E merkure, 04.12.2024, 09:34 AM (GMT)

Mendime

Dibrani: Deklaratat e Isa Mustafës janë skandaloze

E hene, 19.10.2015, 06:33 PM


Deklaratat e fundit    Isa Mustafës janë tejet skandaloze    pa arsye dhe   tërësisht devijuese për interesat e  Kosovës!

Shkruan Asllan Dibrani

Nga ajo ditë që u bë koalicioni  PDK-LDK situata politike dhe ekonomike është përkeqësuar!

Situata e  ndërlikuar  në Kosovë   po   mbretëron që nga ajo ditë që u bë koalicioni  PDK-LDK? Shkallëzimi  i  gjendjes së rënd  politike dhe ekonomike po rritet  me një pakënaqësi në popull. Gjendja, po shkon drejt një eskalimi të situatës edhe me radikalizëm  e shprehur  nga

keqmenaxhimi politik nga aktorët qeveritarë , me një politikë boshe, me një korrupsion në rritje , papunësi në rritje  ,pasiguri në rritje deri në rezistencën  radikale edhe nga opozita  duke e harxhuar  gjithë energjinë  e modeleve demokratike . Që nga formimi i qeverise  dhe  krijimit të  këtij koalicioni   u bënë  një serë  skandalesh  me pasoja të përfshira në masë si:

1. Shpërngulja e qindra dhe mijëra  shqiptarëve nga Kosova duke kërkuar siguri dhe kushte ma të mira  në shtete perëndimore.

2. Afera e Bullatoviqit më shumë protesta dhe  rezistence të përgjakshme,viktime ishin shqiptarët.

3. Keqpërdorime dhe emërtime e njohjes së  statusit      veteraneve si  luftëtare  të UÇK-së, pa qene asnjë ditë në frontin  e luftës duke i injoruar  djemtë ma të mirë që i dolën për ball armikut.

4. Që nga ajo ditë   hiqen dhe shkarkohen  dekanët  e universiteteve të  Kosovës  sipas politikes ditore  duke e ndarë  edhe shkencën e kulturën   në krah politik dhe  duke i manipuluar studentet  ???.

5. Manipulimi dhe  prononcimet parazgjedhore  për hapjen e 200 mijë vendeve  të punës! Ku është  ai fondi për zhvillim i miliardave  euro?!...Ku janë premtimet  e liderëve politik  fantazma?

6. Kjo qeveri  dhe ato ma parë linçuan  grupe terroriste të operojnë në Kosovë me petkun  e fesë  islame!!!  Sot Kosova ka një imazh të keq në arenën ndërkombëtare  nga vet  gabimet  e kësaj qeverie dhe atyre të maparëshme. Si pasojë  humben jetën në Siri me qindra  djem të Kosovës me tru të shpëlara!!!  Mbeten me qindra fëmijë  jetim dhe me qindra gra të veja pa kurrfarë perspektive duke i lejuar tip mafiozët si Shefqet Krasniqin të manipulojnë  me nderin dhe  vlerat e kombi tonë!!!

7. Situata në vend për çdo ditë po shkon drejt thellimit të krizës politike. Përderisa partitë opozitare vazhdojnë me bllokimin e seancës së Kuvendit, derisa qeveria nuk i tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.

Pakënaqësia  e popullit   po kalon nga një amulli në dhunë, kaos dhe  më të keqen  gjakderdhja, po që vazhdon kështu  është e pashmangshme.

8. Deklaratat e fundit    Isa Mustafes janë tejet skandaloze    pa arsye dhe   tërësisht devijuese për interesat e  Kosovës, citojmë deklaratën  e tij mesa vijon:

“Për vendin tonë nuk janë problem real as Asociacioni dhe as Demarkacioni me Malin e Zi. Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike, fjalën e ka për opozitën”kështu shprehet z. Kryeministër  i Kosovës për armiqtë që pretendojnë akoma t’i rrudhin trojet tona!.

Sipas Isa Mustafës ma të shtrenjta janë karriget  e ministrave se 10 mijë hektar tokë t’i falen Malit te Zi!

Mjafton të lexohen dy rreshtat e parë dhe të mbetet  i shokuar çdo shqiptar!Ky nuk ka kurrfarë respekti ndaj popullit, ky flet kundër popullit, ky vendos kundër popullit,ky i vlerëson problemet me inat për pushtet dhe interesat personale,kur thotë për “Zajednicen”jam në gjendje të përballëm me këdo qofte dhe nuk tërhiqem!!!

Populli duhet ta shoh se çfarë klase politike kemi në krye të shtetit!?.   Populli ose është i verbër  ose budalla, po aq sa janë këta  ministra që  japin deklarata të pa matura,po e shini çfarë kryeministri dhe ministrash kemi  kur shprehen  se nuk qenka problem  me ja fal 10 mijë hektar tokë Malit të Zi?  Nuk qenka me rendësi formimi i Asociacioneve    shtetit  serb në Kosovë nga një përqindje  nga 3 % !?. Ky tallet me popullin e varfër dhe opozitën,të cilët,po e shohin fare mire se,në Kosovën e Thaçit,Edites dhe Isës,po formohet edhe një organizëm shtetëror serb i cilin në vazhdimësi do të jetë kancer, i pashërueshëm për shqiptarët. Sipas Isa Mustafës ma të shtrenjta janë karriget  e ministrave se 10 mije hektar tokë të falen!Diçka  skandaloze,absurde  hde e pa faleshme.

Isa Mustafa  e merre shembull opozitën për turrje ndaj organeve të shtetit të Kosovës dhe e harron veten dhe përpjekjet e tij tradhtare për ta marre postin e kryeministrit të Kosovës,duke tradhtuar edhe aleancën e Bllokut opozitar, ku ishte pjese e saj!?...

Mustafa duhet ta kuptoje se,Asociacioni dhe tkurrja-ngushtimi i sipërfaqes së territorit të Kosovës,janë tradhti kombëtare dhe hap për zhbërjen e Kosovës si shtet!?.

Duhet te vjen keq zotoi kryeministër nga prejardhja  e juaj  nga një fshat   i Malësisë së Gollakut,  Prapashtica që la mbi 1020 burra,gra e fëmijë të prerë e masakruar nga çetnikët  e Serbisë  me 1921, nga e cila besoj se edhe familja  e juaj ishte viktimë  e asaj kohe, prandaj  qit gishtin dhe mendo se nuk duhet të mbrohet “Zajdnica “ por populli i yt ngase ke njëqind e një arsye të ngresh padi kundër Serbisë nga gjenocidi që përjetoj Kosova gjatë shekullit të fundit .

Zoti Ministër po të vepron populli sipas teje,ti fal edhe ma tutje  trojet ton siç vepruat po të njëjtën gjë me Maqedoninë a do te mund te ekziston Kosova?Sigurisht se jo!

Zoti ministër Isa Mustafa  a thua  për çka u kalbëm me mijëra student e profesor   nëpër kazametet serbe  me tkurr Kosoven, apo me pavarësua nga pushtuesit  sllav?.

A thua përse  ushtria jone luftoj,me fal toka, apo me i mbrojt ato nga agresori serb?. A thua përse  e derdhi gjithë ketë e gjak populli i Kosovës t’i leje mashtruesit ,kriminelet,manipunatet ,korruptuesit ,hajnat dhe analfabete ta  udhëheqin Kosovën ,apo  ta  përjeton  ëndrrën e vet Pavarësinë e Kosovës nga çizmja e sllavëve që paguan haraçin ma të madh. Zoti ministër Isa Mustafa  mos luani me gjakun  popullit se do t’u nxënë një ditë!!!

Situata  e krijuar  ne këto momente është kaotike dhe në qorrsokak ,andaj ti dhe  klika e klasës politike duhet të  hiqni dorë nga kjo politikë shterpë  me një  opsion të vetëm dorëheqjen. Kjo është alternativa  si vijë  e gjelbër për ta ndalur gjakderdhjen  dhe vëllavrasjen drejt një Kosove  të sigurt me intelektual dhe njerëz te devotshëm qe  i keni qit  jashtë skene,andaj kujdes te këtë si pozita ashtu edhe opozita.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora