ba harta, kan ba kujdes per ti rregullue ato per ti pas herdokur qe ju nevojiten. Kosova asnjihere nuk ka qen shtet, dhe neve edhe tash qe e bam shtetin, pse nuk filluem me mendue per gjana madhore si fjala vjen demarkacioni me shtetet komshi? ! Pasunitë tjera qe i numrojshim si të Kosovës kur kjo ishte Krahinë dhe njisi konstituive e federatës Jugosllave si Trepçen, Ujmanin, Brezovicën etj. Këta komandant qe sot byrykaten si tareq dhe thirren në emnin e gjakut të familjarve të vetë te vram e masakruem në ofenzivat serbe në Kosovë në vitet 1998-1999. pse nuk menduen per keto gjana, por ata vrapuen pas plaqkitjes se pasunive shtetnore e private të Kosovës. Ata moren para edhe nga qarqe të dyshimta antishqiptare dhe lejuen degjenerimin dhe maskarallakun e Kosovës sepse në Kosovë ndertoheshin xhamija nga disa sosh në ditë thue se ishin ato qe i duheshin popullit të Kosovës i dermuem nga pasojat e luftës shkatrrimtare . Klanet mafioze të stërvituna në shkollat enverostaliniste të Tiranes filluen ndamjen e plaçkes qe e gjenin në Kosovë dhe derisa ata vepronin me këte gryksi, serbet ngadal u rikthyen dhe moren apo ta tham ma mirë e ndan veriun e Mitrovicës. U formuen enklavat serbe dhe sot ato jan komuna dhe tash pse paska faj Isa Mustafa apo LDK-ja pse ato komuna dojnë ta ken nji vetorganizim dhe vetadministrim ?! Kur veriu i Mitrovicës u ripushtue nga serbet ministër i mbrendshem i qeverisë te vetdeklarueme dhe vetformueme ishte Rexhep Selimi ndërsa Hashim Thaci ishte kryeministër. Pra ishte Rexhep Selimi ky njeri i shumë perfolun per shum veprime te dyshimta qe lidhen me tradhti kombetare, tradheti dhe pabesi ndaj shokve etj. Pse tash ky njeri qe edhe sot e kësaj dite asht i paprekshem nga organet e ligjesise së Kosoves akuzon LDK-në dhe Isa Mustafen per dicka qe kur ka ndodhë ai vetë ka qen personi qe ka pas obligim me veprue , por se ka livrit as veshin bile?!

Perseri po them se shqiptari me koken truthatë per fajet qe i kan pikrishtë këta qe sulmojnë shtetin, mjerishtë shqiptarët e fajsojnë shtetin dhe liderin aktual të shtetit . Sikur mos tishte kështu nuk do dilte asnji në perkrahje të sllavofilit gjakprishun , psikopatit Albin Kurti. Ky njeri asht ai qe në Parlament gjithmonë ka veprue si destruktiv, ka urdhnue deputetet e vet te mos e votojn ligjin per ndalimin e mesimit fetar dhe mbulesave në shkollat publike të Kosovës, ka detyrue deputetet e vetë te mos e votojnë ligjin per ndalimin e zhurmes akustike. Kjo mendesi haptas dëshmon se VV me Albin Kurtin asht shtetshkatrruese dhe vlerë shkatrruese ne Kosovë. Kush shkon pas të tillve tash? ! A asht kjo normal per nji specie me tru në rradake ? !

Sjellet Albini si vagabodn dhe rrugaq në Kuvend të Kosovës e per këte me të madhe perkrahet nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj si dhe nga ajo lorza e AAK-së Donika Kadaj Bujupi a duhet te perkrahen?! Unë mendoj se jo. Vetem truthati ose soji i ketyne qe i perflas ketu i perkrah.

Hedh gaz lotsjelles Albin Kurti në Kuvend, refuzon ftesën e prokurorisë per nji intervistë per rastin qe asht veper penale e denushme në secilin vend të botes.  Ik e shkon në Oslo me marr instruksione tjera nga lobi serbo-norvergjez i Lubisha Gajiqit ku antare e ka gruen e vet Albin pusi dhe në kethim e siper arrestohet nga policia , ngriten në kambë shqiptarzinjët me kokë pa tru si peshku apo me tru të thatë vetem si masë mishi per me shtu peshë trupore dhe sulmojnë e shkatrrojn stacionin e policisë dhe vandalizojnë pronat e shtetit, Me kete rast lendohen disa dhejtra polic dhe disa civli. Pse o popull po tregohesh kaq budallë dhe po shkatrron vetveten, po ndihmon nji kriminel si Albin Kurti dhe po perkrah disa bandit qe jan ba multimilioner pa e djersit kurr krrizin si jan Limaj e Haradinaj e besa edhe ajo lorza Donika që sot me 15 tetor paturpsishtë si kriminele hodhi gasin lotsjelles në Parlament, pse perkrahni kriminelin si ai tjetri zagar i VV-së Faton Topalli i cili asht aty vetem per te tregue se asht dikushi se po i erdhi puna pisk ai ik në Zvicër ashtu si do ik edhe Albini te kjo sorra e vet norvegjeze në Norvegji. O popull nuk keni cka mendoni se këta kapadai do ju sjellin nji mirqenje ma te mirë se sa e keni. Nuk kan faj as ata qe sot jan  në pushtet, faji asht te tradhtitë e shumta neper dekada qe i kemi ba vetvetës dhe sot jemi ku jemi, nuk u çliruem vetë, na çliruen të tjeret dhe edhe kur pan se neve do hajm njeni tjetrin normal se tash ata per mos me ju shkue mundi kot na okupuen. Po e quej okupim administrimin dhe kontrollin nderkombëtar me mandat të OKB-së dhe EU-së per të ju ba qefin juve o popull naiv, pa tru fare ose me tru të thatë në rradake.

Se keta kapadai dhe ato lahperica qe sot bllokojn me dhunë e kerrcnime seancat e Parlamentit jan pasunue tu plaçkitë pronat e Kosoves menjihere pas luftës dëshmon fakti se edhe sot e kësaj dite njerzit vriten per prona , se edhe sot e kesaj dite njerzit vriten per fajde , per haraqe, në Pejë nji biznismen ka kapitullue ( Ekrem Lluka ) nga presioni dhe haraqet qe i kan ba qarqe te partive të ndryshme. Sivjet veres atje haptash flitej se ai u dorzue dhe pronat ja bleu mafiozi tjeter i kompanisë Devolli. Jam shumë i sigurt se as biznismeni tjeter Ramiz Kelmendi nuk do ishte deputet sespe ai asht i lindun të merret me biznes, por medomos i duhet mbeshtetja e nji partie të madhe per ti shpetue mafisë haraqkerkuese te Kosovës.

Pse o popull po sheh shpetimin te arushanet dhe po mundohesh me dal nga goja e ujkut?!

Ngjalle trunin o populli im dhe mos rri ne familjen e specieve të ujit , ne familje me peshqit.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora