E merkure, 04.12.2024, 06:17 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka?: Të bukurën e burgosë koha e zagarëve

E shtune, 17.10.2015, 12:46 PM


TË BUKURËN E BURGOS VETËM KOHA E MASKARENJËVE DHE E ZAGARËVE

Nga Afrim Caka?

Unë, kam gjak avanturieri, kurr nuk jam tërhequr nga frika.

Tema për të cilën po shkruaj nuk është e re! Qëllimi i këtij shkrimi duhet të jetë zgjerimi i njohurive tona për njerëzit tanë që e shndërruan Kosovën në kufom e moçal! Siç shikojmë tani, të gjithë këto prirje do të thoshin një gjë: këta qevertarë të rinjë e të vjetër kërkonin gjatë tërë kohës të jenë të lidhur pas pushtetit!

Një absurditetë! Me këtë pamje ndeshëm çdo ditë në itinerarin tim të mengjesit, kur dal në punë dhe blej gazetat e përditëshme me një element jo të vogël të një qeverie të sëmurë. Pse i durojmë këta gjarpërinjë, çoban dhishë e delesh. Cfarë e shkaktojë gjithë këtë gjendje të miljona njerëzve. Fatketqësi apo fatbardhësi? Në themel të këtyre shfaqjeve qëndron pak a shumë klani i haraqëgjinjëve dhe i gllabëruesve, dhe po artikullohet fuqishëm gjithnjë ideja se problemet e tejzgjatura, thënë ndryeshe, kriza që ka prekur shumë sektorë të jetës kombëtare deri te coptimi i saj, por edhe tërë Kosovës në tërësi. Nuk është thjeshtë një krizë ekonomike e sociale, por një krizë më e thellë, më e shëmtuar, e do të thosha me plot bindjen, një krizë politikanësh injorantë dhe i mendimit mbi spiunët e tradhtarët!

Një krimë i tillë politik, zbeh dhe, do të thosha, mbyllë perspektivat e afatëgjata të këtij kombi. E keqja ka forma të ndryshme të veprimit të saj. Shpeshherë ajo vepron nga guvat dhe vetëm kur papritur e nxjerr kokën si struci nga fundi rëres për të shkërmoqur gjithçka që është shqiptare.

Krijimi i një qeverie të re, është një proces shumë i brishtë. Dhe, për të vjetrit do të bëhet një varrim i denjë, një varr i ri politikanësh për poezi e filmash horor.

Është hera e pestë, e gjashtë, e shtatë... që po shkruaj. Këtë herë, për të thëne një të vërtetë të papëlqyer. Grabitçarët kanë gjakftohtësinë! Ju kujtojë se pushtetarët në postët e tyre udhëheqëse të diktaturës politike kishin shfaqur një zgjuarësi për komplote brenda qeverisë. E, pra, këta zullumçarë, njerëzit e parë të këtij shteti që po jep shpirt, janë po aq e të pandjenjë sa edhe vetë deputetët e tjerë stalinistë e markësistë të pashpirt, të zinj, as shqiptar, as njerëz.

Vdekja e Kosovës është një kapitull dramatik që meriton të hetohet dhe të lexohet në luftën e brendshme për pushtet në gjirin e udhëheqjes Hashimjane të Brojës.

Sipas politikës kuadrovike të Hashimit, ishin në atë nivel të tillë që ngatërronin rilindasit si Abdylin, Naimin, Sylyjmanin, Micin me klasikët e marksizëm-leninizmit. Ose ka raste këta pushtetar që e hanin bananes lëkurën dhe i hiqnin tulin. Kjo më nxit më tepër të shkruaj për injorancën! Injoranca e tyre është sot e papërfytyrueshme, ndërsa sot e frymëzojnë këtë popull sylesh me episode të një Al Kapone e me humore seriale? Lehin dhe vetëm lehin. Lehin ditë e natë dhe kafshojnë pas shpine. Kafshojnë ndonjëherë edhe në vend të keq! Ky fare soji e nderrojnë gëzofin sipas motit. E ndërrojnë edhe identitetin. I ndërrojnë edhe emrat. I ndërrojnë edhe ngjyrat dhe flamujt. Bëhën shumë lehtë argat të së keqës, vazhdojnë të merrën gjithë jetën me punë të pisëta dhe nëse u jepet mundësia, janë kurdoherë të gatshëm për ti shërbyer edhe djallit. Ruana zot prej tyre!

Natyrisht, në të gjithë këtë tronditje shqiptare veproi dhe vepron aleanca e vjetër greko-serbe për ta dobsuar sa më shumë faktorin shqiptarë. Destabilizimi politik shqiptar dobësoi vetvetiu edhe çështjën kombëtare. Pasoja më e rëndë e krizëz së sotme kombëtare është korrupsioni, lufta për pushtet dhe eksodi masiv nga gjithë hapsira etnike shqiptare.

E cila është shndërruar në një hallktë dobët nga vetë subjekti shqiptarë, i politikënve tanë analfabet. Deri tani kemi dëshmuar vetëm se jemi viktimë që kërkonë vetëm mëshirë. Politikanët tanë vetëm e kanë formësuar, por jo edhe institucionalizuar jetësisht, vullnetin politik e kombëtar. Kështu ka ndodhur edhe më parë gjatë historisë sonë! Pasivizimi i qëndresën politike dhe i vullnetit kombëtar ende bëhet nga pozita dysore parti-shtet, me pretendime partiake mbishtetërore. Në Kosovë vepron sot mafia autonomiste, rrymë politike më e rrezikshme brendakombëtare. Kjo rrymë është favorizuar nga vetë pushtuesit dhe disa qarqe kombëtare, e ndëndërkombëtare, si: - Franca, Serbia, Turqia, Arabofilët mjekërzinjtë, Greqia etj.

Çështja shqiptare sot rrezikohet nga pushtimi i egër, pastrami etnik rikolonizimi. Por para së gjithash nga vetë statusi ynë kombëtar, që nuk i përgjigjet momentit historik nga korrupsioni dhe eksodi masiv nga hapsira gjithë hapësira etnike shqiptare.

Disa syresh, kur në Kosovë luftohej për të dalë nga zgjedha e pushtuesit, me veshet e futur në lesh, qenë zhdukur, sikur të kishin hyrë në birë të miut. Tash me kokën lartë dhe pa fijën e turpit mbajnë leksione për çlirimin e trimeri!? Disa mjeranë të tjerë më te kaluar të dyshimt, sot përpiqen të na tregojnë e mesojnë se si duhet dashur atdheu! Kurse disa fytyrënxirë që kanë rën në provim për motive të ulëta, sot paturpërisht duan të na mbushin mendjën se janë shembull për moral! Po ashtu, edhe lloji i sharlatanëve mendjeçalë na shfaqën sikur janë më të diturit e kësaj Kosove. Medet!

Soji i tyre nuk kanë turp, merren me intriga dhe nuk lënë guri pa lëvizur që ti realizojnë qëllimet e tyre djallëzore, për të mbjellur mosbesim e urrejtje ndaj njerëzve dhe për ti përçarë ata. Veprojnë kësisoj, sepse nuk duan qe të mbretëroj dashuria, toleranca dhe mirëkuptimi ndërmjet nesh. Qellimi i tyre është që bota të mbërthehet nga urrejtja dhe trishtimi, sepse vetem athere soji i tyre kenë mundësi qe të mijetojnë dhe të veprojnë lirshëm. Kjo është arsyeja pse ata përpiqen me format më të ndyera që ti realizojne endërrat dhe synimet e tyre ugurzeza. Qëllimi kryesor i tyre është që FARA e këtij llumi të shumohet dhe e keqja ta pushtoj dheun e Kosovës.

Prandaj, ka ardhur koha qe fuqishëm dhe pa frikë t'u themi: MBYLLENI GOJËN LEGENA! Mbylleni se na e keni prurë në maje të hundës! Mylleni sa nuk është bërë vonë se pëndryshe po na detyroni t'ua themi gjërat troç dhe t'u tregojmë publikisht se kush dreqi jeni dhe nga ÇFARË e prishur keni mbirë!

Mjaft më se edhe ajrin na keni ndotur e fryma na është zënë! Dhe mos harroni, nese ju kemi duruar deri më tash, ju kemi duruar se nuk kemi dashur që fëmijët tuaj të mbesin kokëulur për gjithë jetën, shkaku i bëmave dhe marrëzive tuaja. Kemi qenë te vemendshëm, sepse fëmijët nuk janë fajtor për pisllëqet që keni bërë ju dhe familjaret tuaj.

Ndaj, hiqni dorë nga zanati juaj i të qenurit legen dhe leni më intrigat e veset tjera të këqija. Mjaft më se edhe durimit tonë i ka ardhur fundi. Mjaft ore të gjorë, se keni lehur aq shumë sa edhe veshët kanë zënë të na shurdhohen nga ju. Mos ndoshta në politikën tuaj mungon kuptimi i të qenit shqiptar, apo diapazonin i dijës e keni shumë të ngushtë, saqë virtyti apo egoja e juaj i kthyer në “antishqiptar” motivoni mohimin e kombit dhe të gjakut që keni në trup.

Mbylleni më ju farë e qelbur, he ua mbylltë i Madhi Zot!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora